ONUFRI SuperAdmin
Postime : 1579 Age : 39 Vendodhja : Berat Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com Anėtarėsuar : 12/11/2009
| Titulli: Prishtina Wed Jan 06, 2010 1:33 am | |
| Nga viti 1981, nuk ka pasur regjistrim tė popullsisė nė Kosovė. Pas luftės sė fundit, Prishtina ėshtė stėrngarkuar me popullatė. Manipulohet me shifra , por duke u mbėshtetur nė analiza dhe numrin e votuesve, numri rezident i qytetarėve nė qytetin e Prishtinės, mund tė jetė pėrafėrsisht 400 mijė, ndėrsa me fshatrat deri 470 mijė. Nga viti 1981, nuk ka pasur regjistrim tė popullsisė nė Kosovė. Pas luftės sė fundit, Prishtina ėshtė stėrngarkuar me popullatė. Manipulohet me shifra , por duke u mbėshtetur nė analiza dhe numrin e votuesve, numri rezident i qytetarėve nė qytetin e Prishtinės, mund tė jetė pėrafėrsisht 400 mijė, ndėrsa me fshatrat deri 470 mijė.Gjatė ditės nė kryeqytet mendohet se lėvizin deri nė 500 mijė qytetarė.Gjatė tė gjitha periudhave historike, Ballkani Qendror dhe ai Lindor ishte dhe vazhdoi tė mbetet hapėsira mė dinamike e lėvizjeve etnike dhe shoqėrore e ngjarjeve historike e politike. Pėr kėtė arsye, ndodhi edhe ndryshimi nė strukturėn etnike e fetare.
Pikėrisht pėr kėtė, mė sė tepėrmi pėsoi popullata autoktone etnike ilire, por edhe thrakase e maqedonase. Nė vorbullėn e kėtyre ngjarjeve, bėn pjesė edhe hapėsira ku shtrihet sot Prishtina. Gjurmėt e banimit nė kryeqytetin e Kosovės i gjejmė qė nė parahistori, gjithnjė nė mbėshtetje tė zbulimeve tė deritashme arkeologjike tė gjetura nė lokalitetet e Neolitit tė hershėm, si nė Matiēan, Graēanicė, Ulpianė etj., pastaj nė epokėn e bronzit, deri te etnokultura dardane qė nga shek. VIII e VI para Lindjes sė Krishtit.Nė tė dhėnat historike tė shkruara deri nė shek. XIV, pėr Prishtinėn kemi tė dhėna tė pakta e fragmentare. Kėshtu, pėr strukturėn e Prishtinės nuk mund tė mbėshtetemi vetėm nė tė dhėnat e shkurtėra e narrative nga Arkivi i Raguzės (Dubrovnikut tė sotėm), pėr periudhėn paraosmane pa u shfrytėzuar dhe konsultuar me dokumentet turke.
Tė pėrkujtojmė se gjatė periudhės sė sundimit romak, popullatėn e vendėse e pėrbėnin dardanėt, pastaj vijnė dubrovnikasit, sasėt, sllavėt e deri nė Mesjetė. Me pushtimin e Artanės (ish-Novobėrdės) mė 1455, pra edhe tė Prishtinės nga Perandoria Osmane, nė Prishtinė filluan tė vijnė edhe turqit, ēerkezėt, romėt etj.Etimologjia e emrit Prishtinė, duket se vjen nga njė gjuhė e lashtė indoevropiane, ndėrsa kuptimi i saj ėshtė; i lashtė, i fazės fillestare, diēka qė i pėrket tė kaluarės. Duke u mbėshtetur nė kėto tė dhėna, hetohet se Prishtina ėshtė njė lokalitet i lashtė antik, por qė ėshtė pėrtėrirė gjatė periudhės sė Mesjetės.
Shkrimi i parė pėr Prishtinėn ėshtė ai i vitit 1342 nga Perandori i Bizantit, Johan Kantakuzen, i cili Prishtinėn e pėrshkruan si njė fshat. Pas kėtij viti, ka tė ngjarė se ekzistonte kisha katolike e Shėn Mėrisė dhe si priftėrinj pėrmenden edhe emra, si ai i shqiptarit Don Lasio.Meqė gjatė periudhės sė vjetėr ekzistonte qyteti i vjetėr Ulpiana (Ulkiana), ndėrsa gjatė mesjetės sė hershme Artana si qytet xehetarėsh, atėherė hetohet se Prishtina deri nė kohėn e sundimit osman, nuk dėshmon ndonjė rol tė rėndėsishėm gjatė shek. XIV e XV kur Prishtina, kryeqyteti i sotėm i Kosovės fillon tė zhvillohet edhe si qendėr e rėndėsishme tregtare.
Kultura
Prishtina si kryeqytet i Kosovės ėshtė qendėr e zhvillimeve kulturore dhe artistike e tė gjithė shqiptarėve qė jetojnė nė Kosovė. Drejtorati pėr Kulturė i Komunės sė Prishtinės ėshtė vetem njė segment qė kujdeset pėr ngjarjet e rėndėsishme kulturore tė cilat sot Prishtinėn e radhisin ndėr qytetet qė ka njė traditė tė theksuar kulturore e artistike. Biblioteka Hivzi Sylejmani e themeluar para 60 vjetėsh ka sot nė sirtarėt e saj mbi 70 mijė libra, nė tė gjitha gjuhėt e botės.
Vetėm nė Prishtinė, ajo ka edhe katėr degė tė tjera tė vendosura nė lagjet mė tė mėdha tė qytetit, nė mėnyrė qė libri tė jetė sa mė afėr lexuesit. Janė edhe nėntė degė tjera tė kėsaj biblioteke tė shpėrndara nė pjesėt rurale tė qytetit dhe atė: nė fshatin Bardhosh, Lugar, Keēekollė, Koliē, Hajvali, Graqanicė, Laplesellė, Sushicė e Ēagllavicė (kėto tė fundit tė banuara me popullatė tė minoritetit serb).Trashėgimia kulturore ėshtė kaptinė nė vete qė pasqyron lashtėsinė e Prishtinės si qendėr administrative dhe kulturore, qė nga Dardania e vjetėr para 3500 vjetėsh e deri sot.
Nė Muzeun e Prishtinės gjendet statuja e Mbretėreshės sė Dardanisė. Nė luftėn e fundit, kjo statujė nga policia serbe dhe u dėrgua nė Beograd, derisa kėtė vit Kryeadministratori i Kosovės, Michael Steiner e ktheu atė nga Beogradi nė Muzeun e Kosovės nė Prishtinė.Nė Perishtinė gjendet edhe Hamami i qytetit, Shtėpia e Emin Gjikės, nė tė cilėn ėshtė vendosur Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės. Prishtina ka edhe Arkivin e vet, i cili ėshtė themeluar nė vitet e pesėdhjeta tė shekullit tė kaluar dhe ruan me fanatizėm tėrė lėndėn arkivore tė qytetit, rrethinės dhe tė regjionit tė Prishtinės.
Nga (34)tridhjetekatėr shoqėritė kulturo-artistike qė e gjallojnė jeten muzikore nė Prishtinė, do veēuar Shoqėrinė Bajram Curri, e themeluar nė vitin 1963, pastaj Ansamblin e Kėngėve dhe Valleve tė Universitetit tė Prishtinės i themeluar nė vitin 1962, Korin Colegium cantorum i themeluar nė vitin 1963 dhe shoqėri tė tjera kulturo-artistike, tė cilat e begatojne jetėn kulturore nė kryeqytetin e Kosovės.Ngjarje qė do veēuar ėshtė edhe themelimi i Teatrit Dodona nė vitin 1986 dhe Teatri i Kukullave.Dikur, Prishtina kishte katėr salla tė kinemasė, ndėrsa sot ka vetem njė dhe ajo vepron nė kuadėr tė Kompanisė pėr shfaqjen e filmave Genci. Ndėr projektet mė tė rėndėsishme tė Prishtinės mbetet Pallati i Rinisė me hapsirė prej mbi 20.000 metrash katrorė.
Nė qendėr tė Prishtinės ėshtė ngritur Monumenti i Skėnderbeut, Zahir Pajazitit dhe Nėnės Terezė. | |
|