Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Naftėtarėt dhe arkat fiskale

Shko poshtė 
AutoriMesazh
SmiLey
antar i ri
antar i ri
SmiLey


Female
Postime : 24
Age : 34
Vendodhja Vendodhja : Climbing the Ladder of Success
Anėtarėsuar : 24/06/2010

Naftėtarėt dhe arkat fiskale Empty
MesazhTitulli: Naftėtarėt dhe arkat fiskale   Naftėtarėt dhe arkat fiskale Icon_minitimeWed May 23, 2012 8:10 pm

Naftėtarėt dhe arkat fiskale Nafta


Naftėtarėt po kushtėzojnė Qeverinė e Kosovės me kompensim tė shpenzimeve tė pajisjes me arkat fiskale, gjė tė cilėn e paskan negociuar me Administratėn Tatimore tė Kosovės dhe qenkan duke pritur vendim tė favorshėm nga Ministria e Finansave?!

Naftėtarėt me “nėntė shpirtra“ (shumė tė aftė pėr” sallto mortale“ nė biznes, me standarde e me ligje) morėn guximin pėr t i kėrkuar lėmoshė ATK-sė, MF-sė dhe Qeverisė sė Kosovės, sepse qenkan buzė “falimentimit“!

Nga lindi ideja dhe arsyetimi pėr tė kėrkuar kompensimin (subvencionimin) e shpenzimeve qė dalin nga procesi i pajisjes me arka fiskale? Ky guxim i tepėrt (nuk po e them i pacipė) mė bėn tė dyshoj se naftėtarėt kanė krijuar aftėsi tepėr tė madhe (mos tė them marrėveshje, bashkėpunim, ja ortaki) me disa nga institucionet, disa nga zyrtarėt qeverisės e me disa nga liderėt politikė.

Kompensimi i shpenzimeve (subvencionimi) i kėsaj branshe, i kėsaj dege, i kėsaj veprimtarie biznesore qė ne konsumatorėt e njohim si tejet profitabile, do tė ishte tepėr favorizues pėr naftėtarėt (nėse do tė miratohej), por do tė ishte edhe tejet diskriminues ndaj tė gjitha bizneseve tjera. Jam pėr zbatimin e ligjit, e jo pėr favorizim tė naftėtarėve, qė prodhon diskriminim mes bizneseve tjera. Kjo ngase ne konsumatorėt kemi bindjen se naftėtarėt janė tė aftė financiarisht ta pėrballojnė kėtė kosto. Po ashtu, ekziston mundėsia qė pagesa tė bėhet me kėste. Naftėtarėt nuk janė dėshmuar aq tė pėrkushtuar pėr kėthimin e ēmimeve tė karburanteve kur ato ulen nė bursat botėrore. Ata ishin tė dyshuar dhe u hetuan nga Komisioni i Konkurrencės pėr kartelizimin, monopilizimin e oligopolizimin e tregut. Konsumatori ende ka dyshime nė cilėsinė dhe vėllimin (sasinė) e karburanteve me tė cilat furnizohet nga pikat shitėse, nga shumica e po kėtyre naftėtarėve dhe aq mė shumė ėshtė i pakėnaqur edhe me ēmimet e tyre. Cilėsia e dobėt e karburanteve, nė veēanti prania tepėr e lartė e sulfurit ende skajshmėrisht ndotin mjedisin dhe rrezikojnė shėndetin e konsumatorit, duke ngritur sė tepėrmi koston e mirėmbajtjes (tė shpenzimeve) tė shėndetit, kosto kjo qė ngarkon edhe xhepin e konsumatorit, por edhe buxhetin e shtetit. Ndaj, shteti i Kosovės duhet tė sigurojė mjete shtesė pėr mirėmbajtjen e shėndetit tė rrezikuar tė konsumatorėve nga derivatet jocilėsore tė njė pjese tė madhe tė naftėtarėve tanė.

Cilėsia e dobėt e derivative tė naftės rrezikon jetėn e pjesėmarrėsve nė trafik,
dėmton rėndė tė drejtat e ngasėsve tė automjeteve nga mėrgata jonė tė cilėt, nga kompanitė e sigurimeve tė automjeteve nė vendet ku jetojnė e punojnė, pengohen ta vizitojnė Kosovėn (sepse iu prishet polica e sigurimit), pėr shkak tė cilėsisė sė dobėt tė derivateve me tė cilat i furnizojnė shumica e pikave shitėse tė naftėtarėve nė Kosovė.

Naftėtarėt nuk janė realė, nuk janė tė sinqertė dhe nuk janė korrektė. Pėrkundrazi, me kėto sjellje ata po i “tradhtojnė“ edhe “dostat“ e tyre nė instancat vendimmarrėse.
Ne ende nuk harrojmė aferat e naftėtarėve. Le ta kujtojmė vetėm rastin e importit tė 98 autocisternave me naftė kancerogjene disulfurike, qė pėr javė tė tėra u bllokuan nė brezin kufitar tė Kosovės me Maqedoninė.

Po ashtu, nuk mjafton vetėm reagimi i Aleancės Kosovare tė Bizneseve. Lidhur me kėtė “marifet“ (tė mundshėm) duhet tė shprehen edhe asociacionet tjera biznesore dhe afariste, sepse nėse naftėtarėve u bėhet njė benefit (lėshim) i kėtij lloji, duhet tė pėrgatitemi tė shohim edhe lėshime tė branshės dhe tė natyrės tjetėr.

Konsumatori nė Kosovė - taksapagues dhe gjenerues kryesor i buxhetit tė Kosovės (punėdhėnės edhe pėr ATK-nė, edhe pėr MF-nė, edhe pėr Qeverinė, edhe pėr…) nuk ėshtė i gatshėm tė shohė “marifete“ dhe lojėra e favorizime tė tilla qė prodhojnė diskriminim mes tė gjithė bizneseve dhe mes afaristėve tė tjerė. ATK, MF, Qeveria duhet obligativisht ta zbatojnė ligjin kudo dhe njėsoj pėr tė gjithė.

Konsumatori i Kosovės, pėr zbatimin e ligjeve nė fuqi, nė veēanti tė fushės sė financave, kėrkon angazhimin aktiv dhe me kohė tė tė gjithė gardianėve tė ligjit, duke nėnvizuar prokuroritė, tė cilat nuk mund tė arsyetohen se nuk janė informuar ose nuk janė alarmuar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Naftėtarėt dhe arkat fiskale
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Ekonomi-
Kėrce tek: