Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliKėrkoRegjistrohuidentifikimi


Share | 
 

 Liqeni i Shkodrės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 1579
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

MesazhTitulli: Liqeni i Shkodrės   Tue May 22, 2012 11:08 am



Eshtė liqeni mė i madh i krejt gadishullit ballkanik. Ai ka njė sipėrfaqe tė pėrgjithshme prej 368 km 2, nga tė cilat Republikės sė Shqipėrisė i pėrkasin 149 km2 me njė vijė liqenore prej 57 km.
Njė legjendė interesante shpjegon krijimin e liqenit. Sipas kėsaj legjende, aty ndodhej njė vijė uji qė ushqehej nga njė krua. Njė mbrėmje, njė nuse ndėrsa po mbushte ujė nė krua, i vjen lajmi se i shoqi ishte kthyer nga kurbeti. Nga gėzimi ajo u largua mė tė shpejtė duke harruar hapur grykėn e kroit. Uji rrodhi gjatė gjithė natės dhe tė nesėrmen u krijua liqeni i Shkodrės.





Brigjet e liqenit janė mjaft atraktive dhe tė larmishme. Pjesa veriore e tyre ėshtė e ulėt e tipit tė marsheve, ndėrsa pjesa jugore rrėzė malit tė Taraboshit ėshtė shkėmbore dhe e lartė. Pikėrisht, kėtu ndodhen edhe dy pikat mė tė rėndėsishme turistike qė janė Shiroka dhe Zogaj. Nė krahun verior tė liqenit ėshtė i njohur plazhi nė lagjen Ēulaj, pranė Koplikut. Po kėshtu, nė tė majtė tė Koplikut, rreth 50 metra larg buzės sė liqenit ndodhet burimi i “Syrit tė Sheganit”, i cili ka njė diametėr prej 12 metrash nga ku buron uji i ftohtė. Kjo ėshtė njė pikė interesante pėr tė apasionuarit e zhyjtėsve.
Banjat e diellit, tė ujit, peshkimi dhe vozitja janė aktivitetet kryesore tė liqenit tė Shkodrės. Plazhi i Shirokės ka 250–260 ditė me diell nė vit. Liqeni pėrfaqėson edhe njė eko–sistem mjaft tė rėndėsishėm natyror. Aty gjenden 281 specie shpendėsh, tė cilat pėrbėjnė 87% tė shpendėve tė Shqipėrisė. Aty dimėrojnė 24 mijė individė shpendėsh ujorė, fakt i cili krijon mundėsinė e “bird watching”. Nė ujėrat e liqenit rriten 45 lloje peshqish, ku mė tė rėndėsishmit janė krapi, shtojza dhe ngjala.
Parku Kombėtar i Thethit
Ndodhet nė njė distancė prej 70 km nga qyteti i Shkodrės, nė zemėr tė alpeve shqiptare. Parku nė fjalė ka njė sipėrfaqe prej 2.630 hektarė dhe shtrihet nė njė lartėsi qė varijon nga 600–2.570 metra mbi nivelin e detit. Bimėsia kryesore e parkut pėrbėhet nga masivet e ahishteve, tė cilat zėnė 90 % tė mbulesės drunore. Kėtu gjenden ahe shekullorė qė kanė diametėr 1–1,5 metra.
Bimėsia tjetėr pėrbėhet nga panja, frashėri, shkoza dhe rrobulli. Kėtu ka njė pėrhapje tė shumėllojshme tė luleve, ku pėr t’u pėrmendur ėshtė Wulfenia e Baldaēit, e cila ėshtė bimė endemike, e cila rritet vetėm nė Theth. Pėrsa i pėrket faunės kėtu takohen 50 lloje shpendėsh, 10 lloje rreptilesh dhe 8 lloje amfibėsh. Parku i Thethit pėrbėn habitatin mė tė populluar nė Shqipėri me rrėqebullin (felix lynx), i cili ėshtė specie e rrezikuar. Pėr t’u pėrmendur janė prezenca e shqiponjės sė artė, disa lloje qukapikėsh, salamandra alpine, si dhe njė larmi fluturash.
Objekte natyrore atraktive nė parkun e Thethit ėshtė ujėvara e Grunasit 25–30 metra e lartė, pranė tė cilės ndodhet shpella e “Birrėve me rrathė”, e cila ėshtė e pasur me stalagtide e stalagmite. Shpellė tjetėr me interes pėr t’u vizituar ėshtė shpella e Arapit. Mjaft interesante janė burimet e ujit tė Okolit, prej tė cilave fillon pėrroi i Thethit, ku rritet trofta e mermertė.
Pranė Ndėrlyses ndodhet njė tjetėr ujėvarė interesante. Kėto burime gjenden nė njė lartėsi prej 850 metrash mbi nivelin e detit. Zona ka mjaft rreshje dėbore, tė cilat krijojnė njė shtresė tė qėndrueshme pėr 150 ditė nė vit. Aktivitetet kryesore qė zhvillohen ne Theth janė hiking, ngjitjet malore, eksplorimi i shpellave, lundrimi me kajake, peshkimi malor, sportet dimėrore dhe biēikletat malore. Turi i kėtyre tė fundit mund tė kryhet nga Kopliku nė Theth, si dhe nga Thethi nėpėr luginėn e Shalės.
Kėtu ėshtė i zhvilluar akomodimi nė shtėpitė karakteristike tė zonės, tė cilat janė shtėpi guri me ēati tė tipit alpin. Parku i Thethit bėn pjesė nė projektin e “Parkut tė Paqes”, qė pėrfshin njė territor midis Shqipėrisė, Malit tė Zi dhe Kosovės.
Razma
Eshtė njė prej pikave turistike malore mė tė frekuentuara nga qyteti i Shkodrės. Razma ėshtė njė pikė klimaterike malore vetėm 41 km larg nga qyteti i Shkodrės. Ajo ndodhet mbi disa kodra morenike rrėzė malit tė Veleēikut, 1.725 metra i lartė. Zona ėshtė e rrethuar me pyje pishe dhe mėnshteke. Ajo nuk bllokohet nga dėbora ndaj mbetet e vizitueshme gjatė gjithė vitit. Kėtu ofrohet akomodim nė dhoma me qera, ndėrsa aktivitetet kryesore janė sportet dimėrore, ekskursionet, ngjitjet, etj.
Vermoshi
Ndodhet nė njė distancė prej 95 km larg nga qyteti i Shkodrės dhe pikėrisht nė ekstremin mė verior tė Republikės sė Shqipėrisė. Kjo zonė quhet krahina e Kelmendit. Ky emėrtim vjen nga fjala latine “Clemens” qė do tė thotė i urtė, i thjeshtė, i mirė. Mbasi pėrshkohet njė rrugė dramatike dhe spektakolare nga Shkodra nė Vermosh, ky i fundit ngrihet nė njė fushė malore tė krijuar nga lumi i Vermoshit nė njė lartėsi prej 1.100 metrash.
Nė dy anėt e luginės ngrihen shpate malesh me pjerrėsi tė konsiderueshme dhe tė veshura me bimėsi. Si njė pikė alpine, Vermoshi shquhet pėr shtresėn e dėborės qė zgjat deri nė afro 100 ditė nė vit. Zona ofron mundėsi tė shumta pėr ngjitje malore, trekking nėpėr luginat e thella alpine, speleologji, gjueti trofte, etj.








____________________
''Kam Lindur Duke Qar'' Kur Tė Gjith Qeshnin ''Do Vdes Duke Qeshur'' Kur Tė Gjith Do Tė Qajn!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Liqeni i Shkodrės
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Kultura dhe Historia :: Trashegimia Natyrore-
Kėrce tek: