Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliKėrkoRegjistrohuidentifikimi


Share | 
 

 Kelcyra

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 1579
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

MesazhTitulli: Kelcyra   Wed Jan 06, 2010 1:04 am



Udha pėr nė Kėlcyrė, pasi shkėputet nga rruga
Tepelenė-Gjirokastėr, lė nė tė djathtė rrėnojat e qytetit tė lashtė tė
Antigonesė, hyn nė grykėn madhėshtore e tė mirėnjohur tė Kėlcyrės – nė
kohėt e moēme Fauces Antigonenses, prej ku Filipi V i Maqedonisė u preu
rrugen romakėve tė


Kėlcyra
ėshtė qytet nė Shqipėrinė jugore dhe pjesė e rrethit Pėrmet. Ajo
shtrihet maleve Trebeshinė dhe Nemerckė dhe laget nga lumi Vjosė dhe
Dėshnicė.


Udha pėr nė Kėlcyrė, pasi shkėputet nga rruga
Tepelenė-Gjirokastėr, lė nė tė djathtė rrėnojat e qytetit tė lashtė tė
Antigonesė, hyn nė grykėn madhėshtore e tė mirėnjohur tė Kėlcyrės – nė
kohėt e moēme Fauces Antigonenses, prej ku Filipi V i Maqedonisė u preu
rrugen romakėve tė Flaminit pėr nė Greqi – ēan mes honesh tė thepisura
dhe mbėrrin nė pikėn mė tė lartė tė pllajės qė shtrihet mes Malit tė
Trebeshinės e Nemėrēkės nė qytetin e Kėlcyrės, i vendosur nė tė djathtė
tė Vjosės, aty ku lumi i Dėshnicės sė bashku me degėt e veta nis
bashkėrrjedhjen me Vjosėn.


Lashtėsia dhe Mesjeta

Kėlcyra nė lashtėsi duhet tė ketė qėnė njė mansio,
stacion ku udhėtarėt kalonin natėn me njė garnizon qė mbronte kalimin
prej Adriatikut drejt Maqedonisė, mbetėzat e tė cilave u shkelėn nga
rrugėt e mėvonėshme osmane.


Gjurmėt e Kėlcyrės humbasin nė tymtajėn e shekujve
dhe qyteti del pėrsėri nė dritė si pronė e Muzakajve, Andrea Muzakės –
zot i Beratit dhe Marshall i Arbėrisė (1280-1319).


Me vdekjen e Andreas I, trashėgimia i kaloi djalit
tė tij, Teodorit I, qė la dy djem, mė i vogli i tė cilėve, Mentuli ose
Mentori mbante titullin e Kontit tė Klisanisė.


Nė shek. XIV qyteti thiret Chisania (Kisania) ose me
emrin greko-romak Clazura (Klazura), Klelsoupa, Clisania (Klisania),
Klisura.


Nė vitin 1331-1332 kronisti bizantin Jan Kontakuzeni
njofton se fshatarėt e jugut, midis tė cilave edhe at ate zonės sė
Pėrmetit, u hodhėn nė kryengritje tė fuqishme kundėr mujshisė sė
guvernatorit Niqifor Hanza dhe pushtuan kėshtjellėn e Klisanisė, qė e
shkatėrruan. Kryengritja u shtyp nga perandori Androniku III Paleologu.


Sundimi Osman

Nga fundi i shek. XIV (1394-96) Muzakajt u shquan nė
luftėrat kundėr osmanėve qė po shkatėrronin vendin. Mirėpo ata nuk i
rezistuan dot valės tė dyndjes sė tyre, prandaj njė pjesė shkoi nė
Napoli, midis syresh edhe Gjon Muzaka, qė shkroi mė 1510 ‘‘Histori e
gjenealogjisė sė shtėpisė sė Muzakajve’’, kurse njė pjesė u pajtua me
njohjen e suzerenitetit tė Sulltanit.


Themeluesi i fisit tė Klisurave mėtohet se ishte
Teodori, trashėgimtari i tė cilit, Jakobi, u kthye nė fenė myslimane me
emrin Jakup dhe nisi tė bėjė karrierė nė rradhėt e Perandorisė osmane.


Jakupi nė vitet 30 tė shek. XV u vra nė luftėn
kundėr hungarezėve. Pasardhėsit e tij qenė: Murati, Islami, Mahmudi,
Veliu, Rizai, Islami, Murati, gjyshi i Ali Pashė Tepelenės e Muhameti,
stėrgjyshi i Ali Kėlcyrės (shih pemėn gjenealogjikėe).


Ali Pashė Tepelena kur Porta e Lartė i kishte duart
e zėna me luftėn kundėr Austrisė e Rusisė (1789-1791), duke pėrfituar
nga posti i Dervenxhi Bashisė e me preteksin e vendosjes sė rendit,
zaptoi edhe Klisuren. Mirėpo Klisurat nuk iu nėnėshtruan dhe i nxorėn
telashe gjersa Ali Pasha u shtrėngua ta internojė familjen e tyre nė
Artė, ndonėse kryezonja e kėshtjellės, Hejbetulla hanėmi, ishte mbesa
qė ai donte mė shumė. Paskėtaj kėshtjella pėr dhjetė vjet u bė ndeja e
garnizonit ushtarak tė Ali Pashės.


Kur mė 1822 Pashai i Janinės u vra dhe mori fund
sundimi i tij, tė internuarit u kthyen pėrsėri nė Klisurė por
kėshtjella, selia shekullore e familjes, pothuajse ishte shkatėrruar.
Kėsisoj Islam beu, djali i parė i Muhamet beut, me tė vėllezrit dhe
nėna e tyre Hejbetulla hanėmi, vendosėn tė ndėrtojnė nė pllajėn e
Katundishtės njė kėshtjellė tė re. Fshatarėt qė ndėrkohė kishin zėnė
tokat e beut tė internuar, iu kundėrvunė haptas riselitjes sė
autoritetit tė tij. Mirėpo pas njė pėrleshjeje tė pėrgjakshme fshatarėt
u nėnėshtruan dhe Klisurat vendosėn sėrishmi sundimin despotik tė
familjes. Paskėtaj jeta e fshatarėve u ndėrthur deri dhe ne ēastet mė
intime me pushtetin e beut: kushdo qė do tė martohej mes Klisurės dhe
Pėrmetit, Zagorisė (Rrėzėmalit), Qafės sė Kiēokut dhe Kokojkės, pra nė
zonėn ku shtrihej qeverisja e familjes Klisura, dhėndri duhet t’i
sillte tė parit tė bejlerėve njė dele, ndėrsa ky i dhuronte njė kallpak
tė bardhė me njė setėr tė shkurtėr tė qėndisur me fije ari (qė kishte
kuptimin e peshės dhe tė vlerės sė pushtetit tė beut).


Kėlcyrat ishin lidhur pėrmes krushqive me familjet
mė tė shquara tė vendit: Asllan-Pashallite, Vlorat, Konicat, Frashorėt,
Luarasėt, Vrionėt etj. E vetmja pasardhese e familjes KLISURA eshte
vajza e Ali Bej Klisures (vdic 1963 ne Rome), Hanna Klisura (lindur
1935 ne Paris) dhe me vendbanim ne Vjene/Austri.Ajo eshte nje zonje,
mbartese e denje e emrit dhe historise se familjes Klisura.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Kelcyra
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Kultura dhe Historia :: Qytetet Shqiptare-
Kėrce tek: