Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliKėrkoRegjistrohuidentifikimi


Share | 
 

 Toka eshte nje anije kozmike ne hapesire

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 1579
Age : 34
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

MesazhTitulli: Toka eshte nje anije kozmike ne hapesire   Fri Dec 02, 2011 11:06 pm


6 miliardė banorė, burime tė limituara dhe njė planet drejt shkatėrrimit. Kjo ėshtė gjendja aktuale e Tokės. Edhe pse kemi arritur nė pikėn kritike, nuk ka organizėm ndėrkombėtar qė na bėn tė biem nė njė mendje pėr tė ndaluar efektin serrė dhe pėr tė drejtuar burimet

“Toka ėshtė djepi i njerėzimit, por njeriu nuk mund tė jetojė pėrjetėsisht nė djepin e tij”, shkruante Konstantin Tsiolkovsky, shkencėtar rus nė fillim tė shekullit XX, duke profetizuar nisjen e qenieve njerėzore drejt planetėve tė tjerė. Por ndryshe nga thėnia e tij, e ardhmja jonė po zhvillohet nė njė mėnyrė tjetėr. Sipas dy astrofizikanėve, Roger Maurice Bonnet, president i “Cospar”, Komiteti pėr Kėrkimet Hapėsinore, dhe Lodewijk Woltjer, nuk ekziston njė Tokė tjetėr. Duhet tė qėndrojmė kėtu ku jemi, nė kėtė planet, duke u pėrpjekur tė kapėrcejmė ēdo problem qė del dhe me shpejtėsi madje. Nė studimin “Tė mbijetosh 1000 vjet: a do tė mundemi?”, dy shkencėtarėt ekzaminojnė rreziqet qė na kanosen dhe zgjidhjet e mundshme, duke pėrfshirė kėtu edhe “braktisjen e anijes” dhe kėrkimin e planetėve tė tjerė pėr t’i pushtuar.

Nė brendėsi tė sistemit diellor, teorikisht planeti Mars do tė ishte mė i pėrshtatshmi, por do tė duheshin dhe 200 vjet pėr tė pasur njė atmosferė si e jona. Veē tė tjerash, thekson Bonnet, “variacionet kaotike tė aksit tė rrotullimit marsian do tė shkaktonin katastrofa tė tmerrshme natyrore”. Situata nuk do tė ishte mė e mirė nė planetėt e Venusit dhe Uranit. “Njė spostim jashtė sistemit diellor do tė kėrkonte udhėtime pėr mijėra vjet nė autonomi totale”, thotė Bennet, “ndėrkohė qė sot ėshtė i mundur sigurimi i qenieve njerėzore nė hapėsirė vetėm pėr njė apo disa muaj. Gjithsesi metabolizmi i personave qė do tė gjendeshin nė bord, nė harkun kohor tė pak viteve, do tė modifikohej nga lindjet dhe vdekjet. Dhe pėr ta mbyllur, do tė ishte e pamundur ta transferonim tė gjithė njerėzimin, kėshtu qė kujt do t’i takonte tė vendoste se cili do tė ngjitej nė bord e cili jo?”
Meteorė dhe yje

Pra nuk mund tė lėvizim qė kėtu. Por cilat janė rreziqet qė na kanosen dhe a mund t’u bėjmė ballė atyre? Ėshtė e mundur qė tė verifikohen pėrplasjet me asteroide tė mėdhenj, por sot ka mė pak trupa qiellorė tė rrezikshėm, sesa nė kohėrat e para tė sistemit diellor. Gjithsesi, njė pėrplasje me njė meteor mund tė parashikohej dhe mė pas tė ndėrhyhej duke i devijuar trajektoren. Pėr sa u pėrket rreziqeve tė tjera kozmike, si ndryshimi i fushės manjetike tokėsore, ose futja e sistemit diellor nė njė krah tė ri tė galaktikės, “gjithēka ka ndodhur, por nuk ka pasur katastrofa”, thekson Bonnet. Sigurisht nga pikėpamja gjeologjike Toka mund tė fshehė edhe ndonjė surprizė tė pakėndshme, tė tipit supershpėrthime vullkanike.
Koha ka skaduar

Problemi kryesor ėshtė se nė Tokė po shterojnė tė gjitha burimet natyrore. Sipas dy shkencėtarėve, brenda 60 vjetėve nuk do tė kemi mė naftė, madje edhe rezervat e mineraleve tė tjera do tė jenė ezauruar. E gjitha kjo ėshtė rezultat i njė rritjeje demografike pa precedent dhe e zhvillimit industrial qė e ka shoqėruar. Sot popullsia e botės ėshtė 6 miliardė banorė dhe ėshtė parashikuar qė do tė arrijė nė 9.4 miliardė brenda vitit 2050, pėr tė vazhduar me 11 miliardė rreth vitit 2200. Pėr fatin tonė rritja demografike po rrallohet. “Ėshtė njė tendencė qė duhet konfirmuar”, thotė Bonnet, “sepse bota nuk mund tė mbajė 11 miliardė banorė, me njė mėnyrė jetese si ajo europiane”. Veē tė tjerash rritja e popullsisė ėshtė njė nga shkaqet e ngrohjes globale: edhe nėse do tė merreshin menjėherė masa drastike, fenomeni do tė vazhdonte pėr inerci pėr dhjetėra vjet. Ēfarė duhet bėrė? Sipas dy shkencėtarėve, receta pėr mbijetesėn e njerėzimit fillon me ndalimin e rritjes sė popullsisė dhe mbajtjen e rritjes sė ekonomisė nė nivelin zero. Duhet tė zvogėlohet emetimi i gazit serrė dhe riciklimi i plehrave tė bėhet i detyrueshėm. Gjithashtu duhet investuar nė zhvillimin e energjisė sė rinovueshme dhe kėrkimet pėr shpėrthimet bėrthamore. Por qė kjo tė ishte e mundur, duhet njė qeveri botėrore, e cila tė jetė nė gjendje tė zgjidhė problemet e njerėzimit. Mund tė bėhet?
Vende dhe strategji

“Njė lloj fuqie qė tė kapėrcejė atė tė Shteteve tė Bashkuara nuk ėshtė e mundur, e ndoshta nuk do tė ishte as e nevojshme”, bėn tė ditur njė docent i shkencave politike nė njė universitet tė Milanos. “Ėshtė momenti qė tė mendojmė pėr formimin e rajoneve tė mėdha si Europa, qė tė veprojnė sė bashku mbi qėllimet globale, tė tipit ekologjik dhe demografik, por edhe kundėr luftės pėr pabarazinė gjinore, rregullimin e tregjeve ekonomike dhe paqen. Por qė kėto strategji tė funksionojnė, nuk mjafton vetėm veprimi i qeverive. Nevojiten organizma tė tjerė dhe tė gjithė ne qė ta forcojmė edhe mė shumė kėtė rol”.

____________________
''Kam Lindur Duke Qar'' Kur Tė Gjith Qeshnin ''Do Vdes Duke Qeshur'' Kur Tė Gjith Do Tė Qajn!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Toka eshte nje anije kozmike ne hapesire
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Shkencat Natyrore :: Fizika & Astronomia-
Kėrce tek: