Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliKėrkoRegjistrohuidentifikimi


Share | 
 

 Berati

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 1579
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

MesazhTitulli: Berati   Wed Jan 06, 2010 1:48 am




Berati ėshtė njė nga qytetet mė tė rėndėsishme
shqiptare pėrsa i pėrket historisė dhe arkitekturės. Themelet e para tė
qytetit datojnė rreth shekullit tė IV-tė para erės sonė.


Berati
ėshtė njė nga qytetet mė tė rėndėsishme shqiptare pėrsa i pėrket
historisė dhe arkitekturės. Themelet e para tė qytetit datojnė rreth
shekullit tė IV-tė para erės sonė. Atėherė pjesė e krahinės sė
Desaretėve dhe njė ndėr qendrat mė tė rėndėsishme ilire, qyteti kaloi
disa kohė tė vėshtira gjatė luftės Iliro-Romake dhe Maqedonase-Romake.
Nė vitin 216 para erės sonė Polibio i vuri emrin Antipatrea. Ndėrsa
rreth vitit 200 tė erės sonė qyteti u morr nga Romakėt. Mesjeta ishte e
errėt pėr Beratin. Nė vitet 860 - 927 shikojmė invazionin e parė
bullgarė. Gjatė invazionit tė dytė bullgar qytetit i vihet emri
Belgrade qė do tė thotė qytet i bardhė. Pas rėnies sė Perandorisė
Bizantine, Berati bėhet qendėr e rėndėsishme e Dioqezės sė Epirit. Nė
1417 qyteti u morr nga Perandoria Otomane, gjatė kėsaj periudhe
krijohet edhe Pashallėku i Beratit.


Nė nėntor tė vitit 1670, udhėtari turk, Evlija
Ēelebi, vazhdoi rrugėn e tij nė Shqipėrinė e Jugut. Pas vizitės nė
Ergiri (Gjirokastėr), ai udhėtoi pėr nė Tepelenė ku dy herė brenda njė
dite ra nė pritėn e rebelėve nga Progonati. Pas Tepelenės, ai arrin nė
qytetin e Beratit, tė cilėn ai e quan me lavdėrim krahinėn hijerėndė tė
Xhihadit. Berati i pėrshkruar nga Evlijai duket njė qytet me njė
zhvillim tė lartė dhe me njė nivel tė mahnitshėm qytetėrimi.


Edituar pėr herė tė fundit nga FLORI-Br nė Mon Oct 17, 2011 8:12 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 1579
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

MesazhTitulli: Re: Berati   Sat Oct 23, 2010 6:03 pm

GJEOGRAFIA


Qyteti i Beratit ėshtė ngritur fillimisht si kėshtjellė, mbi kodrėn shkėmbore me lartėsi 187 m mbi nivelin e detit, nė krahun e djathtė tė lumit Osum, para se ky tė dalė nė fushėn e Myzeqesė, mė e madhja e Shqipėrisė. Rrethi i Beratit shtrihet nė Krahinėn Malore Qendrore e pjesėrisht nė Ultėsirėn Jugperėndimore tė Shqipėrisė, nė koordinatat: gjerėsi gjeografike: Veri 40 gradė 52'24”; Jug 40 gradė 29'30” (qyteti 40 gradė 41'06”); gjatėsi gjeografike: Lindje 20 gradė 10'51”; Perėndim 19 gradė 44'30” (qyteti 19 gradė 56'40”). Rrethi mbulon njė sipėrfaqe prej 953,6 km katror (qyteti 1,6 km katror).


Relievi


Rrethi i Beratit shtrihet kryesisht nė njė territor me reliev malor e kodrinor, me lartėsi mesatare mbi nivelin e detit 455 m (qyteti 58 m). Fushat shtrihen nė krahun veri-perėndimor tė rrethit, nė luginėn e Osumit, derisa ajo bashkohet me fushėn e Myzeqesė. Nė mjedisin natyror tė Beratit dallohen: zona fushore e kodrinore e Beratit dhe e Kuēovės, mali i Tomorit (Lindje, 2417 m) dhe ai i Shpiragut (Perėndim, 1218 m) si edhe lugina e Osumit dhe e Tomoricės. Zona fushore dhe ajo kodrinore janė baza e zhvillimit tė prodhimit bujqėsor, ndėrsa malet dhe luginat pėrfaqėsojnė burime tė mėdha pyjore, kullosore dhe hidrike, ende tė pashfrytėzuara si potenciale tė rėndėsishme tė zhvillimit ekonomik e mjedisor.


Klima


Klima e rrethit ėshtė tipike mesdhetare, me temperaturė mesatare vjetore 15,9 gradė C. Temperatura mesatare e muajve mė tė ftohtė ėshtė 7,2 gradė C dhe ajo e muajve mė tė nxehtė 24,6 gradė C. Temperatura absolute mė e ulėt ka qenė –11,2 gradė C dhe ajo maksimale 43,6 gradė C. Sasia mesatare vjetore e rreshjeve ėshtė 928 mm, kryesisht nė muajt e dimrit. Qyteti i Beratit ėshtė i ventiluar mirė dhe ajri ėshtė i pastėr falė edhe gjelbėrimit brenda qytetit dhe nė kodrat qė e rrethojnė. Tokat bujqėsore janė kryesisht tė hinjta-kafe, me shpėrndarje: 36% nė fushė, 38% nė zonė kodrinore dhe 26% nė zonė malore.


Historia

Berati u pėrket qyteteve tė rrallė ku jeta fillon qysh nė lashtėsinė e thellė dhe vazhdon pa u ndėrprerė deri mė sot. Dy ēekanė guri e datojnė fillimin e jetės nė tė para Periudhės sė Bronzit (2600-1800 P.Kr.). Dėshmitė arkeologjike tregojnė se nė shek. VII-VI P.Kr. Kėtu ėshtė zhvilluar njė vendbanim paraqytetar, me punishtet e tij tė qeramikės dhe me njė jetė shoqėrore tė diferencuar. Nė kufijtė e legjendės dhe tė historisė, ky vendbanim thuhet tė ketė qenė Orestiada e lashtė, i quajtur kėshtu ngaqė aty banonin njė fis i pellazgėve, orestėt, i pari i tė cilėve ishte Oresti, i biri i Agamemnonit. Qyteti i mirėfilltė u themelua mė 313-310 P.Kr. si qytet-kėshtjellė i Dasaretisė, i quajtur Antipatrea nga mbreti Kasandėr nė kujtim tė gjeneralit mėkėmbės tė Lekės sė Madh. Ky ėshtė emri i parė i qytetit. Pas pushtimit romak nė shek. II P.Kr. ai u quajt prej tyre Albanorum Oppidum (Fortesa e Arbėrve). Nė shek. V, nėn perandorinė Bizantine, u pėrforcua dhe e ndryshoi emrin nė Pulheriopolis (Qytet i bukur). I pushtuar nga bullgarėt nė shek. IX, u quajt Belgrad (Qytet i bardhė) – Berati i sotėm.


Muzakajt


Nėn zotėrimin e Muzakajve, nė shek. XIII-XIV, qyteti filloi tė shtrihej jashtė mureve tė kėshtjellės. Nė kėtė kohė Berati arrin shtrirjen mė tė madhe territoriale, zhvillohet dhe bėhet njė qendėr e rėndėsishme ekonomike, tregtare, administrative e kulturore. Nė 1417 qyteti pushtohet nga turqit dhe zhvillimi i tij u ul ndjeshėm, por nga fillimi i shek. XVI ai e mori veten, pėr tu bėrė pėrsėri njė nga qytetet mė tė mėdhenj tė Shqipėrisė. Nė shek. XVII ai vazhdonte tė ishte qyteti mė i madh i Shqipėrisė, me 500 shtėpi tė shpėrndara nė 30 lagje dhe me 5 medrese. Berati nė kėtė kohė bėhet qendra kryesore ekonomike e vendit, me zhvillim tė madh tė zejtarisė e tė tregtisė. Tani Berati ishte kryeqendra e sanxhakut tė Vlorės tė pėrbėrė nga kazatė e: Myzeqesė, Tomoricės, Skraparit, Pėrmetit, Pogonit, Tepelenės e Vlorės. Nė Berat tregtonin mallrat e tyre tregtarė tė huaj. Nė shek. XVIII Berati bėhet qendėr e pashallėkut tė madh tė Ahmet Kurt Pashės. Ali Pashė Tepelena e bashkoi atė me pashallėkun e tij tė Janinės dhe pėrforcoi muret e kėshtjellės. Nė kėtė periudhė tregtarėt e mėdhenj beratas kishin marrėdhėnie me Venetikun, Triesten, Raguzėn, Ankonėn, Korfuzin, Maltėn, Aleksandrinė, Izmirin, Selanikun, Stambollin, Sofien, Nishin, Belgradin, etj. Berati pėrdorte dy skela: Vlorėn dhe Durrėsin. Ai ishte bėrė kėshtu kryeqendėr e njė sistemi tė madh ndėrkrahinor. Tregtarėt beratas kishin agjencitė e tyre nė Durrės, Vlorė, Elbasan, Korēė. Tregtarėt e mėdhenj shkodranė kishin nė Berat agjencinė e tyre tregtare.


Pas tėrmetit


Berati mori pamjen e sotme nė shek. XVIII dhe sidomos nė shek. XIX, pas tėrmetit tė vitit 1851. Nė fund tė viteve 30 tė shek. XIX Berati kishte 8000 banorė dhe si tė gjithė qytetet e tjerė ruante karakterin e ekonomisė sė vogėl zejtare. Tashmė ishin shfaqur punishtet e tipit tė manifakturave, por ende tė paēliruara nga normat tradicionale esnafore. Nga mesi i shek. XIX Berati zinte vendin e dytė pas Shkodrės pėr fuqinė ekonomike tė tregtarėve tė mėdhenj, tė cilėt kishin korrespondentė ose agjenci nė Durrės e Vlorė si edhe nė Trieste, Korfuz e Maltė. Ekzistonin punishte me 5 deri 10 krahė pune dhe disa fabrika tė vogla mielli e vaji. Nė fund tė viteve 1800 nė qytet kishte 820 punishte zejtare e dyqane, duke qenė kėshtu qendra mė e lulėzuar ekonomike, tregtare e kulturore e Shqipėrisė sė Jugut.

Deri nė mes tė shek. XX nė Berat ekzistonin ende tre tregje tė gjerė tė cilėt funksiononin rregullisht ēdo tė shtunė: Pazari i misrit, Pazari i bulmetit dhe Pazari i gjėsė sė gjallė. Tregu kishte 4 qendra kryesore: tė opingarėve, tė mestexhijve, tė tabakėve dhe tė kazanxhijve. Ekzistonte edhe tregu i ri, me 100 dyqane moderne ku pėrfaqėsoheshin tė gjitha llojet e tregtive. Pėr nga numri i zejtarėve Berati ishte nė vend tė parė; ushtroheshin rreth 23 lloj zeje. Ēdo zeje sistemohej nė njė rrugė tė cilės i jepte emrin. Deri nė gjysmėn e dytė tė shek. XX vazhdonin tė ekzistonin rrugėt e: kazanxhinjve, bakėrxhinjve, xhokaxhinjve, leshpunuesve, rrobaqepėsve, kazazėve (qėndistarė), argjendarėve, armėtarėve, opingarėve, kujinxhinjve, samarxhinjve, etj.


Kultura, Qytet muze


Nė vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze. Ai ėshtė qytet muze me pasuri tė konsiderueshme monumentesh dhe me vlera tė larmishme pėr nga gjinitė, tė cilat pėrbėjnė njė dėshmi tė trashėgimisė kulturore, historike e artistike, tė jetės e tė punės, tė realizuara mjeshtėrisht brez pas brezi nga banorėt e tij. Nga zonifikimi dhe nga pėrcaktimi i kategorisė sė monumenteve qyteti ndahet nė tri zona : zona muze, zona e mbrojtur dhe zona e lirė.

Sot Berati trashėgon 210 objekte muzeale, nga tė cilat 150 janė objekte nė kėmbė. Prej tyre 60 janė monumente tė kategorisė sė parė dhe tė tjerat tė kategorisė sė dytė.

Midis kėtyre vlerave, nga mė tė spikaturat janė :

- Kėshtjella, e ndėrtuar mbi kodrėn shkėmbore nė formė trekėndėshi, me perimetėr tė mureve 1440 m, me 24 kulla e me dy porta. Me themelet e saj ilire, e rindėrtuar disa herė nė shekujt VI, XIII, XV dhe XIX ajo ėshtė sot jo vetėm njė nga kėshtjellat mė tė mėdha tė banuara, por edhe njė arkiv i gurtė qė ofron varietete stilesh dhe kontributesh tė epokave tė ndryshme : ilire, romako-bizantine, shqiptare e turke. Kėshtjella ėshtė pjesė e legjendės sė vjetėr e tė bukur tė Tomorit dhe Shpiragut.

- Ura e Goricės, me legjendė, e cila rreth viteve 1780 me pėrkujdesjen e Ahmet Kurt Pashės, nga urė druri nė pjesėn e sipėrme, u ndėrtua e gjitha prej guri. Ajo u rindėrtua pėrsėri duke marrė pamjen qė ruan sot, me parmakė betoni, nė vitin 1922 nga bashkia e qytetit. Ėshtė 129,3 m e gjatė, 5,3 m e gjerė, ngrihet 10 m mbi lumė dhe ka 7 harqe me hapėsira 9 deri 16,7 m. Sot ėshtė nė gjendje jo tė mirė, duke e bėrė urgjente nevojėn pėr ndėrtimin e njė ure tjetėr pėr kalimin e automjeteve. Riparimi i saj ėshtė i domosdoshėm, nė mėnyrė qė tė ruhet njė nga monumentet e kulturės dhe tė arkitekturės sė Beratit, njėkohėsisht njė nga simbolet e tij.

- Ndėrtesat e kultit. Disa kapitole dhe kolonada dėshmojnė se nė Berat kanė ekzistuar kisha paleokristiane tė shekujve IV–VI (Shėn Todri). Ndėr kishat mė tė bukura tė ndėrtuara nė shekujt XIII-XIV janė : Shėn Mari Vllaherna, Shėn Triadha dhe Shėn Mėhilli. Nė Berat ka edhe njė numėr ndėrtesash tė fesė islame, me vlera tė shquara arkitektonike e artistike, si : teqeja e Helvetive, Xhamia e Beqarėve, Xhamia e Plumbit, etj. Kėto kisha, xhami dhe ndėrtesa tė tjera urbane, sidomos ansamblet e lagjeve Mangalem, Kala e Goricė, janė perla tė arkitekturės mesjetare. Nga pėrshtypja e veēantė qė tė krijon ansambli i Mangalemit, Berati ėshtė quajtur edhe qyteti i njė mbi njė dritareve.

- Arti dhe zejet. Nė Berat ėshtė gjetur njė vepėr e rrallė, epitafi i Glavinicės, njė krijim i mirėnjohur i vitit 1373, i qėndisur nė ar, argjend e mėndafsh, qė tregon Krishtin e vdekur tė kurorėzuar, tė rrethuar me shkrime greke.

Kishat e Beratit janė tė zbukuruara me piktura tė stilit bizantin e pas-bizantin, tė krijuara nga artistė tė ndryshėm tė shekujve XII-XIV dhe nga mjeshtrat e shekullit XVI: Onufri dhe biri i tij Nikolla. Katedralja e Shėn Marisė shquhet pėr ikonostasin e saj, tė gdhendur nė dru tė larzuar me ar, njė vepėr artistike e cilėsisė sė parė.

Me njė fanatizėm tė denjė qė tė quhet i shenjtė, nė Berat janė ruajtur dėshmi dorėshkrimore, tė cilat dėshmojnė nivelin veēanėrisht tė lartė tė kulturės sė qytetit. Mė e rėndėsishmja nga kėto dėshmi ėshtė Kodiku i Purpurt (Codex Purpureus Beratinus O) i shekullit VI, i shkruajtur nė pergamen tė purpurt. Ai ėshtė njė nga katėr/gjashtė kopjet e vetme tė gjetura nė tė gjithė botėn. I dyti ėshtė Kodiku i Artė (Codex Aureus) i shekullit IX, i shkruajtur nė pergamen me shkronja ari. Qė tė dy kėta kodikė pėrmbajnė pjesė nga ungjijtė tė shkruajtura nė greqishen e vjetėr. Kėta kodikė u rizbuluan nė kėshtjellė nė 1972 dhe ruhen sot nė Muzeun Historik Kombėtar nė Tiranė.

Nė malin e Tomorit, qysh nga viti 1996, njė zonė prej 4.000 ha ėshtė shpallur Park Kombėtar. Pėr nga numri i vizitorėve ai renditet i dyti nė vend, pas Parkut Kombėtar tė Dajtit.


Turizmi


Pas tronditjes qė pėsoi reputacioni i qytetit nė vitin 1997, ka njė rivendosje tė imazhit tė mirė, sidomos kėto dy-tre vitet e fundit, kur janė shtuar ndjeshėm flukset e vizitorėve nga vendi, nga Kosova e tė huaj. Vėrehet njė riaktivizim i traditave mė tė mira tė qytetit kundrejt vizitorėve. Tradicionalisht nė Berat vizitori ka gjetur mikpritje tė veēantė, pėrjetimin e njė ambienti tė kėndshėm e shlodhės, rastin qė tė shijojė njė kuzhinė karakteristike tradicionale tė kombinuar me atė moderne, ku pėrfshihen ullinjtė e famshėm, mishi i qengjit dhe ai i gjelit tė detit dhe verėrat e prodhuara nga vreshtat rreth qytetit.

Degė mė e zhvilluar e turizmit deri mė tani ka qenė punime tė artizanatit. Artizanati, pėr qytetin ėshtė njė vlerė e trashėguar e cila mirėmbahet edhe sot nė Berat nė disa gjini, si: gdhendje ne dru qendistari, punime ne argjend dhe ne metale te tjera, punime ne kashte, gdhendje ne pllaka guri, punime dekorative me gur.

Vitet e fundit ka njė rigjallėrim tė ketyre mjeshtėrive. Vizitori mund tė gjejė nė disa dyqane gdhendje me pamje karakteristike tė Beratit. Punimet e disa prej mjeshtrave tė Beratit janė shpėrndarė edhe jashtė vendit.[1] Nė vitin 1901, Berati ishte qendėr sanxhaku e varur nga vilajeti i Janinės.[2]

Turizmi ėshtė njė ndėr drejtimet mė premtuese tė zhvillimit ekonomik tė Beratit. Qyteti trashėgon nga e kaluara njė varg tė gjatė e tė pasur vlerash historike, kulturore, etnografike, arkitektonike e tė besimeve, tė tilla qė pėrbėjnė njė potencial tė konsiderueshėm pėr turizmin. Me burimet turistike tė qytetit ėshtė e mundur qė tė zhvillohet turizmi familiar dhe ai i organizuar. Nė disa zona tė rrethit (Tomor) mund tė zhvillohet turizmi malor me shumė aspekte brenda tij, si edhe gjuetia.

Tashmė vėrehet se komuniteti ėshtė ndėrgjegjėsuar nė shkallė tė ndjeshme pėr kėto vlera, por akoma nuk janė gjetur rrugėt adekuate pėr futjen e shpejtė nė eficiencė tė kėtyre burimeve. Ka shumė pėr tė bėrė nė drejtim tė restaurimit e ruajtjes sė vlerave tė trashėguara, nė sigurimin e infrastrukturės sė nevojshme urbane dhe nė promovimin turistik tė zonės.

Nė Sesionin e 32-tė tė Komitetit tė Trashėgimisė tė UNESCO-s tė zhvilluar nė Kanada mė 8 korrik 2008, Berati u regjistrua si sajt i trashėgimisė botėrore, nėn kriteret iii dhe iv.


Transporti


Berati ndodhet 120 km larg kryeqytetit – Tiranė, 92 km larg Durrėsit dhe 85 km larg Vlorės. Pozicioni gjeografik ėshtė shumė i favorshėm pėr transportin e tranzitin si edhe pėr komunikimin ekonomiko-shoqėror me shumė rrethe tė vendit. Berati me anė tė largėsive 40-50 km komunikon direkt me 6 rrethe tė vendit: Lushnje (37 km), Fier (47 km), Memaliaj (41 km), Kėlcyrė (50 km), Ēorovodė (50 km), Kuēovė (16 km)-Elbasan (43 km). I vetmi qytet qė i afrohet Beratit pėr nga shkalla e komunikimit me tė gjithė perimetrin e tij ėshtė Elbasani, i cili komunikon direkt me 5 rrethe. Nga analiza tė tilla del se Berati ėshtė potencialisht qendra mė e madhe e kryqėzimit tė rrugėve dhe kalimeve nė territorin e vendit. Nė Berat mund tė kryhet tranziti mė i shkurtėr tė paktėn pėr ¾ e vendit, pėr gjithė aktivitetin qė vjen nga Jugu dhe shkon pėr nė Lindje e pėr nė Veri (pėrmes kryeqytetit).

Berati ėshtė ngritur nė njė pozicion gjeografik tė mrekullueshėm klimaterik, me aftėsi komunikimi, tranziti, prodhimi e pėrpunimi qė rrallė i ka ndonjė qytet tjetėr. Aktualisht Berati ka vetėm njė dalje me rrugė kombėtare, atė qė e lidh me Lushnjen e qė prej aty degėzohet pėr Fier-Vlorė e Durrės-Tiranė. Lidhjet e tjera janė me rrugė dytėsore, me parametra teknikė tė ulėt e tė pamirėmbajtura. Ndėrtimi i segmenteve tė tjerė rrugorė, sipas studimeve tė ndryshme, do tė pėrmirėsonte komunikimet me zona tė tjera, duke hapur mundėsi pėr njė zhvillim mė tė shpejtė dhe intensiv tė Beratit. Rrjeti rrugor brenda rrethit ka 180 km, nga tė cilat 65 km rrugė tė asfaltuara, 18 km rrugė nacionale dhe 113 km rrugė rurale. Rrethi kategorizohet ndėr ata me 26-50 mjete tė transportit rrugor pėr 1000 persona.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Berati
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Kultura dhe Historia :: Qytetet Shqiptare-
Kėrce tek: