Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Biologjia dhe feja

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AnGeL_DrEamS
SuperAdmin
SuperAdmin
AnGeL_DrEamS


Male
Postime : 403
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : BeRaT
Emploi : AlbSpace Community
Loisirs : AlbSpace™
Anėtarėsuar : 06/01/2010

Biologjia dhe feja Empty
MesazhTitulli: Biologjia dhe feja   Biologjia dhe feja Icon_minitimeFri Dec 02, 2011 10:04 pm

Sot, ndėrkohė qė prestigji i materializmit dhe ateizmit ėshtė nė rėnie, shkencėtarėt po arrijnė tė kuptojnė, gjithnjė e mė shumė, se feja ėshtė aq thelbėsore saqė nuk mund tė braktiset.
Njerėzimi nuk do tė jetė i aftė tė arrijė lumturinė pa atė.
Por armiqtė e realitetit dhe tė sė vėrtetės pėrpiqen akoma nėpėrmjet shkencave fallso, tė mbrojnė ateizmin. Por a bie ndesh feja me shkencėn, siē pretendojnė ateistėt?
Kėsaj pyetje mund t’i pėrgjigjemi duke iu referuar biologjisė. Nga tė gjitha shkencat biologjia ėshtė mė afėr me fenė, pasi ajo ka lidhje me "jetėn".

Nga tė gjitha krijesat e gjalla, njeriu ėshtė organizmi mė kompleks dhe mė i pėrsosur.
Ėshtė pikėrisht njeriu qė zbuloi shkencėn dhe diturinė dhe ėshtė ai qė i ēon ato drejt zhvillimit tė mėtejshėm.
Gjėja e parė, pėr tė cilėn edhe njeriu mė i lashtė ka qenė kureshtar tė dijė, ėshtė ajo e ekzistencės sė tij si njė krijesė e gjallė. Kėtu ka diēka, tė cilės ne nuk ia dimė natyrėn, qė i dallon tė gjitha krijesat e gjalla nga realitetet e tjera ekzistuese, siē janė mineralet, shkėmbinjtė, uji, etj. Tė gjitha krijesat e gjalla, njerėzit dhe kafshėt kanė diēka tė pėrbashkėt.

Ėshtė plotėsisht e natyrshme tė besohet qė tė gjitha krijesat e gjalla t’i nėnshtrohen tė njėjtit ligj.
Sundimtari qė na imponon kėtė ligj e manifeston fuqinė e Tij nėpėrmjet atributeve dhe emrave tė ndryshėm tė Tij.
Ai qė na ėshtė paraqitur Vetė me emrin e Tij, Allah, ka shpallur edhe emrat e Tij tė tjerė. Emri i Tij, El Haliku, pa dyshim qė ka pėrparėsi, mbasi do tė thotė Krijuesi (i ēdo gjėje). Mė pas vijnė emrat tė tjerė si Err Rrezaku, qė do tė thotė Furnizuesi (i pa masė), El Musauiru, qė do tė thotė Formėdhėnėsi, El Hafidhu, qė do tė thotė Ruajtėsi apo Mbrojtėsi, e shumė tė tjerė.

Mjaft jobesimtarė janė pėrpjekur tė paraqesin njė shpjegim racional "shkencor", pėr kalimin origjinal nga lėnda inorganike nė formėn e jetės organike. Por edhe shkenca ėshtė gjithashtu subjekt i relativitetit.
Filozofėt, shkencėtarėt, qė nga grekėt e lashtė e deri mė sot, kanė shkruar qindra e qindra libra dhe kanė shpikur shumė teori rreth fillimit tė jetės nė tokė, por kjo ka qėnė e vetmja qė ata mund tė bėnin – tė parashtronin teori dhe spekullime.
Ata kanė ndjekur njė rrugė tė tėrthortė, pasi deri mė sot, asnjėri nuk ka dalė me ndonjė shpjegim, i cili i kundėrvihet realitetit tė shpallur nė Kuran. Akti i krijimit dhe dhėnies sė jetės i pėrket vetėm Zotit. Kjo nuk ėshtė dhe as nuk mund tė shpjegohet ndryshe.
Kurani, libri i fundit i shenjtė, e ka ruajtur dhe mbrojtur origjinalitetin e vet.
Njė dėshmi e epėrsisė sė tij ndaj tė gjitha filozofive dhe teorive ėshtė se asnjė nga hipotezat e pranuara, nuk bie ndesh me tė vėrtetat e Kuranit.
Ėshtė inkurajuses fakti, se sot shumė shkencėtarė besojnė se feja ka rolin kryesor nė shpjegimin e krijimit. Teoricienė e biologė nė veēanti, janė duke u pėrpjekur tė japin shpjegime tė reja pėr prejardhjen e jetės nė tokė, tė cilat janė nė pėrputhje me fenė.

Pavarėsisht arritjeve dhe zhvillimeve tė mėdha nė fusha tė tilla si inxhinieria gjenetike, biologjia molekulare, ADN dhe imunologjia, shkencėtarėt akoma nuk janė nė gjendje tė mbyllin hendekun e madh midis materjes organike dhe asaj joorganike. "Jeta" mbetet mrekullia mė e madhe e gjithėsisė.
Teoritė e gabuara tė Darvinit dhe teoritė e tjera evolucioniste, qė nuk pranojnė mrekullinė e krijimit, janė duke u hedhur poshtė njėra pas tjetrės.

Teoria e Heingsbergut mbi "indeterminizmin" (papėrcaktueshmėrinė) nė mekanikėn kuantike e shpartalloi tėrėsisht materializmin e nė veēanti nocionin e "shkakut" dhe "pasojės". Mė vonė, filozofi amerikan Tomas S. Kuhn e ēoi mė pėrpara argumentin qė nuk ka dhe nuk mund tė ketė asnjė teori shkencore pėrfundimtare.
Dhe kjo ėshtė e vėrtetė, sepse pėrgjatė historisė ėshtė dėshmuar fakti, qė tė gjitha teoritė e kanė humbur "tė vėrtetėn" e tyre dhe janė zėvėndėsuar nga teori tė reja.

Njė model, njė mėnyrė e tė shikuarit tė njė ēėshtjeje ose njė paradigmė, siē e quan Kuhni, zotėron ēdo degė tė shkencės pėr njė periudhė kohe dhe pastaj i hap rrugėn njė tjetre.
Sipas Kuhnit, nuk ka asnjė paradigmė tė pėrsosur nė asnjė degė tė shkencave.
Pėr shėmbull, njė grup kėrkuesish shkencorė fillojnė tė punojnė nė njė fushė tė caktuar, brenda paradigmės sė tyre, duke pėrdorur metodat e tyre speciale. Me kalimin e kohės, arritjet nė kėtė fushė bėhen tė pranueshme, pothuajse prej tė gjithėve.
Mė pas, pikėrisht ata hulumtues qė ishin pėrkrahėsit mė tė fortė tė paradigmės sė tyre, pėrpiqen ta zhvillojnė atė sa tė munden mė tej.
Dhe kėshtu, fillon njė periudhė e pėrzgjedhjeve dhe shoshitjeve tė problemeve dhe hulumtuesit procedojnė pėr zbulime tė reja brenda paradigmės sė tyre. Kuhni thotė se kjo ėshtė njė etapė nė tė cilėn progresi shkencor ėshtė bėrė pa ndėrprerje.
Pas njė farė kohe hulumtuesit ndeshėn pėrballė tė dhėnave tė reja, tė cilat bien ndesh me paradigmėn e tyre, pikėrisht sepse tė gjitha paradigmat kanė kufinj tė pėrcaktuar.
Pėr kėtė shkak, nuk ka asnjė paradigmė nė tė cilėn tė pėrfshihen tė gjitha njohuritė shkencore nė ēdo kohė. Ato argumenta tė shkencėtarėve qė nuk mund t'i pėrshtaten paradigmės sė parė, vazhdojnė tė pėrpunohen, derisa dikush, tė gjejė njė paradigmė tė re, qė mund tė pranojė faktet e reja.

Deri tani, tė gjitha teoritė e paraqitura si paradigma kanė arritur tė shpjegojnė vetėm njė pjesė tė realitetit apo tė fakteve. Kėto paradigma jo se kanė qėnė krejtėsisht tė gabuara, por ato asnjėherė nuk kanė qenė plotėsisht tė drejta. Pėr shembull, disa fenomene natyrale mund tė shpjegohen akoma me fizikėn e Aristotelit, ndėrsa nė tė shumtėn pėrdorim pėr shpjegimin e tyre ligjet e Njutonit ose nė disa kushte, teorinė e relativitetit tė Ajnshtajnit.

Sidoqoftė, njeriu nuk mund tė mbyllė sytė pėrpara tė vėrtetės sė krijimit dhe si njė struc tė fshehė kokėn e tij nė rėrė.

Shkencėtari i dėgjuar, filozofi Karl Poper, ka njė pikpamje tė ndryshme lidhur me kėtė ēėshtje. Ai e pėrcakton se sa e drejtė ėshtė njė teori duke kontrolluar, nėse ajo ka boshllėqe apo mungesa faktesh, qė kėrkohen pėr ta plotėsuar atė. Duke u nisur nga kjo ai pohon: "Darvinizmi nuk ėshtė njė teori shkencore."

Ajo qė mund tė nxjerrim nga idetė e Poperit ose teoria e paradigmave e Kuhnit, ėshtė se realiteti nuk mund tė shpjegohet plotėsisht nga teoritė shkencore. Shkenca mund tė ndriēojė vetėm disa fakte tė fshehura tė gjithėsisė.

Nikolla Maksvelli ėshtė i mendimit se shkenca nuk mund tė pėrparojė vetėm duke rritur numrin e eksperimenteve tė bėra pėr secilėn teori. Pėr tė shpjeguar pastėrtinė dhe bukurinė e natyrės, shkencėtarėt duhet t'i paraqesin teoritė e tyre aq qartė sa ėshtė e pėrsosur natyra. Por a ėshtė e mundur tė gjendet njė teori e tillė? A duhet njeriu tė lėrė menjanė tė vėrtetėn mbi krijimin, e cila shpjegon ēdo gjė dhe tė humb nė labirintet e teorive?

Kur'ani shpjegon prejardhjen e jetės, bilancin ekologjik nė natyrė, zhvillimin e embrionit dhe shumė fakte tė tjera nė mėnyrė kaq tė qartė, saqė ēdo biolog qė e lexon atė nuk ka pėrse tė mos pėrulet para Allahut e ta adhurojė Atė.

Shkencėtarėt e vėrtetė do ta lexojnė dhe do ta respektojnė Kuranin, sepse deri tani asnjėri nuk ka konstatuar ndonjė gabim nė njohuritė qė ai pėrmban. Kurani ėshtė Fjala e Zotit, pra nuk mund tė gabojė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Http://WwW.ShqpitiLir.Com
 
Biologjia dhe feja
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Shkencat Natyrore :: Kimia & Biologjia-
Kėrce tek: