Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

  Merimanga

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AnGeL_DrEamS
SuperAdmin
SuperAdmin
AnGeL_DrEamS


Male
Postime : 403
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : BeRaT
Emploi : AlbSpace Community
Loisirs : AlbSpace™
Anėtarėsuar : 06/01/2010

 Merimanga  Empty
MesazhTitulli: Merimanga     Merimanga  Icon_minitimeFri Dec 02, 2011 9:59 pm

Merimanga ėshtė shtazė e Rendit Aranea

Trupi i merimangave ndahet nė prozomė dhe opistozomė , mirėpo ėshtė
karakteristike te ky rend se kėto dy pjesė janė tė lidhura nė anė tė njė
dorėze tė ngushtė qė quhet pedicelus. Format e prozomės dhe opistozomės
ndryshojnė shumė te llojet e ndryshme. Kėshtu opistozoma mund tė jetė
vezake, sferike, konike,ne formė tė trekėndshi, e zhveshur ose me
gjemba. Nė prozomė nuk vėrehėt segmentimi. Integumenti i fortė e formon
nė anėn dorzale mburojėn e fortė e cila quhet karapaks. Nė pjesėn e
pėrparme tė prozomės ndodhen sytė dhe dhe goja.

Sytė kanė ndėrtim tė thjeshtė, i ngjajnė oceleve tė insekteve. Disa
merimanga kanė shumė sytė shpėrdara nė sipėrfaqėn e prozomės. Mė shpesh i
kanė 8 sy, porka edhe lloje me dy, 4 ose 6 sy, kurse llojet qė jetojnė
nė shpella janė pa sy. mė shpesh sytė janė tė renditura nė dy reshta
tėrthore me nga nga 4 sy. Numri dhe renditja e syve janė karakteristikė
taksonomike.

Nė prozomėn e merimangave si dhe tė akrepat janė 6 palė ekstremitete.
Pala e parė janė heliceret. Ato janė tė vendosura para gojės. Secila
helicere ėshtė e pėrbėrė nga dy segmente, nga ai bazal i cili ėshtė mė i
mdh, dhe nga segmenti terminal mė i vogėl, nė formė tė kthetrės.Me
helicere merimangat e kapin dhe e mbysin prenė. Pranė majės sė
helicereve ėshtė vrima e gjėndrės helmuese. Kthetra terminale e
helicerės ėshtė shumė e fortė, e lakuar dhe me maje,lėvizė vetėn nė njė
anė. Nėpėr kthetėr kalon kanali i gjėndrės helmuese. Merimangat kanė dy
gjėndra helmuese tė cilat janė tė vendosura nė pjesėn e pėrparme tė
prosomės. Te tarantulat, gjėndrat helmuese ndodhen nė segmentin bazal tė
helicereve. Kafshimi merimangave zakonisht nuk ėshtė vdekjeprues pėr
njeriun, por disa lloje si Latrodectus pėr shembull mund tė shkaktojnė
pasoja tė rrezikshme si dhe vdekjen e fėmiut.

Pala e dytė e ekstremiteteve tė prozomės janė pedipalpet tė vendosura nė
dy anėt e gojės . Secila pedipalpe i ka 6 segmente : koksa, trohanter,
femur, patela, tibia dhe tarsus.Pedipalpet dallohen nga ekstremitetet
tjera sepse tarzusi i tyre pėrbėhet vetėm prej njė segmenti, e disa
femra kanė vetėm kthetėr.Te merimangat meshkuj tarzusėt janė tė
ndryshuar dhe me ndėrtim tė ndryshėm te llojet e ndryshme, kėshtu qė
merren si kriter gjatė determinimit.Tarzusėt e ndryshuar kanė funksion
tė organeve tė kopulimit te meshkujt dhe shėrbejnė pėr bartjėn e
spermatozoideve gjjegjėsisht pėr kopulim.

Pos helicereve dhe pedipalpeve nė prozomė tė merimangave gjendėn edhe 4
palė kėmbė ecje.Kėtė pjesė tė prozomės disa autor e quajnė torax dhe kjo
pjesė te disa merimanga ėshtė me njė brazdė qė quhet cervikale e ndarė
nga pjesa tjetėr, e pėrparmė e prozomės.Ana ventrale e prozomės ėshtė e
mbuluar me sternum. Ekstremitetet per ecje janė tė pėrbėra prej nga 7
segmente:koksa, trohanter, femur, patella, tibia, metatarsus dhe tarsus.
Te merimangat qė kanė kėmbė shumė tė gjata e tė holla, tarzusėt kanėd
isa segmente.Pjesėn terminale tė tarzusit, nga dalin kthetrat disa autor
e quajnė pretarzus. Te shumica e merimangave, sidomos tea to qė thurin
rrjeta, nė maje tė tarzusave ndodhen disa kthetra nnė formė tė gjembave e
quhen kthetra akcesore. Kėto janė formuar nga qimet e ndryshuara tė
ekstremiteteve.Merimangat qė kanė nė anėn ventrale tė opistozomės organ
tė veēantė pėr thuarjėn e pishmangės, qė quhet cribellum, kanė
gjithashtu nė skajin e epėrm tė metatarzuseve tė pasme njė ose dy rende
tė gjenbave tė kthyera qėe formojnė organin e veēantė kalamistrum.

Opistozoma e merimangave ėshtė zakonisht ovale, pa gjurmė tė
segmentimit, me pėrjashtim tė pjesės kaudale. Ajo ėshtė kryesisht e butė
, pa sklerite. Nė fund tė opistozomės ndodhet njė zonė e shkurtė nė
formė tė gjysėmrrethit e cila e shiquar nga ana dorzale duket si me qenė
e pėrbėrė prej 2 – 3 segmenteve. Ky ėshtė nė tė vėrtetė postabdomeni
(metazoma ) shumė e reduktuar.Nė anėn ventrale midis pjesės sė pėrparme
tė opistozomės ndodhet vrima gjenitale kurse nė dy anėt e saj janė nga
njė ose dy stigma qė qojnė nė mushkėri fletėzore.Te merimangat pos
mushkėrive fletėzore ndodhen edhe trakejet. Vrima e trakejes – stigma,
ndodhet zakonisht nė mes, para lythave tė pishmangės.

Nė opistozomė ndodhen vetėm rudimentet e ekstremiteteve nė formė tė
lythave tė pishmangės.Nė skajin e pasėm tė opistozomės janė 3 palė lytha
tė pishmangės tė pėrshkuara me gypa tė shumta tė holla. Ato shėrbejnė
pėr tė nxjerrė sekretet e gjėndrave tė pishmangės. Te disa merimanga
pėrpara lythave tė pishmangės gjendet njė pllakė e pėrshkuar nga gypat e
pishmangės qė quhet kribelum. Lytha tė pishmangės janė zakonisht 6 por
te disa loje 4 apo dy. Palėt e kėtyre lythave quhen tė pėrparme, tė
mesme dhe tė pasme.Kėto janė mbeturina tė ndryshuara tė palės sė 4 dhe
tė 5 tė ekstremiteteve tė opistozomės e tė gjitha tė tjera janė tė
reduktuara. Kėto ekstremitete qe janė shndėruar nė lytha, gjatė fazave
tė hershme embrionale janė tė bigzuara. Gjėndrat e pishmangės zhvillohen
nė secilėn degė.

Kribelumi ėshtė i pėrbėrė nga pllaka tėrthore e cila ėshtė nė mes e
ndarė nė dy pjesė.Nė secilėn pjesė ka shumė vrima tė gypave tė
pishmangės, mė shumė se nė lytha. Gjėndrat e pishmangės janė tė mėdha
dhe ndodhen nė pjesėn e fundit tė opistozomės.

Merimangat endin disa lloje tė rrjetave tė pishmangės, njė individ disa
lloje, sepse kanė disa tė gjėndrave.Janė pershkruar 7 lloje tė gjėndrave
te merimangat e ndryshme.

Supstanca nga e cila formohen fijet e pishmangės tajohet nėpėr vrima si
lėndė viskoze e cila nė kontakt me ajrin forcohet e behet fije. Kėto
fije nė fillim shumė tė holla lidhen me ndihmėn e shtojcave tė kėmbėve
nė formė tė krėhėrit nė nė fijėn mė tė trashė mė tė cilėn merimangat
endin rrjeta, kokone ose kurtha pėr zėnjėn e gjahut Rrjetėn zakonisht e
endin nė vende tė pėrshtatshme ku era mund tė sjell insekte osė shtazė
tjera tė imėta. Fijet e rrjetės i spėrkatė me lėngė ngjitėse tė cilėn
gjithashtu e e tajon nga gjendrat e pishmangės. Pėr lėndėn ngjitėsė
kapėn mizat, rrjeta tundet, kurse merimanga shumė lehtė i dallon
lėkundjet e rrjetės qė i shkakton era nga ato qė i shkakton
gjahu.Gjahun, i cili ėshtė i zėnė nė rrjetė, e helmon mė heliceret e
veta, ose edhe pjesėrisht e maceron.


Sistemi i organeve tė tretjės
Goja e merimangave ndodhet midis rostrumit apo buzės sė epėrme, dhe
labiumit apo buzės sė poshtme, ndėrsa anash atė e rrethojnė bazat e
pedipalpeve. Goja e merimangave ėshtė pėrshtatur pėr marrjėn e ushqimit
tė lėngshėm, e jo pėr marrjėn e ushqimit tė ngurtė. Qimet tė cilat
gjenden nė labium e pengojnė futjen e grimcave tė ngurta nė hapsirėn
preorale, ndėrsa ushqimi i lėngshėm merret nė sajė tė levizjeve tė
zorrės sė pėrparme e cila vepron si pompė. Sistemi i tretjės te
merimangat gjithashtu i ka 3 pjesė: Zorrėn e pėrparme, tė mesme dhe tė
pasme. Zorra e pėrparme dhe e pasme kane prejardhje nga ektoderma dhe
janė tė veshura me kutikulė, ndėrsa e mesmja ėshtė endodermale. Zgavra e
gijės dhe faringu i merimangave janė me pozitė vertikaletė kufizuar me
epifarinks dhe hipofarinks, tė cilėr kur tė bashkohen formojnė gypin me
tė cilin e qojnė ushqimin e lėngshėm nė ezofag. Nga faringu nisen
muskujt tė cilėt lidhen pėr paretin e trupit. Me kontraktimin e tyre
faringu zgjėrohet dhe ngushtohet dhe kėshtu vepron si pompė. Ezofagu
shtrihet horizontalisht nga faringu gjėr nė lukthin thithės. Ka formė tė
gypit kurse nė pjesėn e pasme ėshtė i rrethuat me unazėn nervore.
Lukthi thithės ėshtė i veshur me kutikulė tė fortė e cila shėrben si
mbėshtės i muskujve. Nė anėn tjetėr kėta muskujt janė tė lidhur me
kutikulėn dorzale tė prozomės. Me kontraktimin e muskujve, lukthi
zgjėrohet dhė e thithė ushqimin.

Pas lukthit shtrihet zorra e mesme. Nga zorra e mesme dalin
divertikulume tė shumta. Diverikulumet nė prozomė janė nė formė tė
strajcave ndėrsa nė opistozomė degėzohen dhe kanė formė gjėndrore.
Tretja bėhet kryesisht nė zorrėn e mesme dhe divertikulet e saj. Zorra e
pasme ėshtė ektodermale dhe ka tė zhvilluar mbėshtjedhėsin muskulor.
Ajo pėrfundon me vrimėn anale. Nė kufirin midis zorrės sė mesme dhe tė
pasme ndodhen disa gypa tė Malpigit te cilat degėzohen midis
divertikulumeve tė zorrės sė mesme dhe kanė rol ekskretues.

Sistemi i organeve tė frymėmarrjės
Te shumica e merimangave gjenden dy lloje tė organeve tė frymėmarrjės:
mushkėritė fletėzore dhe trakejet.Ka edhe lloje qė kanė vetėm njėrin
lloj tė organeve tė frymėmarrjės. Tarantulat, merimangat mė primitive
kanė dy palė mushkėri fletėzore.

Mushkėritė fletėzore janė invaginime ne formė tė strajcave nė anėn
ventrale tė opistozomės.Nė murin e pėrparėm tė secilės mushkėri ndodhen
rrullat fletėzore, midis tyre qarkullon ajri, kurse gjaku i mbushė
hapsirrat brenda fletėve.

Trakejet e merimangave janė organe ēigte edhe pse e kanė vetėm njė
stigmė. Stigma qon nė njė dhomzė nga e cila nisen 4 kanale primare
trakeale. Kėto kanalė janė tė veshura me kutikulė nė formė tė spiralės
dhe te disa lloje degėzohen nė tė gjitha pjesėt e trupit. Ato lloje qė
kanė vetėm trakeje, si duket trakejet I kanė mė origjinė nga mushkėritė
fletėzore.

Sistemi i organeve tė qarkullimit tė gjakut
Sistemi i gjakut te merimangat ėshtė i hapur dhe i ngjan atij tė
akrepave. Pėrbėhet nga zemra gypore e cila ndodhet nė opistozomė nė anėn
dorzale mbi zorrė. Gjatėsia e zemrės dhe numri i ostioleve tė saj
ndryshojnė te llojet e ndryshme tė merimangave e kjo varėt kryesisht nga
lloji i organeve tė frymėmarjes. Ajo nuk ėshtė e ndarė nė dhomėza. Te
llojet me primitive tė cilat kanė vetė mushkėri fletėzore, zemra ėshtė e
gjatė, dhe ka 5 palė ostiole, kurse llojet qė kanė trup tė vogėl dhe
trakeje si organeve tė frymėmarjes, zemra ka vetėm dy palė ostiole. Nga
zemra dalin arterja e pėrparme, arterja kaudale, dhe arterjet anėsore.

Sistemi i organeve ekskretuese
Organet ekskretuese te merimangat janė gjėndrat koksale dhe gypat e
Malpigit. Lojet primitive i kanė dy palė gjėndra koksale tė cilat qilen
nė koksat e palės sė parė dhe tė tretė tė kėmbėve pėr ecje. Merimangat
tjera e kanė vetėm palėn e parė tė gjėndrave koksale. Shumė mė tė
rėndėsishme nė pikpamjė funksionale funksionale janė Gypat e Maligit tė
cilat i kanė degėt e tyre ndėrmjet divertikulumeve tė zorrės. Nga gypat
tajohet guanina.

Sistemi nervor
Nė zhvillimin e hershėm embrional te merimangat paraqitet sistemi nervor
i tipit arthropod, i cili ka nė secilin segment tė trupit nga njė palė
ganglione. Por te shumica e llojeve tė merimangave, ne fazėn adulte
sistemi nervor ėshtė i pėrqėndruar nė prozomė. Ganglionet janė tėrėsisht
tė ngjitura rreth ezofagut, kėshtu qė nuk mundė tė caktohet kufiri
midis masės nervore dorzale dhe ventrale tė sistemit nervor. Nga pjesa e
sistemit nervor qė ndodhet mbi ezofag, dalin nervat optic, dhe nervat e
helicereve. Nga masa nervore e cila ėshtė nėn ezofag dalin nervat e
pedipalpeveshe ekstremiteteve tjera. Nga pjesa e pasme e masės nervore
shtrihen dy fije tė trasha qė shkojnė nė opistozomė.

Shumica e llojeve tė merimangave kanė nga 8 sy. Numri dhe renditja e
tyre janė karakteristike pėr familjet e tyre.Sytė e merimangave pėrbėhen
nga 2 osee 3 shtresa qelizore pas thjerzės. Kornea e syrit ėshtė njė
pjesė e ndryshuar e e kutikulės sė paretit tė trupit. Nėn korne ndodhet
shtresa e hipodermės korneale, e nėn te shtresa me qeliza tė retinės dhe
shkopthave optic.Pas retinės syrin e rrethon kapsula e syrit.

Shumė merimangave i bėjnė sytė dritė. Nė tė vėrtetė, kėtė e mundėson njė
shtresė, e cila ndodhet pas retinės, qė quhet tapetum. Tapetumi ka
kristale tė imėta tė cilat e reflektojnė dritėn. Sytė e pėrparme tė
merimangave janė tė tipit everz, kurse tė tjerėt janė inverz. Kėta te
fundit kanė tapetum. Nė trupin dhe gjymtyrėt e merimangave janė gjetur
organe nė formė lire ( liriforme) tė cilat si duket funksionojnė si
organe tė dėgjimit.

Organet e shqisės sė tė prekurit janė tė shpėrndara nėpėr tėrė trupin
Kėto janė qime tė ndryshme tė lidhura me skajet e nervave. Pėr organe tė
shijimit dhe tė nuhatjes dihet shumė pak. Nuk ėshtė quid qė disa nga
organet e nė formė lire u shėrbejnė pėr nuhatje dhe pėr shijim.

Shumimi
Merimangat janė me gjini tė ndara. Gjėndrat seksuale me kanalet pėrēuesė
ndodhen nė opistozomė. Testisėt ndodhen nė pjesėn e pėrparme tė
opistozomės, janė nė formė tė dy gypave tė gjatė, tė cilėt vijojnė nė dy
spermidukte tė gjata e tė lakuara qė quhen vasa deferentia. Tė dy
farėpėrēuesit bashkohen nė njė mėshikėz tė pėrbashkėt qė quhet vesicular
seminalis(strajca e farore). Spermatozoidet mashkulli i lėshon nė njė
rjetė horizontale tė cilėn e thurr vet, pastaj i mbledh nga rrjeta me
njė aparat special si me shpric tė ingjeksionit, tė cilin e ka nė maje
tė pedipalpit tė specializuar. Me ndihmėn e pedipalpit pastaj i bartė nė
receptaculumet e femrės.

Organet gjenitale femrore janė tė pėrbėra nga dy vezorė, dy vepėrēues,
pas tė cilit vjen njė uterus, pas taj vagina si dhe njė apo mė shumė
spermateka. Anash vaginės dhe tė lidhura me te janė dy palė receptaculus
seminisa qė shėrbejnė pėr depozitimin e spermatozoideve. Spermatozoidet
futėn nė to gjatė kopulimit, nėpėr vrima tė kopulimit, tė cilat ndodhen
anash vrimės gjenitale. Vrima gjenitale shėrben vetėm pėr depozitimin e
vezėve. Vagina dhe spermatekat janė invaginime tė paretit trupor,
prandaj janė tė veshura me kutikulė.

Merimangat ashtu sikurse akrepat para kopulimit bėjnė “lojėra tė
ndryshme martesore”. Te disa merimanga pas aktit tė kopulimit , femra
ecila ėshtė mė e madhe se mashkulli e han mashkullin. Disa merimanga
bėjnė shumė vezė e tė tjerat pak. Vėzėt zakonisht i vendosin nė kokone
tė cilat janė specifike pėr llojin. Kokonet i ruajnė nė tokė, disa
kokonet i bartin me vete e tė tjerat nuk “kujdesėn” fare pėr to. Larvat
zhvillohen mbrenda nė kokone ku qėndrijnė gjėr nė zhveshjėn e parė.
Format e reja pas disa zhveshjeve kalojnė nė fazėn e rritur.Shumė
merimanga jetojnė vetėm njė sezonė, tė tjerat disa vjet. Disa tarantula
nė kushte eksperimentale kanė jetuar mbi 25 vjet.

Sistematika
Rendi Aranea ndahet nė dy nenrende: Mesothelae dhe Opistothelae

1. Nėnrendi Mesothelae(Liphististina) merimangat e segmentuara:
Nėnrendit tė parė i takojnė merimanga mė primitive qė e kanė opistozomėn
e segmentuar dhe kanė 6 ose 8 lytha tė pishmangės. Nėndė lloje tė
njohura jetojnė nė Azinė jugore dhe A. juglindore. Qė tė gjitha qelin
koridore nė tokė tė cilat i mbulojnė me kapak. Gjinia e njohur ėshtė
Liphistus.

2. Nėnrendi Ophistothelae merimangat e pasegmentuara: Kėtij nėnrendi i
takojnė shumica e merimangave.Kanė opistozomė tė pasegmentuar. Llojet mė
tė njohura janė: merimanga me kryq – Epeira ose Araneus diademata. Kjo
merimangė e end pishmangėn (rrjetėn) midis degėve tė pemėve ose
shkurreve; merimanga e shtėpisė - Tegeneria domestica e cila e end
pishmangėn nė kėnde tė dhomave dhe ushqehet me miza; “vejusha e zezė” –
Latrodectus tredecimguttatus e njohur pėr helmin e fortė e tė rezikshėm
edhe pėr njeriun; Argyroneta aquatica qė jeton Brenda nė ujė, nė
skafandrėn prej pishmange tė cilėn e formon vet; merimanga tropicale,
grėnėse e zogjve –Avicularia avicularia,etj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Http://WwW.ShqpitiLir.Com
 
Merimanga
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Shkencat Natyrore :: Kimia & Biologjia-
Kėrce tek: