Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliKėrkoRegjistrohuidentifikimi


Share | 
 

 Vlora

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 1579
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

MesazhTitulli: Vlora   Wed Jan 06, 2010 1:02 am




Vlora ėshtė njė qytet nė Shqipėrinė jugore. Vlora
ėshtė qyteti i dyte mė i madh portual pas Durrėsit, me njė popullsi
afėrsisht 124.000 (2006). Ndodhet ne jugperėndim te Shqipėrisė, nė
Detin Adriatik dhe ėshte qendra e Rrethit tė Vlorės.


Vlora
ėshtė njė qytet nė Shqipėrinė jugore. Vlora ėshtė qyteti i dyte mė i
madh portual pas Durrėsit, me njė popullsi afėrsisht 124.000 (2006).
Ndodhet ne jugperėndim te Shqipėrisė, nė Detin Adriatik dhe ėshte
qendra e Rrethit tė Vlorės.

Histori
Qytet i lashtė dhe njė
nga portet kryesore te Shqipėrisė. Ndodhet ne jugperėndim te vendit,
buzė Adriatikut. Nė lashtėsi njihej me emrin Aulona. Gjurmėt mė tė
hershme i takojnė shek. VI p.e.s. Nė shek. IV rrethohet me mure guri tė
latuar.

Duke qenė njė nyje e rrugėve tokėsore e detare, i
njohur pėr verėn, ullinjtė e kripėn, u bė porti kryesor i Ilirisė pas
rėnies sė Apolonisė e Orikumit. Nė mesjetė fatet e qytetit lidhen me
kėshtjellėn e Kaninės. Mė 1081 u pushtua nga normanet, mė 1205 nga
Venediku, pastaj kaloi nė sundimin e Hohėnshtaufėve gjermanė dhe mė
1272 u pėrfshi nė mbretėrinė e Arbėrisė.

Nė shek. V. u bė njė qendėr e lulėzuar tregtare e
zejtare, si despotat mė vete. Kaloi ne shek. XIV nėn sundimin e
Balshajve. Ishte e dėgjuar pėr punimin e hekurit, tė shpatave, te
mėndafshit, pėr nxjerrjen e kripės etj. Osmanėt e pushtuan mė 1417,
ishte i pari port i pushtuar prej tyre nė Adriatik. Nė shekujt e
mėvonshėm ishte qendėr sanxhaku. Mė 1531 sulltan Sulejmani mė gurėt e
Aulones ndėrtoi njė kala afėr detit (ne vendin e stadiumit te sotėm) me
trajtė 8-kėndėshe, e pėrshtatur pėr artilerinė. Brėnda kishte kulla
7-kateshė e banesa. Mendohet se ėshtė projektuar nga arkitekt Sinani.
Kalaja njihet edhe si Kalaja e Skelės. Historiani turk Evliha Ēelebiu e
konsideronte Kalanė e Skelės si njė nga mrekullitė e arkitekturės
osmane dhe nė tė njėjtin nivel me Kullėn e Selanikut. Zona nė tė cilėn
ishte e ndėrtuar Kalaja e Skelės u deklarua Monument kulture nė vitin
1963. Nė vitin 1997, KKRT e qytetit Vlorė dha leje ndėrtimi edhe pėr
kėtė zonė tė qytetit. Nė vitin 2000 gjatė punimeve pėr hedhjen e
themeleve tė njė pallati shumėkatėsh u zbuluan pjesė tė themeleve tė
Kalasė sė Skelės. Ndėrtimi vazhdoi dhe nuk u krye asnjė studim i
materialit arkeologjik tė zbuluar. [1] Njė ndėrtesė tjetėr qė shpreh
lulėzimin kulturor ėshtė edhe Xhamia e Muradies 1542. Nė shek.
XVII-XVIII qyteti u bė pėrsėri njė qendėr e rėndėsishme
ekonomike-tregtare dhe port eksporti e importi. Ali Pasha e mori me
1812.

Vlora ishte kryeqyteti i parė i Shqipėrisė sė
pavarur. Me 28 nėntor 1912 kėtu Kuvendi Kombetar shpall Pavarėsinė dhe
formoi qeverinė me Ismail Qemalin nė krye. Por nė dhjetor 1914 u
pushtua nga italianėt. Mė 1920 u krijua komiteti "Mbrojtja Kombėtare",
i cili organizoi forcat qė morėn pjesė ne Luftėn e Vlorės dhe
pushtuesit italiane tė thyer u detyruan tė pranojnė tėrheqjen mė 2
shtator 1920. Qyteti kishte 4.000 banore, ai vijoi tė ishte vatėr e
lėvizjes atdhetare e demokratike. Me rastin e varrimit tė Avni Rustemit
mė 30 prill 1924, u ngrit komiteti i cili organizoi kryengritjen e cila
ēoi nė Revolucionin e Qershorit 1924. Nė nėntor u hap shkolla e mesme
tregtare. U ēlirua mė 15 tetor 1944. Gjate periudhės komuniste qyteti u
rrit nė sipėrfaqe dhe nė numėr.

Nė 1997, Vlora ishte qėndra e demonstratave
popullore kundėr firmave piramidale (Ponzi scheme), gjė qe solli dhe
rėnien e qeverisė.

Sot, Vlora ėshtė njė qėndėr e rėndesishme turistike, kjo fal edhe mjedisit tė kėndshėm bregdetar.

Transporti


Transporti rrugor
Vlora ndodhet rreth 135 km
larg Tiranės, kryeqytetit tė Shqipėrisė, ndėrkohė qė vetėm 77 milje e
ndajne nga Greqia. Drejt kėtyre dy pikave udhėtojnė autobuzė e mjete tė
shumta,qe mundesojne perveē trasportit te njerėzve edhe shkėmbim
mallrash.

Transporti hekurudhor
Trena pasagjerėsh tė
Hekurudhės sė Shqipėrisė udhėtojnė gjithashtu rregullisht pėr nė
qytetet e Durrėsit dhe me tej pėr nė Vlorė si dhe pėr nė Pogradec dhe
pėr nė Shkodėr. Megjithe investimet qe janė bėrė pėr hekurudhat, mbetet
njė sektor i transportit i cili pėrdoret shumė pak.

Transporti detar
Vlorėn e ndajnė vetėm 72 km nga
Italia. Ēdo ditė nisen tragete pėr ne Brindisi. Anije te radhės e
lidhin dhe me portet veriore tė Greqisė.

Transporti ajror
Nė Vlorė ndodhet dhe aeroporti, por pėrkohėsishtė nuk ėshtė gati pėr trasportim pasagjerėsh.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Vlora
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Kultura dhe Historia :: Qytetet Shqiptare-
Kėrce tek: