Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliKėrkoRegjistrohuidentifikimi


Share | 
 

 Durresi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 1579
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

MesazhTitulli: Durresi   Wed Jan 06, 2010 12:51 am




Durrėsi ėshtė qytet bregdetar nė Shqipėrinė e
mesme. Porti i Durrėsit ėshtė kryesori nė vend, gjithashtu njė port i
rėndėsishėm detar i Mesdheut. Qyteti ka mbi 200,000 banorė dhe njėherit
ėshtė qendra e prefekturės dhe qarkut tė Durrėsit.


Durrėsi
ėshtė qytet bregdetar nė Shqipėrinė e mesme. Porti i Durrėsit ėshtė
kryesori nė vend, gjithashtu njė port i rėndėsishėm detar i Mesdheut.
Qyteti ka mbi 200,000 banorė dhe njėherit ėshtė qendra e prefekturės
dhe qarkut tė Durrėsit.


Historia

Durrėsi mund te krahasohet me qytetet me te medhenj
te Mesdheut antik dhe Mesdhetar. Qyteti Epidamn Dyrak u ndertua nga
Iliret Taulane, dallendyshasit ne shekuj XIII-XI p.K Banoret e pare te
Dyrrahut, para ilireve te quajtur protoiler, pellazge, ngriten ne
rrethinat e ketij qyteti, vendbanimet e para prehistorike. Ne kushtet e
nje klime mesdhetare, zona me e pershtateshme per banim ishte ajo e
lumit Erzen (Ululeus) si dhe Ultesira Perendimore perreth saj. Ne
bregdetin e Gjirit te Durresit u vendos qendra e pare apo limani me
emrin Dyrrah. Sipas autoreve antik, ky qytet u themelua nga dy mbreter
me origjine ilire te quajtur Dyrah dhe Epidamn.


Mbreti Epidamn, ndertoi pjesen e fortifikuar te
qytetit ne juglindje te Malit te Durresit, kurse nipi i tij Dyrrak,
ndertoi Portin qe per shume e shume shekuj mban emrin e tij. Nga keto
dy emra mbijetoi deri ne ditet tona, emri Dyrrah-Durresi, per vete
rolin e tij si liman-Port. Emri i vertet i mbretit vendas Dyrrah,
indentifikohej dhe me konfiguracionin gadishullor te relievit, duke
shprehur qenien e dy shpateve (dy rrahe), qe duken kur hyn ne Gjirin e
Durresit.



Qyteti u zhvillua me shpejtesi per te mundesuar
zevendesimin e rolit te Troies, duke u bere pika me e pershtateshme
nderlidhese midis Pelegi-Europe dhe Hesperise te populluar nga Tuske e
Dardane. Ne shekujt X-VIII p.K u krijua Federata Taulane: Shtete me
Kryeqender Dyrrahun. Ne shekujt VII-III p.K Federata Taulane e
shendrroi Taulanine ne shtetin kryesor Ilire te Ultesires Perendimore
Panadriatike, duke e bere kryeqendren Dyrrah, qytet me zhvillim te
gjithanshem "Dere e dritare" te Europes. Ne shekujt II p.K deri X era e
re , Europa Perendimore njihej me emrin Durres, qe ishte Shtet i
Pavarur brenda Perandorise Romake-Bizantine.


Gjate periudhes Bizantine vazhdoi te mbetej qyteti
me i rendesishem ne brigjet perendimore te Gadishullit te Ballkanit. Ai
ishte kryeqendra e Provinces "Epiri i Ri", ku perfshiheshin krahinat
nga lumi Mat deri tek lumi Vjosa. Ne kohen e Perandorit te Anastasit I
(491-519) dhe Justianani I (527-565), qyteti pesoi transformime te
ndjeshme ne strukturen urbane duke marre tiparet e nje qyteti tipik
bizantino-kristian.



Ne shekujt VIII u formua ne Durres, Njesia
Administrative "Ahrondia e Dyrrahut", forme vetqeverisje e qytetit me
krahinat perreth. Ne vitet e para te shek. IX u themelua "Thema e
Dyrrahut", qe kishte per qellim mbrojtjen nga rreziku i sulmeve te
Arabeve dhe Frengeve si dhe per te perballuar presionet tregtare te
Venedikut. Kjo njesi ushtarake-administrative, perfshinte trojet nga
Tivari ne veri e deri ne Gjirin e Vlores ne jug, ndersa ne lindje
kufizohej me lumin Drin. Me Durresin, si kryeqender te saj, u krijua
dhe u perhap Qyteterimi Mesjetar, kultura arbnore, u kalua ne sistemin
feudal dhe ne krijimin gradual te nje shtrese fisnikesh te rinj. Gjithe
ky proces, coi nga formalizimi deri tek shkeputja e plote e lidhjeve te
zones Durres nga Bizanti.


Ne shek. XI-XV, Shteti Shqipetar njihet me emrin
Shteti i Arberit. Ky shtet, kulmin e tij e arriti ne periudhen e
mbreterimit te Gjergj Kastriotit. Sipas kronikeve Osman te shek. XVI,
Durresi apo sic e cilesojne ata "Kostandinopoja e Dyte", u pushtua nga
turqit me 13 Gusht 1501. Pushtimi Osman pati pasoja te renda per
Durresin. Qyteti me i madh dhe hijerende, u shendrrua ne nje qyteze me
100-120 shtepi, duke mbetur i tille per nje periudhe relativisht te
gjate. Vetem ne shek XVII, qyteti filloi te rimare veten duke u bere
qender e tregetise tranzite dhe skela kryesore e Shqiperise se Mesme.
Ne reformen administrative te vitit 1888, Durresi ishte Sanxhak i
vilajetit te Shkodres. Ne fillim te vitit 1912 qyteti me rreth 4700
banore, ishte nyje kryesore nderlidhjeje midis qendrave te levizjes
kombetare.


Me 21 Nentor 1912, ne Portin e Durresit, zbriten nje
grup patriotesh te kryesuar nga atdhetari I.Qemali, te cilet vinin me
misionin historik qe te shpallnin mevetesine e shtetit Shqiptar dhe me
26 Nentor ne Durres ngrihet flamuri i Pavaresise. Sundimit turk i
kishte ardhur fundi, por duket se qytetin e lakmonin invazione te
tjera: pushtimi serbe(1913), ai austro-hungareze (1916) dhe pushtimi
italian (1918).


Gjate viteve te monarkise shqiptare (1924-1939)
Durresi fitoi nje frymarrje te re dhe qytetaria fisnike durrsake e beri
qytetin e vet model te zhvillimit ekonomik kapitalist. Me 7 Prill 1939
qyteti dhe rrethinat e tij u pushtuan nga trupat e ushtrise italiane
dhe gjermane dhe me 14 Nentor 1944, Durresi u clirua.


Periudhes se sistemit socialist (1945-1990), i
perkasin investimet ne disa dege te industrise, kolektivizimi i
bujqesise, masivizimi i arsimit, ngritja e nje seri objektesh social
kulturore etjer. Ne fillim te viteve '90 zune fill normat e para te
sistemit demokratik me shume probleme per fazen e tranzicionit, por me
perspektive per te ardhmen. Sistemi i ri dhe reformat ekonomike qe u
zbatuan ne Shqiperi dhe ne Durres pas vitit 1990, sollen transformime
te ndjeshme ne jeten ekonomike.



Ne rrethin e Durresit jane aktualisht ne
aktivitet 3511 subjekte ekonomike, midis te cilave 64 shoqeri te
perbashketa (Filanto, Floryhen, Trumph, Eurotech), etjer qe merren me
rieksportin e konfeksioneve te kepuceve, peshkut etjer. Ne Durres
operojne aktualisht 9 banka, pjesa me e madhe e te cilave jane te huaja.


Porti i Durresit, eshte nje nga portet me te vjetra
te Europes ne detin Adriatik dhe nje nga kryeurat ballkanike te
komunikimit te perendimit me lindjen dhe anasjelltas. Ai eshte
percaktuar si nje pike hyrje per Korridorin e 8-te te transportit qe
fillon nga Shqiperia, kalon nepermjet Maqedonise dhe Bullgarise per te
mbrritur ne portin e Varnas dhe Burgasit ne Detin e Zi. Objektivi
kryesor i projektit eshte krijimi i nje transporti te sigurt, sipas
standarteve te projektimit europian dhe nderkombetare. Gjithashtu eshte
porti me i madh i vendit, i cili mbulon rreth 85% te import-eksporteve
shqiptare te mallrave dhe me i rendesishem ne transportin detar te
udhetareve.


Porti i Durresit ka nje siperfaqe te pergjithshme
prej 1.4 km2 dhe nje akuatorium prej 0.67 km2. Kanali i hyrjes eshte
9.5m i thelle, 40 ml i gjere dhe 1.2 milje i gjate. Ne port
funksionojne 11 kalata operues nga 6.60 -11m te thella me nje gjatesi
rreth 2.200m. Siperfaqja totale per depozitimin e mallrave eshte
270.000m2 nga te cilat 27.000m2 jane te mbuluara.


Ne portin e Durresit ngarkohen dhe shkarkohen te
gjitha llojet e mallrave minerale, karburante, cimento dhe artikuj te
kategorive te ndryshme. Ne port gjendet dhe terminali i trageteve, i
cili ka ne dispozicion nje kalate me gjatesi 186ml dhe zhytje qe varion
nga 7.40-7.90 ml. Ne kete terminal, gjate vitit 2002, u perpunuan 1.683
tragete me 600.500 pasagjere, 138.000 automjete dhe 368.000 ton mallra.


Terminali i konteniereve eshte ne fazen ndertimore.
Pervec kalates dhe sheshit qe ka ne dispozicion, ne ndihme te
terminalit te konteniereve ne portin e Durresit ndodhen edhe nje sere
pajisjesh qe ndihmojne ne ngarkim-shkarkimin e tyre. Aktualisht ne
portin e Durresit jane futur ne perdorim fondet e Bankes Boterore prej
23 milion USD, Programi PHARE me 11 milion USD, TDA me 1.9 milion USD
investime keto qe kane si destinacion rehabilitimin e kalatave,
shtrimin e shesheve, blerjen e elektrovincave dhe makinerive per
perpunimin e konteinereve etjer. Porti i Durresit ka perfituar
gjithashtu nje kredi prej 17 milion Euro nga Banka Europiane e
Zhvillimit. Projekti perfshin ndertimin e teminalit te ri te trageteve
dhe rikonstruksionin e tij ekzistues. 90% e vellimit te transportit
detar ne Shqiperi kryhet nepermjet Portit te Durresit dhe kapaciteti
vjetor i perpunimit te mallrave eshte rreth 3 miljon ton. Me krijimin e
zones fiskale, kapaciteti i Portit do te arrije ne 5 milion ton mallra
te perpunuara ne vit.


Ne port funksionojne rreth 75 agjensi detare
spedicionere, nga te cilat 6 agjensi detare qe trajtojne 14 tragete
udhetaresh dhe automjetesh. Me e madhja eshte agjensia publike
“Taulantja sh.a”. Aktualisht, ne portin e Durresit eshte dyfishuar
numri i trageteve krahasuar me nje vit me pare. Cdo jave ne kete port
akostohen rreth 40 tragete dhe katamarane qe lidhin Durresin me portet
e tjera te Mesdheut.



Durresi eshte nyje e te gjitha llojeve te
transportit. Nese do t’i referohemi shprehjes se vjeter qe ne kohen e
Perandorise Romake se “Te gjithe rruget te cojne ne Rome”, ne Shqiperi,
do te ishte: “Te gjithe rruget te cojne ne Durres”. Durresi, qytet
3000-vjecar ne zemer te Europes. Ne qender te tij ndodhet Amfiteatri me
20.000 vende, unik ne te gjithe Ballkanin.


Trashegimia arkeologjike e qytetit e ben te
natyrshme qe cdo durrsak te ndjehet krenar per qytetin e tij. Durresi i
cilesuar si Taverna e Adriatikut, mirepret ne kohet moderne, turist dhe
vizitor nga e gjithe bota. Tashme Durresi eshte perfshire ne projekte
te fuqishme te Bankes Boterore dhe Agjensive te rendesishme
Nderkombetare. Ai ka hyre ne nje faze te rendesishme te zhvillimit
ekonomik lokal. Turizmi dhe vlerat arkeologjike, presin cdo turist dhe
vizitor per te shijuar bukurite natyrore dhe per te prekur dhe pare nga
afer lashtesine.


Zhvillimi ekonomik dhe interesi i madh per te sjelle
ne Durres eksperiencat me te mira te vendeve te zhvilluara, i ofrojne
investitoreve dhe biznesmeneve mundesi dhe terren per te arritur sukses
ne aktivitetet e tyre. Mjedisi shume i favorshem, mundeson krijimin e
zonave industriale, krijimin e plazheve elitare ne zona te virgjera,
studime e master plane, zbulime arkeologjike, ndertime te rrugeve te
reja dhe permiresimin e infrastruktures. Politikat ekonomike financiare
lokale, lehtesojne investitoret ne sipermarrjet e tyre. Nisur nga keto:
Vizioni i strategjise se Bashkise per zhvillimin e qytetit te Durresit
eshte: “Nyje kryesore e vendit per transportin detar, rrugor,
hekurudhor, zona me e rendesishme e vendit ne fushen e turizmit masiv
dhe ate elitar, qe ofron histori dhe arkeologji unike, qender kryesore
per tregetine me jashte dhe industrine eksportuese, qytet i bankave dhe
i shoqerive te sigurimit, me nje komunitet qe gezon nje cilesi jete te
avancuar”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Durresi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Kultura dhe Historia :: Qytetet Shqiptare-
Kėrce tek: