Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

  Adelina Tahiri: Nuk kam kohe per dashurine

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
ONUFRI


Male
Postime : 1579
Age : 39
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

 Adelina Tahiri: Nuk kam kohe per dashurine Empty
MesazhTitulli: Adelina Tahiri: Nuk kam kohe per dashurine    Adelina Tahiri: Nuk kam kohe per dashurine Icon_minitimeSat Oct 30, 2010 12:05 pm

 Adelina Tahiri: Nuk kam kohe per dashurine Adelinatahiri



Tetembedhjetevjecarja nga Shkupi, Adelina Tahiri, po ngrihet shndritshem si nje meteor shkalleve te karrieres muzikore. Ajo i ka vene vetes nje barre te rende: te behet ze i fuqishem i skenes muzikore, madje duke thyer shabllonet dhe kornizat. Skena e saj eshte e gjere dhe e hapur, sikurse eshte edhe rruga e vizioni i saj. Pra, ne horizont kemi nje kengetare sharmante dhe pasionante, e cila ka per qellim pushtimin e zemrave artdashese. Dhe, duket se kete po e arrin me elegance dhe pak, provokime te embla, sikurse edhe ne intervisten e meposhtme dhene “Telegrafit”. Ju e kishit kuptuar qe femije qe e ardhmja juaj do te ishte ne muzike, apo cdo gje erdhi natyrshem? Po, ne fakt, prinderit e mi e kishin kuptuar qe ne femijeri qe jam e lindur per muzike. Natyrisht, asgje nuk vjen rastesisht, une rrjedh nga nje familje qe merren me art. Kam nenen time te talentuar per muzike e vallezim, e cila ka qene e regjistruar ne Akademine e Arteve, gjyshja ime e ndjere, Diana Mehmeti, aktore dhe nje nder themelueset e teatrit shqiptar ne Maqedoni dhe dy tezet e mia aktore, njera ne dramen shqiptare, tani deputete, Flora Kadriu, kurse tjetra ne dramen turke dhe kengetare e njohur turke, Perihan Tuna. Ju sapo keni filluar ta cani tregun muzikor dhe besoj se kishit krijuar nje “imazh” per te, qe para se te depertonit. Ne te vertete, sa perputhej kjo me ate me te cilen po perballeni? Mendoj se eshte veshtire qe te krijosh nje imazh, mirepo une e kam krijuar prej kohesh nga pjesemarrja ime ne festivalet e femijeve. Mendoj qe kam mbajtur imazhin dhe kjo eshte gje e rendesishme per nje artist. Dukesh qe je tipi i kengetares provokuese per moshen qe ke, qofte ne pamje, ne kenge, ne veshje. Pse ke zgjedhur te performosh me kete lloj forme? Nuk pajtohem me mendimin. Dukem ashtu sic me shihni, ne trend. Kenget jane kenge, kurse veshjen e kam “mani”. Dua te dukem bukur dhe nga e bukura nuk humbet askush. Shikimi i pare eshte vendimtar. Nganjehere edhe forma ka shume rendesi, nese behet me shije dhe shpalos fantazi! Mendoni se ka qene edhe bukuria juaj qe ka elektrizuar publikun dhe skenen? Duhet ta komentojne te tjeret, jo une. Ju, artistet e rinj, jeni mundesia me e mire per t’i dhene tregut nje drejtim tjeter. Si duhet vepruar sipas jush? Te punojme dhe te krijojme per kulturen shqiptare. Fryma e re, koha e re, njerezit e rinj, ky eshte ligji i natyres. Natyrisht, pa shkelur mbi traditen dhe vlerat e kohes. A jeni duke e kerkuar famen? Cila eshte strategjia juaj per te rene me shume ne sy kundrejt kengetareve tjera? Mendoj se duhet te jesh e vecante. E vecanta, e ben njeriun atraktiv. Une e urrej uniformitetin. Ta zeme se kenga jote do te kete sukses dhe ti behesh nje kengetare e njohur. Ku mendon se do te jete ndryshimi yt nga kengetaret e tjera, te cilat me shume vetequhen ashtu, sesa jane ne te vertete? Mendoj se e kam tashme ate epitet (qesh). Cili eshte mendimi per femrat e gjenerates se sotme, dhe si dukeni ju ne syte e kesaj gjenerate? Cuditshem…cuditshem. Muzika, shkolla…zene nje pjese te rendesishme te ju. Si rrjedh ne fakt e perditshmja e Adelines? Eshte fakt qe shkolla eshte prioritet per mua. Sapo kam perfunduar shkollen e Mesme te Muzikes, tani mendoj per t’u regjistruar ne fakultet. Perditshmeria ime eshte me angazhime, ushtrime, piano, solo kendim, studio, etj. Nje dite plot dinamizem dhe pa monotoni. Per nje kengetare me shume rendesi kane albumet apo ftesat ne koncerte? Pse? Albumi eshte nje arritje personale edhe pervec kesaj, i hap rruge edhe ftesave per koncerte. Mendoni se ky eshte shekulli i njerezve te bukur? Ty personalisht te jane hapur shume dyer? Po, por mendoj qe jane hapur dyert per kualitet te kengeve, e jo per bukurine. E bukura eshte kalimtare, arti eshte afatgjate. Kur i ke thene vetes “si une nuk ka tjeter”? Cdo njeri ka egon e vet. Une nuk e kam te theksuar deri ne kete pike, por ka pasur raste kur e kam thene, sidomos ne situata te veshtira te cilat mund t’i kem perballuar me se miri. Sa ka ndikuar ne jeten tende private fakti qe je nje kengetare e njohur? Po, ka ndikuar ndonjehere me police, hahata…ne shume raste. Filluat me kengen “Narcisoid”, nje kenge qe ju solli shume sukses. Zeri yt eshte kaq terheqes, i ngrohte dhe joshes, sa te ka ndihmuar ne ceshtjet e dashurise? Nuk kam kohe te mendoj per dashurine. Jam e dashuruar me muziken. Sa i besoni kesaj ndjenje? I besoj shume. Eshte ndjenje e bukur. Cili eshte mashkulli ideal per ju? Ne fakt, ke doni te prisni? Ende nuk e kam takuar, s’kam ke te pres… le te presin ata.(qesh) Pse?! S’mendon se mund ta duash perjete nje njeri? Ndoshta, nuk e di…ende nuk e kam perjetuar nje ndjenje te tille. Nuk ke pasur bezdisje nga djemte? Nuk dua ta komentoj. Nuk ka pasur ndonje djale te marrosur pas teje? Nuk e di… Do ta beje tatuazh emrin apo germen e pare te emrit te njeriut qe do? S’e kam menduar ndonjehere. Sa mekatare dhe sa engjellore eshte Adelina? Mekatare aspak, madje keto kohet e fundit do ta beja ndonje mekat, por s’po gjej se cfare (qesh). As engjellore shume nuk jam. Ama, per njerezit qe dua, bej gjithcka. Jam person qe i pershtatet shume realitetit dhe njekohesisht, shume neutrale, e padjallezuar. Nje vajze e re ne ditet e sotme presupozohet qe pervec angazhimeve, te kenaqet edhe nga argetime te ndryshme. Ju gjeni kohe per to? Ndonjehere. Meqe jemi tek stina e veres, cdo te thote vere per ju? Vere per mua? Diell plot me rreze per trupin, shume ritem e pune, natyrisht. A mendoni se koha, stinet, ndikojne drejtperdrejt ne shpirtin e nje njeriu? Patjeter. Por, tek artistet ky reaksion eshte i vrullshem. Cfare marredheniesh keni me parane? Shpenzoni shume apo e cilesoni veten nje kursimtare? Nuk rend pas parase, por nuk e di pse parate me kane shume qejf perderisa rendin ato pas meje. Kthehemi tek muzika, skena…Cfare jeni duke realizuar ne keto momente, dhe a do te mund te ndryshonit stil ne muzike tani e tutje? Tani sapo e kam realizuar duetin “Magnet” me raperin “F-Kay”, me te cilen ne “Celesi muzikor 2010”, u shperblyem me cmimin e pare “Best &Duo”. Jam duke realizuar edhe nje videoklip me produkcionin Max. E sa per ndryshimin e muzikes, nuk e di se cfare do te ndodhe. Kurre mos thuaj kurre. Beni plane, apo e lini kohen te rrjedhe e te punoje per ju? Bej plane, por ne kete profesion ndodhin te papritura. Dhe ne fund na shuani kuriozitetin, ku do t’i kaloni pushimet? Si duket, ne Greqi, me disa wikende ne Shqiperi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Adelina Tahiri: Nuk kam kohe per dashurine
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Show Biz-
Kėrce tek: