Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliKërkoRegjistrohuidentifikimi


Share | 
 

 Lorik Cana: E verteta e historive te mia me femrat vip, per momentin bashkejetoj me nje vajze…..

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Megi alb
antar i ri
antar i ri
avatar

Female
Postime : 3
Age : 28
Vendodhja Vendodhja : tirane
Anëtarësuar : 19/12/2009

MesazhTitulli: Lorik Cana: E verteta e historive te mia me femrat vip, per momentin bashkejetoj me nje vajze…..   Thu May 24, 2012 10:42 am

Ne fakt, Parisi eshte vendi ku Cana nisi realisht karrieren e tij. Karrieren qe do ta bente nje nder futbollistet me te medhenj shqiptare dhe padyshim, ate me kartonin me te shtrenjte deri me sot.
I lindur ne Prishtine me 27 korrik 1983, Lorik Cana eshte trashegimtar i nje familje futbollistesh. I ati, Agim Cana, ishte nje nder futbollistet me te famshem te FK Prishtines, ekipit qe militonte ne ligen e pare te ish-Jugosllavise. Idhull i tifozerise se Kosoves, Agim Cana la gjurme me futbollin e tij. Por Loriku, nuk e pa thuajse kurre ne stadiumin e Prishtines babane e tij. Edhe pse, ne ate stadium, zhvilloi ndeshjen e pare me ekipin kombetar te Shqiperise, me 2003. I ati u largua nga Kosova drejt Kroacise, Turqise dhe ne fund Zvicres ku mbylli karrieren e tij. Ketu mori me vete edhe familjen. Loriku, u largua nga Kosova ne moshen 9-vjecare dhe i ndalohej te kthehej atje. Babai ishte trajneri dhe kritiku i tij i pare. Cana thote se per shume vite ai s’ka munguar ne asnje nga stervitjet e tij.
Cana qendroi tek PSG plot 4 vjet. Perpara tij atje kish qene edhe nje shqiptar tjeter, Edvin Murati. Ai u aktivizua ne sezonin 2002 – 2003 dhe kishte ne skuader lojtare te famshem si Ronaldinjo.
Franca mbetet momenti kulmor i Canes. Por me shume se sa tek PSG ai shkelqeu tek nje tjeter skuader franceze, tek skuadra me e famshme e vendit, kampione e Europes, OLIMPIK Marseje.
Marseja ku luajti 4 vjet ishte edhe kulmi i karrieres sportive deri me sot te Canes.
Per shume ndeshje ai qe idhulli ne fushe i tifozeve dhe po ashtu ne shumicen e kohes ai qe edhe Kapiten i ekipit te famshem francez.
Edhe familja e Canes u zhvendos ne Marseje ku jeton ende. Pas transferimit prej atje, ai kthehet shpesh ne qytetin ku ka lene gjurme.
Ne 2009-n, Lorik Cana u transferua tek Sunderland, ne Premier League. Ishte shqiptari i pare qe luajti ne kete kampionat dhe brenda pak kohesh u be edhe kapiten i ekipit britanik.
Sezoni ne Premier League nuk ishte aq kulmor per futbollistin me te mire te ekipit kombetar te Shqiperise. Nje vit me pas ai u transferua tashme ne nje tjeter klub te famshem, nje klub qe luante ne Champion League, Gallatasarajn e Stambollit.
Cana e dinte qe themeluesi i Klubit, njeriu emrin e te cilit mban edhe stadiumi i Gallatasarajt, Ali Sami Jen, eshte djali i rilindesit te famshem Shqiptar, Sami Frasherit. Per nje perkim te cuditshem, Cana kish shkruajtur si nje tatu ne shpinen e tij, vargjet e famshme te xhaxhait te themeluesit te gallatasarajt, Naim Frasherit: Ti Shqiperi me ep nder/Me ep emrin Shqiptar!
Cana u be futbollisti i pare qe shenoi ne stadiumin e ri te Gallatasarajit.
Tre sezonet e fundit nuk qene shume te stabilizuara per futbollistin shqiptar. Nje vit me pas ai u transferua nga Gallatasaraj tek Lazio, ekipi i serise A italiane ku kishin luajtur me pare edhe dy shqiptare po kaq te njohur. Ne fillim te viteve ’40 – te nje sulmues i quajtur Loro Borici dhe ne mes te viteve 2000 nje tjeter sulmues i quajtur Igli Tare. Ky i fundit, Drejtori Teknik i Lazios ndikoi jo pak ne sjelljen e Canes ne Rome. Nje transferim qe entuziazmoi tifozet, sidomos pas formes se shkelqyer ne ndeshjet e fundit dhe nje goli fantastik me Atalanten.
Ne 2003-n, kur sapo kishte mbushur 20 vjec, Lorik Cana mori nje ftese per t’u bere pjese e ekipit kombetar te Shqiperise dhe per t’u pajisur me pasaporte Shqiptare. Nuk hezitoi. Te luante per Shqiperine dhe te vishte fanellen kuqezi kish qene endrra e femijerise se tij.
Debutimin e pare e beri ne 11 qershor 2003 ne stadiumin ku babai i tij, Agim Cana kish lene aq gjurme, ne ate te Prishtines. Ne nje ndeshje simbolike, Shqiperia perballe Kosoves. Dy vendet e jetes se tij dhe dy vendet qe ai s’i ndan dot nga njeri – tjetri.
Prej 9 vitesh, ai eshte nje nder lojtaret kryesore te ekipit kombetar te Shqiperise, kapiten i saj dhe lojtari me i shtrenjte i ekipit kuqezi. Me nje kontribut ne shume ndeshje si ajo me Greqine, Kampione e Europes ne shtator 2004.
I gjate, simpatik, imponues ne fushe, Lorik Cana ka terhequr jo pak vemendjen edhe jashte saj.
Shtypi ka shenjuar vazhdimisht historite e tij me femrat, duke permendur emra, duke nxjerre foto apo komente. Sic ishte historia me Klara Morgan, nje pornostare e famshme franceze, qe ai deklaron qe s’e ka njohur kurre ne jete. Histori qe s’mbarojne, por qe Cana i mbyll me nje deklarate te thjeshte:
- Ketu ne Itali jam i lidhur me nje vajze, jam mire me te!
Historite roze te tij, padyshim qe kane nje baze. I adhuruar nga femrat per fizikun e tij, Cana u shpall disa kohe me pare nga revista “Myfreesport”, si lojtari me seksi i kampionatit francez. Revista e njohur sportive franceze, kishte zhvilluar nje ankete me lexueset e saj femra, per te konkluduar ne nje klasifikim perfundimtar mbi lojtaret me “seksi” te Liges Franceze (Ligue 1). Lorik Cana (atehere te Marseille) doli i pari, duke lene pas, lojtarin e Bordose, Joan Gurkufin, dhe ate te Liles, Tulio De Melo, qe mbaheshin nga mediat roze franceze si me te bukurit dhe te adhuruarit nga femrat.
Por Lorik Cana eshte ne gjurmet e anglezit David Bekham edhe per sa i perket pasioneve te tij te fushes se modes. Pak kohe me pare, imazhi i tij “permbyti” kryeqytetin me joshes se botes, Parisin, teksa ylli i futbollit shqiptar, kur ishte ne radhet e Marsejes, reklamoi atletet e famshme te shtepise belge “Bickembergs”, por dhe nje pjese te mire te linjes se prodhimeve te saj.
Futbolli eshte pasoni i madh i jetes se tij, por ai shton ne shtyp se ka edhe shume pasione te tjera. Njeri eshte ai per makinat e shpejta dhe garat e Formula Uno. Ne garazhin e tij gjendet nje “Porche 911 GT2″, qe i pershkon 100 km vetem per 3.7 sekonda; nje “Audi RSR 6″ i modifikuar dhe me fuqi motorike te shtuar dhe nje “Mercedes-Benz ML AMG 63″. Pasioni per makinat shkon deri atje sa ai shume shpesh hyn ne boten e Formula 1. Kur luante ne radhet e Marsejes, nese ishte jashte stervitjes, Lorikun e gjeje ne pisten “Castelet”, ne cirkuitin e Istres dhe Martigues ne France, per te shijuar shpejtesine qe i mundesojne makinat. “Nese nuk do te behesha futbollist, shprehet Cana per mediat franceze, me siguri e ardhmja ime do te ishte mes makinave. Do te isha bere nje pilot i Formula 1″.
Pasioni tjeter i tij mbeten kuajt e garave me pengesa. Ne nje zone ne gjermani ka plot 4 prej tyre dhe beson se do ta shtoje serish stallen e tij. Nje pasion i vone ky, por qe pasin nje tjeter pasion. Ate per librat. Sipas shtypit dhe vete Canes, ai ka nje biblioteke te pasur ne shtepi, ku thuajse 200 libra jane tekste arkeologjike, nje pasion i madh i tij dhe enciklopedi. Sic thote ai, nje dite do te diplomohet per histori, nje fushe qe e tundon gjithnje.
I thirrur nga drejtuesit e Klubit per nje fushate publicitare me shqiponjen e Lazios, te famshmen OLIMPIA. Nje shqiponje qe i kushton klubit thuajse nje cerek milioni euro ne vit, por dhe qe eshte shnderruar ne simbol te klubit, Lorik Cana demonstron edhe nje tjeter pasion te tijin. Ate per tatuazhet.
“Tatuazhet jane dicka personale, une i bej sepse e ndjej nevojen”, – thote Cana. Ka tatuazh helmeten ilire, shqiponjen dykrenore dhe nje poeme kushtuar Shqiperise qe ze gjysmen e djathte te shpines. Ne pjesen tjeter te shpines ka nje koke shqiponje, simboli shqiptar, dhe ne fund te saj ka te shkruar “BALLIST”. “Jane ndjenja personale, kam pasur njerez te familjes sime qe kane qene balliste dhe per mendimin tim kane pasur vlera dhe kane pasur nje mendim tjeter per Shqiperine. Une gjej veten ne te njejtat ide, prandaj ky tatuazh me perfaqeson me se miri”, – thote Cana.
29-vjecar, ne kulm te karrieres dhe te fames se tij, Lorik Cana eshte sot futbollisti shqiptar me i njohur jashte, me kartonin me te shtrenjte dhe me i adhuruar nga tifozet. Por asgje s’ka qene kaq e thjeshte dhe kaq e lehte, sic e rrefen edhe vete ne kete interviste thuajse njeoreshe ne ambientet e Lazio TV, ne qendren e stervitjes se ekipit ne Formello.
Intervista!
Lorik pershendetje…
Pershendetje!
Ju shkeputem nga stervitja apo mbaruat?
Jo, mbaruam, mbaruam. Ishte sot nje stervitje e lehte, sepse dy dite para ndeshjes dhe sot eshte dita qe pushojme pak sepse kemi punuar shume dy-tre dite perpara dhe dy dite para ndeshjes gjithmone stervitja eshte shume e lehte.
Nje apo dy here ne dite sterviteni?
Zakonisht stervitemi nje here ne dite. Ndodh nganjehere qe te merkuren, kur eshte mesi i javes, mund te stervitemi edhe dy here.
Eshte e veshtire?
Edhe po, edhe jo, sepse i kemi kushtet te mira. Sepse ne, nese kemi dy stervitje vijme ne mengjes dhe bejme stervitjen e pare. Kemi dreken, mandej kemi secili dhomat ku ambientohen personat. Pushojme nje ore a dy dhe kthehem per stervitjen e pasdites. Keshtu qe nuk e kemi impenjimin me ik me makine…
Stervitja ne Itali eshte me e veshtire se stervitjet qe benit,apo pak a shume stervitjet jane njesoj? A ndryshon stili i stervitjes, ngarkeses fizike, nga nje kampionat ne tjetrin?
Stili mund te ndryshoje. Nga ngarkesa? – jo nga ngarkesa fizike, por nga intensiteti i ndeshjes, por dhe nga menyra se si pergatitesh per ndeshjen. Per shembull, Italia eshte e njohur per futbollin taktik. I japin nje rendesi jashtezakonisht te madhe taktikes. Dhe nje futboll tjeter, per shembull, qe eshte anglezi dhe qe e kam provuar, i jepet nje rendesi. Gjithashtu e rendesishme, por ne aspektet e punes atletike, sepse eshte nje kampionat qe kerkon shume nga pikepamja fizike. Por, te gjitha keto eksperienca te bejne qe mbas nje kohe, kur i ke provuar te gjitha, je shume me i kompletuar.
Do doja te benim nje interviste qe mikson jeten, karrieren dhe te gjitha ato qe ti ke jetuar. Keni lindur ne Gjakove?
Ne Prishtine…
Familja vjen nga Gjakova?
E gjithe familja.
Sa vjec ishit kur u larguat nga Kosova?
Une jam larguar nga Kosova ne vitin 1990, kur kam qene 7 vjec.
Babai juaj ka qene nje nga futbollistet simbol, nje nga ato legjendat e futbollit prishtinas. E mbani mend kur babai luante me Prishtinen?
E mbaj mend shume pak, sepse kam qene shume i vogel. Sidomos vitin kur Prishtina ka hyre ne lig te pare te Jugosllavise, qe ishte klubi i dyte shqiptar pas Trepces, ne vitin 1978 me duket se ka hyre, Prishtina ishte klubi i dyte, por e kishte nje rendesi, sepse njerezit kur kthehen ne Kosove jane shume nostalgjik ndaj kesaj kohe.
Dy ekipe kosovare luanin ne ligen Jugosllave dhe ne ate kohe ishte nje nga ligat me te mira….?
Po, nga me te mirat e Europes. Dhe eshte pare se gjithe lojtaret qe kane dale te ish-Jugosllavise kane bere karriere ne ekipe te medha.
Kishte atmosfere sportive ne Prishtine?
Jashtezakonisht shume. Une kam qene shume i vogel, por te gjithe njerezit qe me tregojne se kur luante Prishtina ishte nje event dhe vinin nga e gjithe Kosova. Ishin 40 mije veta ne stadium dhe ishin pothuajse aq ne ambientet e jashtme te stadiumit. Me tregonin se mund te ishe ne cdo cep te qytetit dhe te degjoje zhurmen kur Prishtina bente gol. Ishte me te vertete dicka e vecante dhe ishte zeri i nje kombi brenda nje shteti federativ qe ishte perfshire ne shume etni te tjera.
Ishte dhe krenari kombetare pervecse futboll?
Absolutisht po, ishte krenari kombetare.
Mban mend kur e keni pare babane tuaj ne stadium?
E kam pare disa here, por kujtimet e mia jane shume te zbehta.
Me pas ai e la futbollin?
Me pas ai eshte shkeputur per te shkuar te Dinamo e Zagrebit. Me pas ka shkuar ne Turqi, ne Austri dhe e ka mbyllur karrieren e tij ne Zvicer.
Ju nuk e keni ndjekur pas?
E kam ndjekur. Edhe ne Kroaci, por me shume ne Turqi. Dhe jam kthyer prej andej ne Kosove kur kam filluar shkollen ne Prishtine. Dhe ne momentin kur babai iku per te mbyllur karrieren ne Zvicer, filloi dhe lufta e pare e Jugosllavise ne ate kohe, ne 1991. Une mbaj mend demonstratat e vitit 1989 kur kisha filluar shkollen. Mbaj mend demonstraten e njerezve dhe studenteve, ambientin.
Sa vjec ishit?
Gjashte vjec isha, sapo kisha hyre ne klasen e pare. Kam kujtime te tilla, por pas nje kohe kaq te gjate te duket jo si nje enderr, por te duket si dicka qe te ka ndodhur, por nuk je i sigurt nese ke qene atje… Eshte absolutisht dicka shume e vecante. Te njejten gje ma ka rrefyer, ne pervoje tjeter, jashtezakonisht me te veshtire, nga njerezit, kur eshte hapur Shqiperia per shembull, ikjet me tragete dhe qe u bene 20 vjet qe kane ardhur dhe tregojne ate kohe. Jo qe e kane harruar, por pas nje kohe kaq te gjate u duket a e kane perjetuar apo nuk e kane perjetuar ate kohe…
Une i kam pyetur shume prej tyre dhe nuk i kujtojne momentet kur ka ndodhur. U duket sikur eshte medyshje, sikur e kane pare ne televizor apo se nuk ka qene pjese e jetes se tyre. Si duket tek njeriu ose qenia njerezore i le gjerat e keqija jashte, per t’i harruar me shpejt…?
Ne qofte se marrim pervojen dhe shembuj nga kjo per te shkuar perpara dhe per te mos i perseritur disa gabime qe i kemi bere, mund te jete nje eksperience e mire per te ardhmen.
Dhe ju u transferuat ne Zvicer ne fillimet e viteve ’90-te, kur babai po mbyllte karrieren ne nje klub zviceran dhe ju po nisnit karrieren si femije ne futboll. Ne cfare moshe keni filluar te luani futboll?
E kam filluar ne nje fshat afer Lozanes, isha 8 vjec. Kam qendruar dy vjet aty. Dhe qe nga mosha 9-vjecare kam qene rregullisht ne futboll.
Nderkohe qe babai juaj vazhdonte te luante futboll…?
Babai vijoi te luante deri ne vitet ’92-’93, ku me pas e mbylli. Me pas babai ka punuar ne Zvicer, por kohen me te madhe te tij eshte angazhuar pas meje.
Babai besonte se ju do te beheshit nje futbollist?
Absolutisht.
Futbollist i madh?
Nuk e di, por deshira e tij ishte qe te behesha futbollist profesionist dhe te arrija ne futboll. Mund te them qe babai, nga mosha 9 vjec dhe deri kur arrita ne ekipin e dyte te Parisit, mosha 18-19 vjecare, e me pas kur luajta me ekipin e pare te Parisit, sapo isha bere 19 vjec, nuk e humbi asnjehere stervitjen time.
Ka qene ne te gjitha stervitjet tuaja?
Nuk humbi asnje stervitje timen.
Nderkohe per here te pare keni dale ne stadium ne Lozane, apo jo?
Ne fakt, per nje ndeshje kam dale ne Lozane, por me skuadren e dyte. Me skuadren shpresa, por kam qene 15 vjec.
Flas per nje ndeshje zyrtare?
Ndeshje zyrtare me ekipin e pare kam luajtur me Paris Saint Germain. Ishte sezoni 2002-2003, me emra te medhenj si Ronaldinjo…
Ishte e veshtire eksperienca ne Zvicer, pasi ishte koha e luftes se Kosoves?
Ishte dhe koha e luftes se Kosoves, por ne aspektin ekonomik dhe ne aspektin e jetes si refugjat, nuk me kane munguar asnjehere, asgje, per te jetuar mire dhe per te arritur gjerat. Kisha shkollen e mire te futbollit, kushte te mira per te shkuar perpara, trajnere te mire. Pasi perfundova shkollen e mesme e lashe pas dore qe te fokusohesha te futbolli. Dhe duke e krahasuar kete me disa bashkekombes te tjere qe kane pasur nje jete me te veshtire, une s’e kam pasur kete problem. Dhe per ate qe doja te arrija i kisha te gjitha kushtet.
Por s’keni pasur nje mundesi. Mundesine qe te merrnit nje vize per t’u provuar tek Arsenali i Arsen Venger, apo jo?
Po. Sepse dihet qe kur je azilant refugjat…
Eshte e vertete qe Arsenali ju kerkoi per nje prove?
Absolutisht.
Si ndodhi?
Isha ne turne afer Torinos me ekipin e Lozanes dhe fituam. Ishin skuadrat e medha. Ishte Arsenali pjese e ketyre skuadrave, Juventusi, Milan…, skuadra te tilla.
Skuadrat xhunior, apo te medhate?
Skuadrat xhunior. Ishin skuadrat ne mos gaboj 17-vjecare dhe poshte. Kam qene midis 14-15 vjec dhe kam luajtur gjithmone me mosha me te medha. Kane ardhur me kane ndjekur ne Zvicer dhe me kane bere ftesen. Por sigurisht qe kur je azilant nuk e ke mundesine e udhetimit.
E ke vuajtur kete gje?
E vuan shume, sepse punon gjithe vitet e femijerise dhe sakrifikon te gjitha per te arritur per futboll dhe kur te mbyllet nje dere e tille per nje problem dokumentesh dhe nuk e di a te vjen prape fati per kete mundesi, qe ta kesh kete mundesi.
Por fati ju buzeqeshi ne fakt, sepse ne sezonin 2002-2003 u transferuat tek PSG, qe ishte nje nga ekipet me te medha franceze, me lojtare te medhenj dhe eshte. Si ndodhi qe u transferuat tek PSG?
Ka qene viti 2000. Luajta 5 vjet tek PSG. Dy vjet kam luajtur me ekipin e shpresave, te rinjte, d.m.th. Sezonet 2000-2002 dhe me pas deri ne 2005 me ekipin e pare. Ne fillim ika vetem ne France. Ishte koha e pas luftes ne 1999.
Si ju zbuloi PSG?
Ika ne prove. Ne fakt kam bere nje eksperience qe e kane pasur edhe shume te tjere. Kam kaluar kufirin si refugjat per te shkuar atje. Nga Zvicra ika ne France, ku kam marre trenin per ne Lion. Nga aty kam shkuar ne Paris. Aty me ka pritur klubi.
Ju nuk i thate klubit qe kishit shkuar ilegalisht?
Jo, jo, sepse sigurisht qe nuk mund te pranoheshim. Ishte problem, sepse po te ndodhi nje demtim apo dicka tjeter, ishte problemi i sigurimit. Ndodhi qe kur u ktheva, prova ishte e suksesshme, por doli problemi i letrave. Sepse une nuk doja te ikja pa prinderit e mi ne Paris. Doja t’i merrja dhe ata me vete. Dhe ne ate kohe shume kosovare i kthyen sapo kishte mbaruar lufta. Une isha 16 vjec ende. Ata i kthyen ne Kosove, kurse une jo. Shkova ne Paris dhe qendrova disa muaj atje. Prita 3-4 muaj per punen e letrave. Pas disa muajve u be maksimumi per t’i sjelle dhe prinderit e mi dhe prej aty kam filluar rregullisht.
Si ishte eksperienca e PSG?
Ishte fantastike. Isha i ri dhe me fatin qe flisja gjuhen. Sepse ne Lozane mesoja frengjishten dhe kam bere shkollen.
E arritet Edvin Muratin te PSG?
Jo. Vitin kur mberrita une, Edvini sapo u largua. Por kam qene vazhdimisht ne kontakt me Edvinin dhe kur erdha ne Kombetare ai ishte aty. Me ka ndihmuar edhe per t’u ambientuar me ekipin kombetar.
Kalimi yt nga PSG per tek Marseja, nje nga klubet e medha, i famshem, me shume trofe dhe me fansat me te cmendur, po te perdor kete fjale qe perdoret rendom ne futboll. Si dhe perse ndodhi?
Ndodhi per disa arsye. Ne fakt une nuk e kisha ne planet e mia ne fillim per t’u larguar nga Parisi, por filloi sezoni dhe une e shihja se ne planet e klubit vazhdoja te konsiderohesha si i riu i skuadres. Por nuk e mendoja qe per lojen e dy viteve, ku ishte sezon i suksesshem, fituam kupen, shkuam ne Champions League. Kam pas nje fat qe ne vitin 2004, ne moshen 21 vjec, kam luajtur ne Champions si titullar, qe eshte nje gje fantastike per nje lojtar. Dhe kur nisi viti i katert i qendrimit tim te PSG si profesionist, kishin sjelle shume perforcime ne skuader dhe nuk isha titullar dhe doja te luaja patjeter sepse isha i ri dhe ne forme te mire.
Ishte befasues transferimi tek Olimpik Marseje?
Ishte sepse nuk e prisja. Une e kisha mundesine dhe mu afrua Olimpiku. Madje e kisha shprehur qe ne fillim, se isha tifoz i saj qe ne vitin 1993, kur fituan Champions-in kunder Milanit.
Rastesisht?
Isha ne Lozane ne Zvicer, ku eshte dhe pjesa frankofone. Sporti francez aty ka ndikim dhe te gjithe ishim me Marsejen ne ate finale, kur mundi Milanin me gol te Bolitit. Ishte i vetmi klub me i madh se Parisi ne ate kohe.
Dhe me pas qendruat tek Marseje, duke u bere nje nga simbolet e saj. U bete dhe kapiten i skuadres. Ishte terheqese eksperienca atje. Pse u larguat me pas?
Edhe tani mbetet eksperienca me e bukur qe kam pasur, sepse kam perjetuar gjera edhe ekstrasportive. Me njerezit, me fansat, me tifozet. Kam gjetur shoqeri dhe madje familja ime jeton ende aty. Pervec Kosoves dhe Shqiperise, Marseja eshte vendi i trete i imi.
Dhe gjithmone do jem i lidhur me ate vend, sepse kam raporte te tilla me njerezit atje.
Perse iket?. U transferuat ne Premier Lige.
Ika, sepse i bera 4 vite dhe 4 vite shume te suksesshme. Te suksesshme per klubin dhe karrieren time personale. E sollem klubin ne eliten franceze perseri, sepse nuk ishte ne te. Nuk e patem fatin te shpallemi kampion, sepse ne ate kohe ishte Lioni qe ishte superdominues ne France. Vetem vitin e fundit qe e kishim si mundesi, e humbem kampionatin ne ndeshjen e fundit. Ajo ka mbetur si shije negative, qe nuk u bera dot kampion ne Olimpik. Por klubin e ngjitem dhe per ate jam shume krenar. Por ishte per mua edhe nje kohe prej 7 vitesh ne France dhe koha per te provuar eksperience te re jashte saj. Doja ta provoja veten dhe ta sfidoja per te provuar aventura dhe eksperienca te reja. Per ta stimuluar veten se sa mund te arrij ne nje tjeter vend.
Te PSG dhe Marseje keni qendruar pak a shume me kohe te barabarta. Nderkohe qe te Sunderland, Gallatasaraj dhe Lacio, po t’i mbledhesh te tre klubet behet me pak kohe se cfare ke qendruar te Marseja apo PSG. Perse s’keni gjetur stabilitet ne transferuat e mevonshme?
Jane shume arsye. Une ika nga Marseja ne Angli te Sunderland, qe eshte akoma kampionati me i forte dhe me i bukur ne bote, per mendimin tim, dhe me i veshtiri. Dhe pata atje nje vit jashtezakonisht te suksesshem. Ku qe ne vitin e pare shkova te nje ekip qe nuk ishte ne eliten e kampionatit, por nga mesi i saj, por eshte nje klub shume i madh.
Dhe u zgjodhet kapiten?
U zgjodha kapiten sepse u bene shume ndryshime. Vitin e pare me nje menaxher te ri dhe nga pervoja ime qe e kam pasur me pare kete detyre, e pranova me kenaqesi, per ta nderuar shiritin e kapitenit.
Dhe perse u larguat me vone?
U largova sepse ne fund te vitit kisha deshire, madje kam pasur gjithnje deshire, qe nje dite ne karrieren time te luaja per Gallatasarajin. Pse per Gallatasarajin, sepse me ka terhequr gjithnje si klub.
Eshte themeluar nga djali i Sami Frasherit?
Edhe per kete fakt, se eshte themeluar nga djali i Samiut. Por thjesht edhe se ne Kosove kemi adhurues te Gallatasarajit.
Ka ne Kosove adhurues te Gallatasarajit?
Po, absolutisht. Jashtezakonisht shume. Eshte skuader e madhe. Qe te jep mundesine qe te luash ne Champions dhe ne nivele te larta. Dhe ne fakt nuk e kisha planifikuar te shkoja ne nje moshe kaq te re. Kisha planifikuar te shkoja pas moshes 30 vjec, ndoshta nga fundi karrieres. Por me erdhi mundesia, ishte nje trajner si Frenk Rajkard.
…Dhe babai kishte luajtur ne Turqi?
…Po kishte luajtur ne Turqi. Pra, ishte nje trajner si Rajkard dhe ika me gjithe deshire. Me kushte te mira financiare, me kontrate te gjate dhe me jepte mundesine te kthehesha ne Champions me nje klub te madh. Te them te drejten e kam pranuar pa u menduar dy here.
Funksionoi apo jo?
Nuk funksionoi. Sepse qellova ne nje vit qe ishte shume i veshtire per klubin ne pergjithesi.
Po marredheniet me Rajkardin?
Ishin te mira ne pergjithesi. Ne fillim derisa u ambientova ne skuader dhe me tej i kam pasur raportet jashtezakonisht te mira. Me pelqente mentaliteti i tij dhe menyren se cfare kerkonte nga skuadra. Por ishte nje skuader jostabile, me probleme brenda dhe nuk eci.
Ju jeni i kembyer te Lacio. Erdhet duke u shkembyer me portierin e pare te Lacios. Do riktheheni perseri te Gallatasaraji?
Jo, jo. Une jam i transferuar te Lacio. Kam nje kontrate afatgjate dhe sigurisht…
Do qendroni gjate ne Rome?
Ajo varet dhe nga njerezit qe e drejtojne klubin. Varet nga trajneri dhe deshira personale e lojtarit.
Pjesa e klubit me thane se tifozet ju duan shume dhe vete klubi ndihet mire me ju. Por ka qene nje vit jo shume me fat per ju,ne raport me demtimet?
Ka qene nje vit pak i veshtire sepse kam qene pak i demtuar ne gju kur kam mberritur. Dhe nga moduli te cilin trajneri vendoste te luante nuk kisha gjithkund hapesiren e duhur, hapesiren qe e deshiroja une. Jam aktivizuar disi ne fillim dhe me pas kam kuptuar menyren se cfare kerkohej ne Itali, nga lojtare qe edhe karakteristikat e mia jane te ndryshme. Por qe kam nje eksperience te madhe dhe jam aktivizuar gjithandej. Kam luajtur ne kupat e Evropes, madje jam aktivizuar ne te gjitha. Ne fund te vitit nisa te aktivizohesha titullar edhe ne kampionat. Dhe kur u ktheva ne janar ndodhi demtimi i rende qe me la 3 muaj jashte fushave. Dhe shyqyr Zotit qe jam kthyer mire.
Je kthyer dhe me gol?
Po, dhe me gol. Por kam bere dhe paraqitje te mira dhe jam shume i kenaqur.
Si eshte atmosfera te Lacio, miqesore?
Po, miqesore.
Edhe ketu luajne futbolliste te medhenj, si Miroslav Klose, shenuesi i dyte me i mire ne boterore dhe te tjere futbolliste?
Absolutisht. Kemi lojtare elitare, si Hernanes, qe eshte i ekipit kombetar te Brazilit. Matuzalem dhe Ledeszma, apo Klose, qe kane eksperience te madhe nderkombetare.
Eshte e veshtire te jesh ne 11-shen e pare te Lacios?
Sigurisht qe eshte e veshtire, por une e marr kete si sfide. Por sa here qe luaj e ndjej veten shume mire. Kampionati eshte elitar, por une kam luajtur ne nje klub ne eksperiencen time si Olimpiku i Marsejes, qe eshte me i madh se Lacio. Edhe Gallatasaraji gjithashtu. Por Lacio mbetet nje klub i madh, elitar, qe ka pretendime ne nje nder kampionatet me te forta ne bote dhe jemi duke luftuar per pozita te mira. Kjo deshmon cilesine e skuadres.
A ndikon miqesia me Igli Taren? Ndikoi per t’u transferuar te Lacio, po per aktivizimin e metejshem?
Ne fakt raportet me Iglin, apo fakti qe me ka sjelle ketu dhe fakti qe jam shqiptar, kjo mund te jete dicka jo si negative, por me shume te krijon pengese ne fillim sesa te jep perparesi. Dhe nga loja jote duhet t’i thyesh keto dyer dhe te marresh respektin e te justifikosh veten nje here si njeri, gje qe e kam arritur ketu dhe sigurisht performanca qe jam duke shkuar mire e me mire, do e marresh respektin nga te gjithe.
Me 11 qershor 2013 ju u transferuat, apo zhvilluar ndeshjen e pare me Kombetaren e Shqiperise. Si ndodhi, pasi ju keni tre pasaporta? perse zgjodhet Shqiperine?
Vitet kur jam rritur ne Zvicer nuk kam bere kerkese. Kur me jane afruar nuk u kam dhene perparesi per te luajtur per ekipin e pare te Zvicres. Sepse mendoja qe ne te ardhmen isha i fokusuar ne karrieren time personale. Ne momentin qe mberrita ne France dhe mora nenshtetesine franceze pas disa viteve, ne mendjen time ishte ideja e qarte qe do luaja per Shqiperine.
Donit te luanit per Shqiperine?
Doja te luaja.
Rate ju ne kontakt, apo ju kerkoi ekipi?
Jo, ne fakt nepermjet Edvin Muratit, qe me ka lidhur me drejtuesit e ekipit kombetar qe ne ate kohe. Ishte ne ate kohe Sulejman Demollari, kurse Sulejman Starova ishte sekretar i Pergjithshem i Federates se Futbollit. Erdhen, biseduan dhe ftesen e pare e kam marre ne shtator te vitit 2002. Isha vetem 19 vjec dhe mora ftesen per ndeshjen e pare ne miqesoren me Kosoven, qe ishte simbolike, ne Prishtine. Aty ku babai im ka luajtur. Dhe me pas pasaporta eshte bere shume shpejt.
Ishte emocionuese te luaje ne stadiumin e Prishtines?
Shume emocionuese dhe dicka e bukur mes dy vendeve.
Shume shqiptar te Kosoves luajne me ekipin kombetar te Zvicres. Bazeli per shembull ka disa lojtare gjysmeshqiptare, po bejme nje shaka te tille. Ju jeni penduar qe nuk luajtet per nje ekip tjeter?
Jo, asnjehere. E kam thene gjithnje me pare, se vlerat per ekipin kombetar jane ndjenja te zemres dhe etnike, nje detyre qe ti mund t’i japesh nje kontribut dhe nje fare ndihme vendit tend, dhe nuk duhet te ndikoje per karrieren tende personale. Jam i sigurt se po te kisha zgjedh Francen do te kisha pasur nje karriere edhe me te mire. Por kenaqesine qe te sjell kur mban fanellen e Shqiperise, nuk ta sjelle asgje tjeter.
Nje nga idete qe po diskutohet sot ne Shqiperi eshte ajo e ruajtjes se nje ekipi kombetar shqiptar. Ekipi kombetar sot ka po aq shqiptare te Shqiperise, sa shqiptare te Kosoves ne perberjen e tij. Nderkohe qe federata e Kosoves ka aplikuar ne FIFA dhe po kerkon te beje ekipin e saj kombetar dhe kampionatin. A mund te kene shqiptaret nje ekip te perbashket kombetar?
Disa here nga ndjenja patriotike njerezit deshirojne edhe gjera qe jane te pamundura.
Eshte e pamundur?
Jo, eshte e mundur. Per mendimin tim eshte e mundur, por une gjithnje jam shprehur qe pervec sportit, ne nuk na takon te kemi nje vend te ndare. Per nje arsye te vetme, sepse jemi pak dhe jemi i njejti popull. Nuk ka arsye pse te jemi te ndare dhe eshte e panatyrshme, nuk eshte normale. Kurse ne aspektin nese mund te realizohet, per mendimin tim edhe mund te realizohet. Besoj se pas pak kohesh, pas njohjeve te shtetit te Kosoves, ajo do behet shtet dhe pjese OKB-se dhe pjese e FIFA-s. Do krijoje dhe federaten e saj ne FIFA dhe UEFA. Besoj se kur je pjese e FIFA dhe UEFA, nuk ka si te mos te lejohet qe ti te bashkohesh me nje tjeter federate per t’u bere nje kombetare. Kjo eshte mundesia per ta realizuar.
Pra praktikisht dhe teknikisht ekziston mundesia?
Absolutisht. Eshte vetem ceshtje vullneti. Per shembull, ka pasur kerkesa te skuadrave skoceze si Selltik dhe Gllasgou, qe te luajne ne Angli dhe eshte e pamundur. Kurse per te krijuar nje kampionat te perbashket, si rasti i Belgjikes, nuk ka shqetesime. Mund te permend ne ate kohe edhe rastin e Serbise dhe Malit te Zi ne nje kampionat, ndaj nuk e shoh arsyen perse ne te mos e bejme. Dhe me duket e logjikshme, sepse mund te sjellim andej dhe lojtare te nivelit te larte e qe luajne ne skuadrat me te mira ne kontinent.
Pra ju mendoni se shqiptaret po te kene nje ekip kombetar mund te ngrihen ne nivel?
Kam pershtypjen qe ne gjithmone jemi pas te tjereve. Jo, nuk besoj. Po i bashkuam te gjitha forcat tona dhe lojtaret qe nuk luajne per ne, mund te kualifikohemi, madje besoj se mund te kualifikohemi cdo edicion.
Besoj se ata do zgjedhin ekipet e huaja para Shqiperise, per arsye karriere?
Nuk besoj. Per mendimin tim, nese jane dhjete te tille, 9 jane penduar qe nuk kane luajtur me Shqiperine. Gjithsesi edhe me kete grup qe kemi, une jam shume krenar. Kemi raport fantastik mes djemve te ekipit kombetar, sa here qe mblidhemi.
Nje Kombetare, por a mund te nise kjo nga nje kampionat i perbashket futbolli?
Ate nuk e di. Duhet pare situata e federates se Kosoves. Nuk e di ne cfare menyre mund te lidhen.
Zyrtarisht Federata e Kosoves e ka mohuar…
Po ne qofte se nuk behet anetare e FIFA. Por nese njihet nga FIFA eshte e drejta jone.
Per mendimin tuaj, nje kampionat e rrit nivelin, apo e demton? Kam pasur debat te tensionuar ne studion e Opinion, ku shume mendonin se nje kampionat i ndare eshte me mire se nje i vetem. Sikurse te tjere mendonin se nje kampionat i unifikuar e rrit nivelin e futbollit ne Shqiperi?
Per raste dhe vende te tjera nuk e di. Po per vendin tone do te jete dicka fantastike. Do te sjell risi, njerez ne stadiume dhe kuriozitet. Pse e ka humbur bukurine futbolli ne vendin tone? Sepse ka humbur magjine, deshiren e njerezve per te shkuar ne stadium dhe per te pare nje ndeshje.Aktualisht kjo eshte gjendja, me skuadra pa mbeshtetje, pa stadiume dhe pa kushte.
Pa llogaritur dhunen ne stadiume…?
Sigurisht qe nje kampionat eshte me mire. Kam biseduar dhe me nje shokun tim qe eshte nga Vlora dhe me ka thene pse mos ta shoh Vllaznimin e Gjakoves qe te luaje me Flamurtarin e Vlores. Eshte dicka e bukur. Do rritet cilesia dhe investimet. Per nje vend si yni, bashkimi sjell nje gje te bukur dhe te forte.
Vazhdoni te ktheheni ne Kosove?
Sigurisht.
Shpesh?
Shpesh sipas mundesive te mia. Sidomos ne muajin qershor kur kam pushimet. Aty kaloj kohen. Ne dhjetor per shembull isha aty.
Ne cfare vendi, ne Prishtine?
Ne qershor shkoj edhe ne Prishtine edhe ne Gjakove.
Ka pjesetare te familjes tuaj qe jetojne ne Kosove?
Absolutisht. Pervec prinderve te mi dhe motrave qe jetojne ne France, te gjithe anetaret e tjere jetojne ne Kosove.
Ju u angazhuat ne Aleancen Kuq e Zi. Perse u angazhuat, cila ishte ideja qe kishit?
Aleanca Kuq e Zi ka me shume se nje vit, ka 15 muaj qe ka lindur si levizje. Por ishte nje menyre shume natyrale dhe te gjithe tek kjo levizje i adhurojne keto ide qe sjelle Aleanca Kuq e Zi. Besoj cdo shqiptar eshte ne menyre natyrale i terhequr nga mesazhet qe sjell AKZ. Duke pare menyren dhe qellimin si ka lind AKZ, si levizje popullore, levizje nacionaliste dhe per te mbrojtur interesat e vendit tone, duke ngelur levizje popullore, une kam qene i gatshem ta mbeshtese. Se pervec disa aspekteve bamiresie ne sport, asnjehere nuk i jam bashkangjitur politikes. Dhe absolutisht nuk do e bej deri ne fund, sepse nuk me takon mua t’i them nje shqiptari t’i them se ku duhet te votoje, pasi secili ka idene e tij. Dhe AKZ ishte levizje popullore dhe derisa mbetet e tille, une e kam mbeshtetur.
Sot eshte parti politike…
Po, sot ajo eshte parti politike dhe une nuk e deshiroja kete.
Ju ishit kunder qe te kthehej ne parti politike?
Po, isha kunder.
Perse?
Sepse per mendimin tim mund te realizonim shume gjera duke mbetur levizje nacionaliste dhe mbarekombetare.
Kjo do te thote se edhe ata qe votonin per PS apo PD mund te angazhoheshin ne kete levizje?
Absolutisht po. Ndaj per mendimin tim eshte bere shume heret. Mbase ne nje moment mund te shnderrohej parti politike. Por mbeshtetja ime ne fillim ka lindur edhe per miqesine qe kam me zotin Kreshnik Spahiu, te cilin une e vleresoj shume si njeri. Sepse eshte nje njeri patriotik dhe e ka nje deshire te madhe per popullin e tij. Ai e dinte fort mire se une isha kunder shnderrimit ne parti politike, por e kane vendosur te shnderrohen dhe do shohim se cfare suksesi do kete.
Ju do te jeni pjese e kesaj partie politike?
Absolutisht jo.
Keni ambicie per t’u perfshire ne politike?
Jo. Jo.
Nuk hyn fare ne interesat tuaja?
Fare. S’ka arsye, pasi une jam ne nje tjeter dege ku jap kontributin tim, sporti. Ndoshta kultura dhe trashegimia e vendit, ka mundesi qe te angazhohem ne te tille. Por ne politike, absolutisht jo.
Ju e keni shprehur edhe ne nje reviste te Lacios se keni pasion per historine dhe arkeologjine. Ju jeni diplomuar per histori, apo jo?
Jam duke u diplomuar dhe kam shume deshire qe deri ne fund te karrieres sime, kam disa vite ne dispozicion per ta marre kete diplome dhe do ta marre ne universitet publik te Tiranes.
Jeni i regjistruar atje?
Po, jam i regjistruar.
Po arkeologjia, c’ne ky pasion per te?
Nuk e di pse.
Eshte i heret apo ka lindur se fundmi?
Eshte shume i heret. Do ta perfshij nje koment pak ndryshe. Njerezit pyesin shpesh, pse kaq atdhetar dhe pas Shqiperise e vendit tend. Brenda vetes i kam pas keto ndjenja. Por sigurisht kur je i larguar, mergimtar, ndikon me teper.
Ka ndikuar mergimi?
Ekzakt. Pamundesia per t’u kthyer. Kur jam larguar nga Zvicra, kam qendruar 9 vjet pa shkuar ne Kosove. Kam pare situaten politike, vuajtjet e vendit tim. Duke hyre dhe ne pjesen e historise, kam pare dhe cfare historie te vjeter kemi. Dhe me ka pelqyer e jam fokusuar shume.
Per ju thuhet se keni dhe nje biblioteke te madhe te mbushur me libra enciklopedik dhe historik. Keni kohe te lexoni?
Po, e vertete. Kohe kam te lexoj. Lexoj, edhe ketu kam disa libra qe me duhen per universitet dhe disa per qejf, te disa shkrimtareve qe i lexoj kur jam ne avion, levizje apo hotele.
Kadareja vazhdon te mbetet nje nga shkrimtaret tuaj me te preferuar?
Si cdo shqiptari, jo vetem i imi.
E njihni personalisht?
Personalisht jo, nuk e kam takuar. Kemi folur ne telefon, ka takuar disa anetare te familjes sime. Kemi folur madje dy-tre here ne telefon. Por kam shpreh deshiren ta takoj. E di qe jeton ne Paris, ku une kam jetuar disa vite. Por ne te ardhmen jam i sigurt qe do ta takoj.
Nese do largoheshit nga futbolli, cili eshte qyteti qe do zgjidhnit per te jetuar? Pervec patriotizmit, flas per nje qytet ku ndiheni vertete mire.
Tani? – Eshte veshtire per ta thene, sepse jam i angazhuar me futboll, edhe pse kam shetitur shume qytete. Po te me pyesesh ne momentin kur do ta le futbollin, do ta kem pergjigjen.
Roma eshte qytet i bukur?
Nje nga me te bukurit ne bote.
Ju pelqen?
Jashtezakonisht.
Romanet, tifozet e Lacios, ju kane pritur mire?
Me kane pritur shume mire qe prej fillimit, edhe pa u aktivizuar. Dhe ne momentet e veshtira kur nuk aktivizohesha per shkak te demtimit, me rrinin gjithnje pas. Dhe jam shume i kenaqur qe po kthehem ne gjendjen time me te mire, sepse ne kete aspekt po u kthej edhe respektin per mbeshtetjen qe me kane dhene.
Ndihen mire emigrantet shqiptare ne Rome nga prezenca juaj ne nje ekip te ketij qyteti?
Kjo eshte diferenca, sepse shume shqiptare qe kane ardhur heret kishin harruar dhe gjuhen. Kurse ne France nuk ka pasur shume shqiptare. Ne Angli ka pasur. Kur luanim ne Londer, Mancester, vinin shume qe me ndiqnin. Por ne Itali sigurisht ka me shume shqiptare. Ne cdo stadium te Serie A sheh flamuj shqiptare, apo qe vijne ne qendren stervitore ketu, te flasin. Edhe ne qytet, ne Rome ka shume shqiptare qe te afrohen, te flasin, madje dhe ne rruge e restorante.
Nje gazetar italian me shpjegoi se shqiptari i pare qe ka shkelur te Lacio, jo sot, por dikur, ka qene Loro Borici. A kujtohet ende ne historine e Lacios?
Nuk e kam degjuar shume, por me kujtohet nga njerez qe punojne ne ambientet e klubit, nga tifozeria. Por shume pak, sepse ai ka luajtur ne vitet ’30-te dhe eshte shume larg. Kurse nga historia e klubit sigurisht qe po. Eshte Igli qe ishte disa vite me pare dhe sigurisht une tani. Por sigurisht ka rendesi cfare imazhi le. Ka pas edhe shqiptare te tjere shume te suksesshem ne Itali. Jo keto kohe, por qe ne kohen e Rezart Lushkes dhe Naim Kryeziut. Ka pasur shqiptare qe kane luajtur ne nivele shume te larta, me Juventusin, me Romen. Por edhe keto vitet e fundit kemi lojtare si Erjoni apo Igli.
Vazhdoni te keni ne ate qe quhet garazhi juaj, Porshin, Audin dhe ML-ne AMG?
I mbaj, sigurisht.
Kaq pasion keni per makinat e shpejtesise?
Shume, shume.
Cila eshte makina juaj e preferuar?
Veshtire, se varet cfare makine. Por ne perspektive per mua Porshi mbetet nje nga me te mirat.
Cilen makine perdorni me shume?
Do t’ju bej per te qeshur! Ne Rome, makina qe perdor me shume eshte nje Tojota e vogel, sa nje Smart, dhe ate perdor. Sepse parkimi eshte shume i veshtire ne Rome dhe me ate leviz ne qytet se mund ta lesh ku te duash.
Dhe pasionin per shpejtesine duhet ta vendosesh ne bagazhin e Tojotes?
(qesh) Normal. Makinen e marr, sepse shkoj ne qendren stervitore dhe eshte me larg. Por e kam pasion makinen sepse me pelqen shume sporti i automobilizmit.
Eshte e vertete qe keni thene se nese nuk do ishit futbollist do ishit pilot i Formula Uno-s?
Jam pak i gjate dhe nuk mund te hyj dot ne to (qesh). Di qe Hill ishte pothuajse sa une, 186 cm, me duket. Por pas futbollit kam miq e shoke qe marrin pjese ne keto gara, per shembull ne France. Dhe mbas futbollit nese kam mundesi te me duhet te marr pjese neper gara, mund ta bej.
Pasioni per shpejtesine vazhdon te mbetet, sikurse thuhet ne shume komente per ju pasioni per kuajt e garave?
Pasioni per shpejtesine po. Kurse per kuajt, garat e pengeses me shume.
Dhe keni kuaj ketu?
Kam kuaj, po.
Ku i mbani?
Ne Gjermani. Aty eshte vendi me i mire per kuajt e pengeses. Gjermania, Franca, Anglia, Holanda apo Belgjika, jane vendet me te njohura per kuajt e garave.
Sa kuaj mbani?
I kam kater. Jane te gjithe te rinj. Njeri i ka mbush 6 vjec, por eshte ende i ri dhe ka filluar garat.
Prej sa kohesh merreni me ta?
Prej tre vitesh. Dhe e kam filluar pa njohur asgje.
Nderkohe qe keni qene edhe model mode. Mbaj mend ne Paris imazhin tuaj ne fundin e nje autobusi, imazh gjigant. Por ishte dhe gjithandej. Keni qejf te beni modelin, ju pelqen?
Nuk e di. Me pelqen, argetohem se eshte dicka e vecante. Ashtu si cdo njeriu i pelqejne rrobat e bukura dhe kur te jepet mundesia per te bere ndonje gje, provon ndonje gje tjeter. Provon nje bote te re, njeh njerez te rinj. Dhe ishte eksperience shume e mire, shume e bukur.
Ju pelqen te visheni apo te investoni ne kete pike?
Te investoj po. Kam qejf te kem gjera te bukura. Por trecerekun e kohes jam ose me rroba sportive, ose me tuta. Vetem ne darke mund te dale pak me ndryshe, por gjate gjithe kohes jam me tuta te shkurtra, shapka etj. Dimrit gjithnje me tuta te gjata dhe xhup.
Thuhet se ju pelqen shume muzika, sidomos ajo popullore shqiptare. Eshte e vertete?
Po, me pelqen shume. Dhe pervecse e kemi trasheguar, muziken mbareshqiptare, edhe ajo e veriut, bashke me muziken e jugut. Muziken polifonike, me pelqen shume. Vij nga nje qytet qe e ka trashegimi dhe kulture te lashte per artin, muziken, per sportin. Ka sjelle intelektuale te medhenj (Gjakova), dhe ne gjakovaret jemi pak te vecante per ate c’ka i takon qytetit tone. Pak a shume Vlora i ngjan per ndjenjat patriotike. Kemi dhe nje muzike shume te mire, qe e degjoj shume dhe me pelqen.
Ka shume komente qe lidhen me raportet qe ju keni me femrat, edhe si futbollist i suksesshem. Mbaj mend qe nje prej sajteve franceze ju pati shpallur futbollisti me seksi, sipas votimit te femrave ne France, per Ligen e Pare franceze ne ate kohe. Keni lene pas Gurkufin e Bordose. Ju pelqenin femrat, kishit shume kerkesa ne faqen tuaj?
Ne pergjithesi nuk kam qene i fokusuar pas kerkesave.
Ju pelqejne femrat?
Normal, dhe shyqyr Zotit. (qesh). Por ajo qe i jap perparesi jane puna, marredheniet me familjen. Por qe ta gjesh nje person, nje person i mire qe ta kesh ne krah, eshte gje shume e mire. Derisa ne momentin kur nuk e ke gjet personin e duhur per jeten tende, duhet ta kerkosh.
Ka pasur ndonje histori qe ka lene peshe te juve. Histori dashurie?
Histori nuk kam pas shume ne jeten time, mund t’i numeroj dhe me gishtat e dores. Edhe me pak. Tre apo kater histori…
Ne shtypin shqiptar po te shohesh qarkullojne emra pa fund kengetaresh, modelesh, femrash te famshme shqiptare?
Per ta hedhur nje emer apo histori eshte shume lehte. Thjesht per kohen dhe mundesine qe kam ne dispozicion nuk eshte e mundur qe te kem aq shume relacione, ose te kem lidhje me persona. Sigurisht qe kontakte ketu, ne Shqiperi apo ne France kam dhe rri gjithashtu me shoqerine. Por lidhje te tilla nuk kam pas ne jeten time. Sigurisht mund te kesh shume shoqeri. Di qe ka pasur shume histori ne shtypin shqiptar, por ndonjehere mjafton te jem ne prezence te dikujt dhe qarkullon. Dhe e di qe kohet e fundit ka dale nje fotografi pak me intime me nje vajze, por kjo fotografi kishte me shume se tre vjet. Kjo eshte duke u perfolur si nje lidhje qe e kam tani. Jane shume gjera, njerezit jane dhe te lodhur.



Jane dhe kurioze?
Kurioz mund te behen, por…
Per shembull u fol per nje Klara Morgan, nje pornostare?
Ajo eshte komplet e pamundur. Nuk e kisha takuar asnjehere ate person ne jeten time.
S’e kishit njohur kurre?
Jo.
Si qarkulloi ne shtyp?
Eshte shume e lehte. Mund te hysh ne internet tani dhe te perkthehet ne gjithe gjuhet e botes. Pastaj publikohet si e vertete.
A keni nje histori solide te ketyre koheve?
Keto kohe po. Jam me nje vajze ketu ne Itali. Jo prej shume kohesh, por ndihem mire. Me afron gjerat qe kam nevoje dhe gjithashtu une mund ta ndihmoj ate ne gjerat qe ka nevoje dhe si njeri. Ka pak muaj, por ndihem mire.
Aktualisht jeni ne Rome. Cili mendoni se do jete stacioni i ardhshem i karrieres suaj?
Deshira ime eshte te mbetem te Lacio vitin e ardhshem. Jam rikuperuar, kam bere paraqitje te mira, kam dhe respektin e skuadres dhe tifozeve dhe ndihem shume mire.
Edhe stafi ketu ishte shume entuziast?
Kam krijuar marredhenie te mira. Njerezit presin per te ardhmen, por gjera pozitive mund te kete. Qytet i madh, vend fantastik me shume tifoze dhe kam deshire te arrije gjera te bukura me Lacion. Ndoshta nje vit tjeter, dy vite te tjera, nuk e di sa, por nuk e kam deshiren qe te largohem nga Lacio.
Ndoshta do ta mbyllni ketu te Lacio karrieren tuaj?
Ndoshta.
Me kushtoi inatin e madh te nje taksisti ne Rome qe kur e pyeta ishte tifoz me Romen….
Eshte rivaliteti mes skuadrave. Eshte shume i madh, qytet i vecante per t’u luajtur futboll.
Edhe un kur isha i ri rrija me tifozet e ekipit tim. Nuk ngaterrohesha me tifozet e ekipit tjeter kudo ku isha, edhe ne shkolle. Eshte pjese normale e jetes njerezore.
Lorik faleminderit. Edhe kjo studio shume interesante e TV Lacios. Edhe per viziten shume interesante, pamje shume e bukur, kodrat romane jane shume te bukura…
Po, kodrat romane jane shume te bukura. Kemi mundesi t’i shikojme ndoshta, kemi mundesi te takojme edhe shqiponjen qe quhet Olimpio, qe eshte dhe simboli i Lacios. Ka qelluar shume bukur sepse eshte dhe simboli i vendit tone.
I ke ende tatuazhet?
I kam tatuazhet. Sigurisht qe i kam. Kam bere nje te ri para pak kohe…
Me…?

Me shqiponjen.

Faleminderit atehere per intervisten.

Intervestoi Blendi Fevziu marre nga Gazeta Koha Jone
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Shqiperia.Forumotion.com
 
Lorik Cana: E verteta e historive te mia me femrat vip, per momentin bashkejetoj me nje vajze…..
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Show Biz-
Kërce tek: