Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliKėrkoRegjistrohuidentifikimi


Share | 
 

  Filozofia qė na duhet sot

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AnGeL_DrEamS
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 403
Age : 26
Vendodhja Vendodhja : BeRaT
Emploi : AlbSpace Community
Loisirs : AlbSpace™
Anėtarėsuar : 06/01/2010

MesazhTitulli: Filozofia qė na duhet sot   Mon Dec 05, 2011 4:42 pm

Ismet TOTO, botuar mė 1934

“Am Anfang Watr die Tat”
(Nė krye qe veprimi)
GOETHE
Spencer-i thoshte se filosofia ėshtė shkenca e shkencave. Dhe meqėnėse qėllimi i shkencės ėshtė lumturia, edhe lumturia s’mund tė ketė tjetėr qėllim, veēse lumturinė dhe sigurimin e saj. Ē’do tė thotė lumtėri? Cilat janė elementet e saj? Ja disa: Punė, shėndet, mirėrrojtje vetjake dhe e pėrgjithshme, liri veprimi, mendimi, ndėrgjegjeje etj. Njohja qė na udhėheq pėr nė fitimin e kėtyre tė mirave dhe shkenca qė me siguri dhe pandėrprerje na ndrit udhėt e njė pėrmirėsimi tė tėrėsisė kombėtare – ja, me pak fjalė, tėrė shkenca dhe tėrė filozofia qė na duhet sot. Ēapi i parė, pėr sigurimin e njė jete tė lumtur, ėshtė dashuria e jetės. Po, qė ta duam jetėn, s’arrin vetėm ta nderojmė, po edhe ta ēmojmė. Duhet ta mbajmė lart. Jeta ėshtė kaq e shenjtė, saqė pėr tė ruajtur shenjtėrinė e saj, sakrifikon akoma dhe veten nė altarin e saj. Jeta, qė lihet tė bjerė, tė ēnderohet, tė tradhtohet, ėshtė jetė errėsire, jetė skllavėrie, jetė shtaze, jetė verbėrie. Jeta qė nuk ėshtė gati tė sakrifikohet tek duhet dhe kur duhet; nuk ėshtė jetė; ėshtė jetė rrezile, e poshtėr, e ndyrė, e pėrgėrtė! Shokė miq! Mbajeni lart jetėn! Shumė lart! Vetėm ahere do ta ndaloni rėnien e saj dhe do tė ndjeni turp, hidhėrim, tmerr pėr ēdo gjė qė pėrpiqet ta ēnderojė. Qė tė mbahet lart jeta, duhet tė ndalohet rrėzimi i saj. Kant, Comte, Bergson, Freud etj,… oh! Kėto filozofira s’janė filozofia qė duhet nė ēastet tragjike. Mendimi i thellė, kompleks, i futur nė rrėnjėt, nė shkaqet e jetės, mė tė paduruar, mė tė errėt. Drita e madhe e ditės sė re. Drita qė shkėlqen nė errėsirėn e piksur, tė trashė, tė paēarė tė shekujve. Drita qė zbulon agimin e njė epoke tjetėr tė panjohur, tė ndershme, tė lumtur. Lėvizje! Nė qoftė se do tė ulim kokėn vetėm mbi faqet e pasosura tė teorive, lumi qė na mori! Mbi ne, mbi ėndrrat tona, mbi lumturinė tonė, do tė shkojne vite, epoka, shekuj sa tė ndezim njė kandile tė varfėr nė kalivet e mizerjes sonė mendore! Me pak mendim, me pak truajtje, mė tepėr lėvizje, mė tepėr kurajo! Udha e jonė s’duhet tė shkojė nga fushat. S’kemi kohė pėr njė udhė tė tillė. Pėr tė arritur qėllimin tonė, nuk do tė shkojmė nga udhėrat dhe monopatet e fushavet e tė malevet, po do tė fluturojmė nga bregu nė breg, si zogj me krahė hapur.




* * *

“Ne krye qe veprimi!” Vepra! Fakti! Lėvizja! Puno pėr lumturinė e njeriut dhe pėr shpėtimin e shoqėrisė, pa u ēlodhur, pa u tallandisur as njė ēast. Njė e rreme zotėron rreth e rrotull. Mos shiko as prapa, as djathtas, as mengjazi; shiko drejt pėrpara. Puno me ballė lart, me sytė pėrpara dhe kėnaqėsinė tėnde, ėndrrėn tėnde, gjeje nė kornizėn e njė pune tė tillė. Nė ēdo punė ka, pak a shumė, njė krijim. Krijimi ėshtė kėnaqėsia mė e madhe. Eshtė vjersha e jetės. Artisti, poeti, s’kane nevojė pėr duartrokitje, s’kanė nevojė pėr shpėrblime. U arrit vepra. Kur kjo filozofi do tė zaptojė shpirtrat tanė, janė tė tepėrta tė gjitha ato porosira qė quhen morale, tė gjithė titujt. “Elemėntet e lumturisė sė jetės gjenden brenda nė jetė” thoshte Guyuai, menduesi frėng mė i madh e me i freshkėt i shekullit tė shkuar. Dhe u bėrtiste tė rinjve: “Mos u mundoni kot tė mbushni kokat me njohje, qė s’do t’ju duhen. Nė kokat tuaja mos tė hyjė asnjė njohje qė nuk bėn ndonjė shėrbim, qė nuk bie nonjė dobi nė jetė e nė lumturi. Gjėrat e kota tė mos e zėnė vendin e gjėrave tė dobishme”.

* * *

Jeta ėshtė e shenjtė, po shenjtėria dhe pastėrtia e jetės janė mė tė shenjta. Mendo lirisht. Mos prit gjė as nga qielli, as nga dheu, as nga shteti, as nga shoqėria. Qėndro nė kėmbėt e tua dhe mbėshtetu vetėm mbi vetėhe tėnde. Mos ec as djathtazi, as mėngjazi. Ti je qendra. Ti je e ardhmja. Mos le tė tė ēfrutojė njeri dhe tjetri. Kėta i ndan vetėm mėria dhe zihen vetėm me jorganin, i cili u gris dhe u bė pėr tė frėngėlluar. Mbaji tė lira e tė pastra duart e tua pėr kėtė punė! Kėrko dritė dhe shpėrndaj dritė. Rri i pastėr dhe mos u tremb! Do tė bėhesh i fortė dhe do tė japėsh fuqi. Po tė qėndrosh nė vend, je njė burim energjie tė pasur. Po tė shkasėsh herė djathtazi, e herė mėngjazi, bie viktimė e mirėsisė tėnde. Tė marrin me tė mirė, kur u hyn nė punė. Ēfrutojnė ndjenjat e tua fisnike qė tė realizojnė qėllimet e tyre tė errta dhe pasionet e tyre tė ndyta. Dhe njėri dhe tjetri! Hiq udhėn tėnde dhe lėri mėnjanė. Ti shiko punėn tėnde. Le qė fryma krijonjėse e pėrpjekjes tėnde tė shpėrndahet nė tė gjitha drejtimet, qė tė mundė njė ditė tė fryjė era jote nė Atdheun e ėndėruar. Mos le tė ta vjedhin tė tjerėt pasurinė tėnde morale. Shpėrndaje vetė ti. Do tė shohėsh, se si do tė pėrhapet shpejt – shpejt, edhe sa mė shpejt qė tė pėrhapet, kaq mė shumė do tė shtohet pasuria morale e shpirtit tėnd tė nxehtė e tė ndritur. Dėgjo se ē’thotė Carlyle-i: Po tė gjesh pėrpara njė tė rreme qė tė mundon, hidhju pėrsipėr dhe pėrmbyse. Tė rremat dalin pėrpara qė tė pėrmbysen”. Karakter! Karakter! Duke dėgjuar kėtė fjalė, tani mos sill ndėr mend kuptimet aristoteliane ose teofrastiane ose labyeriane. Dhe qė tė shpjegohemi mirė-mirė, mos bjer ndėr mend as edhe pėrcaktimet mė filozofike, mė tė rėnda e mė tė thella tė mėsuesit gjenial tė Koenigsbergut. Sot pėr sot mendo e fol vetėm pėr karaktere morale. Kjo arrin. Kjo njohje e karakterit moral arrin boll-boll qė tė zotėrojė ideja se njeriu ndjen nevojėn tė gjejė pėrsėri pikat e mbėshtetjes sė tij vetėm nė veten e tij, kjo ide e autonomisė njerėzore zotėron gjithnjė. Dhe atje ku zotėron, ka bėrė triumfe e mrekullira. Atje ku janė zhvilluar dhe imponuar karakteret morale, interesi shoqėror dhe ideali shoqėror kanė dhėnė luftėn e fundit dhe kanė fituar. Ndjenja e sakrificės, guximit, autonomisė, lirisė sė mendimit dhe pėrgjegjėsisė, u forcuan, burokratia u dobėsua, frika e abuzimit tė lirisė u paksua, gjurmimet dhe provat u shtuan, u shumuan tė gjitha mundėsitė e zhvillimit tė fuqive natyrale njerėzore dhe tė virtyteve shoqėrore. Jeta fitoi burrime tė reja dhe njeriu i sė ardhmes hyri nė udhėn e lindjes sė tij… Ta them edhe njė herė, o shok: ēdo gjė qė tė bėsh, ta bėsh vetė. Ēdo gjė qė tė kėrkosh, ta gjesh vetė brenda nė veten tėnde. Mos humbit, mos u shpėrndaj. Bashko tė gjitha fuqitė e tua, dėndėro rradhėt e tua, nderju dorėn shokėve tė tu, qėndro nėn flamurin e brezit tėnd. Kij mendjen tė mos e pėsosh si e ke pėsuar dikur!

____________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Http://WwW.ShqpitiLir.Com
 
Filozofia qė na duhet sot
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Kultura dhe Historia :: Filozofia-
Kėrce tek: