Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Cfare eshte Filozofia ZEN ?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AnGeL_DrEamS
SuperAdmin
SuperAdmin
AnGeL_DrEamS


Male
Postime : 403
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : BeRaT
Emploi : AlbSpace Community
Loisirs : AlbSpace™
Anėtarėsuar : 06/01/2010

Cfare eshte Filozofia ZEN ?   Empty
MesazhTitulli: Cfare eshte Filozofia ZEN ?    Cfare eshte Filozofia ZEN ?   Icon_minitimeMon Dec 05, 2011 5:08 pm

Cfare eshte Filozofia ZEN ?   Zen

Fjala ZEN ёshtё njё ndryshim i gjuhёs Japoneze tё fjalёs sё Indisё sё lashtё DHYANA, qё do tё thotё meditim ose mendim i vazhdueshёm mbi njё ide.

Kur hyri nё Kinё kjo mёnyrё e veēantё (sepse nuk jep rёndёsi studjimit tё teksteve tё shenjta) e shkollёs Budiste, ku dhe emri ishte Tzan. Sipas traditave, themeluesi i kёsaj shkolle ishte Patriarku Indian i Budizmit, Bodidarma , qё shpёrnguli katedrёn e patriarkisё nё Kinen e shekullit tё 6 para erёs sonё. Nё atё kohё ai themeloi njё manastir, qё sipas disa studjuesve, ishte ai Shao Lin, dhe u mёsoi murgjve metoda sekrete mbi afrimin e te vёrtetёs budiste, ndёrmjet tё cilave ёshtё edhe ajo Zen.

Kёto metoda, qё u kombinuan dhe me ushtrime psikologjiko-trupore dhe gjimnastike, do tё pёrbёnin bёrthamёn kryesore tё arteve marciale ose Kunf Fu-sё sё Kinёs (1). Sipas traditave vetё Bodidarma thonte se kjo mёsimdhёnie sekrete eTzan ose Zen ishte transmetuar nga vetё Buda nё nxёnёsin e tij Kasiapa dhe nga patriarkёt e mёvonshёm tё Budizmit e deri tek ai vetё. Kёshtu patriarku i parё i Budizmit Zen quhet Initacionuesi i madh Bodidarma, pavarёsisht se tё dhёnat absolute historike tё filozofisё Zen fillojnё nga Houi Neg (638 – 713) dhe nga Sen Siou (609 – 706), qё vepruan paralelisht nё Kinёn Veriore dhe atё Jugore.

Megjithatё idetё e filozofisё Zen ekzistonin mё parё nё Kinё , nё formёn e tyre esenciale, gati dy shekuj mё parё, qё nga arritja e Bodidarmёs, nё filozofinё e Seng Chao dhe tё Tao Seng, qё jetuan midis shekullit tё 4 dhe tё 5 para eres sonё . I pari mbёshteste idenё se njёsimi (bashkimi) ynё me boshllёkun ose Mos-Qёnien pёr tё qenё e vёrtetё duhej tё jetё e plotё. I dyti thonte se Ndicimi Budist arrihet nё njё moment. Tё dy kёto mёnyra konceptimi, pёrbёjnё idete qёndrore qё do tё karakterizojnё Budizmin Zen tё mёvonshёm, si nё Kinё ashtu dhe mё vonё nё Japoni.

Nё Japoni budizmi Zen filloi tё zhvillohej nga shekuli i 12, pasi budizmi i njohur kishte nё kёtё shtet njё traditё qё arrinte deri nё 6 shekuj tani mё, pasi u themelua pak mё vonё nga vajtja e Bodidarmёs nё Kinё nё shekullin e 6 para eres sonё.

Nё tё vёrtetё fjala Zen ёshtё japoneze, ashtu sikur pamё dhe mё lart, dhe ёshtё njё shkurtim i fjalёs Zenno qё do tё thotё meditim.

Budizmi mbizotёroi nё pёrgjithsi lehtё nё Japoni, pavarёsisht jo kaq nё nivelin filozofik se sa nё atё fetar. U pёrzie shpejt me elementet e fesё tradicionale vendase, tё Sindoizmit, dhe kёshtu u krijua njё formё krejt e ndryshme e Budizmit, ajo e Budizmit Japonez. Zhvillimi i elementeve filozofikё tё kёsaj feje u bё mё vonё, me hyrjen e koncepteve Zen ose tё Budizmit Kinez. Nё tё vёrtetё filozofia Japoneze , me zhvillimin e Budizmit Zen, merr pёrmasa tё mrekullueshme.

Transmetimi i mёsimdhёnies nё filozofinё Zen kryhet nёpёrmes tё quajturave Koan. Nuk kemi tё bёjmё me njё filozofi teorike, por me njё formё komunikimi simbolik midis Mёsuesit dhe nxёnёsit, qё synon nё pёrjetёsimin e arritjes sё ndriēimit tё vetёdishёm nga nxёnёsi. Pёr tu arritur ky ndriēim, Koan pёrdor mёnyra tё ndryshme, si pёr shembull dialogun, parabolёn, heshtjen, madje dhe goditjen e nxёnёsit. Kёto mёnyra nuk janё tё kundёrta ndёrmjet tyre , pasi ēdo mёnyrё mund tё bёhet Koan. Sido qoftё nё filozofinё Zen nuk ekziston mundёsia e kontraditёs, sepse Zen funksionon pёrtej mёnyrёs dualiste tё mendimit, e cila ёshtё dhe shkaku i krijimit tё kontradiktave midis gjёrave ose situatave.

Mёsimdhёnia Zen pёrpiqet tё ndihmojё nxёnёsin tё tejkalojё mendjen logjike dhe tё arrijё tё kuptojё realitetin me njё organ te ri konceptimi, parandjenjёn (Intuitёn), elementin Budi, qё tejkalon botёkuptimin dualist tё botёs pёrreth. Kultivimi i elementit ‘’Budi’’ brёnda nxёnёsit , ёshtё ajo qё do ti lejojё ndriēimin dhe thyerjen e kufijve tё mendjes inferiore ose Kama Manas, tё logjikёs formale njerёzore.

Kёshtu filozofia Zen funksionon me subkoshiencёn dhe pёrpiqet tё zgjerojё pjesёn tonё koshiente pёrtej kufijve tё zakonshёm. Pёr kёtё arsye disa Mёsues Zen thonё se nxёnёsi nuk duhet tё mendohet me trurin e tij nёse do tё kuptojё filozofinё Zen. Por pёrkundrazi duhet tё ‘’mendohet’’ me barkun e tij, me ipogastrion e tij, domethёnё duhet tё ndjejё tё vёrtetёn dhe jo tё mundohet ta kuptojё .

Duhet tё jetё spontan, nё mёnyrё qё tё arrijё tё hyjё nё ‘’rrjedhёn natyrale’’ e Realitetit, tё Njёsisё – Gjithёsisё. Kjo ёshtё njё nga arsyet qё bёjnё Budizmin Zen kaq tё vёshtirё pёr tu kuptuar dhe tё largёt nga studjuesi perёndimor, i cili ёshtё mёsuar nё njё mёnyrё tё menduari horizontale dhe tё thjeshtё racionaliste. Metoda Zen , ndёrlikohet nёpёrmes thjeshtёsisё sё saj fenomenale, lejon pёrjetimin e tё Vёrtetёs dhe tё jetёs, dhe jo vetёm kuptimin e tyre.

Le tё paraqesim mё mire dy shembuj te Koan tё Filozofisё Zen Japoneze:

Josu pyeti Mёsuesin Nansen:

- Cila ёshtё Udha?

Nansen tha:

- Jeta e pёrditshme ёshtё Udha.

Josu pyeti pёrsёri:

-Mund tё studjohet?

Nansen tha:

- Nёse do tё pёrpiqesh ta studjosh, do tё gjendesh shumё larg saj.

Josu pyeti pёrsёri:

-Nёse nuk e studjoj, si do ta kuptoj se cila ёshtё Udha?

Nansen tha:

- Udha nuk i pёrket botёs sё koncepteve dhe as i pёrket botёs sё mos konceptit. Tё Menduarit ёshtё njё halunacion, dhe mosmendimi ёshtё i pakuptimtё. Nёse do tё arrish Udhёn e vёrtetё, qё ndodhet pёrtej ēdo lloj dyshimi, veje veten tёnde nё tё njёjtёn liri me Qiellin. Mos e quaj as tё mirё dhe as tё lig.

Me kёto fjalё Josu u ndriēua.

Koani i dytё na flet pёr njё histori tё Mёsuesit Zen Ingiou.

Pak para se tё vdiste, Ninakaven e vizitoi Ingiou, i cili e pyeti:

- Tё tё udheheq mё tej?

Ninakava u pёrgjigj:

Erdha vetёm dhe do tё iki qё kёtu vetёm. Ēfarё ndihme mund tё mё japёsh ti?

Ingiou u pёrgjigj:

Nёse kujton se me tё vёrtetё vjen dhe ikёn, ky ёshtё illuzioni yt. Le tё tё tregoj Udhёn ku nuk ekziston vajtje dhe ardhje.

Me kёto fjalё Ingiou kishte zbuluar Udhёn kaq pastёr, sa qё Ninakava buzёqeshi dhe vdiq.

Sot Budizmi Zen vazhdon tё ekzistojё nё Japoni dhe madje dhjetёvjeēarёt e fundit ka hyrё dhe nё Perёndim, duke influencuar thellё mёnyrёn e tё menduarit bashkёkohor psikanalitik, dhe duke pёrbёrё njё metode afrimi tek e Vёrteta, duke ofruar kёshtu tek racionalizmi i thatё perёndimor njё jashtёdalje pёr rimёkёmbjen e ekuilibrit tё tij shpirtёroro-trupor.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Http://WwW.ShqpitiLir.Com
 
Cfare eshte Filozofia ZEN ?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Kultura dhe Historia :: Filozofia-
Kėrce tek: