Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliKėrkoRegjistrohuidentifikimi


Share | 
 

 PARKU KOMBETAR I LLOGARASE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 1579
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

MesazhTitulli: PARKU KOMBETAR I LLOGARASE   Tue May 22, 2012 11:36 am


Ndodhet 40 km nė juglindje tė qytetit tė Vlorės nė kufirin midis Adriatikut dhe Jonit. Teksa ngjitesh lartėsia rritet nga 470 metra nė 2018 metra. Nė afėrsi tė pikės sė Qafė Llogarasė hasen drurė me forma kurorash mjaft interesantee tė veēanta, ndikuar edhe nga korentet e erėrave. Kėtu do tė veēonim “Pishėn Flamur” qė ėshtė njė monument i rrallė i natyrės me mjaft vlera turistike dhe shkencore.

Teksa qėndron nė qafėn e Llogarasė pėrpara syve tė hapet nje pamje madhėshtore e bregut duke tė lėnė ndjesinė sikur e sodit nga avioni. Bukuritė e tokės dhe detit shpalosen mahnitėse sidomos nė kohėn e perėndimit tė diellit, qė duket sikur i pėrkėdhel me ngjyrėn e purpurtė teksa largohet pėr ti lėnė vėndin natės.
Nga Qafa e Llogarasė rreth 3 km vijė ajrore, syri tė pėrfshin detin Jon, pjesėt e thepisura tė Maleve tė Vetėtimės si dhe njė pjesė tė mirė tė Rivierės Shqiptare. Parku pėrshkohet nga Rruga Nacionale Vlorė – Himarė – Sarandė. Nė brendėsi tė kėtij parku ka shumė shtigje pėr tė apasionuarit pas eko – turizmit, tė cilat bėjnė tė mundur tė vėshtrosh nga afėr florėn dhe faunėn. Flora dhe fauna e Llogarasė ėshtė mjaft e pasur dhe pėrbėhet nga 105 lloje zogjsh dhe kafshė tė tjera si: dhelpra, macja e egėr, dreri etj. Ky Park ka vlera klimaterike dhe kjo falė kombinimit mjaft tė mirė tė ajrit tė freskėt malor me atė detar. Ai konsiderohet si njė prej destinacioneve turistike mė tė rėndėsishėm dhe ofron mundėsi pėr ekoturizėm, sportet e ajrit, ekskursione, treking etj.

PLAZHI PALASES

Fshati Palasė ėshtė i vendosur nė faqen e Malit tė Ēikės dhe njėkohėsisht fshati i parė i bregut pasi kalon Qafėn e Llogarasė. Nė qėndėr tė tij gjendet njė rrap shekullor. Ky fshat dallohet pėr rrugėt e ngushta me kalldrėm, qė tė ēojnė nė shtėpitė e bardha me oborre plot me pjergulla e vazo me karafila. Pjesė e tij ėshtė, Plazhi i Palasės me njė shtrirje mjaft tė gjatė mbi 1.5 km. Ai shėrben si vėnd pritjeje pėr tė apasionuarit pas sporteve tė ajrit, tė cilėt hidhen nga Qafa e Llogarasė dhe bien pikėrisht nė Plazhin e Palasės. Ky plazh ėshtė njė ndėr mė egzotikėt e tėrė Rivierės shqiptare dhe shquhet per qetesinė, ujrat shumė tė thella, e tė theksuar nė ngjyrė blu. Bregu zallor ndriēon verbues nė kontrast me blunė e thellė tė detit Jon.

DHERMIU

Emri Dhėrmi, e ka prejardhjen nga emėrtimi i vjetėr Drymades. Ky fshat ėshtė ndėrtuar nė shek XII-XIV mbi njė sėrė kodrash. Eshtė njė fshat i madh dhe i bukur, me rreth 31 kisha tė vjetra, i vendosur nė shpat tė malit nė njė terren tė thyer. Ai pėrfaqėson njė nga fshatrat mė tė vjetėr dhe karakteristikė tė Bregdetit Jonian.Dallohet pėr shtėpitė e vjetra me arkitekturė karakteristike.
Dhėrmiu njihet pėr plazhet e tij tė mrekullueshme.
Ujrat shumė tė pastėrta tė detit, plazhet intime, sportet ujore dhe zhytjet nėnujore e bėjnė veēanėrisht shumė tė preferuar nga tė rinjtė. Plazhet e bregdetit tė Dhėrmiut janė, Jaliksari, Shkambo dhe Gjipea. Plazhi i Gjipese ka nje formė mjaft tė rrallė dhe tė veēantė. Bregu i tij ėshtė i formuar nga njė pėrrua dhe nė tė dy krahėt e tij ngrihet nje kanion me mure shkėmbore deri ne 70 metra tė larta. Nė plazhin e Dhermiut ndodhet edhe shpella detare e Pirateve. Barkat ofrojnė dergimin e turistėve nė shpellė.
Gjithashtu nė kėtė plazh ndodhen disa hotele, restorante dhe disko verore. Nė gjithė kėtė zonė duke pėrfshirė edhe fshatrat e tjera ėshtė i zhvilluar edhe “turizmi familjar” ku turistėt mund tė akomodohen nė shtėpi me qera.

SHPELLA E PIRATEVE

Gjėndet nė kodrinėn ku ėshtė vendosur Manastiri i Shėn Todhrit, nė fshatin e Dhėrmiut. Eshtė njė shpellė karstike. Kohė mė parė pranė kėsaj shpelle strehoheshin piratėt e detit me anijet e tyre dhe prej kėtej ka marė emrin “Shpella e Piratėve”. Kur deti ėshtė i qetė ajo mund tė vizitohet me lehtėsi duke ofruar njė pamje tė mrekullueshme pėr vizitorin.
PLAZHET NE QEPARO, BORSH, LUKOVE, KAKOME

Qeparo

Menjėherė pas gjirit tė Panoramės (Palermos) shfaqet njė pamje tjeter e mrekullueshme, lugina e Qeparoit, plazhi, fusha e gjelbėr dhe fshati i ri Qeparo fushė.Mė lart Qeparoit, kalaja e Karosit dhe nė thellėsi fshati Kudhės. Emri i fshatit Qeparo vjen nga bima e qiparisit. Me interes tė vecantė paraqitet Qeparoi i vjeter i ndėrtuar nė kodėr, i cili ofron gjithashtu akomodim nė shtėpitė e banorėve, kryesisht pėr turizmin familjar. Nė plazhin e Qeparoit sė fundmi janė ngritur disa ndėrtime tė reja qė ofrojnė dhoma komode pėr turistėt, si edhe disa lokale tė kėndshme me gatime tė ndryshme.
Plazhi i Skalomes, i veēante pėr rėrėn e holle dhe detin e cekėt tė shfaqet pėrpara. Nė gjirin e vogėl gjėndet moli i lashtė, njė bankinė prej blloqesh guri, shpella e Frengut dhe Hunda e Madhe. Rruga nacionale pėrmes ullishtave tė ēon nė qėndėr tė fshatit pėrmbi tė cilin ngrihet manastiri i Shėn Mitrit i ndėrtuar nė 1881, Kisha e Shėn Mitrit ėshtė e stilit bizantin e ndėrtuar nė vitin 1760 dhe ka vlera tė mėdha pėr ikonostaset e saj prej druri.





Borshi

Rreth 2 km lag fshatit Qeparo takojmė fshatin Borsh qė nė lashtėsi quhej Meandria. Ky fshat ėshtė i vendosur nė njė gropė tė ngushtė sipėr buzės sė detit, ku derdhet pėrroi i Borshit (Buronja e Malit). Ky pėrrua shpėrthen nga shkėmbi nė mes tė fshatit. Mbi kėtė fshat nė majė tė shkėmbit ngrihet Kalaja e Borshit, qė i pėrket shekullit tė IV tė e.s. Duke udhėtuar midis gjelbėrimit mbėrrijmė nė shkallėn e Stenoit, lagje e bukur e Borshit me shtėpi tė shpėrndara midis gjelbėrimit dhe ujrave tė bollshme. Rruga pėrmes ullishteve tė ēon nė plazhin e Borshit, i cili shquhet si mė i gjati nė tėrė rivierėn shqiptare, me rreth 6 km gjatėsi. Bardhėsia me zallishte e tėrė kėsaj gjatėsie kontraston mrekullisht me blunė e thellė tė detit. Nė tėrė gjatėsinė e plazhit janė ndėrtuar hotele qė ofrojnė turizmin familjar dhe lokale, bare, disco, restorante tė shumėllojshme. Plazhi i Borshit ka pėrqėndrimin mė tė madh tė larmisė sė shėrbimeve dhe kryesisht restorantet e tij, tė cilat afrojnė njė shumėllojshmėri gatimesh qė ndėrthurin kuzhinėn tradicionale me atė italiane. Nė gatimin tradicional Borshi shquhet pėr pjekjen e mishit tė qingjit dhe kecit nė hell. Kjo pėr arsyen e thjeshtė se qė nga thellėsia e kohėrave, pėrveēse njė fshat bregdetar, ėshtė shquar edhe pėr blegtorinė.




Lukova

Nga Buneci pėrmes parajsės sė taracave mbėrrijmė nė komunėn e Lukovės. Banesat e kėsaj komune lidhen me rrugė me plazhet e bukura dhe intime, si dhe shpellat. Rrugėt karakteristike tė ēojnė nė oborret plot pjerrgulla e lule tė banesave tė larta tė fshatit. Nė qėndėr tė kėtij fshati mund tė vizitoni kishėn e Shėn Thanasit. Emri Lukovė e ka prejardhjen nga fjala shqip luk.
Nė drejtimin jugor tė plazheve tė Lukovės, drejt gjirit tė Kakomesė shtrihen pėr kilometra tė tėra pllakat karakteristike prej stralli tė bardhė verbues. Nė tėrė gajtėsinė e kėtyre pllakave ndodhen disa shpella tė vogla nėnujore me njė bukuri tė rrallė. Deri nė qytetin e Sarandės janė pėr tu pėrmendur edhe plazhet e Kakomesė dhe Krorėzit, qė shpalosin njė bukuri tė rrallė dhe shquhen pėr ujrat mjaft tė kthjellėta tė detit. Plazhet e Lukovės dhe sidomos pjesa nga Buneci deri nė Kakome ėshtė njė mrekulli e pazbuluar e bregdetit shqiptar. Dora e njeriut akoma nuk ndjehet nė kėto plazhe, tė cilat mund tė cilėsohen nė kuptimin e plotė tė virgjėra.






Kakome

Pranė rrugės kryesore nė luginėn e Krekėzės degėzohet rruga drejt Kakomesė, njė gji mjaft piktoresk. Nė tė gjendet manastiri i pėrmendur i rrethuar me mure tė lartė. Nė qendėr tė tij ndodhet Kisha e Shėnmėrisė e ndėrtuar mbi themelet e vjetra bizantine qė ka formėn e njė kryqi.
Plazhi i Kakomesė me rėrė e zhavor tė hollė midis variacioneve tė kaltėrsisė dhe gjelbėrimit ėshtė njė parajsė e vėrtetė. Nga Kakomeja nėpėrmjet detit mbėrin nė 2 plazhet e Krorėzit, ku pamja arin bukurinė e ėndrrave. Rėra e pastėr, brigjet shkėmbore, si dhe burimet e ftohta joshin turistėt e ndryshėm.





Ksamili

Kėta ishuj ndodhen rreth 7.5 m deri nė 15 m mbi nivelin e detit. Pėr tė shkuar tek ky monument natyror meret rruga automobilistike Sarandė – Ksamil. Nė kėto ishuj shkohet me lundrim. Kėta janė ishuj tė vegjėl shkėmbor tė vendosur pranė njeri – tjetrit, e tė mbuluar me njė vegjetacion tipik mesdhetar mjaft tė zhvilluar. Fshati i Ksamilit pėrfaqėson njė pikė tė rėndėsishme pėr turizmin familjar. Aktiviteti ekonomik i fshatit mbėshtetet pikerisht tek turizmi veror, kur gjatė stinės sė verės me qindra familjarė marrin me qera apartamente pėr periudha njė ose dy javore pėr tė kaluar pushimet.



Burimi i Syrit tė Kaltėr

Nė Burimin e Syrit tė Kaltėr shkohet pas njė devijimi nga rruga nacionale Sarandė – Gjirokastėr. Pasi kalohet hidrocentrali Bistrica I , merret rruga majtas dhe pas rreth 2km shfaqet gjelbėrimi nė mes tė sė cilit ndodhet ky burim i mrekullueshėm. Ai ėshtė njė burim karstik, rreth 18 km nga Saranda dhe pėrbėn njė nga bukuritė natyrore mė tėrheqėse tė zonės pėr ujin e kristaltė, ngjyrėn e veēantė qė ia japin gurėt nga thellėsia e tij dhe freskinė e pyllit tė lartė qė e rrethon. Ai ka njė prurje mesatare 6 m3 nė sekondė. Burimi del nė rrėzė tė kodrave qė tė ngjisin nė Qafė Muzinė.








____________________
''Kam Lindur Duke Qar'' Kur Tė Gjith Qeshnin ''Do Vdes Duke Qeshur'' Kur Tė Gjith Do Tė Qajn!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
PARKU KOMBETAR I LLOGARASE
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Kultura dhe Historia :: Trashegimia Natyrore-
Kėrce tek: