Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliKërkoRegjistrohuidentifikimi


Share | 
 

 Klajdi Haruni: Pas “Mamices”, femrat me gjuajne me shume

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 1579
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anëtarësuar : 12/11/2009

MesazhTitulli: Klajdi Haruni: Pas “Mamices”, femrat me gjuajne me shume   Fri May 18, 2012 6:19 pm


Nuk ka shume kohe qe eshte lancuar dhe eshte nje kenget me te degjuara dhe te klikuara te momentit. Behet fjale per kengen “Mamica”, e kthyer tashme ne fenomen, qe kendohet nga Klajd Haruni, dhe qe mban firmen e kompozitorit, Florian Mumajesi. Ndonese eshte nje kengetar i ri, Haruni duket se do te radhitet perkrahe emrave te njohur te muzikes se lehte shqiptare. Ne intervisten e tij te pare pas publikimit te “Mamices”, dhene per suplementin THASH&THEM, 23 vjecari nga Korca flet per pasionin e tij te hershem per muziken, si dhe per suksesin e arritur me kengen. Ndonese merr pjese per here te dyte ne Top Fest, Klajd Haruni kete here kaloi automatikisht ne finalen e ketij kompeticioni.
Ai premton se kjo kenge ne 3 qershor do ta ndez sallen e Pallatit te Kongreseve, me ane te surprizave qe do te rezervoje ne performance. Duke folur per subjektin e kenges, ai sqaron se ajo eshte nje kenge gazmore, qe nuk ka per qellim t`i ironizoje aspak femrat, ndersa shton se pas “Mamices”, femrat kane filluar t`i afrohen me shume.
Klajd jeni zgjedhur automatikisht per te marr pjese ne finalen e Top Fest, si ndiheni?
Eshte nje emocion shume i madh per mua, duke qene se jam nje artist i ri. Ne momentin kur Luana hapi zarfin , i cili kishte verdiktin e votave te publikut u ndjeva shume i emocionuar dhe i gezuar, pasi publiku eshte vleresuesi me i mire. Ndaj dhe i falenderoje te gjithe ata qe me kane votuar.
Do te kendoni per here te pare live, ne Pallatin e Kongreseve, ndjeni ndonje pergjegjesi te vecante?
Eshte hera e pare qe kendoj live ne “Pallatin e Kongreseve” dhe do te jete nje kenaqesi, por edhe pergjegjesi ne te njejten kohe. Gjithsesi mendoj se do ta “djegim” Pallatin e Kongreseve, pasi do te kete shume surpriza ne performance (qesh).
Mund te na zbuloni ndonje detaj?
Surprizat ngelen surpriza (qesh).
Do te kemi ndonje “Mamice” ne skene bashke me ju?
Ajo mbetet enigme qe do ta zbulojme ne finalen e Top Fest.
“Mamica”, eshte kthyer tashme ne nje fenomen, e menduat qe do te kishte nje sukses te tille?
Kete kenge qe ne tekstin e saj e kemi punuar te dy me Florin, shpeshhere duke pire edhe ndonje gote dhe qe kur kenga mori formen e saj fillestare, ne besuam se ajo do te behej nje hit veror. Meqenese dy kenget e mia te para kane qene balada, menduam te sillnim dicka ndryshe, nje kenge qe do te percillte energji pozitive.
Pse mendoni qe publiku e pelqen?
Sepse iu percjelle energji pozitive, alegri dhe i ben te harrojne sadopak stresin e akumuluar nga monotonia e perditshme.
Klajd, kujt i kushtohet “Mamica”?
Mamica eshte thjesht nje fenomen, nuk ka 1 person te vecante, te gjitha vajzave ne pergjithesi, qofshin te martuara ose jo (qesh).
Eshte nje kenge qe ne nje fare menyre ironizon femrat, nuk menduat qe suksesi mund t’iu kthehej ne kontravers?
Kjo kenge nuk i ironizon femrat, por eshte nje parodi e ngjashme me kenget e vjetra korcare. Po ta degjojme kengen me vemendje ajo flet per nje “Mamice”, qe sic e thashe edhe me siper mund te jete kushdo, e cila ka cmendur gjithe qytetin me bukurine dhe hiret e saj. Ne pjesen e pare te kenges i thurren lavde “Mamices”, ndersa ne pjesen e dyte, ky djali lodhet nga indiferenca e saj dhe do t`a “thumboj” pak.
Cilin cmim do donit te fitonit?
Kur konkurrova ne Top Fest, objektivi im ishte te arrija ne finale. Por duke pare sesa shume eshte pelqyer dhe klikuar kenga nga publiku, do isha shume i lumtur nese do fitoja cmimin e publikut. Ky cmim do me shijonte me shume se cdo cmim tjeter.
Mbani mend, ndonje moment te vecante gjate klipit?
Klipi ka qene nje eksperience e bukur, shume “funny” si dhe vet kenga. Kemi qeshur pa fund hipur maje karrotrecit. Kemi patur marredhenie shume miqesore edhe me njerezit ne rruge, qe qeshnin me kengen.
Mendoni qe “Mamica”, ju beri me te njohur?
Patjeter qe me ka bere me te njohur. Kjo kenge ka qene nje katapulte shume I madh per mua, duke pare qe eshte klikuar rreth 800 mije here, qe besoj se jane shume per nje artist te ri. Ajo eshte kudo neper rrjetet sociale, 1 ne 2 makina neper te gjitha qytetet e Shqiperise, degjon “Mamicen”, luhet ne shume klube, pube e karaoke, madje edhe shume banda e kane bere pjese te repertorit te tyre (qesh).




Klajd, folem per suksesin e “Mamices”, po kritiket e saj a kane qene te shumte?
80% e komenteve kane qene pozitive, ndersa ka patur edhe komente negative ne aspektin se kjo kenge, tallet me femrat. Por sic u shpreha edhe me siper kjo kenge nuk eshte konceptuar keshtu, eshte thjesht nje parodi qe te ngre humorin.
Cilat jane projektet tuaja pas Top Fest?
Meqenese “Mamica” eshte pelqyer dhe degjuar kaq shume kudo ne Shqiperi, me motivon per te punuar dhe per te shpalosur projekte te reja. Por per momentin po shijoj suksesin e saj .
Do te jete balade kenga juaj e radhes?
Baladat i dashuroj shume duke qene se jam edhe nga Korca, te cilat ngjajne me serenatat korcare, qe une i dua pa fund. Besoj se projekti i ardhshem mund te jete dicka mes te dyjave (qesh).
Do te bashkepunoni perseri me Flori Mumajesin?
Qe kur fillova ta marr seriozisht muziken bashkepunimi im i pare ka qene me Florin. I dyti erdhi si nje duet me Florin me kengen ‘Lutem une sot”, e treta ishte “Mamica” por edhe produksioni i katert e te tjera ne vijim, do te mbajne firmen e Florian Mumajesit. Une kam nje marredhenie te ngushte me Florin dhe mendoj se bashkepunimi i yni, do te jete nje “date pa skadence”.
Si jeni takuar per here te pare?
Mua me ka pikasur Flori. Te dy frekuentonim te njejtin karaoke, ku une kendoja per qejf dhe aty mes disa miqve tane te perbashket, u krijua lidhja me Florin.
Do te jeni pjese e koncerteve neper Shqiperi, gjate sezonit verore?
Nga sot une do te marr pjese ne koncertin tim te pare, qe do te behet ne Himare me rastin e celjes se sezonit te ri turistik. Do te jem perkrahe emrave te njohur te muzikes shqiptare si, Elvana Gjata, Julka, Flori Mumajesi, Andy Gramm, etj.
Cfare eshte muzika per ju?
Muzika ka qene pasioni im, qe i vogel dhe vazhdon te jete. Madje perpara se une ti futesha kesaj rruge profesionalisht, mblidhesha gati 3 here ne jave me kitare me shoket e mi dhe kendoja. Nuk e mendoj dot jeten pa muzike dhe jam shume i lumtur qe kam gjetur njeriun e duhur per te bashkepunuar e per te sjell, kenge te bukura qe vetem Flori di t`i bej.
Sa e veshtire per nje artist te ri , te futet ne boten e muzikes?
Ne fakt eshte shume e veshtire te evidentohesh, por une jam i lumtur se qysh ne fillimet e mia, arrita te bashkepunoj me njerezit e duhur. Gjithe suksesin e arritur deri tani ia dedikoj Florit, sepse eshte perkushtuar me shume sec duhet per cdo detaj.
Cili eshte kengetari juaj i preferuar?
Me pelqen Elvana Gjata. Per mua eshte nje artiste qe eshte shume pak te quaj e kompletuar, por gjithashtu edhe nje njeri i mrekullueshem. Mund te them qe me ka ndihmuar shume ne videoklipin tim te pare ‘Lutem une sot”.
Po familja sa ju mbeshtet , per kete zgjedhje tuajen?
Familja ime e ka patur enderr qe une te vazhdoja rrugen e artit, pasi kur kam qene i vogel me thonin qe kisha shpirt artisti. Ne cdo gezim familjar kam qene protagonisti kryesor, ndersa kohet e fundit jane merzitur me mua, pasi nuk kaloje me shume kohe prane tyre (qesh).
Krahas angazhimeve tuaja ne art, duam te dime edhe per jeten tuaj private, jeni i lidhur?
(Qesh) Aktualisht jam beqar.
Ne fakt me kengen e “Mamices”, veshtire t’iu afrohen vajzat?
Femrat me jane afruar gjithnje. Por tani qe doli dhe kenga e “Mamices”, do te jete e kunderta e kesaj qe thoni ju. Jo per gje po ka filluar te ndihet “era” e detit (qesh).
Ke do donit te falenderonit per suksesin e arritur deri tani?
Nje falenderim i vecante shkon per “Threedots Production”, gjithashtu edhe per Provideo qe ka realizuar te dy videoklipet e mia, “Absolut Style” qe merret me lukun tim, si dhe cunat e performances, qe do ta “ngrene” ne kembe Pallatin e Kongreseve. Gjithashtu dua te falenderoj edhe suplementin “THASH&THEM”, pasi eshte intervista e pare qe jap ne median e shkruar per “Mamicen” (qesh).

____________________
''Kam Lindur Duke Qar'' Kur Të Gjith Qeshnin ''Do Vdes Duke Qeshur'' Kur Të Gjith Do Të Qajn!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Klajdi Haruni: Pas “Mamices”, femrat me gjuajne me shume
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Show Biz-
Kërce tek: