Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliKėrkoRegjistrohuidentifikimi


Share | 
 

 “Archea” i Nedės, patetizėm apo revolucion?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AnGeL_DrEamS
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 403
Age : 26
Vendodhja Vendodhja : BeRaT
Emploi : AlbSpace Community
Loisirs : AlbSpace™
Anėtarėsuar : 06/01/2010

MesazhTitulli: “Archea” i Nedės, patetizėm apo revolucion?   Tue Dec 20, 2011 1:36 pm

Disa ditė pas publikimit tė librit tė saj tė parė, ish-banorja e “Big Brother”, Neda Karafili, u detyrua tė mbronte veprėn e saj “Archea”, pėrballė kritikės sė vendosur tė gazetarit Andi Kananaj, nė emisionin e “Pasdites”.

Pasi e konsideroi librin e saj si “revolucionar” dhe tregoi suksesin e madh qė ka patur nė ditėt e para tė publikimit, Neda u pėrball me konstatimin se vepra e saj ishte boshe, e pavlerė dhe patetike.

“Unė mendoj se libri duhet tė plotėsojė dy kushte qė tė dalė nė treg, pasi ėshtė njė pėrgjegjėsi t’i marrėsh kohėn publikut. Kushtet janė pėrmbajtja dhe forma. E lexova librin, por nuk gjeta asgjė tė re, forma kalonte shumė shpejt nė patetizėm. Kėta si tė Nedės quhen libra “harmoni”, libra ku patetizmi kalon sensin e masės. Janė njė grup njerėzish, tė cilėt nuk e kanė sensin e realitetit dhe preferojnė qė t’i lexojnė kėto vepra. Kritikė tjetėr brenda thelbit, e lexova librin shpejt. Pas tregimit nė poezi nuk gjeta asgjė tė re. Po t’i merrja proza pa tituj, do t’i kisha vėnė tė gjitha tė njėjtin emėrtim”, u shpreh kritiku.

Duke iu kundėrpėrgjigjur oponencės sė Kananajt, Neda veēoi se: “Libri ėshtė botuar nė njė shtėpi botuese prestigjioze. Botuesi, Luan Pengili, mė tha qė libri vlen dhe tė gjithė e njohin si njė profesionist qė i jep mė shumė rėndėsi pėrmbajtjes se sa formės. Pasi e lexoi, fjala e parė qė mė tha ishte: “Ti ke talent”. Sipas tij, stili me tė cilin unė shkruaj nuk ėshtė hasur mė parė. Siē e pranon dhe vetė, e ke lexuar shpejt librin. Ky ėshtė njė libėr qė nuk lexohet pėr dy ditė dhe as pėr dy javė. Duhet t’i rikthehesh frazės dhe stilit”.

“Pa dyshim, proza pėr motrėn, historitė e tua personale dhe tė miqve tė tu nuk kanė asnjė interes pėr lexuesin dhe aq mė pak pėr letėrsinė”, reagoi Kananaj. “Libri mė duket i shkruar nė gjimnaz, mbizotėron naiviteti fėminor. Do prisja librin e dytė pėrpara se tė thoja nė shkruan mirė apo keq. Janė disa shtėpi tė mėdha botuese nė botė, qė kanė botuar libra pa asnjė vlerė dhe pėrmbajtje. Njėri prej tyre quhej “Delet Kriminele”. Ėshtė njė reklamė qė merret gratis, njė libėr harmoni, qė lexohet pėr tė shtyrė kohėn, por qė nuk sjell absolutisht asgjė tė re. “Archea” e gjeta patetik, me fraza tė stresuara. Fraza vinte e vėshtirė, donte me doemos tė tregonte qė ju aspironi si intelektuale, por ti hyn nė njė terren publik. Shkrimtari kur shkruan njė libėr tė keq, ėshtė si gangsterat qė ecin nė Tiranė me xhama hapur e muzikė tė lartė. Ai ka tė drejtė ta bėjė kėtė, por ndėrkohė bezdis tė tjerėt”.

Sipas Nedės, “ēdo gjė revolucionare dhe e pashkelur mė parė, do tė kontenstohet fillimisht. Nė pasthėnien e librit, njė penė e shquar e letėrsisė shqiptare, Visar Zhiti, ka lėnė emrin e tij dhe komentet. Nuk besoj se ai do tė njolloste emrin e tij, pėr tė vlerėsuar njė libėr pa vlerė”.

“Jo tė gjithė qė shkruajnė janė shkrimtarė. Me fjalėt e shprehjet qė ka nė libėr mund tė shkruhej njė fjalor. Unė kuptoj edhe dashamirėsinė e shkrimtarėve tė mėdhenj, kur shohin njerėz me dėshirė pėr tė ecur pėrpara, i japin nga pasioni i tyre. E vėshtirė tė lexosh, jo mė tė shkruash nė Shqipėri. Bukovski thotė, pas 18 vjeē, shkruajnė ose shkrimtarėt, ose tė ēmendurit. Ėshtė e qartė qė mbas disa kohėsh, askush s’do e mbajė mend. Ndjeshmėria ndaj nėnės, motrės, vėllait, etj, janė tema pa pikė vlere”, theksoi Kananaj.

Duke mbrojtur publikisht librin e saj, me tone tė kontrolluara, Karafili u shpreh: “Imagjinata ėshtė faktori mė i rėndėsishėm qė rrotullon botėn. Po, ka lexues qė nuk i lexojnė kėto libra. Duan tė lexojnė libra historikė, libra tė tjerė dhe kjo ėshtė e drejta e tyre. Por, tė garantoj edhe se ka lexues qė kanė nė thelb shpirtin. Ky libėr, nė radhė tė parė vendos nė punė shpirtin dhe jo mendjen”.

Pėrpara pėrballjes me kritikėn, Neda rrėfeu nė studion e Pasdites, emocionet e saj pas publikimit tė librit tė parė. “Jam shumė e kėnaqur dhe e surprizuar nga fakti qė nė vetėm dy ditė, ka patur shumė interes, shitje dhe kureshjte pėr ta lexuar nga ana e publikut”.

“Komentet e Visar Zhitit flasin pėr njė libėr tė bukur dhe tė ndjerė. Pėr kėtė jam e nderuar”, shprehet ish-banorja e “Big Brother”, e cila nuk e konsideron veten ende si njė shkrimtare. “Kam pasion, pėrpiqem tė gjej vendin tim nė botėn e letėrsisė. Libri ėshtė bėrė me dashuri dhe ka qenė njė ėndėrr e hershme e imja. S’kam sakrifikuar asgjė, kam shkruar siē e kam ndjerė dhe nė mėnyrė spontante. Nuk jam njė shkrimtare, por njė autore, e cila aspiron qė tė bėhet njė shkrimtare e sė nesėrmes”.

Nė intervistėn e saj, Neda shpjegoi edhe pėrse e ka titulluar librin “Archea”. “Kam rėnė nė dashuri me konceptin e “Archeas” qė kur e lexova pėr herė tė parė. Unė studioj filozofi dhe themelimin e filozofisė, nė shkollėn e miletetit, ne njohim konceptin qė quhet “Archea”. Natyralistėt mendojnė se bota ka nisur nga njė parim fillestar qė quhet arche. Disa e kanė menduar si ajri, disa si uji. Ėshtė parimi fillestar dhe lėvizja fillestare e dickaje tė pandryshuar, nga ku lind gjithēka. Ishte fillesa e gjithēkaje dhe nje ogur i mirė pėr tė ardhmen”.

Ēfarė ėshtė archea pėr Nedėn?… “Nė ato faqe libri kam shprehur ēėshtė “Archea” pėr mua, tematika tė ndryshme, libėr artistik i frymėzuar nga dashuria, i shkruar nė periudhė tė shtrirė kohe, pas pėrvojės sė “BB”. Libri ėshtė i pėrbėrė nga 71 copėza prozash nė total”, pėrfundoi Neda.
Burimi: AlbNews

____________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Http://WwW.ShqpitiLir.Com
 
“Archea” i Nedės, patetizėm apo revolucion?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Show Biz-
Kėrce tek: