Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Joana, shqiptarja e pasarelave belge

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Alibaba_Me_40_Hajdut
Admin
Admin
Alibaba_Me_40_Hajdut


Male
Postime : 570
Age : 36
Vendodhja Vendodhja : Zurich
Anėtarėsuar : 06/06/2007

Joana, shqiptarja e pasarelave belge Empty
MesazhTitulli: Joana, shqiptarja e pasarelave belge   Joana, shqiptarja e pasarelave belge Icon_minitimeThu Aug 26, 2010 11:06 am

Joana, shqiptarja e pasarelave belge Joana-ahmeti


Vajza nga Burreli qė ka arritur tė ngjitet nė pasarelat belge dhe tė pozojė pėr emra shumė tė njohur tė modės. Studimet e saj pėr Gazetari dhe Publicitet dhe projektet e saj pėr tė ardhmen.
Joana ėshtė tamam nga ato vajza qė nė vendin e saj mund tė njihet shumė pak, por qė nė Belgjikė, vendin ku ajo jeton, nuk ka njeri qė nuk e njeh. Jona ėshtė nga Burreli dhe ka 11 vjet qė jeton nė Belgjikė.
Njė studente Gazetarie, por qė paralel me shkollėn ka zhvilluar dhe pasionin e saj pėr pasarelat. Nė njė rrėfim tė sinqertė pėr veten, ajo ka ndarė me “SH2″ disa nga emocionet e saj mė tė veēanta, kujtimet e fėmijėrisė, projektet mė tė afėrta, emocionet e herės sė parė nė pasarelė dhe si nis dhe si mbaron dita e njė modeleje.


1. Kush ėshtė Joana pėr ata qė e njohin shumė pak?
Joana ėshtė njė vajzė nga Burreli. Ka mbi 11 vjet qė banoj nė Bruksel, jam studente pėr Gazetari dhe Publicitet dhe punoj si modele pėr disa agjenci modelesh.
2. Si ka nisur rruga juaj drejt pasarelave?
Moda gjithmonė mė ka pėlqyer dhe jam prezantuar nė agjenci tė ndryshme ku kam kaluar pėrzgjedhje.


3. Moda dhe pasarelat, kanė qenė ėndrra juaj qė e vogėl?
Kur isha e vogėl, doja tė isha Miss. Moda mė ka interesuar nė moshėn e adoleshencės.

4. Ēfarė emocionesh keni ndier kur keni shkelur pėr herė tė parė nė pasarelė?
Herėn e parė qė kam sfiluar, asnjėherė s’do ta harroj. Ishte njė sfilatė pėr njė stiliste shumė tė njohur nė Belgjikė dhe isha shumė e kėnaqur qė mė zgjodhi. Ditėn e sfilatės erdhi parukieri pėr tė na rregulluar flokėt dhe stilistja me tha: “Joana, do tė presim balluket?” – unė thashė po dhe mė prenė shumė balluke.
Edhe pėrse mė pėlqeu shumė ballukja qė me bėnė, telefonova shpejt mamin dhe i fashė: “O ma!! Sonte kur do tė vish tė me shohėsh, nuk e di a do t’mė njohėsh, se mė kanė prerė flokėt”. Kur sfilata vazhdoi mami im ishte ulur nė cep fare, aty ku kalojnė modelet.

Kur erdhi radha ime tė sfiloj, isha jo shumė e stresuar, sepse kam pas bėrė teatėr nė shkollė tė mesme, dhe publiku nuk mė paralizon. Nė momentin qė hipa nė pasarelė, mami pėr tė me kurajuar mė fliste shqip: “Bukuroshja mamit ti!”, “Je ma e bukura!” Normale isha vajza e saj.
Pas sfilatės, stilistja mė ofroi kėpucėt dhe fustanin qė mė pėlqenin dhe kam mbajtur kontakt me tė. Ka disa muaj mė kėrkoi si modele pėr tė bėrė njė seancė fotografie pėr koleksionin e saj vjeshtė/dimėr.
5. Na pėrmendni disa nga emrat e njohur pėr tė cilėt keni sfiluar…
Kam sfiluar pėr shumė stilistė belgė si Louise Assomo, Julie Stal, Luc Deshayes… Pėr stilistė tė huaj gjermanė, afrikanė dhe xhamaikanė, por edhe pėr Toni & guy, L’Oreal, La Perla, pėr tė cilėt kam sfiluar po ashtu nė Gjermani. Po ashtu pėr disa marka tė huaja, nga Brazili.
7. A ka Joana njė profesion tjetėr, veē pasarelės?
Sigurisht, objektivi im ėshtė mbarimi i studimeve. Moda ėshtė e dorės sė dytė ose tė tretė, sepse familja dhe miqtė e mi kalojnė po ashtu pėrpara modės. Moda ėshtė njė pasion, nė qoftė se kam sfilata dhe seanca fotografie jam e kėnaqur, ne qoftė se jo, s’ka gjė.

8. Cila do tė ishte arsyeja, pėr tė cilėn do tė hiqje dorė nga moda?
Nė qoftė se nuk marr mė kėnaqėsi tė sfiloj dhe nė qoftė se me rrezikohet shėndeti.
9. Ku ka lindur Joana? Ēfarė ruan si kujtimin mė tė bukur nga fėmijėria?
Kam lindur nė Burrel dhe kujtimet e mia mė tė bukura kur isha e vogėl, janė ato pasdite ku dilnim nė xhiro nė lulishte. Kur luaja me komshijet me litar, me peta, topa luftash… Kam pasur njė fėmijėri shumė tė bukur.
10. E keni menduar ndonjėherė tė ktheheni dhe tė jeni modele pėr stilistėt shqiptarė?
Menduar jo, se kam menduar, por nė qoftė se do kem oferta nė kohėn e duhur pėrse jo. Gjithēka ėshtė ēėshtje kohe.
11. Sipas Joanės, a ka Shqipėria djem dhe vajza tė bukura?
Patjetėr qė po! Shqipėria ka shumė vajza dhe djem tė bukur. Pashė nė internet disa foto tė Miss Shqipėrisė nė konkursin Miss Univers dhe ėshtė shumė vajzė e bukur. Do tė doja shumė tė fitonte ajo, dhe pėr mendimin tim i ka gjithė shanset tė fitojė.

12. Sa e lehtė ėshtė tė “ēash” nė njė vend tė huaj?
Nė fakt, nuk ndjehem e huaj nė Belgjikė. Jam Belge dhe Shqiptare. Ėshtė e vėrtetė qė nuk ėshtė e lehtė bota e modės. Duhet tė jesh shumė e durueshme, si nė ēdo fushė tė jetės duhet tė jesh vetvetja.
13. Projektet tuaja mė tė afėrta?
Kam disa sfilata nė muajin e shtatorit nė Bruksel dhe jashtė Brukselit. Kam njė sfilatė nė Gjermani po ashtu. Dhe disa seanca fotografie, pėrse jo.
14. Ēfarė ju mungon mė shumė nga vendi juaj?
Mė mungon shumė gjyshja ime, Vera, sepse kur isha e vogėl doja gjithmonė tė rrija me tė dhe ajo ka qenė inspirimi im. Mė mungon po ashtu ushqimi, natyra, deti, malet, familja.
15. A ėshtė e vėrtetė qė modelet mbajnė njė dietė tė rreptė? Cila ėshtė dieta juaj?
Sigurisht qė mbajnė dietė, sepse trupi ėshtė instrumenti i punės, ashtu si bėn kujdes njė violinist me violinėn e tij. Personalisht, nuk ndjek ndonjė dietė strikte, por edhe nuk abuzoj.
16. Si nis dhe mbaron dita e njė modeleje?
Varet. Ka ditė qė sfilatat janė pas shkollės dhe dita nis shumė normalisht, shkoj nė shkollė dhe pas shkolle, shkoj tė sfiloj. Nė qoftė se sfilata ėshtė tė shtunėn ose tė dielėn, zgjohem ngadalė nga ora 10, dal me prindėrit. Dhe nė pasdite shkoj pėr provat gjenerale. Dhe pastaj duhet tė kaloj nė duart e parukierėve dhe te makijazhi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.shpirtilir.com
 
Joana, shqiptarja e pasarelave belge
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Show Biz-
Kėrce tek: