Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliKėrkoRegjistrohuidentifikimi


Share | 
 

 Blerim Destani: Oferte e re ne Los Angeles

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 1579
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

MesazhTitulli: Blerim Destani: Oferte e re ne Los Angeles   Sat Oct 30, 2010 11:06 am




Aktori i njohur Blerim Destani pėrsėri ėshtė aktiv me projekte tė reja. Pėrveē promovimit tė biznesit tė ri tė xhinseve si biznes familjar siē thekson ai, momentalisht ėshtė nė xhirime tė njė filmi tė ri nė Berlin. Dhe pėr pak ditė pritet tė pėrfundojnė xhirimet e kėtij projekti, ndėrsa sė shpejti do tė udhėtojė nė Shtetet e Bashkuara pėr tė parė ofertėn e re, qė ka arritur nė adresė tė tij. “Pas pėrfundimit tė kėtij projekti mė duhet tė shkoj nė L.A. pasi agjentit tim i ka ardhur njė ofertė shumė interesante , ndaj mė duhet tė takohem me regjisorin qė mė ka bėrė ofertėn. Shpresoj qė do tė merremi vesh dhe ndoshta pranoj tė jem pjesė e njė projekti me shumė interes pasi nė film ėshtė edhe njė yll i kinematografisė amerikane”, thekson Blerimi nė njė intervistė tė realizuar pėr “Panorama plus”.
Blerim, me ēfarė jeni duke u marrė kohėve tė fundit?
Momentalisht jam nė xhirime tė filmit mė tė ri nė Berlin me titull pune “Berlin Parizer Platz”. Sipas planit tė xhirimeve deri mė 20 tetor, ato pritet tė pėrfundojnė.
Sė bashku me fotografin Berisha keni krijuar fabrikėn e tekstilit nė Kosovė. Nga ju erdhi kjo ide?
Mė duhet tė them se keni informatė jo tė saktė, fabrika e tekstilit ėshtė pjesė e bizneseve tė familjes sime. Unė nė kuadėr tė kėsaj fabrike vetėm kam inicuar dhe mė pas edhe promovuar brendin e ri tė xhinseve “Red and black”, ndėrsa fabrika vazhdon edhe me aktivitete tė sajat konform planeve ekonomike tė bordit menaxhues. Xhinset “Red and black” janė vetėm njė linjė e prodhimeve te fabrikės, e cila ka bashkėpunime me linja tė tjera tė prodhimeve qė nuk kanė nevojė pėr promovime, pasi janė shumė tė njohura.
Ju ka ndihmuar edhe Fadili nė pėrzgjedhjen e modeleve tė cilat do tė prezantojnė linjat e xhinseve?
Kuptohet. Tė gjithė e dimė se para syrit tė aparatit tė fotografit tonė tė mirėnjohur Fadil Berisha kanė parakaluar modelet, bukuroshet dhe artistėt mė tė njohur tė arenės ndėrkombėtare. Fadil Berisha falė punės dhe pėrkushtimit tė tij njė kohė tė gjatė qėndron nė majat e fotografisė artistike, kėshtu qė pėrherė ėshtė kėnaqėsi kur bashkėpunon me tė nė kėtė fushė. Pėrvoja e tij dhe kontaktet qė ai ka janė njė burim i pashtershėm.
Emina, Anxhela, Hasna, Albana Osmani e shumė bukuroshe shqiptare ishin pjesė e modeleve qė prezantuan xhinset atė natė, cila ju ka lėnė mė shumė mbresa?
(Qesh) Tė gjitha, secila ishte nė vendin e vet dhe shkėlqyen nė profesionet e veta. U jam shumė mirėnjohės pėr pjesėmarrjen dhe kontributin e tyre. Ėshtė kėnaqėsi kur sheh sesi tė gjitha ecin me hapa tė sigurt drejt majave tė profesionit.
Ėshtė vėnė re mungesa e Marigona Dragushės, nuk e keni ftuar apo obligimet nuk e kanė lėnė tė udhėtojė drejt Kosovės?
Prezanimi i brendit tė xhinseve “Red and black” ėshtė njė projekt kompleks dhe prezantimi nė Prishtinė ishte vetėm faza e parė. Tani do tė pasojnė prezantimet nė Tiranė, New York, Berlin dhe Paris.
Po ju qė tashmė jeni bėrė edhe imazh publicitar, pse nuk keni reklamuar atė natė xhinset?
(Qesh) Unė udhėhiqem nga njė parim i imi qė pėrherė tė kem kujdes me sensin e masės, pėr vetė faktin se tanimė nė koleksionin tim privat xhinset “Red and black” janė tė vetmet xhinse, mendoj se mjafton.
Kemi parė qė keni reklamuar parfumin “Gentivs”, pėr ēfarė oferte bėhet fjalė?
E kam thėnė disa herė, unė nuk jam indiferent ndaj gjėrave tė bukura dhe ideve produktive. Thjesht mė pėlqeu ideja dhe pranova pas asnjė hezitim.
Po jeta juaj si aktor si zhvillohet, keni nė plan realizimin e ndonjė filmi tė ri, nėse po, ēfarė mė konkretisht?
E thashė edhe mė lart qė tani jam nė fazėn e pėrfundimit tė xhirimeve tė filmit mė tė ri “Berlin Parizer Platz”, fjala ėshtė pėr njė projekt unikal nė historinė e kinematografisė. Kuptohet edhe ėshtė projekt shumė i vėshtirė pasi bėhet fjalė pėr njė film qė xhirohet nė njė plan pa ndėrprerje pėr 90 minuta, ku ngjarja zhvillohet nė lokacione qė pothuajse pėrfshijnė gjysmėn e Berlinit si qytet. Pas pėrfundimit tė kėtij projekti mė duhet tė shkoj nė L.A. pasi agjentit tim i ka ardhur njė ofertė shumė interesante dhe mė duhet tė takohem me regjisorin qė mė ka bėrė ofertėn. Shpresoj qė do tė merremi vesh dhe ndoshta pranoj tė jem pjesė e njė projekti me shumė interes, pasi nė film ėshtė edhe njė yll i kinematografisė amerikane.
Tė dalim pak tek jeta private, e cila gjithmonė ka qenė nė qendėr tė vėmendjes. Jo rastėsisht shumė bukuroshe dėshirojnė tė jenė krah jush, ėshtė i dashuruar Blerimi?
Po. Pa dashuri jeta nuk ka kuptim. E dashuroj jetėn maksimalisht, me tė gjitha bukuritė e saj.

____________________
''Kam Lindur Duke Qar'' Kur Tė Gjith Qeshnin ''Do Vdes Duke Qeshur'' Kur Tė Gjith Do Tė Qajn!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Blerim Destani: Oferte e re ne Los Angeles
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Show Biz-
Kėrce tek: