Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Ina Rama: Kreu i Gardės vrau demonstruesin, PS: Gati ti lėmė pa imunitet deputetėt

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AnGeL_DrEamS
SuperAdmin
SuperAdmin
AnGeL_DrEamS


Male
Postime : 403
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : BeRaT
Emploi : AlbSpace Community
Loisirs : AlbSpace™
Anėtarėsuar : 06/01/2010

Ina Rama: Kreu i Gardės vrau demonstruesin, PS: Gati ti lėmė pa imunitet deputetėt Empty
MesazhTitulli: Ina Rama: Kreu i Gardės vrau demonstruesin, PS: Gati ti lėmė pa imunitet deputetėt   Ina Rama: Kreu i Gardės vrau demonstruesin, PS: Gati ti lėmė pa imunitet deputetėt Icon_minitimeMon Jan 23, 2012 10:38 pm

Kryeprokurorja Ina Rama akuzoi personalisht Komandantin e Gradės sė Republikės Ndrea Prendi se nga tyta e pistoletės sė tij ka dalė plumbi qė ka ekzekutuar fierakun Faik Myrtaj.
Ajo tha se Prokuroria ka kėrkuar ndaj Ndrea Prendit, Margarit Kumes shoferi i Prendit, dhe ndaj Armando Kasės, shefi i IT-sė nė Kryeministri masėn e arrestit me burg.
“Nga aktet e ekspertimeve balistike nė Tiranė dhe FBI rezulton se nga pistoleta tip beret e Ndrea Prendit janė realizuar 11 qitje drejt turmės dhe pikėrisht arma e tij ka shkaktuar vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj, ndėrsa tė shtėnat e tjera pėrfunduan nė pemėt dekoruese. Duke pėrfituar nga detyra Prendi ka ndėrruar tytėn e tij me tytėn e Margarit Kumes dhe ka dėmtuar njė pjesė tė pistoletės sė tij duke dashur tė pengojė verifikimin se plumbat e dalė tė mos i pėrkasin pistoletės sė tij. Kjo ėshtė edhe arsyeja pse Kume hetohet pėr pengim tė zbardhjes sė krimit”, u shpreh Rama.
Mė tej ajo tha se edhe shefi i IT-sė nė Kryeministri Armando Kasaj ka fshirė pamjet filmike, vetėm pak pas proteste.
Rama tha se, janė kopjuar tė dhėnat e regjistruara nga serveri duke i hedhur nė njė pajisje tė ngjashme me ato ekzistuese, ndėrsa nė momentin qė kanė ndodhur ngjarjet kanė qenė nė punė 11 kamera.

Ajo theksoi se filmimet e regjistruara nuk u vunė dhe nuk janė vėnė ende nė funksionim tė sistemit tė drejtėsisė ndėrsa pajisjeve u janė bėrė formatim duke u fshirė gjurmėt.
Sipas saj, Kasaj hetohet pasi ka penguar nė zbulimin e tė vėrtetės, dhe se tre personat e sipėrpėrmendur konsiderohen me rrezikshmėri tepėr tė lartė.
Ndėrsa duke iu pėrgjigjur gazetarėve pėr bashkėpunimin e pretenduar mes saj dhe kryesocialistit Edi Rama, Ina Rama tha se roli i saj nė 21 janar ka qenė vetėm ai i kryeprokurores dhe asnjė rol tjetėr.

Ambasadori i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės e cilėsoi ngjarjen e 21 janarit si njė ngjarje tė parrėfyeshme, ku situata u pėrkeqėsua sė tepėrmi.
Ai shprehu mbėshtetjen e vazhdueshme pėr hetimin duke thėnė se mbėshtetja e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės ka qenė e vazhdueshme dhe e sigurt.
“Njė vit mė parė ne dėshmuam tragjedinė e parrėfyeshme qė ndodhi nė rrugėt e kryeqytetit. Nisi me njė provokim tė qėllimshėm nga njė grup i vogėl protestuesish ndaj policisė qė ishin nė kryerje tė detyrės dhe u ndoq mė pas nga tė tjerė dhe kulmoi nė vrasjen e katėr protestuesve dhe lėndimin e katėr tė tjerėve. Nė ditėt qė vijuan SHBA-tė bazuar mbi kėrkesėn e Prokurorisė sė Pėrgjithshme ranė dakord pėr tė asistuar pėr shėrbimin e kriminalistikės dhe asistencė. SHBA-tė i mirėpresin deklaratat e Kryeprokurores dhe ne do ta mbėshtesin zyrėn e Prokurorit tė Pėrgjithshėm”, u shpreh ambasadori amerikan.


Tahiri: Gati tė heqim imunitetin 3 deputetėve

Duke folur nė emėr tė kryetarit Edi Rama, i cili pėr shkak tė njė vizite pune nė Gjermani nuk mund tė fliste, deputeti socialist Saimir Tahiri shprehu vullnetin e plotė tė selisė rozė pėr drejtėsi lidhur me hetimet pėr 21 janarin.
Tahiri tha se kryesocialisti do e mbajė fjalėn e tij gjatė ditės sė nesėrme.
“Nėse Prokurorisė i duhet kontributi nė hetim i tre deputetėve tė PS, jemi gati tė votojmė heqjen e imunitetit tė tyre dhe tė tė gjithė deputetėve pjesėmarrės nė demonstratėn e 21 janarit pėr tė ndihmuar nė zbardhjen pėrfundimtare tė sė vėrtetės. Vetė kryetari Edi Rama thekson se nė mungesė tė imunitetit tė tij parlamentar ėshtė nė dispozicion tė prokurorisė bashkė me tė gjithė deputetėt. Shtoj kėtu se edhe unė, deputeti Saimir Tahiri, njėsoj si gjithė kolegėt e mi, kam qenė aktiv nė organizimin e asaj demostrate dhe nuk shoh asnjė arsye nė botė qė unė dhe kolegėt e mi, tė veēohemi nga tre kolegėt e tjerė”, u shpreh Tahiri.
Duke iu drejtuar kryeprokurores Ina Rama, ai shtoi se pėr 21 janarin asnjė nga socialistėt nuk ka pasur dhe nuk ka arsye tė ketė imunitet, pasi askush nuk ka bėrė mė pak se tre kolegėt asnjė prej tė tre atyre nuk ka bėrė mė shumė se sa tė ushtrojė drejtėn kushtetuese tė demonstrimit paqėsor.
Tahiri tha se gjithė ligjvėnėsit socialist janė gati tė hetohen deri nė fund.
Sipas tij, nuk ka tė vėrtetė tė plotė pėr 21 janarin pa drejtėsi tė plotė, qė pėr PS do tė thotė ndėshkim pėr ekzekutorėt dhe autorėt e vrasjeve, tė cilėt pėr PS janė ata qė urdhėruan hapjen e zjarrit mbi protestuesit.
Nė kėtė linjė ai shtoi se, “Pėr ne, pėr tė gjithė popullin opozitar, ashtu si pėr ēdo shqiptar tė arsyeshėm, tė kėrkosh imunitetin e tre deputetėve opozitarė dhe jo tė Sali Berishės, qė ka pėrgjegjėsinė e madhe tė vrasjeve tė 21 janarit, nuk ėshtė aspak normale. Ashtu siē nuk ėshtė aspak normale qė ndėrkohė kur kėrkohet procedimi pėr tre deputetė opozitarė, nuk kėrkohet pėr eprorin e drejtpėrdrejtė tė vrasėsve tė identifikuar nga ekspertiza, i cili ėshtė ish-ministri i Brendshėm Lulėzim Basha. Opozita shqiptare akuzon Sali Berishėn dhe Lulėzim Bashėn si pėrgjegjės tė drejtėpėrdrejtė pėr pėrdorimin e pushkėve ndaj popullit, me pasojė vrasjen e katėr njerėzve tė pafajshėm dhe plagosjen e dhjetra tė tjerėve”.
Ai tha se nėse Berisha e Basha nuk hetohen pėr PS kėrkesa e Prokurorisė duket si manovėr pėr tė krijuar njė ekuilibėr tė papranueshėm nė hetime.
Deputeti socialist theksoi se nėse ata dy nuk hetohen dhe as Gjergj Lezhja pėrgjegjėsi direkt pėr mirėmbajtjen e serverit dhe shėrbėtori i parė i Sali Berishės nė atė godinė, opozita do ta konsiderojė pėrfshirjen e tre deputetėve tė saj nė hetime si njė kalkulim ekstraligjor tė prokurorisė pėr tė dalė mbi palėt, por nė fakt duke u bėrė palė nė pengimin e drejtėsisė sė plote pėr 21 janarin.
Nė vijim ai shprehu mbėshtetjen e PS, ndaj Prokurorisė dhe kryeprokurores duke i kėrkuar asaj qė tė mos tėrhiqet pėrpara shantazheve mafioze qė bėn publikisht Sali Berisha.

Sakaq ai i cilėsoi akuzat e Berishės pėr bashkėpunim tė fshehtė mes kryeprokurores Ina Rama dhe kryetarit tė opozitės janė si akuzat e shpifjet bajate qė bėnte dikur Enver Hoxha kur zbulonte komplote tė paqena kundėr partisė.
Tahiri tha se Prokuroria e Pėrgjithshme ka detyrimin kushtetues tė ēojė vrasėsit dhe urdhėruesit e tyre para gjyqit dhe nėse Sali Berisha ka dhėnė urdhėr pėr tė hapur zjarr, vendi i tij ėshtė nė bankėn e tė akuzuarve, jo nė krye tė qeverisė shqiptare.
Nė emėr tė kryesocialistit Rama, deputeti i selisė rozė theksoi se, “Arrest shtėpie me Saliun nė krye tė qeverisė e tė policisė do tė thotė liridalje e plotė dhe mundėsi 24 orė pėr tė komunikuar pėr ndotjen e mėtejshme tė hetimeve e tė procesit penal tė 21 janarit. E vėrteta e 21 Janarit, nuk do jetė kurrė e plotė pa dėnuar tė gjitha ata qė kanė pėrgjegjėsi pėr vrasjet Ziver Veizit, Faik Myrtaj, Aleks Nikės dhe Hekuran Dedės”.



Berisha pezullon Ndrea Prendin, akuzon Ina Ramėn pėr zhdukje provash

Nė njė deklaratė zyrtare tė nė emėr tė Kryeministrit Berisha zėdhėnėsja e tij Erla Mėhilli vetėm pak para komunikastės sė kryeprokurores Ina Rama u shpreh se drejtėsinė 21 janari nuk do e harrojė kurrė.

“Kryeministri ka kėrkuar qė ditėn e parė hetim tė plotė pėr marrjen e pushtetit me dhunė, mė 21 janar si dhe vėnien para drejtėsisė tė pėrgjegjėsve tė protestės sė dhunshme tė 21 janarit. Kryeministri nė respektim tė ligjit dhe drejtėsisė sė plotė ka vendosur pezullimin nga detyra tė komandantit tė Gardės sė Republikės Ndrea Prendi dhe emėron nė vendin e tij nėnkolonel Artan Hoxha. Ndonėse qė nė fillim Kryeministri ka akuzuar kryeprokuroren si organizatore tė 21 janarit ai ka besim tė plotė nė drejtėsi”, u shpreh Mėhilli.

Sakaq ajo shtoi se duke mbėshtetur plotėsisht mbrojtjen e institucioneve tė vendit, Kryeministri qėndron i vendosur pėr zbardhjen e plotė tė rrethanave ku u plagosėn polic, mbetėn tė vrarė dhe u plagosėn dhjetėra tė tjerė.

Sipas saj, Kryeministri duke garantuar qytetarėt pėr respektimin e plotė tė pavarėsisė sė gjyqėsorit, informon qytetarėt se Prokurorja e Pėrgjithshme Ina Rama nuk ka marrė asnjė masė, por nė Prokurori janė zhdukur dhe prishur provat qė ndihmonin pėr zbardhjen e 21 janarit, duke shtuar se qė nė fillim kryeprokurorja ka bashkėpunuar me kreun e Partisė Socialiste.

“Gjatė 1 viti e deri mė sot nuk ka asnjė pėrgjegjės pėr kėtė ngjarje, nuk ka asnjė provė pėr ata qė me gurė, hunj dhe bomba molotov sulmuan e plagosėn para Kryeministrisė si dhe sulmuan derėn e Kryeministrisė. Me qėndrimin e saj pas sulmit tė dhunshėm prej 5 orėsh, Ina Rama tregoi se ajo vetė ishte element thelbėsor nė ngjarjen e 21 janarit 2011”, shprehet Mėhilli.

Nė mbyllje tė fjalės sė saj, zėdhėnėsja e Berishės garantoi se Kreu i Qeverisė do bėjė gjithēka qė pėrgjegjėsit dhe ata qė u lėshuan mbi Gardėn e Republikės, pėr tė pėrmbysur pushtetin legjitim tė vendit do tė marrin ndėshkimin e merituar pasi siē tha ajo drejtėsisnė 21 janari kurrė nuk do e harrojė./noa/
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Http://WwW.ShqpitiLir.Com
 
Ina Rama: Kreu i Gardės vrau demonstruesin, PS: Gati ti lėmė pa imunitet deputetėt
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Argjentina Ramosaj: Jam e famshme dhe gati e martuar
» Edi Rama: Martohem javen e ardhshme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Me te fundit-
Kėrce tek: