AnGeL_DrEamS SuperAdmin
Postime : 403 Age : 33 Vendodhja : BeRaT Emploi : AlbSpace Community Loisirs : AlbSpace Anėtarėsuar : 06/01/2010
| Titulli: Stresi emocional, shkaktar i belbėzimit tek femijėt Mon Dec 05, 2011 5:37 pm | |
| Njė raport i kohėve tė fundit tregon se fėmijėve qė e kanė mė tė vėshtirė tė pėrballojnė stresin emocional, shpesh u mbahet goja. Ndėrsa shkencėtarėt thonė se 50 deri nė 80 pėr qind tė kėtyre fėmijėve e kalojnė kėtė fazė deri nė moshėn pesė vjeē, nuk ka ndonjė kurė pėr belbėzimin nėse vazhdon pėrtej kėsaj moshe.
Nuk ka shėrim pėr mbajtjen e gojės dhe askush nuk e di nga se shkaktohet, megjithėse besohet se trashėgimia dhe tani temperamenti luajnė njė rol. Fondacioni ndėrkombėtar pėr belbėzimin vlerėson se deri nė 60 milionė vetė nė gjithė botėn e kanė kėtė problem.
Paaftėsia pėr tė komunkuar siē duhet sjell dėshpėrim dhe zemėrim dhe ndonjėherė edhe tėrheqje, thotė profesor Edward Conture i Universitetit Vanderbilt nė Nashville tė Tenesisė: Nuk mund tė komunikosh kur tė duash, apo atė qė do tė thuash dhe si tė duash. Dhe gjithkush mund ta kuptojė sesa pa shpresė tė bėn tė ndihesh njė gjė e tillė.
Doktor Conture ndoqi 111 fėmijė nga mosha dy nė 5 vjeē. Ėshtė grupmosha kur bėhet mė e qartė qė dikujt i mbahet goja. Megjithėse studimi ėshtė bėrė nė Shtetet e Bashkuara, fėmijėt ndjekin tė njėjtėn rutinė loje, mėsimi dhe pėrpjekjesh nė gjithė botėn. Djemtė janė 3 herė mė shumė tė prirur sesa vajzat qė tė belbėzojnė.
Megjithėse ka njė lidhje gjenetike familjare, doktor Conture arriti gjithashtu nė pėrfundimin se shumė nga kėta fėmijė bėhen mė shumė emocionalė gjatė kėmbimeve tė njė situate normale loje. Nė pėrgjithėsi iu desh mė shumė kohė qė tė qetėsoheshin pasi ishin nervozuar. Reagimet emocionale shkaktonin pastaj belbėzimin.
Doktor Conture thotė se prindėrit dhe mėsuesit mund tė ndihmojnė duke krijuar njė ambjent mė qetėsues, qė i jep fėmijės kohė tė mjaftueshme pėr tu shprehur. Ata duhet gjithashtu tė mos kritikojnė apo tė zėmėrohen kur fėmija nuk i nxjerr dot fjalėt dhe tė kėrkojnė ndihmėn e njė terapisti tė tė folurit qė tė punojė me fėmijėn. Me kėto masa ka shpresa qė fėmija ta kalojė kėtė problem. | |
|