Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Greta Koēi rrėfen zhgėnjimin nga Pirro Ēako

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AnGeL_DrEamS
SuperAdmin
SuperAdmin
AnGeL_DrEamS


Male
Postime : 403
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : BeRaT
Emploi : AlbSpace Community
Loisirs : AlbSpace™
Anėtarėsuar : 06/01/2010

Greta Koēi rrėfen zhgėnjimin nga Pirro Ēako Empty
MesazhTitulli: Greta Koēi rrėfen zhgėnjimin nga Pirro Ēako   Greta Koēi rrėfen zhgėnjimin nga Pirro Ēako Icon_minitimeFri Dec 16, 2011 6:10 pm

Pėr ēfarė e pyet veten Greta Koēi? Aq mė tepėr nė njė moment tė tillė, kur ajo gėzon njė sukses tė jashtėzakonshėm, qė e tejkalon muzikėn. Pėrveē emrit tė madh qė ka arritur tė ndėrtojė, pėrveē hiteve dhe njė radioje super tė dėgjuar, ja ku vjen arritja e radhės: Greta konfirmohet nėnkryetare e Forumit Rinor tė Partisė Demokratike nga vetė kryetari i kėsaj force politike, zoti Sali Berisha.
Ne e kemi pyetur Gretėn nė lidhje me emocionet qė po pėrjeton pas kėtij angazhimi tė ri nė jetėn e saj, por e kemi pyetur gjithashtu edhe pėr raportin e saj me tė motrėn, Enin, si dhe pėr ato qė ndodhėn pas votimeve nė “Kėnga magjike”…

Greta, mė tėrhoqėn menjėherė vėmendjen kėta vathėt e tu, qė shkruajnė “Love”. Kush t`i ka dhuruar?

- Jo, i kam blerė vetė. I pashė diku dhe mė pėlqeu qė lexonin “Love”… I vendos herė pas here (buzėqesh).

Meqė ra fjala, me dashurinė si i ke punėt?

- Nuk jam e dashuruar, por jam e rrethuar nga familja dhe miqtė, qė mė dhurojnė shumė dashuri.

Me Enin si i ke marrėdhėniet? Ziheni ndopak?

- Kur kam unė kohė tė merrem me tė, zihemi nga pak (qesh). Bėj shaka! E dua shumė, sepse pavarėsisht nga fakti qė kemi natyra tė ndryshme, ėshtė njeriu qė ndiej mė afėr. Eni ėshtė tip shumė ekspresiv dhe unė e qetė, por ēuditėrisht ndonjėherė na hahet muhabeti.

Ndani sekrete me njėra-tjetrėn, tė cilat nuk i ndani me askėnd tjetėr?

- Eni ėshtė shoqja ime mė e mirė. Edhe unė, besoj, jam mikesha e saj mė e mirė, ndonėse ka edhe njė shoqe tjetėr, pėr tė cilėn unė bėhem xheloze (qesh). Nuk jemi thjesht motra, por edhe shoqe shumė tė mira.

I merr ti mendime asaj kur je pėrpara ndonjė problemi apo zgjedhjeje tė rėndėsishme?

- Patjetėr! Pavarėsisht se ėshtė e vogėl nė moshė, me tė ka ndodhur e njėjta gjė si me mua: ėshtė mė e rritur pėr moshėn qė ka. Ėshtė shumė e zgjuar dhe e pjekur, kėshtu qė me tė mund tė diskutosh edhe pėr gjėra tė rėndėsishme e pse jo, t`i marrėsh mendime. I besoj shumė asaj! Njeriu ka nevojė herė pas here tė flasė dhe nė rastin tim, qė jam njė personazh publik, kėtė s`mund ta bėj me kėdo. Tė kesh njė njeri kaq tė afėrt dhe tė kuptueshėm nė tė njėjtėn kohė ėshtė lehtėsim i madh, pasi gjithēka qė i them Enit mbetet mes nesh.

Nė fillimet e saj Eni pėrmendej si motra jote mbi tė gjitha, paēka kėngėve shumė tė bukura, kurse kohėt e fundit mund tė themi se shtypi dhe publiku fokusohet tek ajo si njė artiste e mirėfilltė dhe e pavarur. Tė vjen keq qė nuk e shohin mė si “motra e Gretės”, por thjesht si Eni Koēi?

- Pėrkundrazi, mė bėhet shumė qejfi, sepse unė jam pėrkushtuar shumė qė Eni tė kishte sukses dhe tė mbėrrinte deri kėtu. Tashmė qė e shoh tė rritur si artiste dhe qė ka arritur kėtė popullaritet e dashuri tė publikut, ndihem shumė e lumtur (buzėqesh). Ėshtė e vėshtirė qė njė kėngėtar tė depėrtojė sot nė kėtė treg tė tejmbushur, ku dhe konkurrenca bėn tė vetėn. Kurse Eni shumė shpejt ia doli tė afirmohet, gjė qė ėshtė e habitshme pėr mua, por njėkohėsisht mė bėhet qejfi.

Nuk e sheh si konkurrente?

- Jo, aspak (buzėqesh).

Flasim pak pėr “Kėngėn magjike”… Ti u paraqite javėn e fundit tek “E diela shqiptare”. Pse? Ishe nė mėdyshje tė merrje pjesė apo jo?

- Jo, nuk isha nė mėdyshje, isha duke u pėrgatitur. Pas angazhimeve tė mia tė fundit nė politikė, koha ka qenė tepėr e kufizuar. Ka qenė thjesht ēėshtje kohe, kjo mė detyroi ta prezantoja kėngėn javėn e fundit.

Megjithėse kėnga u prezantua mė vonė se tė tjerat, u bė menjėherė e dashur pėr publikun. Ēfarė e bėn kaq tė dashur kėtė kėngė, sipas teje?

- Unė mendoj se njė pėrqindje tė madhe tė suksesit kėngėt e kanė prej tekstit. Teksti ėshtė po aq i rėndėsishėm sa muzika apo interpretimi. Tema qė trajton kjo kėngė, miqtė qė tradhtojnė, qė futen midis dy njerėzve dhe prishin njė dashuri tė madhe, e bėn kėngėn tė veēantė. Pėrveē kėsaj, artistėt qė kanė njė karrierė dhe njė emėr tė madh, ngjallin kuriozitet. Edhe nė momentin e fundit tė dalė nė skenė, kėnga e tyre do tė dėgjohet, pasi emri i tyre ėshtė njė garanci se bėhet fjalė pėr njė krijim tė bukur. Sigurisht, edhe kėnga duhet ta justifikojė interesin e madh, pėrndryshe publiku mund tė zhgėnjehet dhe kjo e dėmton shumė njė artist tė afirmuar. Ai humbet besueshmėrinė.

Me “Pyes veten” jo vetėm qė hyre nė finale, por edhe more “Ēmimin e interpretimit”… E kėnaqur me kėtė ēmim?

- Ėshtė njė ēmim i rėndėsishėm, sepse vlerėsohet nė kompleksitet, jo vetėm kėnga, por edhe vokali, mėnyra se si pėrcjell ndjenjat dhe emocionet, performanca etj. U kėnaqa pėr kėtė vlerėsim qė mora, e ndjeva, edhe pse e kam fituar edhe vitin e kaluar.

Pėr ty ka qenė e sikletshme kjo puna e tė votuarit tė kolegėve?

- Jashtė mase e sikletshme, ēdo vit ėshtė i njėjti avaz. Ēdo vit kur pėrfundon “Kėnga magjike” them se nuk do tė marr mė pjesė, por pastaj kjo kalon, pasi mbarojnė ato dy muajt kur je e ngarkuar emocionalisht. Je nė siklet tė paparė, nuk di ēfarė tė bėsh me vetėm njėzet pikė qė ke nė dispozicion.

Pati pakėnaqėsi pėr ato njėzet pikėt qė shpėrndave ti?

- E kam ndėrgjegjen tė qetė nė kėtė pikė, besoj se kam votuar drejt. Kam dhėnėt pikėt maksimale pėr ato kėngė qė mendoj realisht se janė mė tė bukurat, pa u ndikuar nga klane apo lobingje tė caktuara.

Mendon se kolegėt qė kanė votuar pėr ty janė ndikuar disi nga lobingjet?

- Po, ka pasur qė janė ndikuar, gjė pėr tė cilėn mė vjen keq. Pse duhet tė ndikohet njė artist nga miqėsitė? Sado e sikletshme tė jetė kjo procedurė e tė votuarit, neve si artistė na takonte tė vepronim me objektivitet. Edhe pėr mua ka qenė e vėshtirė, megjithatė kjo nuk do tė thotė se kam lėnė pa votuar kėngėt e bukura. Kėto ndodhin sepse kėngėtarėt nuk duan t`ia prishin kompozitorit apo ndonjė kolegu se u gjen koncerte. Pra, ėshtė ēėshtje jo vetėm inati, por edhe interesash tė ngushta qė hyjnė nė lojė, gjė nga e cila unė jam krejtėsisht e pėrjashtuar, sepse nuk kam dhe nuk kanė ndonjė interes tė caktuar ndaj meje. Kjo kuptohet fare qartė nga mėnyra se si unė kam votuar.

Ajo qė na bėri pėrshtypje ishte se Pirro Ēako, qė ėshtė kompozitori i kėngės tėnde, tė kishte dhėnė vetėm shtatė pikė…

- Mmmm… Edhe mua mė ka bėrė pėrshtypje ky fakt. Mė erdhi keq, sepse ēfarė mund tė presėsh nga njė kompozitor kur ai nuk vlerėson kėngėn e tij. Sado qė unė kam respekt pėr figurėn e tij artistike, pasi Pirro ka tėrė kėto vite qė punon dhe ėshtė njė kantautor i suksesshėm, por unė kėshtu i shoh gjėrat. Asgjė personale… Nuk po them pse vlerėsoi me njėzet pikė njėrėn prej kėngėve tė tij (“Botėn do ndryshoja”), teksa kėngės tjetėr, po krijim i tij, i dha vetėm shtatė pikė. Edhe unė vetė e vlerėsova kėngėn e Besės, i dhashė jo pak por 18 pikė. Nuk kam asgjė kundėr, as nuk dua t`i hyj atij diskutimi, pasi kėnga ishte e bukur. Por Pirroja, pėr mendimin tim, ose nuk duhej tė kishte vlerėsuar asnjė nga kėngėt qė kishte bėrė vetė ose duhej tė ishte treguar mė korrekt. Tė mos e fusėsh fare nė dhjetėshen mė tė mirė njė kėngė qė e ke bėrė vetė? Mua kjo mė duket e tepėrt! Nga ana tjetėr, falėnderoj pėrzemėrsisht Darko Dimitrovin, i cili me punėn kolosale qė ka bėrė i ka dhėnė njė tjetėr frymė kėngės. Puna e tij ka qenė e jashtėzakonshme nė rastin e “Pyes veten”.

Mendon se kjo qė ka ndodhur do tė ndikojė nė raportin mes teje dhe Pirros?

- Ka ndikuar tashmė! Unė vėrtet jam njė njeri qė pėrpiqem tė jem objektive nė gjykimet e mia, por kur mė bėhet njė padrejtėsi, di edhe tė mbaj qėndrim.

Pėr kureshtje, sa pikė i dhe Redonit?

- 11 pikė, kurse ai mua mė dha zero pikė. Ėshtė kėngėtar i mirė dhe kėngėn e kishte tė bukur. Nuk e prisja qė ai mos tė mė jepte asnjė pikė, megjithatė gėzohem pėr fitoren e tij. Dhe kur ėshtė fituar njė ēmim tashmė, nuk ka vlerė tė diskutohet dhe as nuk mė duket e drejtė. E kam provuar nė kurrizin tim tė fitoj njė ēmim tė parė dhe tė pėrflitem nga pas. Nuk ėshtė njė ndjesi e bukur. I uroj shumė suksese Redonit!

Nuk tė pamė tek “E diela shqiptare” tė nesėrmen, pas finales sė “Kėngės magjike”. Cila ishte arsyeja e kėsaj mungese?

- Por shkova nė darkėn qė organizoi Arditi, sepse unė kam shumė respekt pėr tė. Thjesht pata disa impenjime dhe s`mund tė shkoja tė dielėn. Nuk ėshtė se mbajta ndonjė qėndrim ndaj Arditit, sepse realisht kėtė vit kam kuptuar se ai nuk ka lidhje fare me atė ēfarė ndodh nė festival. Gjithēka ėshtė nė dorėn e vetė artistėve.

Duke tė tė komplimentuar edhe njė herė pėr kėngėn, ndryshojmė temė… Si po ecin punėt nė “GM radio”?

- Habitem me gjithė kėtė sukses qė ka radio, pasi mė thonė qė dėgjohet shumė nėpėr makina apo lokale. Artistėt, kolegėt e di se e mbajnė tėrė kohėn aty (buzėqesh). Mendoj se njerėzit e pėlqejnė “GM radio” sepse aty transmetohet muzikė e bukur.

Sa gisht ke ti nė radio?

- Sigurisht, aty ka njerėz profesionistė qė kujdesen pėr radion. Unė e ndėrtova si strukturė fillimisht, pastaj ishin tė shumtė njerėzit qė janė kujdesur qė “GM radio” tė arrijė kėtu ku ėshtė sot.

Prej dy javėsh mban postin e nėnkryetares sė pėrgjithshme tė Forumit Rinor tė Partisė Demokratike. Ēfarė do tė thotė pėr ty ky titull?

- Unė kam qenė gjithmonė me bindje tė djathta dhe e kam ndjekur gjithmonė me interes ecurinė dhe zhvillimin e vendit. Kam krijuar kėtė bindje… Pse? Tė rri e tė rreshtoj tė gjitha sukseset e kėsaj qeverie nuk do na mjaftonte gazeta. Janė gjėra tė prekshme, ndaj dhe unė, si ēdo njeri tjetėr, mund ta kuptoj lehtėsisht se nga cila anė duhet tė qėndroj (buzėqesh).

Ka shumė diferencė ky angazhim i ri nga muzika?

- Ka disa ndryshime, megjithatė unė pėrsėri edhe nė kėto takimet politike jam tip sportiv.

E sheh veten edhe nė tė ardhmen nė politikė?

- Si fillim unė dua tė jap kontributin tim nė kėtė moment, pastaj gradualisht dhe me kohėn do tė shoh se si do tė ecin gjėrat.

Ti pėr shkenca politike studion, kėshtu qė nėse njė ditė bėhesh kryetare parlamenti nuk duhet tė habitemi, apo jo?

- Jo, jo (qesh)!

Burimi: LajmeVip
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Http://WwW.ShqpitiLir.Com
 
Greta Koēi rrėfen zhgėnjimin nga Pirro Ēako
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Show Biz-
Kėrce tek: