Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Asteroidet

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ares
Ares
Ares



Male
Postime : 424
Age : 37
Vendodhja Vendodhja : Rugve
Anėtarėsuar : 04/10/2007

Asteroidet Empty
MesazhTitulli: Asteroidet   Asteroidet Icon_minitimeMon Jan 11, 2010 2:37 pm

Gjatė muajve tė fundit, mbi 4 meteorė
kanė goditur planetin tonė. Por njė tepėr i madh rrezikon tė godasė
Tokėn nė vitin 2018. Njė “shi meteorėsh” ka rėnė nė ...


... ēdo cep tė Tokės: nė Letoni (nėntor
2009), Indonezi (tetor 2009), Kanada (nėntor 2008), Sudan (tetor 2008),
Peru (shtator 2007)… Por kur ka ndodhur?

Mos vallė kjo ėshtė
shenjė e apokalipsit qė pritet tė ndodhė nė vitin 2012? Cili do tė jetė
asteroidi tjetėr qė do tė godasė Tokėn? A jemi gati ta pėrballojmė
rrezikun e njė impakti shkatėrrues si ai qė 65 milionė vjet mė parė
supozohet t’i ketė dhėnė fund epokės sė dinozaurėve?

Po na bien sipėr!
Si
fillim duhet tė sqarojmė diēka: nuk ka asgjė tė veēantė nė faktin se
ndonjėherė Toka goditet nga njė meteor (siē pėrcaktohet njė asteroid qė
bie nė Tokė). “Objekte tė largėta jashtėtokėsore tė gjerė disa metra
godasin planetin tonė, tė paktėn njė herė nė gjashtė muaj, por nė
shumicėn e rasteve copėtohen nė atmosferė, duke i dhėnė jetė bolidėve
pak mė tė shndritshėm se yjet qė bien, tė cilat shkaktohen nga objekte
edhe mė tė vogla”, thotė njė astronom, i cili ėshtė edhe ekspert nė
kėtė fushė. “Ndėrsa objektet mė tė mėdha, rreth 10 metra, godasin Tokėn
njė herė nė 2 vjet”. Nė tė kaluarėn kėto ngjarje kaloheshin nė pjesėn
mė tė madhe tė rasteve pa u vėnė re, ndėrsa sot shumė sy janė drejtuar
nga qielli dhe shkencėtarėt janė mė tė prirur t’i studiojnė kėto
fenomene, sigurisht me rezultate tė rėndėsishme edhe pėr sigurinė tonė.

Publicitet i gabuar
Rasti
qė ka tėrhequr mė shumė vėmendjen e mediave ishte ai i kraterit tė
gjetur nė pranė Mazsalacas, nė Letoni mė 26 tetor tė 2009-s. Ishte i
gjerė disa dhjetėra metra dhe i thellė 5 metra. “Por kishte njė formė
tė ‘dyshimtė’”, shpjegon astronomi. “Sė pari, ishte njė njollė e errėt
shumė e thellė qė tė kujtonte shenjėn e lėnė nga shpėrthimet e forta tė
njė eksplozivi si tritoli, me temperaturė disa mijėra gradė dhe e aftė
pėr tė djegur terrenin. Sė dyti, pėrreth kraterit nuk ishte e pranishme
njė material i veēantė, tipike e kratereve. Dhe pėr ta mbyllur, ishte
shumė dyshues fakti qė nuk u gjet asnjė meteor”.

Nė fakt, nė
harkun kohor tė pak orėve u zbulua se nė tė vėrtetė bėhej fjalė pėr njė
fushatė publicitare tė kompanisė telefonike suedeze “Tele2”, njė
iniciativė qė autoritetet letoneze vendosėn menjėherė ta gjobisnin me
17 mijė euro.

Si tri bomba
Ndėrsa krateri i sajuar nė
Letoni tėrhoqi vėmendjen e tė gjithė botės, njė ngjarje mė e
rėndėsishme kaloi pa u vėnė re: mė 8 tetor tė vitit 2009, nė orėn
11.00, njė bolid shpėrtheu 20 kilometra mbi ishullin e Sulawesi-n, nė
Indonezi, duke lėnė gojėhapur popullin. NASA konfirmoi menjėherė
ngjarjen, duke shpjeguar: “Mendohet se krateri ‘Chicxulub’ i detyrohet
njė asteroidi tė vogėl me diametėr disa dhjetėra metra, qė pėr shkak tė
bashkėveprimit tė shpejtė me atmosferėn, ka shpėrthyer duke ēliruar njė
energji rreth 50 tonė”. Kjo mund tė krahasohet me tri bomba si “Little
Boy” qė shpėrtheu nė Hiroshima nė vitin 1945. Shpėrthimi ėshtė
regjistruar nė 18 kilometra distancė (pothuajse gjysma e perimetrit tė
tokės) nga sensorėt e infratingujve tė instaluar pėr tė paralajmėruar
pėr shpėrthimet e mundshme bėrthamore. “Ėshtė pikėrisht ky rreziku mė i
madh i episodeve tė tilla”, thotė astronomi. “Nėse do tė verifikohej
njė fakt i ngjashėm nė njė zonė tė nxehtė tė planetit, si nė Indi,
Pakistan ose Lindjen e Mesme, mund tė ngatėrrohet me njė shpėrthim
atomik tė rrezikshėm dhe tė shkaktojė njė reprezalje bėrthamore”.

Rrezik ndėrkombėtar
Mėnyra
mė radikale pėr tė ndaluar kėto rreziqe ėshtė vėzhgimi i kujdesshėm i
qiellit nė kėrkim tė ndonjė rreziku tė madh; dhe duke llogaritur, nė
rast pėrplasje me Tokėn, vendin ku do tė bjerė asteroidi.

Ka
ndodhur pikėrisht kjo mė 6 tetor tė vitit 2008, kur asteroidi i vogėl
8TA9D69, i riemėrtuar mė pas 2008 TC3, u dallua nga “Catalina Sky
Survey”. Nė kėtė pikė u aktivizua njė sistem alarmi nė shkallė globale,
qė nė harkun kohor tė pak orėve arriti tė llogariste ekzaktėsisht
vendin dhe momentin e pėrplasjes me planetin tonė.

Gjetja
Andrea
Milani, njė matematikan nga Universiteti i Pizės dhe babai i programit
“Clomon 2”, tregon se si ka funksionuar ky mekanizėm.

“Sa herė
qė zbulohet njė asteroid i ri, tė dhėnat relative astronomike dėrgohen
nė qendrėn ‘Minor Planet Center’ tė Harvardit (SHBA) dhe pėrdoren pėr
tė llogaritur probabilitetin e njė pėrplasjeje gjatė njė shekulli.
Llogaritjet kryhen nga programe tė pavarura nė Shtetet e Bashkuara
(‘Sentry’, pėrdorur nga laboratori i NASA-s ‘Jet Propulsion Laboratory’
nė Pasadena, Kaliforni) dhe Europė (‘Colmon 2’ qė rrotullohet nė dy
versione tė ndryshme nė Valadolid, Spanjė dhe nė Pizė). Nė rastin e
asteroidit 2008 TC3, sistemi regjistroi automatikisht pamjet e
asteroidit dhe parashikoi njė pėrplasje brenda 24 orėve me njė
probabilitet 99.8 pėr qind: si pasojė u dėrgoi njė e-mail alarmues tė
gjithė specialistėve tė interesuar”.

Kėshtu, lajmi filloi tė
qarkullonte mes ekspertėve, ndėrkohė qė njė program tjetėr nė
laboratorin “Jet Propulsion Laboratory” llogariste vendin e pėrplasjes,
qė rezultoi tė ishte nė veri tė Sudanit. Pas dy muajsh u organizua njė
ekspeditė, e koordinuar nga Peter Jenniskens, astronom i qendrės sė
kėrkimeve SETI (“Search for Extra Terrestrial Intelligence”) nė
Kaliforni. “Nė atė vend u gjetėn 47 meteorė”, komenton astronomi.

Verifikimet e arritura
Nga
pikėpamja shkencore ishte njė ngjarje historike: pėr herė tė parė u
zbulua njė asteroid dhe u parashikuan si vendi ashtu edhe ora e
pėrplasjes. Mė pas shkencėtarėt morėn copat e meteorėve pėr tė bėrė
studime tė mėtejshme. Nė kėtė rast u zbulua se bėhej fjalė pėr njė
meteor tė rrallė. Gjithashtu kjo ngjarje pati edhe njė vlerė tjetėr:
“Verifikuam qė sistemi i alarmit funksionoi pėr mrekulli dhe se jemi nė
gjendje tė japim alarm edhe nė njė kohė shumė tė shkurtėr, pra brenda
24 orėve”, shpjegon astronomi. “Megjithatė kemi ende shumė punė pėr tė
bėrė, para se tė arrijmė tė kemi njė sistem tė dobishėm nė nivel
botėror, sepse rreziku i pėrplasjes me njė trup qiellor shkatėrrues, si
ai 5 megaton qė u verifikua nė zonėn e Tunguskas, Siberi, nė vitin
1908, mund tė ndodhė nga ēasti nė ēast. “Teorikisht njė trup qiellor mė
i madh duhet shikuar mė parė, por askush nuk mund tė garantojė qė ėshtė
kėshtu”, thotė astronomi. Kėshtu, pėr tė parandaluar ndonjė katastrofė
tė mundshme ėshtė e nevojshme tė fuqizohet rrjeti pamor dhe tė
pėrcaktohet njė protokoll ndėrkombėtar, pėr tė vendosur se kur duhet tė
ndizet alarmi, kush duhet ta japė lajmin dhe si tė bėhet evakuimi.

Rreziku tjetėr
Ajo
qė dimė sot ėshtė se asteroidi qė ka shumė mundėsi ta godasė Tokėn nė
vitin 2018, ose 2027, quhet 2009 WM1 dhe ėshtė i gjerė rreth 300 metra.
Ky asteroid do tė ishte i aftė tė shkatėrronte komplet njė hapėsirė tė
madhe sa Franca. Llogaritjet e fundit tregojnė se tepėr i rrezikshėm
ėshtė edhe asteroidi “99942 Apophis”, ku ishte pėrqendruar edhe
vėmendja e mediave nė tė kaluarėn, i cili ka shumė mundėsi tė pėrplaset
me Tokėn nė vitin 2036 ose 2028. Megjithatė, asteroidi “2009 WM1” ka
njė probabilitet pėrplasjeje 20 herė mė tė madhe, pra e barabartė me
0,01% (si tė fitosh njė lotari me 10 mijė pjesėmarrės) dhe njė energji
mė tė madhe pėrplasje tė parashikuar.

Gjithsesi, tani pėr tani
ėshtė e kotė tė alarmohemi, pasi do tė jenė tė nevojshme vėzhgime tė
tjera pėr tė kuptuar nėse rreziku ėshtė real. Ndėrkohė, shpresojmė qė
tė mos zbulojmė ndonjė asteroid me pėrmasa tė njėjta si ai qė goditi
Tokėn nė Chicxulub (Meksikė) 65 milionė vjet mė parė, duke ēliruar njė
energji prej 190 mijė gigaton (miliona herė mė shumė se njė bombė me
hidrogjen) dhe duke shkaktuar, sipas shumė hipotezave, zhdukjen e
dinozaurėve.

Shtresa munguese
Sipas indianit Sankar
Chatterjee, paleontolog nė Universitetin Teknologjik tė Teksasit
(SHBA), ajo qė i zhduku dinozaurėt nuk ishte vetėm njė pėrplasje, por
dy (kjo e fundit ndodhi pas tri shekujsh). Chatterjee ėshtė i bindur,
sepse ka zbuluar njė krater tė gjerė 500 kilometra, mė shumė se dyfishi
i Chicxulub, nė Perėndim tė Indisė. Megjithatė shumė shkencėtarė janė
skeptikė. Christian Koeberl, docent nė Universitetin e Vjenės dhe njė
nga ekspertėt mė tė mėdhenj tė kėsaj fushe, thotė: “Nuk ka prova qė e
mbėshtesin kėtė hipotezė. Nėse do tė ishte e vėrtetė, e gjithė bota do
tė mbulohej nga njė shtresė e madhe pluhuri, por nė fakt nuk ėshtė
kėshtu. E vetmja shtresė e asaj epoke ėshtė ajo qė i pėrket kraterit tė
Chicxulub”.

Nėse njė asteroid kaq i madh do t’i drejtohej Tokės,
njė rrugė shpėtimi mund tė gjendej. Por, nė fakt, njė asteroid i madh
ėshtė i lehtė pėr t’u identifikuar: mund tė parashikohet pėrpara nėse
bėhet fjalė pėr njė kėrcėnim real dhe, duke vepruar me shpejtėsi tė
madhe mund tė parandalohet. Si? Duke i ndryshuar trajektoren, pėr
shembull duke i vėnė para njė sondė pėr ta spostuar, ose duke e
tėrhequr me njė “traktor hapėsinor”. Teknologjia mund tė zhvillohet,
por ėshtė e nevojshme edhe njė politikė e mirė dhe kooperimi
ndėrkombėtar. Ky ėshtė momenti qė tė fillojmė t’u bėjmė ballė rreziqeve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Asteroidet
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Kuriozitete-
Kėrce tek: