Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliKėrkoRegjistrohuidentifikimi


Share | 
 

  Gent Bejko Largohem nga Portokalli per Apartamentin 2XL

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 1579
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

MesazhTitulli: Gent Bejko Largohem nga Portokalli per Apartamentin 2XL   Sat Oct 30, 2010 12:17 pm






Ky largim i dedikohet pasionit tė tij primar, regjisurės. Gent Bejko, njė nga personazhet mė tė pėlqyer tė spektaklit “Portokalli”, ka vendosur tė mos jetė mė nė trupėn e kėtij show humori nė “Top Channel”, pėr tė qenė tani e tutje regjisori i tre djemve plangprishės tė “Apartamentit 2XL”. Edhe pse ka qenė njė nga aktorėt qė krijuan grupin e famshėm “The SHBLSH”, thotė se pėr momentin nuk ka ndėrmend tė luajė bashkė me ta nė show-n pa skenar, tė dielave nė “Vizion Plus”. Nė kėtė intervistė zbulon me pak humor planin qė ka bėrė pėr tė torturuar Julin, Ermalin dhe Gentin nga pozitat e regjisorit:
Gent, do tė mungoni nė sezonin e ri “Portokalli”. Cila ishte arsyeja e kėtij largimi pas shumė vitesh nga spektakli?
Asgjė personale, thjesht business(qesh). Eshtė njė lėvizje totalisht profesionale nga ana ime. Ashtu siē dihet, unė jam njė regjisor dhe prioritetin nė karrieren time e ka pasur regjisura. Mendoj qė ka ardhur koha qė vėrtet tė pėrkushtohem ndaj saj, edhe pse kjo nuk do tė thotė se do tė shkėputem nga aktrimi. Nuk ishte e lehtė pėr ta marrė si vendim, por as e pamundur…
Tashmė keni filluar punėn si regjisor i “Apartamentit 2xl”, si ndodhi qė u bashkuat nė kėtė projekt?
Njė ofertė nga producenti i spektaklit, Turi Hyska dhe njohuritė e mia mbi projektin. Karriera ime si regjisor ka nisur me projekte teatrore tepėr tė ngjashme me formatin e “Apartamentit 2XL”. Djemtė dhe Lisėn si edhe njė pjesė tė mirė tė stafit i njoh prej kohėsh dhe pas njė analize tė detajuar mendova: “Pse jo?!, Njė Sit-Com i dytė nuk do tė mė bėnte keq pas “Radio Radio”. Eksperiencat e reja nuk mė trembin pasi preferoj tė provoj gjithmonė e mė shumė. Mė pėlqen tė eci pėrpara.
Ēfarė do tė sillni nga vetja juaj nė kėtė show pa skenar, ē’mund tė hiqni nga spektakli i sezonit tė kaluar?
Shumė elementė nė “Apartament” do tė ndryshojne. Ėshtė njė tenxhere aty nė guzhinė qė nga sezoni i parė, tė cilės i kam gjetur njė kapak(qesh)… nejse t’i lėmė mėnjanė shakatė. Seriozisht “Apartamenti 2xl” duke filluar qė nga ana vizuale do tė jetė ndryshe. Nė planin artistik-regjisorial do tė jetė mė i kuruar si nė tempo-ritmin e tij, lojėn aktoreske, si dhe plot elementė e surpriza tė reja. Duke qenė njė show nė lulėzim e sipėr, mė tepėr mendojmė se sa mė shume gjėra tė bukura do tė shtojmė, se pėr tė hequr ėshtė shumė e thjeshtė. Do tė mundohemi tė heqim sa mė shumė nga hallet dhe problemet, nga tė cilat mund tė vuajė ēdo produksion(qesh).
Eshtė e vėrtetė qė nė kėtė sezon tė dytė “Apartamenti 2xl” ėshtė konceptuar si dykatėsh? Po aktorė tė rinj do i shtohen “familjes”?
Elementė tė rinj natyrisht qė do tė ketė. Mendoj se jemi nė hapat e duhur tė zbulimit tė disa talenteve tė reja krahas miqve surprizė, tė cilėt edhe kėtė vit nuk do tė mungojnė. Sa pėr katin e dytė kėtė do ta shikoni nė hapje tė spektaklit kur t’ju shfaqet apartamenti. Ėshtė normale qė jemi ngjitur nė kat tė dytė se tek i pari ishte sezonin e shkuar. Nėse do tė ndjeni ndonjė ndryshim ju lutem ta raportoni nė rajonin mė tė afėrt. Do t’jua shpėrblejme me ē’tė mundemi… (qesh)
Po ju vetė do tė luani tė shtunave, apo do tė merreni vetėm me pjesėn e regjisė?
Pėrsa i pėrket “Apartamentit 2xl” ende nuk e kam menduar tė luaj nė tė, pasi ashtu siē e pėrmenda dhe mė parė do t’i pėrkushtohem regjisė sė tij. Pra nė njė farė mėnyre do tė mė shihni nė ēdo cep tė telajos (qesh). Do tė mė pėlqente t’i “torturoj” ēunat nga regjia sesa t’i “torturoj” live nė skenė, sidomos Julin. (Qesh) Mendoj qė aktrimit t’i pėrkushtohem nė dimensione tė tjera. Me tė parė e me tė bėrė do tė ishte pėrgjigjja e duhur. Po pėr momentin nuk besoj se keni pėr tė mė parė. Treshja ėshtė perfekte. Megjithatė do t’i them Lisės tė mė luajė mua (qesh).
Keni qenė njė nga krijuesit e grupit “The SHBLSH” nė spektaklin “Portokalli”. Si kanė qenė marrėdhėniet tuaja me djemtė gjatė kohės qė ata u larguan nga spektakli?
Po unė jam njė nga krijuesit dhe “The SHBLSH” qė nga krijimi i tyre nė grupet: Gent - Genti - Ermali, Gent - Genti - Juli, dhe Genti - Juli - Ermali. Unė u shkėputa pėr arsye tė miat qė nuk kanė lidhje fare me djemtė por me jetėn time personale. Sa pėr largimin e tyre nga “Portokalli” tek unė personalisht nuk ka pasur ndonjė ndikim pasi unė nuk kam pasur ndonjehere lidhje me arsyen e largimit tė tyre. Bashkėpunimet e mia me djemtė janė shumė mė tė hershme sesa “Portokalli”.
A do tė ketė njė rikthim tuajin tė mundshėm nė “Portokalli”, duke pasur parasysh qė jeni identifikuar me shumė karaktere me tė cilat publiku ėshtė afeksionuar?
Kėtė nuk e di megjithatė nuk e besoj, pasi mendoj tė eci pėrpara. Mendoj se “Portokalli” e ka kryer ciklin e saj tek unė si aktor, pastaj nėse do tė isha “i domosdoshem” aty nuk do tė mė kishin lėnė tė ikja (qesh). Ndėrsa pėrsa u pėrket karaktereve dhe krijimeve tė mia si brenda dhe jashtė “Portokalli-sė” mund t’ju them qė jam ende i ri dhe mbi tė gjitha shumė ėndėrrimtar (qesh). Do tė mundohem qė tė mos mungoj pėr ata qė mė duan.
Siē e pėrmendėt mė sipėr, njė nga angazhimet tuaja ka qenė dhe seriali “Radio, radio”. Do tė vazhdojė ky serial?
Nuk mendoj se ka arsye qė tė mos vazhdojė. Madje jo vetėm ai. “Radio Radio” ėshtė njė produksion privat dhe si i tillė nuk ndikohet nga lėvizjet e mia personale nė media, apo institucione tė ndryshme. Besoj se do tė rifillojė sė shpejti, sepse nė fund tė fundit “Radio Radio” ėshtė njė Sit-Com.
Keni planifikuar tė sillni nė jetė njė fėmijė tė dytė me Xhoin?
No koment! Po pati gjė nuk do tė kalojė pa rėnė nė sy. (qesh)

____________________
''Kam Lindur Duke Qar'' Kur Tė Gjith Qeshnin ''Do Vdes Duke Qeshur'' Kur Tė Gjith Do Tė Qajn!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Gent Bejko Largohem nga Portokalli per Apartamentin 2XL
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Show Biz-
Kėrce tek: