Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Voskopoja

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
ONUFRI


Male
Postime : 1579
Age : 40
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

Voskopoja Empty
MesazhTitulli: Voskopoja   Voskopoja Icon_minitimeWed Jan 06, 2010 12:59 am

Voskopoja Eeeeeeeeeeu

Voskopoja ėshtė vendbanim shqipėtarė qė ndodhet
rreth 21 km larg nga qyteti i Korēės mbi njė pllajė 1160 metra mbi
nivelin e detit.Voskopoja ėshtė njė vendbanim mesjetar i hershėm qė
daton prej vitit 1330. Nga Shėn Prodhomi hapet para vizitorit njė pamje
e mahnitshme nga duken majat e Lėnies dhe Ostrovica, me njė lartėsi
prej 2246 metra.


Voskopoja
ėshtė vendbanim shqipėtarė qė ndodhet rreth 21 km larg nga qyteti i
Korēės mbi njė pllajė 1160 metra mbi nivelin e detit.


Histori
Voskopoja ėshtė njė
vendbanim mesjetar i hershėm qė daton prej vitit 1330. Nga Shėn
Prodhomi hapet para vizitorit njė pamje e mahnitshme nga duken majat e
Lėnies dhe Ostrovica, me njė lartėsi prej 2246 metra. Lulėzimin mė tė
madh Voskopoja e ka pasur nė vitin 1764, atėherė kur popullsia e saj
arriti nė rreth 30 mijė banorė. Nė atė periudhė kishte 25 kisha me
afreske nga mė tė lakmuarat, ndėrsa tani nuk kanė mbetur mė shumė se 8
kisha. Nė tė njėjtėn periudhė nė kėtė qytetėrim ka pasur Akademi,
Bibliotekė, Shtypshkronjė, 1720, artizanat tė zhvilluar e tekstile dhe
shėrbeu si urė lidhėse jo vetėm brenda vendit, por edhe midis vendeve
fqinje Greqi e Turqi. Shkatėrrimin e parė e ka pasur nė vitin 1769, tė
dytin mė 1789 dhe tė tretin nė 1916. Voskopoja ruan vlera tė mėdha tė
artit mesjetar.


Vlerat kulturore
Voskopoja ėshtė
shėnjestra e ithtarėve tė kishave, qofshin restauratorė, qofshin
vjedhės. Ēdo vit ato nuk i shpėtojnė babėzisė sė njeriut qė kėrkon tė
pasurohet duke shitur pronėn e kėtij qytetėrimi tė hershėm. Aktualisht
nė fshat kanė mbijetuar 8 kisha qė nuk mund tė konsiderohen aspak nė
gjendje tė mirė. Kisha e Shėn Ilias ėshtė e dėmtuar dhe pritet qė tė
merret nė dorėzim nga njė shoqatė franceze, pėr t’u restauruar. Kėto
objekte me vlera historike nuk i kanė shpėtuar as fatkeqėsive tė
natyrės, motit tė keq, lagėshtisė, shiut dhe dėborės qė po i
shkatėrrojnė nga dita nė ditė kulturėn disa shekullore qė mbartin mbi
supe. Me mbėshtetjen amerikane si dhe interesimin e seksionit francez
“Patrimone Sans Frontiere” (Trashėgimi pa kufi) filloi restaurimi i
kishave mė 2003, qė mund tė vazhdojė edhe pėr 5 vjet tė tjerė. Tė
vetmet ndihma tė dhėna pėr kėto kisha kanė qenė edhe fondet e kufizuara
nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės, apo tė ndonjė shoqate tjetėr.


Turizmi nė Voskopojė
Ish-Kampi i
Pionierėve nė kėtė zonė ėshtė shndėrruar prej disa vjetėsh nė pikėn e
vetme, ku mund tė gjesh kushtet e nevojshme pėr turizėm malor. Hoteli
te ish-Kampi me njė vendndodhje mes pishash tė shumta, ėshtė pagėzuar
me emrin ‘Akademia’. Ndėrtuar qė nė vitin 1954, vitet e fundit ėshtė
restauruar duke i dhėnė njė stil unik, nė harmoni me natyrėn pėrreth,
me njė pistė nė qendėr tė sipėrfaqes sė tij. Pika ėshtė e frekuentuar
gjithmonė jo vetėm nga njerėz aktivė, qė duan natyrėn dhe sportet, por
edhe nga vizitorė qė ēmojnė qetėsinė dhe relaksin qė ofron largėsia e
pikės nga pjesa tjetėr e banuar. ‘Akademia’ ka njė numėr tė kufizuar
dhomash, 28, por jo gjithnjė ėshtė plot. Pushuesit nuk qėndrojnė shumė
gjatė, por me periudha njė javore. Hoteli ka parkim, kėnd lojėrash,
kėnd sportiv basketbolli dhe mini-futbolli.


Lojrat dimėrore
Nė dimėr
funksionon Pista e Skive dhe zhvillohen garat e famshme rajonale. Nė tė
janė zhvilluar gjithmonė edhe kampionate kombėtare. Ėshtė njė nga
vendet e rralla ku mund tė zhvillohen kėto lloje sportesh dimėrore, por
ende mungon iniciativa pėr ta zgjeruar dhe ēuar mė tej turizmin alpin
dhe sportin dimėror. Banorėt e fshatit mirėpresin idetė e reja dhe
shprehen tė gatshėm madje tė ndihmojnė nė zhvillimin e shėrbimeve
turistike, qė nė fund tė fundit do t’i shėrbenin zhvillimit tė zonės
dhe do tė ishin edhe njė mundėsi mė shumė punėsimi pėr vendasit. Ajo qė
mungon ėshtė investimi konkret i fondeve dhe projekteve, qė do t’ia
ndryshonin destinacionin kėtij djepi tė hershėm tė qytetėrimit e do ta
kthenin nė njė vend akoma mė tė lakmuar pėr pushuesit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Voskopoja
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Voskopoja josh turistet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Kultura dhe Historia :: Qytetet Shqiptare-
Kėrce tek: