Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Ministria e Mbrojtjes padit studentėt me bursė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AnGeL_DrEamS
SuperAdmin
SuperAdmin
AnGeL_DrEamS


Male
Postime : 403
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : BeRaT
Emploi : AlbSpace Community
Loisirs : AlbSpace™
Anėtarėsuar : 06/01/2010

Ministria e Mbrojtjes padit studentėt me bursė Empty
MesazhTitulli: Ministria e Mbrojtjes padit studentėt me bursė   Ministria e Mbrojtjes padit studentėt me bursė Icon_minitimeTue Jan 17, 2012 9:40 pm


Prokuroria e Tiranės nis hetimet pėr shkelėsit e kontratės, qė kanė marrė bursa studimi jashtė vendit

Tiranė, 17 Janar 2012 NOA - Tė gjithė studentėt e diplomuar nė akademitė ushtarake jashtė vendit, qė kanė kryer studimet me bursat falas tė Ministrisė sė Mbrojtjes, do tė verifikohen nga Prokuroria e Tiranės. Vetė dikasteri i Mbrojtjes ka depozituar njė kallėzim nė prokurori, duke kėrkuar mbėshtetjen ligjore pėr kompensimin dhe ndėshkimin e shkeljes sė kontratave, raporton agjencia e lajmeve NOA.al. Deri mė tani, organi i akuzės ka marrė nė pyetje dhjetėra ushtarakė tė diplomuar pas viteve 2000.

Kallėzimi

Vetėm pak ditė mė parė, nė Prokurorinė e Tiranės u depozitua kallėzimi i pazakontė i drejtorisė juridike nė Ministrinė e Mbrojtjes. Sipas burimeve tė rezervuara nga organi i akuzės bėhet e ditur se mbrojtja kėrkon tė nisė njė ēėshtje penale ndaj njė numri tė madh studentėsh, qė janė diplomuar gjatė kėtyre viteve tė fundit nė vendet e Ballkanit dhe mė gjerė.

“Kėta studentė kanė kryer studimet nė Akademitė Ushtarake, falas. Para se tė niseshin me studime, ata kanė nėnshkruar njė kontratė me Ministrinė e Mbrojtjes, sipas tė cilės, pas pėrfundimit tė studimeve, duhet tė shėrbenin pėr 6 vjet nė forcat e armatosura shqiptare. Nė kėtė mėnyrė, ata do tė shlyenin njė pjesė tė detyrimeve qė vijnė nga mundėsimi i universitetit gratis.”, thanė pėr NOA.al, burimet nga MM.

Po sipas tyre, gjatė kėtyre 6 vjetėve, ushtarakėt e shkolluar jashtė, do tė paguheshin me rrogė si gjithė kolegėt e tjerė. Periudha 6-vjeēare ishte si njė kusht pėr ta, nė mėnyrė qė tė sillnin eksperiencėn e fituar gjatė studimeve nė vendet mė tė zhvilluara se Shqipėria.

Tė pakėnaqur me pagat qė ofrohen nė forcat e armatosura, apo dhe pėr arsye tė tjera, njė pjesė e mirė e kėtyre tė diplomuarve, nuk kanė shėrbyer nė ushtri, ndonėse u janė ofruar detyra konform kontratės sė nėnshkruar. Kėsisoj, pasi ka vėrejtur se arkės sė Ministrisė sė Mbrojtjes i ishte shkaktuar njė dėm i konsiderueshėm, kjo e fundit vendosi tė depozitonte kallėzimin nė prokurori.

Hetimet

Burimet nuk bėjnė ende tė ditur numrin e ushtarakėve qė do t’i nėnshtrohen kėtij hetimi, pasi janė njė sėrė regjistrash e dokumentesh qė do tė verifikohen mė parė. Deri mė tani, janė thirrur pėr tė dėshmuar disa prej tyre, sipas rendit alfabetik dhe dėmit tė shkaktuar Ministrisė sė Mbrojtjes.

Ata janė pėrballur me kontratėn qė kanė nėnshkruar vite mė parė si dhe kushtet qė gjenerojnė prej saj. Deri mė tani, nuk bėhen tė ditura detaje nga deklarimet e tyre, por qė tė gjithė kanė mbetur tė habitur, pasi kanė menduar se kontrata ishte vetėm formale.

Hetimet e mėtejshme dhe deklarimet e ushtarakėve do tė zbardhin tė plotė dėmin e shkaktuar si dhe do tė pėrcaktojnė drejtimin qė do tė marrė ēėshtja. Sipas burimeve, minimumi i dėnimit qė mund tė marrin tė akuzuarit ėshtė gjoba, por nuk pėrjashtohet mundėsia e kthimit tė parave tė studimeve.

Nuk ėshtė hera e parė qė nga dikasteri i Mbrojtjes vijnė lajme tė tilla. Rreth njė vit mė parė, Ministria e Mbrojtjes depozitoi nė Prokurorinė e Tiranės njė kallėzim pėr punonjėsit e saj qė kishin kryer njė trajnim nė Itali.

Ministria nuk pranonte tė paguante dietat e punonjėsve, me pretendimin e faturat e tyre tė hotelit ishin tė rreme dhe se ata mund tė kishin fjetur apo akomoduar tek tė afėrmit nė shtetin italian.

Prokurorėt e Krimit Ekonomik e pushuan ēėshtjen nė fjalė, pasi nuk mund tė vėrtetoheshin kėto akuza tė pabaza dhe se para nisjes pėr trajnim, punonjėsve u ishte caktuar dhe dieta ditore qė do tė merrnin, duke pėrfshirė hotelin, ushqimin dhe udhėtimin.

Kontrata tė ngjashme aplikon dhe Ministria e Shėndetėsisė me mjekėt qė dėshirojnė tė marrin specializime. Njė pjesė e mirė e mjekėve, pavarėsisht se ku banojnė, nėnshkruajnė kontrata me spitalet nė tė katra anėt e vendit pėr tė marrė specialitetin e dėshiruar. Nė vitin e fundit tė specializimit, apo dhe pas pėrfundimit tė tij, ata gjejnė mėnyra tė ndryshme pėr tė prishur kėto kontrata dhe pėr tė siguruar vende pune pranė qendrave tė banimit.

Kėsisoj, spitalet ku kanė nėnshkruar kontratėn fillestare detyrohen tė nėnshkruajnė tė tjera kontrata me mjekė tė tjerė. Deri mė tani, nuk rezulton tė jetė hapur ēėshtje penale me ndonjė mjek qė ka shkelur apo prishur kontratėn nė mėnyrė tė njėanshme.
Burimi: noa
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Http://WwW.ShqpitiLir.Com
 
Ministria e Mbrojtjes padit studentėt me bursė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Me te fundit-
Kėrce tek: