Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliKėrkoRegjistrohuidentifikimi


Share | 
 

 I kthehen bashkėpunimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
SmiLey
antar i ri
antar i ri
avatar

Female
Postime : 24
Age : 28
Vendodhja Vendodhja : Climbing the Ladder of Success
Anėtarėsuar : 24/06/2010

MesazhTitulli: I kthehen bashkėpunimit   Wed May 23, 2012 8:11 pm



Biznesmenėt kosovarė po u kthehen lidhjeve afariste me kompanitė serbe qė i ndėrprenė nga 25 korriku, kur u vendosėn masat reciproke. Por, tash e tutje situata do tė jetė mė ndryshe. Periudha sa zgjatėn masat reciproke duket se ka ndikuar qė tė bie kėrkesa e qytetarėve pėr produkte nga Serbia.

Mė 16 shtator 2011 nė ora 08:56

Porositė janė bėrė dhe kamionėt me mallra nga Serbia po presin nga ēasti nė ēast tė mėsyjnė Kosovėn. Biznesmenėt kosovarė po u kthehen lidhjeve afariste me kompanitė serbe qė i ndėrprenė nga 25 korriku, kur u vendosėn masat reciproke. Edhe ai qė njihet si importuesi mė i madh i kėtyre mallrave pėr Kosovė, pronari i kompanisė “Elkos”, Ramiz Kelmendi thotė se do ta vazhdojė bashkėpunimin me afaristėt nė shtetin fqinj.

Por, sipas tij, tash e tutje situata do tė jetė mė ndryshe. Periudha sa zgjatėn kėto masa reciproke duket se ka ndikuar qė tė bie kėrkesa e qytetarėve pėr produkte nga Serbia.
“Ne nuk do tė importojmė mė asnjė produkt nėse ndonjė prodhues vendor ka potencial ta mbulojė tregun me produkte tė njėjta. Kompania jonė ėshtė e gatshme ta flijojė atė pjesė tė tregut pėr tė pėrkrahur prodhimin vendor”, thotė Kelmendi.

Ai tregon se nė dyqanet e ETC-sė ėshtė rritur nė masė tė madhe konsumi i prodhimeve vendore. Nga 35 milionė euro sa ishte qarkullimi pėr kėto produkte vjet nė kėtė periudhė, sivjet Kelmendi tregon se ka pasur qarkullim 50 milionė euro.

Por, ai kėrkon nga institucionet e vendit qė tė ndihmojnė afaristėt kosovarė me politika fiskale qė tė mos kenė nevojė tė importojnė nga vendet e ndryshme pa nevojė.

Pėrfaqėsuesit e biznesit pranojnė se me heqjen e masave reciproke do tė ketė invazion tė prodhimeve serbe, por nuk besojnė se ato do tė konsumohen pasi qytetarėt kanė arritur njė nivel tė lartė pėr konsum tė prodhimeve vendėse.

Kreu i Aleancės Kosovare tė Biznesit, Agim Shahini, thotė se do tė jenė disa produkte qė qytetarėt edhe mė tutje do t’i kenė nėpėr shtėpitė e tyre, por pohon se kanė diskutuar me bizneset anėtare sa mė shumė t’i shmangen importit tė kėtyre produkteve.

Sipas Shahinit, ėshtė nė dorėn e qytetarėve tė vendosin ēfarė tė konsumojnė, por nga e enjtja ai do tė dalė nė terren bashkė me pėrfaqėsues tė institucioneve arsimore pėr tė vlerėsuar cilėsinė e prodhimeve vendėse. Kėshtu thotė se do tė ngritė edhe mė tej vetėdijen e konsumatorėve pėr kėto mallra.

Thirrje pėr tė braktisur mallrat nga Serbia u ka bėrė bizneseve dhe qytetarėve edhe kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Safet Gėrgjaliu.

“Duke respektuar parimet e ekonomisė sė tregut dhe interesat e bizneset e Kosovės, OEK fton tė gjithė qytetarėt dhe bizneset tė angazhohen fuqishėm nė forcimin e biznesit vendės”, thotė Geqrgjaliu.

Madje ai kėrkon qė ndaj Serbisė tė aplikohen masa nė kuadėr tė marrėveshjes sė CEFTA-s par paralajmėrimit pėr subvencionim tė produkteve qė vinė pėr Kosovė nga ky vend.

Ndėrkaq, kryetari i shoqatės pėr mbrojtjen e konsumatorit, Selatin Kaēaniku vlerėson se kompanitė serbe tė stimuluara nga shteti po e shkatėrrojnė tregun e Kosovės dhe pėr kėtė Qeveria e Kosovės duhet tė aplikojė masat anti-damping. Ndėrkaq, arsyetimin e bizneseve se po importojnė nga ky vend pėr shkak tė ēmimeve tė lira dhe mungesės sė kėtyre produkteve nė treg e sheh si ta pa arsyeshėm.

“Kam kėrku nga bizneset qė mos tė na sjellin produkte serbe dhe tė mos na i imponojnė konsumin e tyre. Tregtarėt mos tė japin kėso arsyetimi se Serbia ėshtė e pėrgatitur ta shkatėrrojė tregun tonė”, pohon Kaēaniku. Tregtarėt thonė se biznesi zakonisht kėrkon tregje tė reja dhe mundėsi mė tė mira pėrfitimi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
I kthehen bashkėpunimit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Ekonomi-
Kėrce tek: