Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliKėrkoRegjistrohuidentifikimi


Share | 
 

 Edi Rama: Martohem javen e ardhshme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 1579
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

MesazhTitulli: Edi Rama: Martohem javen e ardhshme   Sat Oct 30, 2010 10:57 am





Lideri i opozitės, Edi Rama, deklaroi dje, se nė fund tė javės sė ardhshme do tė martohet, duke e cilėsuar kėtė zhvillim si njė moment tė rėndėsishėm tė jetės sė tij, qė dėshiron ta ndajė me miqtė dhe tė afėrmit. Nė njė njoftim tė shkurtėr pėr mediat, zyra e shtypit tė PS-sė, citon kreun e selisė rozė i cili thotė se:

“Dėshiroj tė konfirmoj vėrtetėsinė e lajmit pėr lidhjen time nė martesė me Lindėn. Ėshtė njė moment i veēantė nė jetėn time, qė dėshiroj ta ndaj me tė afėrmit e miqtė nė fund tė javės sė ardhshme”. Nga burime pranė kreut tė PS-sė, mėsohet se ceremonia e kurorėzimit do tė zhvillohet nė kryeqytet, nė Kishėn Katolike, ku pritet tė marrin pjesė vetėm njė numėr i ngushtė tė afėrmish dhe miqsh nga familja e Ramės, si dhe e bashkėshortes sė re, Linda Bashės. Pėrveē ceremonisė sė kurorėzimit, pritet qė lideri i opozitės tė organizojė edhe festėn me drejtues dhe deputetė tė PS-sė, ku gjithashtu mėsohet se do tė marrin pjesė njė grup jo shumė i gjerė tė ftuarish, ku sipas burimeve mėsohet se do tė jenė prezentė edhe eksponentė tė rėndėsishėm tė komunitetit ndėrkombėtar nė Shqipėri.

Profili i bashkėshortes

Linda Basha ka lindur nė njė familje tradicionale tiranase dhe ėshtė njė prej tre fėmijėve. Bashkėshortja e ardhshme e kreut tė opozitės shqiptare, aktualisht ka njė vajzė, Rean, qė studion arkitekturė. Vetė Linda ka studiuar ekonomi nė Universitetin e Tiranės. Nė vitin 1993 ka kryer studimet Master pėr Ekonomi nė Universitetin e Nju Jorkut dhe Universitetin e Europės Qendrore nė Pragė. Prej vitit 1996 mban titullin Doktore e Shkencave Ekonomike. Ajo ka punuar nė detyra tė ndryshme tė administratės publike. Puna e saj e parė ka qenė nė departamentin ekonomik tė Kombinatit tė Tekstilit nė Tiranė dhe mė pas nė Agjencinė Kombėtare tė Privatizimit pranė Kėshillit tė Ministrave, ku ka qenė edhe nė funksionin e drejtores sė pėrgjithshme deri nė vitin 1998. Mė pas ėshtė pėrfshirė nė aktivitetin e shoqėrisė civile si drejtore ekzekutive e Qendrės pėr Nxitjen e Zhvillimit Njerėzor pėr dhjetė vite. Aktualisht Linda mbulon kėrkimin dhe zhvillimin shkencor nė kėtė qendėr qė sot drejtohet nga Ylli Ēabiri, tė cilin Presidenti Obama e emėroi sė fundmi si tė vetmin shqiptar nė bordin e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan tė Zhvillimit. Linda ka njė pėrvojė tė gjatė akademike si lektore e Financave Ndėrkombėtare nė Universitetin e Tiranės dhe Politikave Publike e Riskut Publik nė Universitetin Europian tė Tiranės. Ėshtė studiuese e fushave qė lidhen me zhvillimin ekonomik e social. Pėr llogari tė institucioneve ndėrkombėtare, ajo ka drejtuar punėn e bashkėpunuar pėr studime mbi reformat pėr nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe biznesit, zbutjen e varfėrisė, reformimin e sektorit tė arsimit, zhvillimin njerėzor, qeverisjen e mirė, zhvillimin vendor, decentralizimin nė Shqipėri e nė rajon. Linda ėshtė gjithashtu autore e njė sėrė publikimesh brenda dhe jashtė vendit, si dhe pjesėmarrėse e ftuar vijimėsisht nė konferenca ndėrkombėtare pėr kėto fusha studimore.

Linda nuk ka pasur aktivitet politik dhe fusha e interesit tė saj publik ka qenė e mbetet shoqėria civile shqiptare, ku ajo ėshtė angazhuar vijimėsisht pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, veēanėrisht tė fėmijėve, grave dhe minoriteteve. Pėr kėto kontribute tė saj ajo ėshtė zgjedhur edhe anėtare prej disa vitesh nė bordin e Fondacionit Soros pėr Shoqėrinė e Hapur nė Shqipėri, tė cilin e drejton prej dy vjetėsh.

____________________
''Kam Lindur Duke Qar'' Kur Tė Gjith Qeshnin ''Do Vdes Duke Qeshur'' Kur Tė Gjith Do Tė Qajn!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Edi Rama: Martohem javen e ardhshme
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Show Biz-
Kėrce tek: