Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliKėrkoRegjistrohuidentifikimi


Share | 
 

 Shėn Valentini, mbi 25 orė puthje

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Darius
vip
vip
avatar

Male
Postime : 119
Age : 37
Vendodhja Vendodhja : Shqiperi
Emploi : http://www.shpirtilir.com
Loisirs : http://www.shpirtilir.com
Anėtarėsuar : 03/03/2011

MesazhTitulli: Shėn Valentini, mbi 25 orė puthje    Thu Mar 03, 2011 11:03 pm



Me njė maratonė puthjes qė hyn nė ditėn e dytė nė Tailandė ėshtė pritur Shėn valentini, dita e tė dashuruarėve. Janė shtatė ciftet qė thyen rekordin botėror pėr puthjėn mė tė gjatė nė Pataya, ku nga 14 ciftet nė garė vetėm 7 arritėn tė hynin nė ditėn e dytė duke tejkaluar 25 orė puthje. Me buzė tė ngjitura pas njėri-tjetrit edhe nėse hanė apo pijnė ciftet tejkaluan Germanėt Nikola Matovic and Kristina Reinhart qė nė 2009 u puthėn pėr 32 orė 7 minuta e 14 sekonda.

Ndėrsa nė Itali ciftet u dyndėn nė varrin e Shėn Valentinit pėr tė rikonfirmuar dashurinė e tyre. Nė kishėn e Ternit u mblodhėn rreth 200 cifte pėr tė marrė bekimin pėr njė lidhje sa mė tė gjatė.

Mė pishtarė si nė Taivan, simfonia apo Romeo dhe Xhulieta si nė Siberi, me takime pėr tė vetmuarit si nė Harbour Bridge nė Sidnei Australi apo thjesht cokollata e dhurata nė mbarė botėn festohet dita e Shėn valentinit. Ndonėse jo pėr tė gjithė. Disa vende myslimane e kanė ndaluar festėn ndėrsa e kanė cilėsuar si shpikje komerciale e Perėndimit. Nuk pritet tė festohet kjo ditė nė Pakistan e as nė Uzbekistan ku paraprakisht nė media u trumpetua se "forcat me synime tė errėta" qėndrojnė prapa popullarizimit tė kėsaj dite.

E nėse merrni trėndafila ka shumė tė ngjarė qė buqeta juaj tė jetė prodhuar nė fermat e luleve nė Kenia ku pėrgjatė javės sė kaluar ėshtė punuar me orė tė zgjatura pėr tė pėrmbushur tė gjitha kėrkesat. Pėr kėtė vend afrikan fitimet e kėsaj dite pritet tė tejkalojnė njė miliardė dollarė. Por pėrtej risive tė kėsaj dite ka njė vend ku festa ruan kuptimin tradicional. Tė gjithė e dinė se megjithė klishetė ka vetėm njė vend qė mbetet kryeqyteti i dashurisė. Me lule, puthje e cokollata festa dhe sivjet merr kuptim nė Paris.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.shpirtilir.com
 
Shėn Valentini, mbi 25 orė puthje
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Kuriozitete-
Kėrce tek: