Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliKėrkoRegjistrohuidentifikimi


Share | 
 

 Motrat Vjollca: E veshtire per te ruajtur jeten private

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Darius
vip
vip
avatar

Male
Postime : 119
Age : 37
Vendodhja Vendodhja : Shqiperi
Emploi : http://www.shpirtilir.com
Loisirs : http://www.shpirtilir.com
Anėtarėsuar : 03/03/2011

MesazhTitulli: Motrat Vjollca: E veshtire per te ruajtur jeten private   Wed May 09, 2012 8:04 pm

Ato janė nė kulmin e punės. Janė tė veshura sport, me kapele, atlete,
ndryshe nga ē’i shohim nė televizor. Po zhvillohen provat e Top Fest 9.
Motrat, Marina dhe Luana Vjollca, nė kėto kohė po shijojnė ndoshta
kulmin e karrierės sė tyre. Nė shkurt tė kėtij viti, ato nisėn sė bashku
aventurat e prezantimit tė Top Fest 9, ndėrsa kėto ditė janė nė fundin e
tij. Mbrėmjen e sė premtes, ėshtė zhvilluar gjysmė finalja e kėtij
festivali.
“Ky ėshtė edicioni i 9 i Top Fest e pėr ne ėshtė viti i dytė qė na u
besua serish drejtimi e kėtij festivali, – thotė fillimisht Luana nė
kėtė takim me rubrikėn Jetė tė Shekullit. Motra e saj shton: “Ėshtė njė
festival qė ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė zhvillimin e muzikės
moderne shqiptare, prandaj ėshtė njė pėrgjegjėsi e madhe tė jesh pjesė e
kėsaj”.

Ēfarė ndodh kėtu nė prapaskenė?

Luana: Janė gjithmonė tė bukura sepse ka gjėra qė nuk shfaqen nė televizor. Unė pėr shembull kėrcej me ēdo kėngė (qesh)

Tani dilni nėpėr kopertina mediesh, jeni nė atė fazėn kur vendoseni
nė qendėr tė vėmendjes pak a shumė. A ėshtė jeta juaj ashtu si duket nė
faqet e para tė revistave?

Luana: Ne mundohemi te jemi sa mė reale nė tė tilla dalje mediatike. Por nuk do tė thoja qė jeta ėshtė si nė revista.

Marina: Ne nė revista kemi pasqyruar atė qė jemi realisht. Por
kopertina ėshtė thjesht njė imazh qė bėhet nė formė tė atillė pėr tė
tėrhequr syrin e publikut.

Do donit njė jetė mė tė lirshme apo ėshtė kjo jeta qė ju doni?

Marina: Televizioni ėshtė bėrė tashmė pjesė e pandarė e jona.
Aktiviteti i ngjeshur ėshtė bėrė tani ritual i pėrditshėm, mua nuk mė
pengon.

Luana: Normalisht qė fama tė privon shumė gjėra por kėnaqėsia qė tė
fal pėrballja me publikun nuk mund tė krahasohet e tė ndėrrohet me
asgjė.

Ju ka ndihmuar tė qėnit e bukur tė ecni pėrpara nė jetė, nė drejtime
qė ndoshta nuk kanė lidhje tė drejtpėrdrejtė me pamjen fizike?

Luana: Nė kėtė moment tė jetės nuk mund tė them qė mė ndihmon pamja e
jashtme, ka rėndėsinė e vet pa diskutim, por vetėm me tė nuk mund tė
ecėsh kurrė nė jetė e jo mė tė arrish objektivat e tua.

Marina: Njė pyetje qė ka shumė debat e ėshtė diskutuar prej shumėkujt andaj e evitoj si pėrgjigje.

Por tė qenit personazh publik i ka disa kosto. Ju keni humbur diēka
nga tė qenit person i thjeshtė? Pėrshembull tė dilni tė argėtoheni pėr
qejfin tuaj, pa tėrhequr vėshtrimet e gjithė tė tjerėve mbi vete?

Luana: Ne e kemi nisur punėn shumė tė vogla edhe gjithmonė ka
ekzistuar kurioziteti se ēfarė kemi lenė pas dore pėr t’ju pėrkushtuar
punės. Dihet qė tė gjitha nuk mund tė bėhen. Kemi pasur paralelisht edhe
vazhdojmė akoma tė kemi shkollėn edhe punėn. Nė fakt, pas gjithė kėsaj
ngarkese nuk mbetet shumė vend pėr pjesėn e argėtimit.

Dmth arrini ta ruani privatėsinė tuaj edhe pse jeni personazhe publike?

Luana: Nė fakt ėshtė vėshtirė pėr ta ruajtur, sidomos nėse bėhesh
objektiv i dikujt. Shumė shpesh ndodh tė bėhen edhe padrejtėsi nė kėtė
pjesė duke na cenuar. Kjo ėshtė njė pjesė qė ne gjithmonė gjithkujt i
kemi thėnė Stop! Stop se kjo ėshtė vetėm e jona!

Marina: Jeta jonė private do ruhet me kthetra prej nesh. Jemi ne ato
qė kemi zgjedhur tė jemi persona publik jo ata qė na rrethojnė, ndaj
duhet respekt nė kėtė pikė.

Velinat-Avokate

Ėshtė e njohur tashmė lidhja e dy motrave Vjollca, njėra shndėrruar
nė bionde pėr shkak tė emisionit tė parė ku u pranuan tė performonin sė
bashku: “Fiks Fare”. E kanė rrėfyer shumė herė se nė familjen e tyre
femėrore ekziston njė lidhje e ngushtė dhe se Luana ėshtė shoqja e
ngushtė e Marinės dhe anasjelltas. Nuk ėshtė ēudi qė tė kėrkosh Luanėn
dhe t’i biesh telefonit tė Marinės, ashtu siē nuk pėrbėn mė lajm fakti
se dy vajzat kanė ndjekur tė njėjtė shkollė – degėn juridike – vetėm qė
tė mos ndaheshin nga njėra-tjetra.
Luana ėshtė 11 muaj mė e vogėl se Marina. “Ne jemi tė pandashme”, –
shprehet Luana me njė ton bindės. Tė dyja kanė vendosur tė studiojnė
Drejtėsi, nėse dikur mund tė thoshim “motrat velina”, nė njė tė ardhme
mund tė themi “motrat avokate”.

Jeta private

Luana Vjollca ka zgjedhur tė qėndrojė nė hije, larg interesit tė
gazetarėve, tė cilėt e kanė gjėmuar jo pak kėto ditė pėr t’i marrė
ndonjė fjalė, e mbi tė gjitha e palėkundur nė njė vendim qė ka marrė
kėtu e shumė vite me parė, qė kur shkeli nė ekran, se do ta ruante me
fanatizėm brenda mureve tė shtėpisė jetėn e saj personale. I ėshtė
pėrmbajtur kėtij betimi edhe e motra, Marina, e cila nuk nguron tė
shprehet se kur na cėnohet jeta private, nxjerrim kthetrat…

Vajza e motit

Pas edicionit tė lajmeve nė Top Channel, shfaqet Luana, pėrballė njė
harte ku na jep njė informacion tė rėndėsishėm: si do jetė moti, sot dhe
nesėr. E pėr kėtė nuk i vjen keq kur i thonė “vajza e motit”, e aq mė
pak kur e identifikojnė me atė program. Mbase sepse prej tij kaloi, nė
fillim tek “E diell” dhe mė pas nė Top Fest 8 e tek ky i sivjetshmi Top
Fest 9, njė festival i muzikės moderne.

Pergatiti: Entela Resuli
Burimi: Gazeta Shekulli

____________________
..::...:::~AlBaNiA PeOpple~:::...::..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.shpirtilir.com
 
Motrat Vjollca: E veshtire per te ruajtur jeten private
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Show Biz-
Kėrce tek: