Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliKėrkoRegjistrohuidentifikimi


Share | 
 

 Ermela Mezuraj Pas BB4, Me e Pasur, e Lumtur dhe e Dashuruar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AnGeL_DrEamS
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 403
Age : 26
Vendodhja Vendodhja : BeRaT
Emploi : AlbSpace Community
Loisirs : AlbSpace™
Anėtarėsuar : 06/01/2010

MesazhTitulli: Ermela Mezuraj Pas BB4, Me e Pasur, e Lumtur dhe e Dashuruar   Tue Dec 06, 2011 8:27 am

Ermela e “BB4”: Brenda nje nate nga fukareshe u bera pasanike, nga beqare e dashuruar

Zakonisht neper ambiente te ndryshme kur njerezit i referohen personazheve te “Big Brother” perdoret rendome shprehja “Eeee sikur ca jane ata…”. Ca e thone me perbuzje, ca te tjere e thone nga zori per t’u bashkuar me grupin. Une kete here po marr si shembull njerin prej ketyre personazheve, ate me te perfoluren dhe padiskutim me te pelqyeren e momentit, Ermelen. Ja cfare eshte Ermela, nje vajze qe ka aftesine e vacante per t’u pershtatur kudo e me kedo, me pergjigjet gjithmone gati dhe qe ka fituar 100 milione leke…Duhet te besh dhjetra telefonata qe te arrish te takosh Ermelen per t’i marre nje interviste. Por kjo interviste vjen ndyshe sepse Ermela nuk ishte vetem. Ajo shoqerohej nga nje djale bukurosh dhe nuk duhej shume kohe per te kuptuar qe kishin nje lidhje te bukur me njeri-tjetrin. Here pas here perqafoheshin, benin batuta ngacmoheshin dhe ndodhte qe Ermela te mbeste edhe pa fjale, vetem me nje buzeqeshje. Nuk duhet te cuditeni, tani ajo ka ndryshuar pak, sepse eshte e dashuruar dhe e lumtur. Ja lexojeni dhe vete…

Ermela me se po merresh keto kohe qe je aq e zene sa mezi arritem te takoheshim per kete interviste?
Ne fakt kam gjithe diten ne prova per kercimin, pastaj prova per veshjen e kercimit e ja me keshtu gjerash…

Pse ku do kercesh?
Po ja duan te me bejne balerine me zor… (qesh) Jam e ftuar ne programin “E diell” ne “Top Channel” ne nje gare midis grupesh gjate te ciles une do kercej dhe po mesoj koreografite. Javes qe vjen kam tango me duket…

Me ke do kercesh?
Une do kercej me Florin (Florian Agalliu), sepse jam ne grupin e tij. Jemi te dy amatore por po mundohemi.

Si po te duket kjo si eksperience? Po te pelqen?
Po me pelqen shume dhe arrij t’i kap goxha mire levizjet, vetem se me ka ngrire gjithe trupi dhe kockat i kam cope. Kam bere prova gjithe dite dhe sic me shikon ngela me tuta.

Pervec kercimit me cfare je marre tjeter?
Jam marre me ca pune personale familjare dhe me punet e shtepise. Madje tani me duhet te kthehem se kam per te rregulluar ca rroba qe s’jane as te miat. Po s’ka gje se me ndihmon, me ndihmon…

Pse me ke po jeton?
Une po jetoj me shokun tim, me te cilin jam shume e lumtur, por nuk dua te flas shume per kete pjese.

Perderisa jeni te lumtur te dy pse nuk ke deshire ta besh publike kete lidhje?
Sepse pastaj do fillojne gazetaret te pyesin, si po hani, si po flini, a e keni bere pazarin…E si perfundim do vazhdojne te shkruajne gjera te paverteta qe mua me bezdisin shume.

Te paskan shqetesuar ca gazetat, apo jo?
Me kane shqetesuar kur ne shume artikuj kane shkruar fjale te miat, po qe une kurre nuk i kam thene. Kane sajuar lidhje te miat duke publikuar foto ku une kisha dale me kusheririn tim. Kjo nuk eshte aspak e drejte dhe une sado qe po perpiqem nuk po e nxjerr dot te drejten me ta keshtu qe me mire te rezervohem e te mos flas.

Ti ke te drejte, por rri e qete se nga kjo interviste nuk do kesh pakenaqesi te tilla. Prandaj na trego dicka me shume per dashurine tende…
Ne kemi tete vjet qe njihemi, nga ato njohjet e bukura qe lindin qe ne gjimnaz. Jemi shkeputur ca kohe per shkak te levizjeve qe shoku im ka patur jashte Shqiperise per arsye studimi, por gjithmone kemi qene ne kontakt me njeri-tjetrin dhe ja ku jemi ketu sot.

Kush nga ju te dy e beri i pari propozimin per te bashkejetuar?
Asnjeri. Nuk kishim bere asnje plan. Cuditerisht erdhi cdo gje shume natyrshem. Eshte akoma me bukur kur gjerat rrjedhin vete sic na ndodhi dhe ne.

Brenda nje viti ka pasur ndryshime te medha ne jeten tende. A e kishe menduar menduar ndonjehere me pare se jeta mund te merrte kete rrjedhe?
Une them qe 2011 ka qene viti im, viti me fat. Brenda nje nate fjeta fukara e u zgjova pasanike, fjeta beqare e u zgjova e dashuruar. Jam e lumtur! Tani me mungon vetem nje gje, t’i rifutem me koke punes.

E ke vendosur cfare pune do besh?
Une kam punuar shume qe e vogel dhe kam bere pune te ndryshme. Do me pelqente shume nje pune qe ka te beje me burimet njerezore. Per momentin jam duke reflektuar mbi shume opsione. Pastaj do shoh cfare do zgjedh.

Te rikthejme pak vemendjen tek “Big Brother” nga i cili ti nuk dole vetem por cift. Cfare nuk eshte folur e shkruar per ate “histori”. Tani qe ka kaluar goxha kohe dhe ti ke filluar nje jete te re c’mund te na thuash?
Ajo ishte nje histori qe aty brenda u be per loje. Pas daljes une gjithmone e kam shprehur qe ka qene nje njohje e re e cila ndihmoi qe une te perballoja ndryshimet e medha qe po me ndodhnin dhe kaq. Tani eshte vetem e kaluara ime, asgje me shume.

Meqe flasim per te kaluaren ke lene pas nje vere me shume levizje dhe plane si ai i kenges. C’u be per kengen e kater fituesve?
Plani per kengen mori jete dhe kenga tanime eshte gati, si muzika ashtu dhe teksti. Por njeri nga cunat nuk ishte shume dakord me muziken, te tjeret e harruan fare, e keshtu e lane pas dore. Une s’mund ta kendoj vetem…

Ti je shprehur gjithmone qe te pelqen te kendosh, pse s’kendon vetem?
Une do realizoj nje kenge se shpejti, shoqeruar me videoklip por jo vetem. Do jete duet me nje shoqe timen qe edhe ju e njihni. Nuk po zbuloj me shume…

Ka shume kurioze qe duan te dine si i ke shpenzuar parate qe fitove?
Shtepi nuk bleva dot se me mbajten perqindjen e nuk me dilnin, bleva nje makine, ca rroba se na kane share. Kurse sa per kepucet, vazhdoj te mos gjej.

Ermela tani qe nuk jeton vetem, po perpiqesh te jesh nje amvise e mire?
Po po patjeter. Jam kuzhiniere e parare. Ia fus gjelleve kot e me dalin plot. Dhe me kryesorja edhe pse shoh pese filma ne dite, asnjehere nuk e djeg gjellen. (Nderkohe edhe i dashuri konfirmon).

Dhe nje pyetje te fundit (drejtuar te dyve). Do fejoheni, do martoheni?
(qeshin te dy, pergjigjet Ermela) Do hame buke njehere.

Po pasi te keni ngrene buke?
Do hame buke prape.

____________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Http://WwW.ShqpitiLir.Com
 
Ermela Mezuraj Pas BB4, Me e Pasur, e Lumtur dhe e Dashuruar
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Show Biz-
Kėrce tek: