Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliKėrkoRegjistrohuidentifikimi


Share | 
 

 Gjirokastra

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 1579
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

MesazhTitulli: Gjirokastra   Wed Jan 06, 2010 1:35 am




Gjirokastra ėshtė qytet nė Shqipėrinė jugore dhe shtrihet nė shpatin e Malit tė Gjerė. Nga faqja e kėtij mali ajo zbret deri nė buzėn e lumit Drino, i cili krijon njė luginė shumė tė bukur ne anėn lindore tė saj. Pa dyshim qė Gjirokastra ėshtė njė nga qytetet mė tė bukura tė Shqipėrisė pėr vlerat e saj arkitektonike dhe historike. Qyteti dominohet nga njė kėshtjelle e mrekullueshme, dėshmitare e kohrave tė ndryshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 1579
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

MesazhTitulli: Re: Gjirokastra   Sat Oct 23, 2010 7:07 pm

HISTORI

Pėr herė tė parė emri i Gjirokastrės pėrmendet nė shekullin XIII. Fillimet e qytetit te Gjirokastres sipas Studiusit Apollon Bace mendohet tė jene nė Shek XIII pas renies se Hadrianopolit[1]. Kėshtjella e Gjirokastrės mendohet tė jete filluar nga Prijesi Shqiptar Gjin Bue Shpata, i cili i dha dhe emrin qytetit. Zgjerimet e kėshtjellės janė bere nga Ali Pashe Tepelena, dhe nga Qeveria e Zogut, e cila me pas e konvertoi pjesėn veriore te kalasė ne burg. Ky burg majti te burgosurit politike ne kohen e komunizmit dhe sot i ėshtė bashkangjitur pjesės muzeale te kalasė. Kalaja e Gjirokastrės si shume pjese te tjera te trashėgimisė Shqiptare ėshtė ne rrezik imediat. Kalaja ėshtė e ndėrtuar mbi shkėmb, dhe rreth tij ka pas peme te shumta, te cilat ndalonin erozionin dhe rreshkitjet e tokės. Prerjet e pemėve dekadėn e fundit ka shkaktuar rreshkitje te mėdha dhe ka zbuluar komplet themelet e kalasė. Muret lindore te kalasė kane ēarjet me te thella dhe qe kėrkojnė ndėrhyrje te menjėhershme. Pa ketė ndėrhyrje kjo pasuri e trashėgimisė Shqiptare rrezikon te humbasė. Gjirokastra ėshtė shpallur qytet-muze nė vitin 1963 dhe nė vitin 2005 ėshtė shpallur pasuri botėrore nga UNESCO.

Nė nėntor tė vitit 1670, udhėtari turk, Evlija Ēelebi, pas njė udhėtimi nėpėr Kosovė nė dhjetor tė vitit 1660, dhe njė udhėtimi nė Shqipėrinė e Veriut dhe nė Malin e Zi nė shkurt tė vitit 1662, filloi udhėtimin e tij tė tretė dhe mė tė gjatė nė trevat shqiptare. Kėsaj radhe ai hyri nė Shqipėri nga jugu. Pas njė qėndrimi tė shkurtėr nė Delvinė, Zhulat dhe Kardhiq, ai erdhi nė qytetin e Gjirokastrės, turqisht Ergiri, ku u habit shumė nga zakonet e gjirokastritėve.[2]

Mė 16 tetor 1908 nė Gjirokastėr lind Enver Hoxha figurė e rėndėsishme nė historinė e Republikės sė Shqipėrisė.

Ne Gjirokastėr ka lindur ne vitin 1936 dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare, i cili ka kushtuar asaj njė nga librat e tij me te hershem dhe pa dyshim me te bukur "Kronike ne gur".


Ekonomia

Gjirokastra ėshtė njė nga qendrat mė tė rėndėsishme ekonomike nė Jugun e Shqipėrisė. Pika e Doganore e Kakavies, ėshtė pika kufitare me fluksin mė tė madh udhėtarėsh dhe mallrash pėr nė Greqi. Gjirokastra perveē te qenit qendėr Administrative e rajonit, kėtu kane prezencėn e tyre kompanitė me te njohura prodhuese dhe tregtare te vendit si : Glina, Fresh Compani, Elka,Uji i Ftohte Tepelene, Harri Lena Grup, Ferruni, SAM 0-13 Baby Clothes etj. pėrben edhe qendrėn me te madhe bankare ne jug te Shqipėrisė ku kane selinė e tyre : Banka e Shqipėrisė, Banka Kombetare Tregtare, Raiffaisen Bank, Intesa SanPaolo Bank, Alpha Bank, Tirana Bank, NBG Bank, Emporiki Bank,UNION BANK, Banka Popullore.

Aktivitet kryesore ekonomike ne rajonin e Gjirokastres jane Tregetia , Industria e amballazhimit te ujit dhe pijeve freskuese si Glina ,Uji i Ftohete Tepelene , Uji Trebeshina , Uji Cajupi , Fresh Compani etj.Fabrikat e perpunimit te qumeshtit dhe prodhimit te djathrave dhe nenprodukteve te qumeshtit si Gjirofarma dhe Libohova.Industria e tregetimit dhe perpunimit te Drurit. Industria e prodhimit te Inerteve dhe Ndertimit. Repartet e shumta te prodhimit te veshjeve dhe kepuceve per tregjet e huaja.Industria e nxjerjes dhe perpunimit te gurit per ndertim dhe atij dekorativ.


Kultura


Ne Gjirokastėr mund te vizitoni Muzeun Kombėtar te Armeve, Muzeun Etnografik e njė sere banesash karakteristike si Zekatet , Skendulatet , Babametot , Angonatet , Dulajt etj. Gjirokastra ėshtė qyteti i festivale folklorike kombėtare prej vitit 1968. Nė kėshtjellė mblidhen ēdo katėr vjet grupe shqiptare popullore nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia dhe treva ku flitet shqip. Qyteti i Gjirokastrės ka protokolle binjakėzimi me Bashkine e Potencės (Itali) si dhe me qytetin e Grottammarės (Itali). Fale kėtij binjakėzimi dhe bashkepunimit ne shume projekte me Rajonin e Markeve, Provincėn e Ascoli Piceno sot Gjirokastra ka bėre tė mundur te ketė Hartografine e pare digjitale dhe Planin e Rikuperimit te Qendrės Historike. Kohet e fundit Bashkia Gjirokastėr po shton bashkėpunimin edhe me Bashkine e Leces, Agjensine pėr Pasuritė Kulturore Euromesdhtare (Itali). Si fillim i kėtij bashkėpunimi ka qene njė Protokoll i firmosur ne Tirane ne tetor te 2005 dhe qe vazhdoje me Shfaqjet e "Baletit Rajonal Puljez" nė Gjirokastėr ne tetor te 2007. Bashkėpunime ka edhe Universiteti i Gjirokastrės me Universitetin e Macerates ne sektorin e arkeologjise. Persa i perket besimit fetar ne Gjirokaster mbizoteron feja Ortodokse e cila eshte perqafuar nga shumica derrmuese e popullsise Gjirokastrite dhe rrethinat.


Turizmi


Ka marrė zhvillim tė madh pas viteve 90. Shumė te huaj vizitojnė Gjirokastrėn pėr vlerat arkitekturale te ndėrtimit tė shtėpive me gur e ēative me dėrrasa. Ka shumė hotele private si Hotel Kalemi, i ndėrtuar nė njė shtėpi te vjetėr karakteristike. Hotele te tjerė : Hotel Cajupi, Hotel Freskia - Virua , Hotel Bleta , etj.

Turisti ne Gjirokastėr mund te vizitoje Qendrėn Historike me Pazarin dhe objektet e tij karakteristike si dhe Kėshtjellėn ku pėrvec Muzeut te Armeve te ofron pamje shume te bukura te qytetit nga lart. Ne Gjirokastėr vizitori mund te vizitoje edhe Muzeun Etnografik, Shtepite karakteristike te Zekateve, Skendulateve, Babametos, Kadarese, Hani i Zagorise, Dulajve etj.

Ne Luginėn e Drinos gjenden disa site arkeologjike ku me te rėndėsishmit janė "Antigonea", rreth 14 km nga Gjirokastra dhe siti romak i Hadrianopolit shek.II ps.k. ne afėrsi te fshatit Sofratike. Mbresėlėnėse dhe me vlera historike e arkitektonike janė edhe Kishat paleokristiane te Shėn Marise Labove dhe Peshkepi.

Pėr te apasionuarit e natyrės me shume vlera jane Parqet natyror te Viroit, Sotires, Ujit te Ftohte Tepelenė, Hotova, Pllaja e Cajupit (1200 m), Ujrat Ternale te Benjes (Permet) si dhe kanionet e Lumit te Suhes Zagorise dhe Vjoses.

Me shume vlera per zhvillimin e rajonit te Gjirokastrės do te ishte edhe riaktivizimi i Aeroportit qe ndodhet ne pjesėn e poshtme te qytetit ne qendėr te luginės sė Drinos. Ky aeroport i ndėrtuar nė vitet '30 nga italianet, shėrbente si njė pikė lidhjeje e Gjirokastrės me qendrat e tjera tė Shqipėrisė. Sot aeroporti ėshtė i papėrdorshėm.

Gjirokastra ka pamje tė mrekullueshme e piktoreske. Shtėpitė karakteristike dhe arkitektura e veēantė i japin asaj pamjen e njė anije nė luginėn e Drinos. Kėto pamje mahnitėse mund t'i shikoni ne faqe tė ndryshme interneti.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Gjirokastra
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Kultura dhe Historia :: Qytetet Shqiptare-
Kėrce tek: