Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Sokrati dhe metoda e tij dialektike

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AnGeL_DrEamS
SuperAdmin
SuperAdmin
AnGeL_DrEamS


Male
Postime : 403
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : BeRaT
Emploi : AlbSpace Community
Loisirs : AlbSpace™
Anėtarėsuar : 06/01/2010

Sokrati dhe metoda e tij dialektike Empty
MesazhTitulli: Sokrati dhe metoda e tij dialektike   Sokrati dhe metoda e tij dialektike Icon_minitimeMon Dec 05, 2011 5:00 pm

Sokrati dhe metoda e tij dialektike Sokrati
Sokrati me personalitetin e tij tė vecantė dhe stilin e tij krejtėsisht tė ri do tė pėrbėjė njė stacion shumė tė rėndėsishėm nė historinė e Filozofisė. Mendimi Sokratian ėshtė njė nga nga fazat kryesore tė filozofisė botėrore. Me filozofinė e Sokratit hapet njė cikėl i ri dhe mbyllet njė tjetėr. Pėr kėtė asye filozofia greke ndahet nė Presokratiane dhe Postsokratiane. Filozofia Presokratiane pėrbėn njė fazė ndėrmjetėse qė lejon kalimin nga mendimi mitik nė atė racional, atė qė quajmė filozofi. Sokrati u pėrgjigj me pėrpikshmėri tė madhe kėrkesave tė drejtimit njerėzor tė cilin kishte marrė shkenca greke, duke zhvendosur qėndrėn e interesimit tė saj, nga njohuria e natyrės tek njeriu dhe aktivitetet brendėsore tė tij , ndėrsa njėkohėsisht humbte karakterin teorik tė saj, duke marrė kryesisht rėndėsi praktike. Me Sokratin kemi njė fillim tė ri tė Filozofisė. Pra kemi tė bėjmė mė filozofin e parė, me kuptimin e sotėm tė fjalės, me kuptimin e kėrkuesit.

U lind nė Athinė (469 – 399 para erės sonė), nė njė kohė ku kombi grek pasi kishte kaluar nėpėrmes betejave tė mėdha tė brendshme dhe tė jashtme, kishte humbur besimin tek traditat dhe kėrkonte pėrgjigjje mbi pyetjet e jetės sė pėrditshme, ndėrsa dekadenca e qytetėrimit tė lashtė grek kishte filluar tė dukej. Revolucioni Filozofik i Sokratit lind si njė nevojė ndėrgjegjėsimi etik, nė momentin ku besimi fetar dhe zakonet e vjetra ishin tronditur dhe epoka e pranimit tė padyshueshėm tė sistemit kishte tashmė kaluar. Sokrati u mor me elementin i cili kishte rėndėsi vendimtare pėr qytetėrimin e periudhės sė tij: etikėn, politikėn, dhė rėndėsinė e madhe tė dijes dhe shkencės.

Ishte kundėr Sofistėve qė kishin vendosur njeriun dhe ambicjet e tij personale nė qėndrėn e aktivitetit tė tyre. Sokrati kėrkonte Njė tė Vėrtetė tė vetme, drejtėsinė dhe tė vėrtetėn nė vetvete, pėrtej opinioneve personale qė cdonjeri mund tė mbėshtesė. Kėshtu, pavarėsisht se merrej me tė njėjtat probleme me Sofistėt, ndėrsa sofistėt binin nė njė skepticizėm qė i udhėheq nė njė aktivitet jorezultativ dhe akoma ofronin argumente pėr paligjshmėrinė dhe anarkinė. Sokrati me njė kriter tė pastėr dhe tė shėndoshė gjen pėrsėri idetė e etikės dhe tė besimit tek Arsyeja.

Dėshmitė qė kemi na japin njė imazh tė saktė tė personalitetit tė tij. Sokrati shfaqet si njė njeri i thjeshtė i popullit, i biri i statujbėrėsit Sofroniskut dhe mamisė Fenareti. Fillimisht u mor mė gdhėndjen e skulpturave, duke ushtruar profesionin e tė atit. Sokrati nuk ishtė shumė i shkolluar, nuk i pėrkiste asnjė shkolle filozofie, dhe as ishte mbėshtetės i ndonjėrės. Nuk kishte asnjė lloj lidhjeje me Shkollat e Mistereve tė njohura tė asaj periudhe. Sokrati ishte me tė vėrtetė njė filozof i jetės sė pėrditshme. Fliste nė Pazar, duke mbledhur pėrreth tij ajkėn e tė rinjėve qė e respektonin si mėsues i virtytit. Konsideronte si misionin e tij ti pėrkushtohej tėrėsisht kėrkimit tė sė Vėrtetės dhe tė edukojė vetveten e tij dhe bashkėqytetėrėt e tij drejt vetėnjohjes dhe vetėkontrollit.. ‘’Njih Veteveten’’ e tij u bė emblema e mėsimdhėnies sė tij. Ashtu sikur na e paraqet Platoni tek ‘’Apologjia ‘’ e tij, se pėr Sokratin asnjė funksion tjetėr nuk ishte mė superior se sa ai qė i ishte dhėnė nga Perėnditė, pėr kėtė, u pėrpoq ta ekzekutonte mė besnikėrinė mė tė madhe.

Vlera e madhe e Filozofisė sė Sokratit gjėndet tek sfera etike e jetės. Denjėsia e individit, pėr Sokratin , gjėndet tek dija e tij. Dija (Shkenca) ėshtė themeli i tė gjitha virtyteve dhe vetėnjohja ėshtė mėnyra e njohjes sė tė gjithave. Virtyti, pėr Sokratin, ėshtė dije, dhe mė saktė ėshtė dituria e tė mirės. Gabimi ėshtė mungesa e dijes. Me metodėn e tij dialektike vėrtetoi se jeta etike, pėrpjekja e pandaluar e njeriut pėr pėrmirsimin e tij etik, dhe se pjesmarrja e tij tek gjithcka e mirė dhe e bukur ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė arritur dikush Fatmirėsinė (evdemonia – demon/fat i mirė) e vazhdueshme. Sokrati pėrputhi Fatmirėsinė si njė pasojė e nevjshme e virtytit. Njeriu mund tė arrijė dijen qė udhėheq tek Fatmirėsia, vetėm me Filozofinė, domethėnė me testimin e vazhdueshėm tė vetvetes, tė tė tjerėve, ashtu si edhe tė kushteve tė jetės njerėzore. Nuk theksonte asnjė virtyt tjetėr si atė tė Vetėpėrmbajtjes, duke e shprehur me vetė jetėn e tij. Me tė drejtė konsiderohet si themeluesi i Shkencės Etike.

Metoda e mėsimdhėnies sė Sokratit bazohej tek dialogu, shkėmbimi i reflektimeve me qėllim pėr tė gjetur rrugėn drejt Arsyes, drejt sė Vėrtetės. Sokrati ishte i gatshėm tė fillonte dialogun me cdonjeri qė dėshironte tė bisedonte me tė. Paraqitej si dikush qė dėshironte tė mėsonte dhe me pyetjet e duhura merrte opinionin e bashkėbiseduesit tė tij dhe nė kėtė mėnyrė arrinte tė zbulonte pikat e dobta tė tij. Pėrfundimisht udhėhiqte bashkėbiseduesin e tij tė ndėrgjegjėsohej mbi paditurinė e tij, hap ky qė ėshtė fillimi i cdo dijeje, ‘’njė gjė di qė sdi asgjė’’. Pėr Sokratin diferenca midis njeriut tė ditur dhe atij injorant , ndodhet se i dituri njeh mangėsinė e dijes sė tij dhe dėshiron tė mėsojė, ndėrsa ai injorant kujton se di dhe konsideron vetveten tė aftė tė japė opinionin e tij pėr gjithcka. Nė vazhdim udhėhiqte bashkėbiseduesin e tij, hap pas hapi, nėpėrmes njė sistemi zingjir pyetjesh-pėrgjigjjesh, qė tė mund tė zbulojė atė qė ndodhet brėnda tij nė njė gjėndje latente. Dialogu kishte si qėllim tė heqė mantelet e paditurisė, por ky ‘’pastrim mendor’’ nuk ishte i mundur pa njė qėndrim modestie shpirtėrore, pėr tė braktisur dikush bindjet e tij tė rreme pėrpara saktėsisė tė sė vėrtetės. Kėtė art tė ‘’lindjes’’ sė shpirtrave, Sokrati e quante obstetrikė, pasi nėpėrmes kėsaj dijeje, pėrgaditet esenca qė njeriu fsheh brėnda tij. Pėrgaditja me tė cilėn fillonte obstetrikėn, ishte ironia.

Sokrati besonte se ekzistojnė situata ku dija, vetėm, nuk shtė e mjaftueshme pėr tė na udhėhequr nė vendimet e drejta. Nė kėto situate Sokrati degjonte ‘’demonin’’ qė ndodhej brėnda tij, njė zė kėshillues, qė shumicėn e rasteve e frenonte. Pavarėsisht se ai edukoi historianė, filozofė, politikanė, dhe konsideronte se pjesmarrja e tij nė kėto sektorė ishte shumė larg ambicjeve tė tija shpirtėrore, dhe njė gjė e tillė do ti merrte shumė kohė nga vepra e tij. Kėshtu ai bėhet njė udhėheqės i njė aristokracie tė shpirtit, dicka qė i krijonte pėrplasje me demokratėt qė ishin nė atė kohė nė pushtet.

Rivaliteti personal nė kombinim mė shtrembėrimin e mėsimdhėnies sė tij e udhėhoqėn nė gjyq. Ligjshmėria e tij e rreptė e bėri qė tė pėrcmojė dhe tė vazhdojė jetėn e tij duke kaluar nga njė vendim gjyqėsor i padrejtė. Mėsimdhėnia e tij thonte se ėshtė mė mirė tė tė bėhen padrejtėsi se sa tė bėsh padrejtsi ti vetė. Pavarėsisht se kishte mundėsinė pėr tu arratisur , zgjodhi vdekjen, duke pirė helmin. Kėshtu akrediton, si me jetėn ashtu edhe me vdekjen e tij, mėsimdhėnien e tij etike, se pėrmbajtja e vėrtetė e jetės konsiston nė veprimin pozitiv, domethėnė nė kryerjen e pandalueshme tė veprimeve te drejta. U dėnua me vdekje por megjithatė kjo gjė ndihmoi jashtė mase nė lavdinė e tij tė madhe. Madhėshtia e Sokratit ndodhet se dhe jeta dhe mėsimdhėnia e tij ishin e njėjta gjė.

Pavarėsisht se Sokrati nuk themeloi ndonjė shkollė, filozofia e tij u zhvillua nga nxėnėsit e tij drejt drejtimeve tė ndryshme, dhe doktrina e tij etike ishte rrėnja qė ushqeu shume sisteme filozofike tė rėndėsishme tė historisė sė Filozofisė. Sokrati la shenjėn e tij jo vetėm nė filozofinė greke por edhe nė tė gjithė Filozofinė Perėndimore, pasi ishte ai qė vuri bazėn e Etikės dhe Dialektikės.

Tė mos harrojmė se si Platoni, njėri nga nxėnėsit mė tė rėndėsishėm tė Sokratit, u influencua shumė nga mėsuesi i tij, tė cilin e kishte si model dhe e bėri tė pavdekshėm nėpėrmes veprave tė tij, duke e vėnė tė fliste pėr njė botė tė tėrė diturie.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Http://WwW.ShqpitiLir.Com
 
Sokrati dhe metoda e tij dialektike
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Kultura dhe Historia :: Filozofia-
Kėrce tek: