Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliKėrkoRegjistrohuidentifikimi


Share | 
 

 Korbi, ne qyteterimet e ndryshme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AnGeL_DrEamS
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 403
Age : 26
Vendodhja Vendodhja : BeRaT
Emploi : AlbSpace Community
Loisirs : AlbSpace™
Anėtarėsuar : 06/01/2010

MesazhTitulli: Korbi, ne qyteterimet e ndryshme   Mon Dec 05, 2011 5:16 pm


E zeza e pendėve tė tij dhe thirrjet e zymta, e bėjnė korbin, i cili ushqehet me kalbėsira, njė zog tė ogurit tė keq. Ky reputacion mund tė gjendet gjithashtu nė Kinė, pavarėsisht se Kinezėt e shikojnė korbin si simbol tė mirėnjohjes bijėrore, duke konsideruar faktin se ushqen prindėrit e tij.

Ne Japoni, korbi merret si pasqyrimi i dhembshurisė sė familjes. Konsiderohet gjithashtu si lajmėtar i perėndive, paralajmėruesi i fitoreve qė vijnė. Duke qėnė njė zog diellor, paraqitet si zog i kuq.

Nė Indinė e vjetėr, Mahabharata e merr si lajmėtar tė vdekjes. Nė librin e zanafillės (libri i parė i biblės), korbi ėshtė simbol i shikimit tė pastėr. Noe e lėshon pėr tė parė nėse ultėsirat e tokės kishin dalė nga siperfaqja e ujėrave tė pėrmbytjes.

Nė greqinė e lashtė, korbi ėshtė i shenjtė pėr Apollonin. Straboni thotė se korbat vendosnin pėr anėndodhjen e gurit-kėrthizė (Omfalos) nė Delfi. Megjithatė, Pindarus konstaton se detyra kryhej nga Shqiponjat dhe Plutarku thotė se ishin mjelmat. Korbi ėshtė midis tipareve tė Mithras.

Pėr keltėt, zogu i shenjtė luan njė rol profetik. Sipas Pseudo-Plutark-ut, emri i Lions-it, Lugdunum, ėshtė pėr tu pėrkthyer si “Kodra e Korbit” dhe jo si “Kodra e dalė” pėr shkak se njė fluturim i korbave i tregoi themeluesve ku ta ndėrtonin qytetin.

Zogu ishte i shenjtė pėr Galėt.

Nė mitologjinė Gjermane, korbat ishin shoqėruesit e Ėotanit. Nė mitologjinė Skandinave, dy korba rrinin nė fronin e Odinit: Hugin (Mėndje) dhe Munnin (Kujtesė).

Pėr Indianėt e Amerikės Veriore, zogu ishte personifikimi i bubullimės dhe erės; e njėjta ndodhte pėr Majat nė Popol-Vuh.

Shfaqja e tij nė ėndrra ėshtė konsideruar si ogur (shenjė) i keq. Mėrzitshėm rrotullohet mbi fushėbetejė. Pėrfaqėson gjithashtu vetminė dhe izolimin vetėdashės.

Simbolizimi i Korbit ėshtė plotė kontradikta: Diellor dhe i Zymtė nė tė njėjtėn kohė ėshtė lajmėtar i vdekjes dhe i syrit tė keq por gjithashtu mund tė mbrojė. Kjo ambivalencė e simbolit ėshtė caktuar nė bazė tė karakteristikave fizike tė ndryshme.

____________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Http://WwW.ShqpitiLir.Com
 
Korbi, ne qyteterimet e ndryshme
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Kultura dhe Historia :: Filozofia-
Kėrce tek: