Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliKėrkoRegjistrohuidentifikimi


Share | 
 

 Tetova

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 1579
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

MesazhTitulli: Tetova   Wed Jan 06, 2010 1:44 am




Tetova gjendet nė pjesėn veriperėndimore tė
Maqedonisė. Ajo nga veriu kufizohet me Kosovėn, nė lindje me Shkupin,
nė jug me Makedonski Brodin dhe nė jugperėndim dhe perėndim me
Gostivarin. Tetova me sipėrfaqe prej 1080 km2 shtrihet nė pjesėn e
poshtme tė fushės sė Pollogut dhe ėshtė e rrethuar me Malin Sharr dhe
Malin e Thatė, me njė lartėsi mbidetare prej 460-500 m.
Tetova
gjendet nė pjesėn veriperėndimore tė Maqedonisė. Ajo nga veriu
kufizohet me Kosovėn, nė lindje me Shkupin, nė jug me Makedonski Brodin
dhe nė jugperėndim dhe perėndim me Gostivarin. Tetova me sipėrfaqe prej
1080 km2 shtrihet nė pjesėn e poshtme tė fushės sė Pollogut dhe ėshtė e
rrethuar me Malin Sharr dhe Malin e Thatė, me njė lartėsi mbidetare
prej 460-500 m. Klima mesatare kontinentale me temperaturė mesatare
vjetore reth 11.6O°.

Nė Tetovė jetojnė afėr 200.000 banorė, nga
tė cilėt rreth 80,3% shqiptarė, 14,7% sllavo-maqedonė dhe 5% tė tjerė,
tė vendosur nė 92 vendbanime.

Tetova ishte qendėr ekonomike,
kulturore dhe administrative qė nė kohrat antike ku pėrmendet me emrin
Enea. Nė vitin 2005 nga komunae Tetovės janė ndarė edhe nėntė komuna
tjera, tė cilat si qendėr e zhvillimit marrin Tetovėn.


Demografia

Shiquar
nga aspekti demografik nė Tetovė jetojnė afėr 200.000 banorė, nga tė
cilėt rreth 80,3% shqiptarė, 14,7% sllavo-maqedonė dhe 5% tė tjerė, tė
vendosur nė 92 vendbanime. Ndėrsa nė bazė tė pėrkatėsisė fetare mbi 85%
i pėrkasin fesė islame kurse tė tjerėt asaj ortodokse.

Karakteristikat
demografike tė Pollogut tė Poshtėm, siē janė gjendja numerike e
popullsisė, dendėsia e popullsisė, trendi i ecurisė dhe struktura e
popullsisė, e caktojnė zhvillimin e mėtejshėm tė hapėsirės sė Pollogut
tė Poshtėm.

Ecuria e numrit tė pėrgjithshėm tė banorėve nė
territorin e komunės paraqet rritje tė dinamikės sė shprehur. Kjo
dinamikė ėshtė shumė mė e madhe te banorėt e qytetit, se sa te banorėt
e fshatrave. Shkalla e ecurisė sė banorėve tė pėrgjithshėm tė qytetit
ndėrmjet dy regjistrimeve tė fundit tė viteve 1961-1971, shėnon 4,1% tė
shkallės vjetore tė rritjes. Shkalla e rritjes sė popullsisė fshatare
pėr periudhėn e njėjtė ėshtė 2,0%. Nė periudhėn pas Luftės sė Dytė
Botėrore shėnohet dukuria e rritjes permanente tė popullsisė sė
qytetit, e cila nė vitin 1946 ka pėrbėrė njė tė pestėn (20,9%), nė
vitin 1953 diēka mė shumė sė njė tė pestėn (21,7%), qė nė vitin 1961 tė
rritet dhe tė arrijė gati njė tė katėrtėn e popullsisė (24,2%), ndėrsa
nė regjistrimin e vitit 1971 pėrbėn mė shumė se njė tė katėrtėn (27,2%).

Numri
i banorėve tė qytetit rritet, jo vetėm si rezultat i ecurisė natyrore
tė popullsisė, por kjo rritje kushtėzohet me shpėrnguljen intensive tė
popullsisė nga vendbanimet qytetėse (rurale). Pėr dinamikėn e numrit tė
pėrgjithshėm tė banorėve nė hapėsirėn e Pollogut tė Poshtėm ėshtė
karakteristikė njė rritje e shpejtė nė krahasim me territoret e tjera
tė Maqedonisė. Popullsia e kėsaj hapėsire dallon pėr nga lindshmėria mė
e madhe natyrore e saj, qė ėshtė pasojė e natalitetit shumė tė lartė
dhe e rėnies sė mortalitetit.

Karakteristikė themelore
demografike tė Pollogut tė Poshtėm ėshtė dendėsia shumė e madhe e
popullsisė, e cila sipas regjistrimit tė bėrė nė vitin 1994 pėr
territorin e komunės ėshtė 163 banorė nė 1 km2. Hapėsirė mė e banuar
ėshtė hapėsira rrafshinore me sipėrfaqe 392 km2, sipas sė cilės
rezulton se nė 1 km2 jetojnė 379 banorė. Dendėsia e popullsisė nė
territorin e komunės ėshtė dy herė mė e madhe nga dendėsia mesatare e
popullsisė sė Republikės.

Nė bazė tė dendėsisė sė shprehur tė
popullsisė vėrehet shkallė shumė e lartė e natalitetit, e cila nė
regjistrimin e fundit tė vitit 1997 ka qenė 20,3‰, mortaliteti 6,9‰,
kurse shtimi natyror 13,4‰.

Shtimi natyrorė i popullatės
Tendenca e deritashme e shprehur e strukturės sė popullsisė sipas
gjinisė, gjatė sė cilės numri i popullsisė sė gjinisė mashkullore ėshtė
shumė mė i madh nė krahasim me atė tė gjinisė femrore, ėshtė
karakteristikė specifike pėr krejt Republikėn e Maqedonisė, e cila
ėshtė e shprehur posaēėrisht nė territorin e Pollogut tė Poshtėm.
Dekadave tė fundit, pėr shkak tė rritjes sė standardit jetėsor dhe
shoqėror dhe tė pėrmirėsimit tė kushteve jetėsore, ėshtė bėrė ndryshimi
i strukturės sė popullsisė sipas gjinisė.

Marrė nė pėrgjithėsi
pėr tėrė hapsirėn e Pollogut tė Poshtėm, raporti numerik nė mes tė
personave tė gjinisė mashkullore dhe asaj femrore sipas viteve
regjistruese ka ndryshuar krahas lėvizjes sė numrit tė pėrgjithshėm tė
popullsisė.

Struktura e moshės sė popullsisė nė territorin e
komunės ndryshon dukshėm nga ajo e qytetit. 46,3% e popullsisė sė
pėrgjithshme tė komunės ėshtė aktive me punė, kurse pjesa e mbajtur e
popullsisė (e moshės deri 20 vjeēare) ėshtė 47,8%. Ecuritė e vėrejtura
tė popullsisė, sipas kėsaj karakteristike, janė shumė tė pavolitshme nė
krahasim me ecuritė e vėrejtura nė nivel tė Maqedonisė. Sipas tė
dhėnave nga regjistirmi i fundit i Maqedonisė, 43,0% i numrit tė
pėrgjithshėm tė popullsisė i takon grupit tė popullsisė sė mbajtur tė
moshės nėn 20 vjeēare.

Struktura e moshės sė popullsisė, siē
ėshtė theksuar edhe mė lartė, ėshtė faktori i pėrcaktuar i formimit tė
popullsisė sė aftė pėr punė. Njė kontingjent i popullsisė sė aftė pėr
punė nė territorin e komunės sė Tetovės formohet nėn kushtet specifike
dhe prej kėtu struktura ekonomike e popullsisė sė komunės dhe tė
qytetit, kanė karakteristika tė veta specifike.

Pėrgatitja
shkollore e popullsisė sė komunės sė Tetovės gjatė periudhės sė viteve
1961–1994 Pregaditja shkollore e popullsisė, tė moshės mbi 10 e 15
vjet, nė tė kaluarėn jo tė largėt, nuk ka qenė e pėrshtatshme. Ndėrkaq,
nė dekadat e fundit dukshėm ka filluar tė pėrmirėsohet pėrbėrja
arsimore e popullsisė. Kėshtu qė me sjelljen e ligjeve tė ndryshme pėr
ndjekjen e mėsimeve nė gjuhėn amėtare nė arsimimin fillor, tė mesėm
madje edhe nė atė tė lartė e superior (kėtu vlen tė pėrmendet edhe
funkcionimi i Universitetit tė Tetovės dhe Universitetit tė Evropės
jug-lindore, qė sigurisht do ti japin njė zhvillim tė hovshėm arsimimit
nė gjuhėn shqipe) dukshėm ėshtė ngritur niveli arsimor i kėtyre
trojeve. Mirpo edhe krahas ngritjes arsimore tė popullsisė, prapseprap,
edhe sipas regjistrimit mė tė ri tė popullsisė, ende ka numėr tė
konsiderueshėm tė personave pa pregaditje shkollore ose me arsimim tė
ulėt, veēanarisht nė mesin e popullatės femrore.


Ekonomia
Pas
shkatrimit tė Federates sllave dhe luftrave tė viteve 2000 industria e
Tetovės ėshtė shkatruar po thuaj se tėrsisht. Gjatė viteve tė fundit
(viteve 2000) me shpėrbėrjen e pronės shoqėrore bėhet privatizimi i
cili ngadal fillonė tė lulėzojė.

Prodhimet mė tė njhura
industriale me tė cilat ekonomia e Tetovės pėrfaqėsohet nė tregun e
regjionit dhe mė gjėrė janė: prodhimet e drurit (mobilje kualitative),
metalo-plastikės, prodhime tė materijaleve ndėrtimore.


Turizmi
Turizi
nė ekonomin e Tetovės zė njė vendė tė rėndėsishem. Kryesishtė si vende
dhe objekte turistike janė tė njohura : Qendra rekreative - turistike
"Kodra e Diellit" nė shpatet e Sharrit qė ėshtė e njohur pėr zhvillimin
e sporteve mbi borė gjatė dimėrit, sidomos tė skijimit; si dhe objektet
e shumta me vlerė kulturore dhe historike si Kalaja e Tetovės qė
ndodhet mbi qytet.

Kodra e Diellit
ėshtė njė vend turistik nė qytetin e Tetovės. 'Kodra e Diellit' nė tė
vėrtetė ėshtė njė qendėr rekreative pėr skijim. Sa i pėrket shtrirjes
sė tereneve pėr skijim nė teritorin e Maqedonisė 'Kodra e Diellit' ka
shtrirjen dhe pėrshtatshmėrinė mė tė mirė si pėr rekreim si pėr
pėrdorim mė tė gjėrė pėr gara sportive. Para luftės sė vitit 2001 kjo
qendėr kishte popullaritet mė tė madh, kurse pas kėsaj kohe
popullariteti disi ka mbetur vetėm ndėr shqiptarėt. Si duket janė mirė
duke funksionuar mekanizmat propagandues maqedonas se vendet ku janė tė
banuara me shqiptarė gjithnjė janė burim rreziku


Kultura
Pozita
e mirė gjeostrategjike, tė ndodhurit nė udhėkryq si dhe pologu me tokė
pjellore, Tetova ua tėrhiqte vėmendjen pushtuesėve tė ndryshėm. Nė
shekullin e XV kėtė qytet e pushtojnė turqit. Me ardhjen e turqėve u
zhvillua kultura. Vatėr e saj bėhet kompleksi i Teqes
Bekteshiane-HARABATI(Teqe) 1538 – 1548 e ndėrtuar nga ana e Sersem Ali
Dedes.

Osmanlinjtė Tetovės i dhuruan shumė objekte publike e
fetare tė kulturės islame: xhami, teqe, kuzhina publike pėr tė varfėr,
hamame(banjat publike), shadėrvane etj.

Ėshtė pėr t’u pėrmendur
biblioteka e Teqes sė Arabatit shek XVIII – XIX sepse nė tė kultura dhe
arsimi u zhvillua krahas fesė islame. Nė kėtė bibliotekė bėhej edhe
kopjimi i veprave tė intelektualėve tė kohės me kaligrafi tė zgjedhur
tė cilat mė vonė zbukuroheshin me prnamente tė mbėshtjellura me lėkurė.


Tetovė kemi Kalanė e Tetovės, qė ndodhet nė maje tė Baltepes, menjėherė
mbi Tetovė. U ndėrtua mė 1820 nga ana e Abdurahman Pashės. Ky objekt
kulture paraqet njė bukuri tė rallė tė kohės sė kaluar.


Tetovė kemi Kalanė e Tetovės, qė ndodhet nė maje tė Baltepes, menjėherė
mbi Tetovė. U ndėrtua mė 1820 nga ana e Abdurahman Pashės. Ky objekt
kulture paraqet njė bukuri tė rallė tė kohės sė kaluar. Pėrbėrja e saj
ėshtė komplekse (pjesa e brendėshme ka pesė saraje, kuzhina tė mėdha,
banja, njė pus nė mes dhe tri tunele pėr dalje) gjatė luftrave pėsoi
rėnime tė shumta.Nė Tetovė ėshtė edhe biblioteka "Koēo Racin", muzeu
memorial, arshivi historik etj.

Tetovėn sot e zbukuron objekti i
ndėrtuar nė themelet e xhamisė sė Ēarshisė mė vitin 1975 – Pallati i
Kulturės. Nė kėtė Pallat paralelisht zhvillohet kultura e tė gjitha
nacionaliteteve qė jetojnė nė kėto troje, edhe atė nėpėrmjet tė
aktiviteteve tė ndryshme kulturore siē janė: aktivitetet muzikore, tė
dramės, tė artit figurativ, aktivitete qė kanė tė bėjnė me letėrsinė
etj.

Nga aktivitetet muzikore vlen tė pėrmenden koret e ndryshme
si p.sh. kori i pėrzier rinor, kori i femrave dhe kori i meshkujve si
dhe shoqėritė e ndryshme kulturo-artistike. Duhet patjetėr pėrmendur
edhe sukseset me vlerė Botėrore tė kėtyre koreve siē ėshtė kori i
pėrzier rinor, i cili nėn dirigjimin e prof. Arifhikmet Xhemaili, solli
medalje tė argjent nga Olimpiada Botėrore nė Linc tė Austrisė nė vitin
2000, kurse mė vitin 2001 nė Wermigerode tė Gjermanisė tė njėjtit
fituan medalje tė artė.

Nga shoqėritė kulturore artistike
dallohen : SH.K.A."Xheladin Zeqiri" (1949;shqiptare), "Iljo-Antevski
Smok"(maqedonase) dhe "Jeni Hajat"(turke).

Kur flitet pėr
muzikėn shqiptare nė Tetovė por edhe nė pėrgjithsi nuk mund tė mos
pėrmendim grupin me mė renome nė gjith trojet shqiptare Elita 5.


shėrbim tė aktiviteteve tė dramės funkcionojnė studioja e dramės pėr
fėmijė, tė rinjė dhe studioja pėr tė ritur. Nė kuadėr tė Pallatit tė
Kulturės gjithashtu funkcionon edhe ateleja e artit figurativ nė tė
cilėn afirmohen dhe zhvillohen amatorė respektivisht profesionist tė
kėtij arti me qė organizohen galeri tė ndryshme artistike.

Nga
aktivitetet letrare dallohen klubet letrare edhe atė K.L."Klubi letrar
94"(shqiptar) dhe ai maqedonas "Kiril Pejēinoviq", tė cilėt organizojnė
promovime tė ndryshme tė librave, mbrėmje letrare tė pėrcjellura me
lexim nė prozė dhe poezi kushtuar shrimtarėve tanė tė sė kaluarės dhe
pėr raste tjera solemne, shpallin konkurse tė punimeve tė artistėve tė
rinj tė letėrsisė etj.


Shkollmi

vitet 2000 nė Tetovė punonin 7 sholla fillore me rreth 9100 nxėnės, 5
shkolla tė mesme ė pėrgjithshme dhe profesionae me rreth 10 000 nxėnės,
2 shkolla tė larta, Universiteti i Tetovės USHTdhe Universiteti i
Evropės Juglindore - UEJL.


Shkollat e mesme Tetovė
Statistikat pėr numrin e nxėnėsve 2005/2006:

Mėsimi zhvillohet nė tre gjuhė:
Gjuhėn Shqipe ka 6952 nxėnės
Gjuhėn Maqedone ka 2017 nxėnės dhe
Gjuhėn Turke ka 146 nxėnės
Numri i Pedagogėve ėshtė 535. Pėr tė dhėna mė tė sakta shikoni Shkollat e mesme Tetovė.


Objektet kulturore

Bibloteka e Arabatit
Pas
pushtimit osman nė shekullin XV dhe mė pėrhapjen e kulture osmane nė
kėtė pjesė tė Ballkanit, nė Tetovė si qendėr me ndikim vėshtrohej Teqja
e bektashive Harabati e ndėrtuar gjatė vitve 1538 - 1548 nga Sersem Ali
Dedes. Gjatė sundimit Osmanė nė Tetovė dhe rrethinėn e saj ndėrtohen
shumė objekte publike tė cilat nė kohėn mė tė re shėrbejnė edhe si
monumente kulturoe. Njė nga kėto objekte ėshtė edhe Bibloteka e
Arabatit e cila pėrpos qė shėrbente pėr pėrhapjen e kulturės islame
kryente edhe funksionin e shkollės gjatė shekujve XVIII - XIX. Nė kėtė
Biblotekė bėhej kopjimi tė kaligrafisė t cilat zbukuroheshin me
prnamente tė mbėshtjellura me lėkurė.


Kalaja e Tetovės
Kalaj
e qytetit ndodhet nė maje tė Baltepes, menjėherė mbi qytet. Ėshtė
ndėrtuar mė 1820 nga ana e Abdurahman Pashės. Pėr brendin e Kalasė janė
interesante pesė "saraje", kuzhina e madhe, banja, pusi si dhe tri
tunelet. Fatėkeqėsisht gjatė pėrleshjeve t kryengritėsve shqiptarė me
ushin maqedonase nė vitet 2000 njė pjesė e madhe e Kalasė ėshtė dėmtuar.


Bibloteka "Koēo Racin"
Bibloteka "Koēo Racin" shėrben si biblotekė, muze memorial dhe arkivė historike.

Pallati i kulturės

- ku gjendet Biblioteka e Qytetit

Pallati i Kulturės
Pallati
i Kulturės ėshtė kompleksi i ndėrtuar mė 1975 mbi themelet e xhamisė sė
Ēarshisė. Nė kėtė kompleks zhvillohen aktivitete tė ndyshme kullturore
tė tė gjitha nacionaliteteve tė qytetit. Nė aktivitetin e kultures
muzikore janė tė angazhuar Kori i pėrzier rinorė, Kori i femrave.

Shoqėrit kulturore

Muzika
Kori
i meshkujve dhe shoqėri tė ndryshme kulturo artistike. Kori i pėrzier
rinor nėnė udhėheqjen e dirigjentit prof. Arifhikmet Xhemaili ėshtė i
njohur edhe nė skenen ndėrkombėtare. Ky korė ka arritur disa suksese nė
festivale tė ndryshme si : medalja e argjendė nė Olimpiada Botėrore nė
Linc tė Austrisė (2000), medalje tė artė nė Wermigerode tė Gjermanisė
2001.

Shoqėria Kulturo Artistike (SH.K.A.) "Xheladin Zeqiri" e
themeluar mė 1949zhvillon aktivitete nė gjuhėn shqipe ndėrsa shoqėria
"Iljo-Antevski Smok" nė gjuhėn maqedonase dhe pėr gjuhėn turke,
shoqėria "Jeni Hajat".


Elita5,Rock grupi Elita 5 - Tetovė
Muzika argėtuese tetovare nė botėn shqiptare ėshtė e njohur me kėngėt e grupit ELITA 5

Muzike
Kori i perzier i qytetit nen udheheqjen e dirigjentit Jeton Pustina ka
aritur suksese te medhe ne festivalet brenda dhe jasht vendit.Ne
festivalin TEHO ne Tetove ėshtė renditur nder koret me te mira te
Ballkanit dhe ne festivalin shteteror te Kavadarcit duke e fituar
vendin e pare.


Arti Figurativ
Galeria
e Arteve dhe Atelia e Artit Figurativ po ashtu gjenden nė Pallatin e
Kulturė dhe ju shėrbejnė banorėe tė qytetit pėr ekspozitat e ndryshme.
Nė kuadėr tė Pallatit tė Kulturės gjithashtu funkcionon edhe ateleja e
artit figurativ nė tė


Letėrsia
Pasurimi
kulturorė ii Letėrsis nė Tetovė bėhet nga klubet letrare tė qyetit si:
K.L. "Klubi letrar 94" dhe "Ditėt e Naimit" (shqiptar) dhe ai maqedonas
"Kiril Pejēinoviq". Kėto klube letrare organizojnė promopvime tė
ndryshme letrare, mbrėmje letrare dhe disa aktivitet tė cilat janė tė
njohura nė nivele ndėrkombėtare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Tetova
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Kultura dhe Historia :: Qytetet Shqiptare-
Kėrce tek: