Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliKėrkoRegjistrohuidentifikimi


Share | 
 

 A JEMI TE VETEM NE GJITHESI!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 1579
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

MesazhTitulli: A JEMI TE VETEM NE GJITHESI!   Sat Feb 13, 2010 12:26 am

Fizikanti i madh Enriko Fermi thoste qe me 1950 "Nqs jashtetoksoret
ekzistojne, atehere ku jane?" Dikush do te thote se ku e dime ne se nuk
jane tashme ketu (psh si tek filmi 'Man in Black'), por eshte fakt, qe
shkenca e sotme nuk ka arritur te gjeje ndonje fakt te bindshm mbi
ndonje nderhyrje biologjike, kimike apo teknologjike, jashtetokesore.
Ekziston fenomeni i UFO-ve, por si dhe dihet, ai eshte me shume nje akt
besimi se sa i bazuar ne fakte te verteta empirike. Nese do te gjykonim
sipas ligjeve te evulucionit dhe duke u bazuar ne numrin; miliarda yje
vetem ne galaktiken tone (Udha e Qumeshtit) apo ne miliardat e
galaktikave qe ekzistojne ne gjithesi, atehere me nje aryetim shume te
thjeshte, i bie qe qyteterimet aliene-jashtetokesore te jene me
miliarda. Ne cdo sistem diellor me planete, ku jeta do te ishte e
mundur, do te krijoheshin qyteterime. Kjo jete mund te mendohet si e
ngjashme me ate qe njohim ne, apo dhe krejtesisht e ndryshme; e bazuar
ne elemente totalisht te ndryshem. Sipas ligjeve te evulucionit - sapo
te linde nje organizem primitiv, atehere ai do te ece drejt zhvillimit
dhe deri ne stadin me te larte, pra ne krijimin e nje qyteterimi. Sipas
ketyre arsyetimeve, duhet te mendojeme qe jeta inteligjente, apo dhe
jo, eshte kudo. POR historia evolutive e tokes na ben te mendojme dhe
dicka tjeter, qe do te na bente jo dhe aq te sigurte mbi ato arsyetimet
e mesiperme. Qe nga lindja e jetes mbi toke, per 3 miliarde vite
rrjesht, kane jetuar vetem organizma njeqelizore - dhe vetem qe prej
700 milione vitesh ekziston nje jete shumeqelizore, madje akoma nuk
dihet me siguri dhe sakte, si ka lindur jeta njeqelizore dhe me pas
kalimi i befasishem ne ate shumeqelizore. POR edhe nese jeta shume
qelizore do te lindete, nuk eshte e thene se ajo duhet te shkoje drejt
nje krijimit te qenieve inteligjente. Kete e tregon me se miri historia
e planetit tone. Dinosauret e mbreteruan token per 140 milion vitesh,
por kurre nuk evoluan drejte nje jete inteligjente dhe kurre nuk
krijuan nje qyteterim. Madje zhdukja e tyre qe nje rastesi(renia e nje
asteroidi). Pa permendur me pas qe dhe shume krijesa te tjera e kane
banuar token per qindra miliona vite dhe nuk kaluan kurre ne qenie
inteligjente. Pra me te vertete arsyetimi mbi shumesine e yjeve dhe
galaktikave na ben te mendojme se medoemos duhet te ekzistojne
qyteterime te tjera, por arsyetimet e tjera, te bera mbi historine
evolutive te tokes i vene nje pikepyetje te madhe ceshtjes. Se fundi
ketyre po i shtoj dhe nje tjeter te bere nga shkencetaret. Nese e
marrim si fakt te kryer ekzistencen e qeneieve jashtetokesore - atehere
i bie qe gjate 12 miliarde viteve te ekzistences se gjithesise te jene
krijuar miliona apo miliarda qyteterime. Duke u bazuar mbi nje
teknologji qe nuk eshte aspak fantastike, por shume e mundshme. Psh:
Nga nga nje planet ku ka lindur dhe zhvilluar jeta niset nje grup
eksploruesish dhe kolonizatoresh. Eshte llogaritur qe me nje udhetim
prej njeqind (100) vitesh, arrihen dy yjet me te afert dhe me pas,
gjate 500 apo 1000 viteve keto dy yjet e kolonizuara nisin nga ana e
tyre, grupe te tjera kolonizuese (apo eksploruese) drejt yjeve qe ato
kane me afer dhe keshtu me radhe. Psh. shihni foton:
Dihet
qe me kalimin e viteve teknologjia ecen shume shpejt perpara, pa folur
me pas per kalimin e shekujve. Keshtu brenda 2000 vjetesh do te
kolonizohej nje hapesire prej dhjetra yjesh, pas 3500 vjetesh qindra
yje dhe pas 5000 vjetesh nje pjese e konsiderueshme e galaktikes. Duke
vazhduar llogaritjet ne kete menyre del qe duhen nga 4 deri ne 50
milone vite per te kolonizuar tere galaktiken. Foto 2:

Pra
pas ketij arsyetimi te thjeshte dhe jetes se universit, del se
gjithesia, apo se pakti galaktika jone do te ishte kolonizuar me kohe
nga qyteterimi i pare qe do kish dale. 4 apo dhe 50 milione vite jane
gati asgje me 12 (apo 20)miliarde vitet e gjithesise - dhe qyteterimi i
pare qe do kishte dashur do e kishte bere me kohe. Keto arsyetime jane
shume te thjeshta dhe nuk mund te kundershtohen shume lehte. Tani
ndoshta vertet nuk eshte krijuar jete ne planete te tjere,
jashtetokesore, ose jeta ekziston tashme ne miliona planete, por
udhetimet nderyjore jane te pamundura, apo mund te mendojme qe askush
nuk ka dashur te ndermarre ekspedida eksploruese dhe kolonizuese (por
natyra dhe nevojat tona na tregojne te kunderten) - dhe e fundit;
alinet mund te jene mes nesh prej kohesh, por nuk duan t'i shohim ne;
nuk duan te dalin ne dritė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 1579
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

MesazhTitulli: Re: A JEMI TE VETEM NE GJITHESI!   Sat Feb 13, 2010 12:26 am

Eshte llogaritur se mundesia-probabiliteti per t'u krijuar kushtet si
ne toke per krijimin e jetes jane shume te rralla, gati te pamundshme;
prandaj nuk duhet te lodhemi shume te kerkojme nje planet te ngjashem
si i joni. Por te tera keto nuk tregojne se nuk mund te kete jete
inteligjente apo dhe jo inteligjente ne gjithesi; keto forma jete nuk
duhet te jene medoemos ashtu si i njohim ne mund te kete dhe krejt te
ndryshme. Psh pse nuk mund te kete jete ne Jupiter? Atje shum mire mund
te kete gjallesa qe kane per baze hidrogjenin?! Apo jo? Mgjth une po
permend perseri paradoksin e Enriko Fermit: "Ka aliene! Atehere ku
jane? Duhet te ishin tashme ketu?!"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 1579
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

MesazhTitulli: Re: A JEMI TE VETEM NE GJITHESI!   Sat Feb 13, 2010 12:27 am

Sipas dėshmitarėve, tė cilėt pohuan se i kanė parė UFO-t, ja se ē'mund
tė mėsojmė pėr to: mund tė shihen si natėn ashtu edhe ditėn, nė tė
shumtėn e rasteve kanė formėn ovale, tė diskut, tė rrumbullakėt dhe tė
zgjatur (nė formėn e cigares), dhe gjithmonė kanė simetri. Ngjyrat u
janė tė ndryshme, prej asaj tė skuqurės sė metaltė deri te asaj tė
ndezurės flakė.


Asnjėherė, deri mė sot, nuk ėshtė dhėnė
ndonjė pėrfundim definitiv mbi jetėn jashtėtokėsore ose mbi pjatat
fluturuese nga ana e shkencėtarėve. Mirėpo, nė kėtė fushė, ėshtė
vėrejtur njė fleksibilitet intelektual i astronomėve dhe fizicientėve
eminentė. ē'ėshtė UFO? Domethėnia etimologjike i vjen prej akronimit
Unknown Flying Objects, e qė do tė thotė Objektet e Paidentifikuara
Fluturuese (OPF).

Pasi qė UFO paraqet njė nocion tė ri, edhe
ekzistenca e tij vihet nė pyetje. Para se tė pėrgjigjemi nė kėtė
pyetje, sė pari duhet tė shpjegojmė se ē'nėnkuptojmė me nocionin UFO.
ēdo objekt fluturues, para identifikimit tė tij, paraqet UFO-n. Nė tė
vėrtetė, edhe njė xhitė e ndezur flakė mund tė konsiderohet si UFO,
mirėpo me hulumtimet e mėtejme nė laborator, mund tė marrim vesh se pėr
ēka ėshtė fjala. Mirėpo me objektet qė neve na interesojnė, rasti ėshtė
tjetėr. Siē mundemi tė vėrejmė nė literaturat mbi UFO-t, kėto objekte
nuk mund tė shpjegohen me kurrėfarė ligje tė natyrės tė njohura pėr
neve. Ndoshta "mbinatyrorja" e UFO-ve shtrihet nė njohjen tonė tė
pamjaftueshme tė shkencės (kurrė s'guxojmė ta harrojmė thėnien e Shėn
Augustinit). Ufologėt kėsaj logjike i kundėrvihen, tė cilėt ndoshta do
tė kėnaqen nėse kėto objekte i emėrtojmė si "Flying saucers" (qė ėshtė
herėt pėr kėtė).

Sipas dėshmitarėve, tė cilėt pohuan se i kanė
parė UFO-t, ja se ē'mund tė mėsojmė pėr to: mund tė shihen si natėn
ashtu edhe ditėn, nė tė shumtėn e rasteve kanė formėn ovale, tė diskut,
tė rrumbullakėt dhe tė zgjatur (nė formėn e cigares), dhe gjithmonė
kanė simetri. Ngjyrat u janė tė ndryshme, prej asaj tė skuqurės sė
metaltė deri te asaj tė ndezurės flakė.

Pėr ta dėshmuar
ekzistencėn e UFO-ve, shkencėtarėt kurrė nuk ndėrmorrėn hulumtime
studioze. Besimi i ithtarėve tė kėsaj teorie ėshtė pėrforcuar edhe nga
teoritė e ca postnobelistėve, nga hulumtimet "ground & underground"
tė ca shkencėtarėve eminentė dhe nga takimet e policisė ose shėrbimeve
ushtarake me objektet e tilla.

A ka me tė vėrtetė dėshmi pėr
ekzistencėn e UFO-ve? Ekzistojnė ca indicie, edhepse nuk janė
specifike, tė cilat na sygjerojnė nė kėtė pyetje. Fjala ėshtė pėr disa
raste kur vjen deri te takimi me UFO-t, ku janė tė pranishėm njė grup
njerėzish. Kjo lehtė mund tė shpjegohet me dobitė financiare tė
vėzhguesit (siē dihet, edhe nė kėto ujėra rolet kryesore i luajnė
sharlatanėt, tė cilėt nuhasin se prej kėsaj mund tė del njė fitim i
mirė). Nėse nė kėtė lojė mund tė lėshohen mė sė shumti njėqind njerėz,
atėherė si mundemi ta shpjegojmė dukurinė qė ndodhi mė 1917 nė qytetin
portugalez Fatima, ku 70000 njerėz ishin dėshmitarė tė drejtėpėrdrejtė
tė UFO-s! Pėr kėtė dukuri u shtruan mendime tė ndryshme. Deri sa kjo
ēėshtje duhej tė paraqitej si diēka e shkėlqyeshme nė dukurinė "fanitja
e Nėnės Mari", ufologu John A. Keel ėshtė i mendimit tjetėr. Ja si
ngjau kjo dukuri:

Sipas porosisė, tė cilėn e dėgjuan tre djem
prej Nėnės Mari, ajo duhej tė materializohej njė ditė shtatori nė
Fatima, Portugali. Me kėtė rast u mblodhėn 70000 katolikė tė devotshėm,
tė cilėt, me tespitė e tyre, me lutjet nė "zemra" dhe me aparate
fotografike, me padurim e pritnin Nėnėn Mari. Edhepse koha ishte e
vrėrėt, masa nuk shpėrndahej. Befas u hapėn retė dhe nė qiell u shfaq
njė disk i argjendtė, i cili emetonte njė nxehtėsi tė dendur sa ishte
nė gjendje t'i terė edhe rrobat e lagura. Prapa diskut qėndronte Nėna
Mari. Pas kėsaj u shfaq njė diell tjetėr, i cili pėr 12 minuta bėri
xhiro nėpėr qiell, dhe i cili mund tė shihej edhe nga largėsia prej 40
kilometrave. Pastaj u konstatua se tė sėmurėt prej artritisit, tė
thatit dhe sėmundjeve tė tjera, tė cilėt qenė tė pranishėm nė kėtė
"celestial-show", spontanisht u shėruan. Prej tė gjitha kėtyre fakteve
Keel-i dha konkludimin se shkaktar i kėsaj dukurie ishte UFO-ja.
Poashtu ai beson se shėrimi prej atritiseve dhe tė thatėve u shkaktua
nga rrezatimet infra tė kuqe qė i emetonte objekti i tillė. Ata mė
religjiozėt kėtė shpjegim e emėrtuan materialistik dhe kurrė nuk e
morėn seriozisht. Edhe Erich von Danikeni nė librin e vet
"Erscheinungen" (Fanitjet), dukuritė e kėtilla i shpjegon me teoritė e
njohura tani pėr gjithkėnd, tė cilat nuk dallojnė aq prej atyre tė
Keel-it.

Nė dukurinė Fatima, edhepse dėshmitarėt kishin
fotoaparatet me vete, nuk ekziston asnjė fotografi qė e dėshmon atė
ngjarje. Kjo shpjegohej me arsyen se Papa i pat mbledhur tė gjitha
dėshmitė, por kjo duket tepėr e pabesueshme. Nė anėn tjetėr, nė masėn
pėrplot fanatikė religjiozė, halucionacionet kolektive nuk janė tė
pamundshme. Poashtu edhe pėrshkrimet individuale nuk pėrputhen me tė
gjitha vijat.

Kjo dukuri nuk ėshtė e vetme nė UFO literaturėn,
sepse ekzistojnė pėrplot raste ku me dhjetėra njerėz e kanė parė
objektin e njėjtė. A munden tė gjitha kėto dukuri tė shpjegohen vetėm
si halucinacione kolektive?

"Druri i portokallit" dhe "Litari
kacavjerrės" janė truqe iluzioniste tė fakirėve me tė cilat shėrbehen
joginėt. Kėta janė nė gjendje qė njerėzve t'ua projektojnė perceptimin
e realitetit qė ata e dėshirojnė. Ky truk mund tė veprojė edhe nė masėn
prej mė tepėr se njėqind njerėz, dhe ka njė aspekt interesant, ku ēdo
njeri e sheh pamjen e njėjtė imagjinare. Mirėpo, nėse e inēizojmė kėtė
dukuri, nuk do tė mundemi ta shohim madje as njė pjesė tė asaj qė e
panė njerėzit me sytė e vet. Kėshtu supozohet se UFO mund tė paraqet
njė halucinacion kolektiv. Kėtu njė gjė nuk na ėshtė e qartė, se cili
ėshtė agensi i kėtyre porosive halucinatore, mund tė themi edhe
telepatike?

Duke e lėnė kėtė pyetje hapur, tė nisemi t'i
analizojmė disa dėshmi tė tjera. Nė botėn e ufologjisė pluhurin mė tė
madh e ngritėn ata qė pohonin se arritėn t'i fotografojnė kėto objekte.
Shumė herė gjuetarėt nė UFO pohuan se i fotografuan ato objekte, mirėpo
nė negative tė filmave nuk mund tė vėrehej asgjė. Ufologu francez Jean
Pierre Petite kėtė dukuri e shpjegonte me zbulimet e fizicientit
A.Mesen nė vitet e 30-ta. Ai dėshmonte se objekti i cili emeton rreze
infra tė kuqe bėhet i padukshėm nė fotografinė e rėndomtė. Kjo gjė
Petite-nė e solli nė pėrfundimin se pasi qė UFO-t emetojnė rreze infra
tė kuqe, bėhen tė padukshme, pėrfundim nė tė cilin erdhi edhe Keel-i.

UFO
skeptiku mė i madh, Piter Klas, disa fotografi tė kėtyre objekteve i
shpjegon krejtėsisht ndryshe. Ai beson se 90% tė fotografive tė tilla
janė fotomontazhe, ndėrsa tė tjerat dukuri natyrore tė
keqinterpretuara. Ėshtė interesante se kėto objekte gati gjithmonė
fotografohen prapa objekteve tė tjera, mė sė shpeshti prapa lisave. Si
tė shpjegohet kjo? Ose UFO-t janė ithtarė tė vegjetarisė, ose me kėtė
mėnyrė lehtėsohet teknika e fotomontimit...

Gjatė kohės, njė
sasi e panumėrt e fotografive tė UFO-ve u dėshmuan si fotomontazhe. Mes
tjerash, para ca vjetėve IBM ndėrtoi sistemin i cili ėshtė nė gjendje
tė krijojė fotografi tė tilla sa qė edhe me teknikėn mė moderne nuk
mund tė dihet se ėshtė fjala pėr fotomontazh. Do duhej ta kishit parė
fotografinė "Mjegulla mbi Golden Gate", tė krijuar me kėtė teknikė.

Megjithatė, janė edhe disa fotografi tė tilla tė UFO-ve, ku tė heshtėsh vlen mė sė shumti prej tė gjithave.

Ėshtė
vėrejtur se nė komunikacionin e UFO-ve nuk vlen asnjė ligj i natyrės i
njohur pėr neve. Pėr shembull, ato mund tė qėndrojnė tė stacionuara
pezull me orė tė tėra dhe janė nė gjendje tė bėjnė kthesa kėndrejta dhe
kėndngushta. Vetia mė interesante e tyre ėshtė aftėsia e nxitjes
(shpejtimit) sė menjėhershme. Nė invazionin e UFO-ve qė u bė nė
Belgjikė mė 1991, janė vėrejtur nxitjet deri nė 40 g. Edhe mė
interesante ėshtė vėrejtja e njė stacioni tė radarit amerikan mė 1974,
kur objekti prej pozitės statike pėr njė ēast e arriti shpejtėsinė prej
72000 km/h. Nėse supozojmė se kjo shpejtėsi u arrit pėr 4 sec. -
edhepse nė raport thuhet se ėshtė arritur "nė ēast" - atėherė
llogarisim se nxitja ishte rreth 5000 g.

Kjo ėshtė e
padurueshme pėr tė gjitha materiet, e sidomos pėr njeriun - nė Tokė. Do
tė vinte deri te "stresi i metalit", i cili do ta shkaktonte
rraskapitjen e objektit. Ne e dijmė se objektet qė fluturojnė mė
shpejtė se 1200 km/h (shpejtėsia e zėrit/Mach) shkaktojnė njė zė tė njė
fuqie tė madhe. Mirėpo tek UFO-t kjo gjė nuk ėshtė vėrejtur. Petite
kėtė e shpjegonte me njėfarė lloji tė tunelit ajror qė krijohej prapa
fluturakes sė paidentifikuar.

Pas kėsaj hyrjeje mbi UFO-t, mirė
ėshtė tė merremi pak me kronologjinė e tyre. Mė 1947, piloti amator
Kenneth Arnold, duke fluturuar mbi njė mal nė Arizonė, vėrejti 9
fluturake qė i ngjanin filxhanit tė kthyer mbrapsht. Nė raportin qė ia
dha njė gazete, ato objekte i emėrtoi "flying saucers", qė do tė thotė
"pjatat fluturuese". Njėkohėsisht filluan qė edhe policia, ushtria dhe
institucionet e ngjashme tė marrin pėrplot raporte nga shtresat e
ndryshme tė njerėzve tė cilėt kishin kontaktuar me kėto objekte.
Ushtria amerikane, nėn mbikėqyrjen e UAF (united air force), prej
1947-1948 themeloi komisionin Air Technical Intelligence Center (ATIC),
i cili pėr punė e kishte t'i shpjegojė kėto dukuri. Ky komision
kontaktet e civilėve i shpjegonte sipėrfaqėsisht dhe nė mėnyrė banale,
duke i hudhur poshtė si tė rrejshme dhe tė pabindshme, ndėrsa kontaktet
e pilotėve i shpjegonte si dukuri natyrore tė keqinterpretuara. Ky
komision jo vetėm qė nuk i qetėsoi shqetėsimet, por e ngriti edhe mė
shumė tensionin. Pas kėsaj, mė 1948, u themelua Project Sign me qėllime
tė njėjta. Nė kėtė projekt punoi Allan J.Hynek, dhe pas njė radhė
shpjegimesh konfuze qė i dha ky projekt mbi UFO-t, Hynek braktisi kėtė
projekt dhe u bė ufolog i zjarrtė. Prej 1949-1952 punėt e kėtij
projekti i mori komisioni Grudge I dhe Grudge II nėn komandėn e
kapitenit Edward J.Ruppelt-it. Mes viteve 1952-1969 Allan Hynek, bashkė
me kapitenin Hector Qintanilla, themeloi Project Blue Book (Projekti
Libri i Kaltėr), i cili i analizoi 11000 kontakte. Ky projekt,
pėrkundėr atyre tė kaluarve, kėto dukuri nuk i shpjegonte si mashtrime,
iluzione ose prodhime tė halucinacioneve, por, nė tė shumtėn e rasteve,
i trajtonte si dukuri "mbinatyrore". Nė tė vėrtetė, kėta ishin tė
bindur se UFO-t paraqitnin anijet kozmike tė cilat vinin nga anėt e
largėta tė kozmosit. Hulumtimi publik mbi UFO-t ėshtė ndėrprerė mė
1968, kur Condon Project, nėn udhėheqjen e Edward U. Condon-it, dha
gjykimin pėrfundimtar se kėto objekte nuk paraqesin asnjė rrezik pėr
njeriun, pa kurrėfarė shpjegimi mbi prejardhjen e tyre.

Hynek, pas pėrvojave shumėvjeēare nė fushėn e UFO-s, e bėri klasifikimin e tyre, i cili edhe sot pėrdoret:

1.
Dritat e natės - Janė drita tė ēuditshme tė cilat shihen natėn. Janė nė
gjendje t'i ndėrrojnė ngjyrat dhe dendėsinė e dritės sė tyre. Nė fund
zhduken me ndėrrimin e shpejtė tė kahjes.

2. Objektet e para
ditėn - Janė objektet qė perceptohen nga largėsitė e ndryshme dhe kanė
forma tė ndryshme si ovale, tė zgjatura, etj.

3. Radari +
kontaktet - Nė disa raste UFO-t perceptohen njėkohėsisht edhe me radar
edhe me sy. Ekspertėt kėtyre rasteve iu japin njė kujdes tė veēantė.
Dr. Hynek nuk ėshtė nė pajtim mbi origjinalitetin e vetėm tė vėshtrimit
nga ana e radarit, duke pohuar se mund tė jenė tufa tė zogjve, retė
speciale, difraksioni i dritės dhe lloje tė ndryshme tė dukurive
natyrore. Pėrkundėr kėsaj, radari + vėrejtjet e njeriut janė mjaft
interesante, edhepse mjaft tė rralla. Takimet e afėrta qė ndodhin janė
shumė mė tė rralla dhe shumė mė interesante, dhe gjithnjė lėnė prapa
ndonjė gjurmė materiale. Janė tri lloje tė kėtyre takimeve:

4.
Takimet e afėrta tė llojit tė parė - Nė kėto raste vjen vetėm deri te
takimi (pak mė i afėrt) i zakonshėm me UFO-t. Mes shfaqjes dhe vendit
ku shfaqet nuk ka kurrėfarė kontakti fizik, dhe kėshtu edhe dėshmi
materiale.

5. Takimet e afėrta tė llojit tė dytė - I ngjajnė
takimeve tė llojit tė parė, por dallojnė nga kontakti fizik qė ngjan nė
kėtė rast. Nė tė vėrtetė, kėtu vjen deri te djegia e barit nė formėn e
rrethit, thyerja e degėve tė lisave, kafshėt i kaplon panika e
paarsyeshme. Dritat e automobilėve, motorėt dhe radiot (nė disa raste
edhe rryma) kyēen e ēkyēen pa kontroll deri te largimi i UFO-s.

6.
Takimet e afėrta tė llojit tė tretė - Kėto janė kontakte ku njerėzit
pohojnė se ishin nė brendinė e UFO-ve dhe kishin kontakte me ufonautėt.
Dr.Hynek nė kėto raste tregonte njė fleksibilitet tė madh, gjė qė nuk i
ngjan njė intelekti siē ėshtė ai.

Nė kėto klasifikime, mė sė
shumti nė shkallėn e gjashtė, mund tė vėrejmė se pėr shpjegimin e
prejardhjes dhe natyrės sė UFO-ve, duhemi tė besojmė nė njė aksiomė tė
domosdoshme qė thotė se UFO-t paraqesin fluturaket kozmike tė cilat
erdhėn nga anėt e largėta tė kozmosit. Pėrndryshe kjo ėshtė teoria mė e
pėrhapur nė botėn ufologjike. Pėr kėtė edhe do ta analizojmė kėtė teori
e cila bazohet nė pseudofakte.

Sė pari duhet tė shpjegojmė se e
a janė tė mundshme udhėtimet ndrėryjore? Ylli mė i afėrt pas diellit
ėshtė Alpha Centauris, i cili gjendet nė largėsinė prej 4.3 vjet dritė
(njė vit drite=9.5 bilion km). Sipas teorisė sė relativitetit tė
Ajnshtajnit, ligjet e natyrės mbizotėrojnė njėjtė nė tė gjitha vendet e
kozmosit. Sipas kėsaj, vėshtirėsitė qė i hasė njė jashtėtokėsor nė
udhėtimet ndėryjore, i hasim edhe ne. Tash pėr tash, pėr neve, nė kėtė
nivel teknologjik, ėshtė e pamundshme t'i arrijmė yjet. Nėse do tė
kishim mundur qė orbitėn e Neptunit ta kalojmė pėr dy vjet, po kjo
shpejtėsi do tė na mundėsonte qė tė arrijmė deri te ylli mė i afėrt pėr
9000 vjet. Edhe nėse do ta kishim anijen e tillė kozmike, nuk do tė
mund t'i kishim dalur nė krye karburanteve dhe rezervave tė ushqimit qė
do t'iu nevojiteshin njerėzve brenda anijes kozmike. Si zgjidhje tė
kėsaj janė pėrmendur hibernacioni, robotizimi, lindja ndėr kontroll,
etj., por tė gjitha kėto duken tė pamjaftueshme pėr njė shpjegim tė
shėndoshė tė problemit.

Kemi parė se nė kėto udhėtime barriera
mė e madhe ėshtė intervali kohor i cili zgjatė tepėr gjatė. Si zgjidhje
e kėtij problemi padyshim ėshtė udhėtimi i shpejtė, mirėpo sa ėshtė
mundėsia e udhėtimit mė tė shpejtė? Nga teoria speciale e relativitetit
dihet se shpejtėsinė mė tė madhe nė kozmos e paraqet shpejtėsia e
dritės (afėr 300000 km/s). Atėherė, nėse deri te Alpha Centauri do tė
fluturonim me po kėtė shpejtėsi, deri te ky yll do tė mbėrrinim pėr 4.3
vjet. Pėr fat tė keq, fizika nuk na jep shpresa pėr kėtė fantazi, sepse
obektet me masė kurrė nuk munden tė udhėtojnė nė shpejtėsinė e dritės.

Fizicientėt
O.M.P.Bilanuk, V.K.Deshpand dhe E.C.G.Sundarshan, mė 1962 propozuan
teorinė, e cila jep mundėsinė e ekzistencės sė grimcave imagjinare mė
tė shpejta se drita. Mė vonė fizicienti Geral Feinberg e zhvilloi kėtė
teori dhe atyre grimcave ua dhe emrin tachion (i shpejtė). Tė
supozojmė, pra, se ēdo grimcė e zakonshme shndėrrohet nė tahionin
pėrkatės. Tahionėt mė tej menjėherė do tė iknin me njė shpejtėsi tė
jashtėzakonshme, dhe nėse ato nė momentin e caktuar rishtazi do tė
shndėrroheshin nė grimca tė rėndomta, pas disa ditėve, madje edhe pas
ca sekondave, mund tė kaloheshin largėsi tepėr tė mėdha" - kėto janė
citate prej librit "Exploring the Earth and the Cosmos" tė shkrimtarit
tė ndjerė Isaac Asimov-it. Menjėherė pas kėsaj po ky autor shkruan:
"Pėr fat tė keq, askush deri mė tash nuk i zbuloi tahionet, ndėrsa
shumė shkencėtarė pohojnė se ato s'mund tė ekzistojnė as teoretikisht".


Disa shkencėtarė, tė cilėt mundohen qė ta paramendojnė
gjithėsinė si njė shirit dydimensional tė Meobiusit, pėrpiqen qė tė
japin zgjidhje logjike pėr udhėtimet ndėryjore. Shiriti i Moebiusit
paraqet njė unazė dydimensionale ku ana e epėrme dhe ajo e poshtme
paraqet njė sipėrfaqe tė njėjtė. Kur prej pikės sė caktuar dėshirojmė
tė dalim nė antipodin e tij, nė shiritin e Moebiusit mėnyra mė e
shkurtėr pr ta bėrė kėtė ėshtė tė shpohet vrima nė atė pikė. Nė kėtė
rast na nevojitet ndėrhyrja e kontinuumit tredimensional. Kur ėshtė nė
pyetje gjithėsia e vėrtetė, atėherė na nevojitet ndėrhyrja nėpėr
kontinuumin e dimensionit tė katėrt (koha si koordinatė nuk merret
parasysh). Disa shkencėtarė janė tė bindur se "ndėrhyrja" e tillė nė
gjithėsi realizohet pėrmes Vrimave tė Zeza. Kjo u bazua nė njė formulė
tė definuar nga Ajnshtajni dhe Roseni. Ky i fundit pohon se nė ato
vrima mund tė realizohen udhėtimet hapėsinore pa kurrėfarė vėshtirėsie.
Kozmologu Stephen Hawking, nė librin e vet "Vrimat e Zeza dhe Kozmosėt
Shkurtabiqė", tė botura mė 1993, thotė se brendia e vrimės sė zezė
paraqet njė gjithėsi miniaturale tė llojit tė vet, ku nė dyer qėndron
vėrejtja e Dantes tė cilėn e ka parė nė ferr. Thjesht s'kemi kurrėfarė
shansi praktik tė dalim gjallė prej vrimave tė zeza.

Teoria mė
e logjikshme qė na e japin ufologėt ėshtė se jashtėtokėsorėt erdhėn me
njė anije tė madhe amė, nė tė cilėn gjenden me qindra anije miniaturale
vėzhguese. Sipas kėsaj, "pjatat fluturuese" qė i shohim nuk janė gjė
tjetėr pos anije vėzhguese, tė cilat e observojnė Tokėn. I po kėtij
mendimi ėshtė edhe prof. Ronald Bracewell nga Radiolaboratori nė
Standsford, qė thotė se pėr komunikimet ndėryjore zgjidhjet mė tė lehta
janė sondat. Kėto sonda mund tė jenė tė automatizuara pėr njė radhė tė
dukurive, dhe pėr qėllim do ta kishin hulumtimin e planetit tė caktuar
dhe dėrgimin e informatave nė bazėn e tyre, e cila ndodhet nė planetin
prej nga dhe erdhėn. Prof. Bracewell shtoi se ata janė tė programuar nė
njė mėnyrė speciale qė t'ia dėshmojnė ekzistencėn e tyre njerėzve. Nė
tė vėrtetė, kur tė kapin ato ndonjė lloj tė valėve elektromagnetike,
duhen qė atė ta dėrgojnė prapa nė Tokė, prej nga i pranuan ato valė.
Kur do tė na ndodhtė kjo gjė, do tė na dukej si eho e valėve veē tė
dėrguara mė parė.

"Pėr mrekulli, po kjo gjė na ndodhi mė 1927,
kur njė radio operator nė Oslo i pranoi sinjalet me valė tė shkurta tė
radiostacionit PCJJ nga Ajdhoheni, Holandė. Pasi ky radiostacion i
dėrgoi valėt, pas tri sekondave nė Oslo u pranua ehoja e kėtyre valėve.
Kjo gjė u hulumtua, dhe mė 11 tetor 1928 kjo gjė u pėrsėrit, ashtu qė
nga PCJJ u dėrguan sinjale tė fuqishme, ku ehoja pėrsėri u pranua.
Kėsaj herė nė eho u bindėn vetė dr. B. van der Poll nga radio korporata
e Filipsit nė Ajdhohen dhe Administrata telegrafike norvegjeze nė Oslo.
Udhėheqėsi i kėtij hulumtimi, fizicienti Carl Stormer, i raportoi
revistės Nature mbi kėtė replikė. Viteve tė ardhme edhe hulumtuesit
tjerė pranuan eho tė ngjashme" - thekson Paul Watzlawick, nė "How Real
is Real". Ato tre sekonda tė vonesės na tregojnė se sonda gjendej nė
largėsinė afėr Hėnės. Nėse bėhemi tė vetėdijshėm pėr faktin se atė kohė
stacioni i Ajdhovenit ishte mė i forti nė Evropė, atėherė ky do ta
paraqiste prenė logjike pėr sondėn.

Van der Polli, sė bashku
me Stormerin, nga Osloja i dėrguan tre pika tė shpejta telegrafike nė
intervale prej 30 sekondave dhe e pranuan ehon nė po atė frekuencė me
vonesa tė ndryshme. Pastaj studenti i universitetit tė Glazgovit,
Duncan A.Luani, nė boshtin x e pėrcolli kohėn e vonesės, ndėrsa nė
boshtin y i vendosi numrat e radhitjeve impulsive, dhe kėshtu e fitoi
hartėn e yjėsisė Bootis. Nė fund ai erdhi deri te pėrfundimi se kėto
sonda erdhėn para 11000 vjetėve nga ylli Epsilon Bootis.

Kjo
dukuri nuk ėshtė unikate nė histori. John Mc Way na citon rastin e
pėrsėritjes sė sinjalit (kėsaj herė TV sinjalit), tė vėrjetur mė 1950
nė Hjuston, Teksas, me TV stacionin KLEE. Kėto fakte na sygjerojnė se
pjatat fluturuese paraqesin njė prodhim tė jashtėtokėsorėve. Mirėpo
shumė ēėshtje mbesin tė hapura me kėtė teori. Pėr shemull, si kanė
mundur tė dijnė jashtėtokėsorėt, tė cilėt gjenden me qindra vjet dritė
larg nesh, se aparatet tona fotografike nuk janė tė ndieshme nė dritėn
infra tė kuqe. Mes tjrash, ėshtė plotėsisht i pashpejgueshėm
komunikacioni i ēuditshėm i UFO-ve nga aspekti i teorive tė
Bracewellit.

Nėse supozojmė se sondat ndėryjore rrethojnė mbi
tokė, atėherė na lind pyetja mos mundėsia e kontaktit tė astronautėve
me UFO-tė ėshtė mė e madhe se sa me banorėt e Tokės. Kėshtu Charles
Berlitz dhe William Moore nė njė libėr tė tyre japin listėn e anijeve
kozmike dhe ekipeve tė astronautėve tė cilėn janė takuar me UFO-t gjatė
ekspeditave tė tyre nė gjithėsi.

Astronautėt edhe vetė
tregojnė se sa ėshtė ndikimi i madh i pamjes mahnitėse tė gjithėsisė nė
vetėdijet e tyre. Pamja e tillė nė ta krijon njėfarė baze ku "bota"
perceptohet nė njė mėnyrė jo tė pėrditshme... dhe ku mrekullitė mund tė
ndodhin nė ēdo ēast. Nė revistėn Omni astronautėt e njohur i patėn
dhėnė deklaratat e veta nė lidhje me takimet me UFO-t. Askush prej tyre
nuk ka pohuar se janė takuar me ta, edhepse mjaft prej tyre kanė
qėndruar mė shumė se 200 ditė nė gjithėsi.

Rasti mė i njohur
nė kėtė lėm ėshtė ai i cili ndodhi mė 1971, kur Apollo 15 kshte pėr
qėllim aterimin e katėrt nė Hėnė. Nė bisedėn me bazėn e kontrollit nė
tokė befas u ndėrpre lidhja (pėrndryshe, kėtė e them nė zhanrin
ufologjik) dhe u dėgjua njė zė fėrshėllyes e i mbyllėt, i cili tha:
"Lama Rabi Alardi Dini Endavur Esa Kunis Alim". Lingvistėt e gjuhėve tė
ndryshme, kryesisht tė hebreishtes, mė nė fund e interpretuan kėtė
enigmė. Bėhej fjalė pėr njė kėrcėnim qė pjesėrisht tingėllonte
"Mbizotėruesi mėsues do ta bėjė ligjin...", qė tregonte nė rreziqet e
pėrparimit tonė teknologjik tė disbalancuar.

Mė pas u
konstatua e kjo ishte vetėm pėrshėndetje dėrguar teknikut tė projektit
Apollo: "Merhaba ahle el-ard, min Endeavor elazkum salaam",
(Jungjatjeta, njerėz nė Tokė, keni pėrshėndetje nga Endivori) - pat
thėnė astronauti All Vorden nė pėrfundim tė orbitės sė dymbėdhjetė
rreth Hėnės. Qendra e kontrollit nė tokė u gjend nėpanikė, duke menduar
se anijen kozmike e pushtuan marsianėt. Pra, Vordeni foli nė gjuhėn
arabe, pėr nder tė "mbretit Faruk", siē e quanin Faruk El-Baz-in,
teknikun kryesor tė projektit Apollo.

Pyetja jonė se pse kjo
dukuri nė atė kohė u interpretua me aq senzionalitet, nuk na duket e
ēuditshme, nėse bėhemi tė vetėdijshėm pėr kohėn qė ngjau ky rast.
Atėherė "lufta e ftohtė" e zgjeruar i detyronte njerėzit tė shpresojnė
nė njė civilizim mė tė lartė, i cili do t'iu sjelė mė tepėr fat.

E
pamė se disa aftėsi tė caktuara tė UFO-ve nuk mund tė shpejgohen me
sondat e Bracewellit, pos nėse supozojmė se ato qenė tė drejtuara nga
qeniet inteligjente nga vetė brendia e atyre objekteve. Nėse kjo teori
ėshtė e saktė, atėherė kjo do tė ishte njė dėshmi e shkėlqyeshme pėr
jetėn nė gjithėsi.

Ufologėt, pėr tė dėshmaur se nė brendinė e
UFO-ve ekzistojnė qeniet inteligjente, i kryen njė radhė hulumtimesh me
qėllim qė tė konstatojnė se a ekziston ndonjė kontinuitet nė
komunikacionin e tyre. Pėr herė tė parė ufologėt Charles Garreau dhe
Raymond Lavier dhanė teorinė se lėvizjet e UFO-ve mund tė shpejgohen me
kuadrate tė regjioneve tė caktuara. Mirėpo, mė pas u konstatua se kjo
teori ėshtė e pavlefshme.

Aime Michel zhvilloi teorinė se
UFO-t shfaqen gjithnjė nė vijat e drejta, tė cilat me sezonė e
ndėrrojnė vendin. Pastaj ufologu i njohur francez Jack Vale, duke
gjurmuar pėr vėrtetėsinė e kėsaj teorie, gjeti se kjo nuk ėshtė e
saktė, dhe se disa tė dhėna qė i gjeti Micheli nuk paraqitnin gjė
tjetėr pos rastėsisė.

Teorinė e tretė e zhvilloi piloti i
Zelandės sė Re Bruce Cathie. Sipas kėsaj teorie UFO shfaqet gjithmonė
nė kuadėr tė trekėndėshit barabrinjės. ēdo anė e kėndit ėshtė i gjatė
61,116 km (33 mila). Mė pas aeronautiku Jean Charles Fumoux disa herė e
dėshmoi kėtė teori. Prej 1911 UFO-ve tė vėrejtur nė v.1954, Fumouxi
1625 prej tyre i adaptoi nė kėtė teori, e cila u quajt Harmonic 33.
Jean Franēois Gille-u, matematicienti francez, tregoi se rstėsia e
hulumtimeve tė Fumouxit silelt nė 1:1000. Pastaj matematicienti
Dominique Caudrom rishtazi i hulumtoi vėrejtjet e v.1954, he erdhi nė
pėrfundim se nė radhėn kronologjike, teoria Harmonic 33 duket e
pamjaftueshme pėr shpjegimin e lėvizjeve tė UFO-ve.

Edhe ish
jugosllavėt, mė 1989, krijuan njė grup psikologėsh, fizicientėsh,
aeronautikėsh dhe ufologėsh dhe zhvilluan njė teori nėn emrin
Loksodrom. Pėrndryshe Goran Ergoviqi e reklamoi kėtė teori si 90-95% tė
saktė nė parashikimet e lėvizjeve tė UFO-ve.

Deri tash
vėrejtėm se asnjė rast nuk mundt ė dėshmojė se brenda UFO-ve ekzistojnė
qeniet inteligjente. Mirėpo, prej klasifikimit tė 6. tė Hynek-ut mund
ta nxjerrim njė pėrfundim deduktiv, i cili jep mundėsinė e ekzistencės
sė jashtėtokėsoreve brenda pjatave fluturuese.

Prej gjysmės sė
kėtij shekulli deri nė ditėt e sotme, janė shėnuar pėrplot takime tė
afėrta tė llojit tė tretė ose siē emėrtohen sot, "kidnapime". Njė
kamarier kafeneje, pėrndryshe okulisti George Adamsnku, mė 1948
kontaktoi (zaten komunikoi me telepati) me Venerianėt nė ARizonė.
Pastaj me anijen e jashtėtokėsorėve udhėtoi nė Venerė, Hėnė dhe Saturn,
ku kėtu, siē pohon foli me jasthėtokėsorėt tjerė. Poashtu pohonte se nė
anėn e errėt tė Hėnės ekziston jeta, vegjetacioni i bujshėm dhe
ndėrtesat monumentale. Edhe kur astronomėt zbuluan se nė Venerė
mbizotėron temperatura rreth 440oC dhe se e gjithė atmosfera ėshtė e
mbushur pėrplot CO2, Adamski edhe mė tej pohonte se e fliste tė
vėrtetėn. Pėr fat ai ishte i vdekur (mė 1954), kur u zbulua ana tjetėr
e Hėnės dhe sipėrfaqja e Saturnit!

Rasti mė i njohur i
kidnapimit ndodhi mė 20 shtator 1961 nė New Hempshire nė Amerikė, kur
qifti Barney dhe Batty Hill, nė rrugėn pėr Portsmouth, zbuluan se u
mungojnė dy orė tė kohės. Mė tej, kur filluan tė kenė ankthe dhe ėndrra
tė kėqija, iu nėnshtruan hipnozės nga ana e dr. Benjamin Simonit mė
1964 dhe nė praninė e astronomit dr. Allan Hynekut. Ata nėn hipnozė
"zbuluan" se nė atė kohė tė humbur qenė tė kidnapuar nga ana e
jashtėtokėsorėve brenda anijes dhe i qenė nėnshtruar ca eksperimenteve
mjekėsore. Por, siē thotė prof. dr. Carl Sagani, "kjo ėshtė njė dukuri
mjaft interesante dhe ngazėllyese, por pa asnjė dėshmi".

Nė tė
gjitha dukuritė e kidnapimeve njerėzit me vetėdije nuk kujtoheshin pėr
aktin e kidnapimit, mirėpo me hipnozė ose me ndonjė teknikė tjetėr pėr
depėrtim nė nėndije, bėheshin tė vetėdijshėm pėr dukurinė qė s'iu
kujtohej. Shumė hulumtues tėrheqin vėmendjen nė rezikun e pėrdorimit tė
hipnozės si teknikė pėr nxjerrjen nė pah tė kriptomenzisė, sepse shumė
psikologė tregojnė nė faktin se nėndija nuk ėshtė vetėm ndonjė rezervar
palidhje i perceptimit subsenzitiv, por ajo ka njė botė tė veten qė ka
qėllime, dėshira dhe nevoja tė ndryshme prej vetėdijes.

Kėshtu
mund tė vijmė deri te pėrfundimi se njerėzit qė pohojnė, nėn hipnozė,
se qenė tė kidnapuar, janė tė mashtruar nga vet nėndijet e tyre. Nė tė
vėrtetė, hipnotizuesi William Mc Koll dhe dy ufologė, Elvin Losson dhe
John de Carrera, i zgjodhėn tre persona tė ndryshėm, tė moshave tė
ndryshme, me karakter tė mbyllur nė vete dhe qė s'kishin lidhje me
UFO-t. Poashtu kėta s'kishin kurėfarė tė metash mentale. Tre
hulumtuesit, nė njė spital tė Kalifornisė, i hipnotizuan kandidatėt dhe
i pyetėn nė mėnyrė indirekte pėr UFO-t. I pari prej tyre tha se njė
qenie me njė sy iu afrua atij dhe e vėshtronte me njė dritė qė
drejtohej nga pjata fluturuese. Tjetri tha se levitoi nė shpinė deri te
anija kozmike, ku u trajtua nga ana e jashtėtokėsorėve qė i ngjanin
fetusit. I treti tha se duke fluturuar brenda njė tuneli tė shndritshėm
u gjend brenda pjatės fluturuese. Me kėtė eksperiment marrim vesh se
tregimet mbi kidnapimet paraqesin vetėm imagjinatėn e bujshme tė
njeriut. Ndėrsa Filip Klasi thotė se Hopkinsi (UFO sharlatani i njohur,
i cili pėrmes hipnozės i zbulon "tė pafatėt" e kidnapuar) i then tė
gjitha rregullat themelore tė hipnozės sė shėndoshė. Nė tė vėrtetė,
hipnotizuesi kurrė nuk guxon tė ketė kontakte me subjetin para seansės
dhe duhet ta inēizojė gjithė seansėn nė videokasetė. Hipnitizuesit,
megjithatė, veprojnė kundrejt kėtyre rregullave.

Njerėzit, nėn
ndikimin e ndonjė mjeti narkotik, nė disa raste i pėrjetojnė
kidnapimet, ndėrsa janė tė njohura rastet kur pacientėt (pohojnė pa
kurrėfarė arsye), pas marrjes sė anestetikėve (sidomos valiumit),
halucinojnė dhe besojnė se qenė tė dhunuar nga mjekėt. Kjo gjė e solli
psikofarmacistin Ronald Sigel nė pėrfundimin se dukuria e kidnapimit
paraqet halucinacionin e nxitur prej streseve, errėsirės dhe izolimit.

Se
"kidnapimet" paraqesin njė dukuri psiko-sociale, na bind dėshmia e
vėrejtjes sė ufologes britaneze Xheni Rendls, e cila i studioi dallimet
mes tipit amerikan tė kidnapimit dhe atij anglez. Nė tė vėrtetė,
jashtėtokėsorėt amerikanė paraqiten si krijesa tė vogla me koka dhe sy
tė mėdhenj. Ata britanikė janė tė madhėsisė sė njeriut dhe tė gjatė
prej 180-210 cm. Pėrkundėr atyre amerikanė, jashtėtokėsorėt britanikė
shumė rrallė bėjnė teste mjekėsore, ndėrsa testet gjinekologjike, tė
cilat janė shabllon-masė nė Amerikė, janė njė rrallėsi e madhe nė
Britani.

Nė tė gjitha rastet e kidnapimeve, jashtėtokėsorėt
kishin formėn e ngjashme me humanoidėt, gjė qė na duke mjaft e
ēuditshme, sepse siē e dijmė, edhe vetė Darvini pat thėnė se shansi i
evolucionit tė shkojė rrjedhės sė njėjtė si nė Tokė ashtu edhe nė
gjithėsi ėshtė tepėr e vogėl, thuaja nė zero. Mirėpo, nėse kidnapimet i
trajtojmė si prodhime tė imagjinatės sonė tė bujshme, atėherė tė gjitha
kėto nuk na duken tė ēuditshme. Pėrkundėr kėsaj, Ahmed Bosniqi nė
librin e vet "Misionarėt nga gjithėsia" pėr kėtė ēėshtje flet kėshtu:
"Dėshmitarėt (e takimeve tė afėrta tė llojit tė tretė) nė ato anije,
ose pranė tyre, vėrejtėn krijesa qė kursesi nuk i ngjajnė insekteve
gjigante, por figurave njerėzore, qė ėshtė gjithsesi njė arsye mė pak
tė dyshohet nė kėto raporte". ēfarė ironie e padurueshme!

Tash i
erdhi radha njė teorie shpekulative e cila pėrpiqet tė dėshmojė se
brenda UFO-ve ekzistojnė, ose sė paku kanė ekzistuar, qeniet mė
inteligjente se sa njerėzit. Sipas kėsaj teorie, jashtėtokėsorėt, para
mija vjetėve erdhėn nė Tokė dhe kanė kontaktuar me njerėzit, ndėrsa
UFO-t qė i shohim sot paraqesin invazionin e dytė tė tyre.

Paleokontakti
kozmik - siē u emėrtua kjo teori, bazohet nė pseudofaktet arkeologjike,
historike, mitologjike dhe ato religjioze.

Teoria e kėtillė
pėr herė tė parė u formulua nė vitet e 20-ta nga ana e njė arkeologu
rus (kėrkoj ndjesė nga lexuesit qė s'mė kujtohet emri i tij), dhe tek
mė vonė, viteve tė 60-ta, u popullarizua nga ana e njė kamarieri
zviceran me emrin Erich von Daniken. Njė e vėrtetė e pafshehur ėshtė se
ky emėr tash pėrfaqėson njė gėrditje te tė gjithė shkencėtarėt e lėmeve
tė ndryshme. Logjikshmėria e kėsaj teorie ėshtė e konstruksionit tė
dobėt; ajo ēdo godinė tė madhe e tė lashtė e konsideron si vepėr tė
jashtėtokėsorėve. Njėra prej tyre padyshim ėshtė edhe ēudia e shtatė
relikte, piramida e Keopsit. Pėr kėtė piramidė janė shkruar aq shumė
punime sa qė pėrsėritja e tyre do tė ishte e panevojshme.

Kėtu
duam ta tėrheqim vėmendjen mbi atė se pėr ufologėt, dimensionet e
piramidės kinse paskan lidhje me dukuritė astronomike, poashtu edhe
kėndi i shkallėve nė brendinė e piramidės qenka e barabartė me kėndin e
heliksit tė acidit deziksiribonukleik, etj. Kėtu vjen edhe fakti se
piramida egjiptase paraqet njė kokėdhembje edhe pėr arkitektėt e sotėm,
ndėrsa njerėzit si Danikeni nxjerrin teori se jashtėtokėsorėt janė
ndėrtues tė kėsaj ndėrtese monumentale. Egjiptologėt vazhdimisht e
refuzojnė kėtė teori, duke dhėnė fakte se Khu-Fu (piramida e Keopsit,
nė gjuhėn egjiptase) ėshtė ndėrtuar mes 2551-2528 para erės sonė pėr
faraonin e atėhershėm. Piramida e Keopsit nuk paraqet vetėm varrezėn
(mes tjerash mumia e faraonit ende as nuk ėshtė gjetur), por e ka edhe
anėn e vet socialo-politike. Nė tė vėrtetė, sipas egjiptologėve,
piramida ėshtė ndėrtuar pėr nder tė bashkimit tė Egjipitit tė poshtėm
dhe atij tė epėrm, i cili kishte dobi pėr interesat e dyanshme.

Kėshtu
shpjegohet edhe orvatja e ithtarėve tė Danikenit qė thonė se si kanė
mundur me dhjeta mija robėr tė punojnė me 2.400.000 blloqe tė gurėve -
tė rėnda prej 2.5 deri 70 tona, tė cilėt gjendeshin me kilometra larg.
Mirėpo, nėse kjo ndėrtesė ėshtė ndėrtuar me vetėdijen kolektive tė
popullit pėr njė qėllim paqėsor, si na thotė historia, atėherė nuk na
ėshtė i ēuditshėm as preciziteti i kėtij objekti.

Poashtu janė
edhe ca teori tė tjera tė suksesme tė cilat mund ta shpejgojnė
ndėrtimin e piramidave sipas diturisė sė atėhershme tė arkitekturės.

Ajo
qė i bėn piramidat tė ēuditshme janė dukuritė misterioze qė ndodhin
brenda tyre. Viteve tė 30-ta Antoan Boveti zbuloi se kafshėt e vogla tė
cilat kanė humbur nė piramidėn e madhe dhe tė cilat kanė ngordhur nė
tė, nuk janė kalbur. Pastaj u zbuluan plot ndikime fiziko-kimike tė
piramidave nė botėn biologjike dhe atė joorganike.

Piramida
mund ta shpejtojė rritjen e bimėve, ta ndėrrojė viskozitetin e lėngjeve
tė ndryshme, t'i mprehė zhiletat e topitura, etj. Pastaj u zbulua se
edhe piramidat e vogla prej kartoni, tė zvogėluara proporcionalisht me
pėrmasat e piramidės sė Keopsit, japin rezultate tė njėjta.

Ithtarėt
e paleokontaktit kozmik pohojnė se brenda piramidės sė madhe ekzistojnė
gjeneratorėt specialė, tė cilėt e akumulojnė energjinė kozmike. Fituesi
i shpėrblimit tė Nobelit, fizicienti Walter Luis Alvarezi, me detektorė
tejet tė ndieshėm i matte rrezet kozmike brenda piramidės, por asgjė
nuk gjeti qė do tė sygjeronte nė teorinė e mėparme.

Kėto
dukuri brenda piramide mė nė fund u shpjeguan me dehidrimin e shkaktuar
nga ana e proporcioneve speciale tė kėtyre objekteve.

Ekspertėt
pėr metalurgji nė ish ēekosllovaki, pas dhjetė vjetėve hulumtimi tė
efektit tė priamidės nė zhileta, zbuluan se tehu i harxhuar i zhiletit
nė majtė e veta ka xhepa tė imėta tė lagėshtisė, tė cilat e krijojnė
topitjen e tehut. Pastaj zbuluan se pas qėndrimit njė kohė nė piramidė,
kėta xhepa mikroskopikė avullohen dhe zhileti e fiton pėrsėri
mprehtėsinė e vet.

Njė vepėr tjetėr "e cila e kaloi kohėn e
vet", janė figurat e gjetura rastėsisht nė vitet e 30-ta nė Nazca,
Peru. Kjo temė u bė cak i palodhshėm i shumė ithtarėve tė Danikenit,
por e cila edhe nė ditėt e sotme mbetet enigmatike. Shikuar nga
perspektiva e zogut, nė Nazce mund tė shihen figura tė ēuditshme tė ca
kafshėve tė gjata me qindra metra. ē'ka kėtu pėr t'u ēuditur, do tė
pyeteni. Kur ato figura i shikojmė nga toka, nuk do tė shohim asgjė pos
ca hullive rastėsisht tė lėvruara. Dukshėm me kėtė, vijat e atyre
hullive nuk e humbin simetrinė. Si arritėn tė ruhen kėto hulli, tė
ndėrtuara para mija vjetėve, tė cilat edhe pėr vendasit paraqesin vetėm
shtigje rastėsisht tė krijuara. Shikuar nga niveli i dheut, kėto prerje
paraqesin hulli tė gjera, tė cilat zbulojnė terenin e verdhė tė zbehtė
qė shtrihet ndėr shtresėn e sipėrme tė rėrės sė murme tė kėtij regjioni
gati shkretinor. Kėto hulli janė ruajtur pėr shkak se kėtu ka shumė pak
tė reshura. Tė reshurat lokale nė Nazca zgjasin mesatarisht 20 minuta
nė vit.

Dy hulumtues amerikanė, sipas nivelit tė diturisė dhe
shkathtėsisė sė manipulimit me mjete pune, dėshmuan se vendasit e
hershėm tė Perusė ishin nė gjendje tė ndėrtojnė balon. Kėta tė dy,
bashkė me "Condor"-in (tė cilin e krijuan sipas teorive tė veta), disa
herė fluturuan pėr tė demonstruar nė qiellin mbi Nazca. Nėse edhe
vizatuesit e atyre figurave kishin nė disponim balonat, atėherė nuk
ėshtė vėshtirė tė shpjegohet krijimi i atyre figurave; mirėpo ende
mbetet enigmatike qėllimi i atyre figurave, sepse deiri mė sot nuk u
zbulua asnjė kult, sektė ose religjion nė kėtė regjion qė do tė kishte
lidhje me ato figura.

Danikeni, si dėshmi pėr teorinė e vet, i
hulumton edhe figurat e shpellave tė cilat i ngjajnė raketave,
skafanderėve, pjatave fluturuese, etj. Pėr shembull, nė Kimberli,
Australi, Joseph Bradshow mė 1907 zbuloi njė vizatim shpelle ku mund tė
shihej njė njeri me skafander dhe me antena nė kokė, e bashkė me tė
gjenden edhe tre tipe evropiane tė femrave dhe njė urtak babilonas.
Ėshtė e vėrtetė se nė literatura mund tė gjenden sasi tė mėdha tė
kėtyre llojeve tė vizatimeve. Ka edhe vizatime nė shpella ku pjatat
fluturuese dhe raketat mund tė shihen qartė. Danikeni pohon se njerėzit
qė i kanė parė pjatat fluturuese, si shenjė tė kujtesės nė "zotat",
edhe vendet e tyre tė shenjta i ndėrtuan nė formėn e anijeve kozmike.
Pėr shembull, minarja e xhamisė i ngjan raketės. Si ēdo pohim tjetėr i
tij, edhe ky qėndron nė konstruksion tė dobėt, sepse mundėsia ėshtė
tepėr e vogėl qė raketat e jashtėtokėsorėve t'u ngjajnė atyre
tokėsorėve. Pos kėsaj, raketat tona, kur hyjnė nė ndonjė planet tjetėr,
nuk janė mė tė formės sė mėparme.

Nuk mund tė japim ndonjė
fjalė pėrfundimtare mbi vizatimet nė shpella, por na ėshtė i njohur
pohimi i James Frazerit nė veprėn e vet kapitale "Golden Bough" (Dega e
Artė), se artifaktet nė formėn e diskut paraqesin simbolet e pastrimit,
gjegjėsisht mbrojtjes prej sė keqes. Kėto simbole nė formė disku janė
gjetur gati nė gjitha traditat e popujve, ndėrsa edhe raketat mund t'i
konsiderojmė sikur simbole tė falusit, i cili ėshtė shenjė e
plleshmėrisė (sė tokės). Vizatimet e "pjatave fluturuese" ndoshta
paraqesin simbolet religjioze tė alegorizuara nė formėn e dukurive
mitologjike. Ithtarėt e Danikenit theksojnė se disa lloje tė vizatimeve
ose disa forma arkitektonike, shfaqen nė vende tė ndryshme (Australi -
Amerikė Jugore) larg njėra tjetrės me mija kilometra, dhe tė cilat i
kanė format e njėjta. Pėr shembull, nė Amerikėn Jugore dhe jo larg saj,
nė Ishujt e Pashkėve, ekzistojnė forma tė njėjta tė kokave prej guri.
Ajo qė na ēuditė ėshtė se edhe nė Australi janė gjetur figura tė
ngjashme si kėto tė mėparmet. Kjo dhe ishte kafshatė e madhe pėr
ithtarėt e "paleokontaktit kozmik", tė cilėt, me mendje tė shėndoshė,
menduan dhe konkluduan se pasi qė njeriu i atėhershėm nuk ishte nė
gjendje tė bėjė udhėtime transpacifike, kėto vepra i ndėrtuan
jashtėtokėsorėt.

Zoologu norvegjez (mė vonė etnolog) Thor
heyerdahl, me pesė miqtė e vet, me trap tė rėndomtė tė ndėrtuar prej
balza-drurit, tė cilin e emėrtoi Kon-Tiki, e kaloi oqenain paqėsor,
duke dėshmuar kėshtu mundėsinė e migracioneve parahistorike tė
Indijanėve prej Amerikės Jugore nė kahjen e ishujve tė shumta tė
Polinezisė.

Ekspedita e tij e cila zgjati 101 ditė (28.4-7.7.
1947), dėshmoi se vendasit e vjetėr tė Amerikės Jugore ishin nė gjendje
ta pėrcjellin diturinė e tyre nė regjionet e largėta, gjė qė edhe e
kanė bėrė kėtė. Mirėpo, ithtarėt e Danikenit e refuzojnė kėtė shpjegim
duke i dhėnė vėrejtjet e veta pėr paaftėsinė e njerėzve t'i ndėrtojnė
statujat e tilla sikur qė janė nė Ishujt e Pashkėve. Ato statuja janė
tė gjata prej 12-22 m, ndėrsa tė rėnda nga 50 tona. Tė gjitha i kanė
veshėt e gjata dhe nė kokė kanė kapelėza tė kuqe qė u ngjajnė perukave.


"Para shumė kohėsh njerėzit veshgjatė nga Peruja zbarkuan nė
Ishujt e Pashkėve, ku i zunė robėr vendasit (njerėzit vesh shkurtėr)
dhe kėta, si robėr, i ndėrtuan ato statuja prej shkėmbinjve vullkanorė
tė vullkanit tė fikur Rano-Roraku, dhe me litarė dhe trarė i sollėn ato
gjer te vendi i planifikuar. Mirėpo, vendasit pastaj u ēuan nė
kryengritje dhe i ngadhnjyen okupuesit dhe i shkatėrruan statujat e
tyre". Kėtė skenar Thor heyerdahl e zhvilloi nė librin e vet "Aku-Aku,
the Island of Giants" (Aku Aku dhe ishulli i gjigantėve, botim i
Tiranės). Pėrndryshe sot kjo teori ka shumė mė tepėr dėshmi etnologjike
dhe ėshtė e pranuar gjerė mes shkencėtarėve.

Dėshminė mė tė
fuqishme pėr shumė ithtarė tė "paleokontaktit kozmik" e paraqet dituria
e jashtėzakonshme e vendasve tė vjetėr tė shtetit Mali, i cili gjendet
nė veri-perėndim tė Afrikės. Dogonėt janė fis totemistik tė cilėt
mbahen gjallė me bujqėsi. Ata e dijnė se ylli mė i ndritshėm nė qiell,
Siriusi, e ka njė pėrcjellės tė vetin, tė quajtur Po-tolo. Po-tolo
ėshtė yll masiv i pėrmasės sa Toka. Pasi qė ky yll nuk ka gjasa tė
shihet me sy, nė botėn perėndimore u zbulua mė 1844 nga ana e
astronomit gjerman Friedrich W. Besselit dhe u emertua Sirius B.
Siriusi B ėshtė njė tip klasik i xhuxhit tė bardhė (yll i degjeneruar),
i cili gjendet nė sistem binar me yllin mė tė ndritshėm. Nėse i pyesim
Dogonėt se si arritėn deri te kjo njohje, ata do tė pėrgjigjen se
"zotat" (Nommo) tė cilėt erdhėn nga Po-tolo, ua mėsuan zanatet si dhe
teknikat e bujqėsisė. Kjo tingėllon nė mėnyrė "danikenore", por nėse
thellohemi nė kėtė ēėshtje, nė shesh do tė dalin paradokset e ndryshme.
Pėr shembull, mitologjia e Dogonėve tregon se mė parė ata jetuan nė
Sirius B, por kjo gjė ėshtė e pamundshme, sepse Sirius B nuk ėshtė
planet, por yll me pėrmasa planeti. Vėrejtja tjetėr bazohet se pse
pikėrisht Siriusi u zgjodh pėr burim tė diturisė sė tyre (dhe jetės).
Pėrgjigjja ėshtė e qartė: Siriusi paraqet yllin mė tė ndritshėm, kėshtu
qė edhe nė Egjipt qe adhuruar si sotis, qė ishte shenjė e plleshmėrisė
sė tokės (nė fillim ishte adhuruar si mbretėreshė, por mė vonė u
transformuan nė zotin Seth). Kjo ėshtė arsyeja pse Dogonėt, si mbretėri
tė zotave tė tyre, e zgjodhėn pikėrisht Siriusin. E vetmja gjė qė nuk
na ėshtė e qartė ėshtė se si erdhėn nė dijeni se ai yll ka pėrcjellėsin
e vet.

Duke besuar se mitologjitė paraqesin dokumente tė
vėrteta, qė i shėnuan urtakėt e vjetėr, ithtarėt e Danikenit nė to
gjetėn mjaft dėshmi pėr paleokontaktin kozmik. Pasi qė ato raporte tė
tyre nuk kanė (as nuk mundohen tė kenė) ndonjė aspekt shkencor, nuk do
tė bėjmė fjalė pėr to, sepse e dijmė se populli nė mitologji sa e
shtrembėron realitetin. Dikund lexova se princi serb Marko nė mitologji
ishte njeri me forcė minatyrore, i cili ishte nė gjendje qė me dorė tė
priste malin, mundte ta ngadhnjente ushtrinė me njė dorė, pastaj me njė
hap t'i kalojė lumenjtė, malet, etj. Poashtu besohet se ėshtė i
pavdekshėm dhe momentalisht ėshtė duke fjetur nė njė shpellė. Nė
realitet, ishte qyqar dhe tradhtar i cili vdiq duke i ndihmuar anės
tjetėr.

Edhe nė librat e shenjtė religjiozė, Danikeni i gjeti
dėshmitė pėr teorinė e vet. Ai ėshtė i bindur dhe palodhshėm pohon se
zotat nė librat e shenjta janė astronautė. Duke u nisur me kėtė logjikė
aeronauti i NASA-s Joseph Blumrich, sipas pėrshkrimit tė vizionit tė
Izakielit, e bėri maketėn e anijes kozmike tė jashtėtokėsorėve.
Hulumtuesit tjerė besojnė se arka e artė e Moisiut ėshtė njė radio
pranues me TV. Edhe nė Kur'an mund tė gjenden tė tilla raporte, ku psh.
nė kaptinėn "Fil" fitorja shpejgohet me ndihmėn e pjatave fluturuese,
pastaj nė kaptinėn "Kehf" ajeti 11, ku pėrshkruhet hibernacioni, etj.

Shihet
se teoria e paleokontaktit kozmik jo vetėm se s'mund t'i shpjegojė
shumė fakte, por edhe ėshtė shkencėtarisht jo e plotė dhe e pasaktė.


mesin e ufologėve ekstremistė, ėshtė e pėrhapur edhe njė teori, e cila
thotė se njerėzit nė Tokė bėjnė pakte dhe marrėveshje tė ndryshme me
jashtėtokėsorėt, dhe se CIA dhe Pentagoni kanė kontratė reciproke me
jashtėtokėsorėt. Kėshtu qeveria e SHBA-ve i lė ata rehat dhe nuk
shpalos kurrėfarė fshehtėsie pėr jashtėtokėsorėt, poashtu edhe kėta nuk
i kidnapojnė mė njerėzit dhe kafshėt pėr tė eksperimentuar me ta. Pėr
mendjen e njeriut tė shekullit tė 20-tė kėto fjalė nuk janė gjė tjetėr
pos njė senzacionalizėm i tipit patologjik, gjė qė na vjen shumė keq qė
gjėrat qėndrojnė kėshtu. Njerėzit, megjithatė, besojnė nė kėtė, madje
shumica prej tyre edhe i frikohen kėsaj teorie. Si dėshmi tė kėsaj,
vetėm paramendoni se sa libra deri mė tash i ka shitur Ahmed Bosniqi,
edhe pse ato s'kanė kurrėfarė origjinaliteti. Ky mit (teori) daton prej
24.9.1947, kur, zaten, nė Rosewell u rrėzua njė pjatė fluturuese me
jashtėtokėsorė tė vdekur. Po kjo gjė ndodhi edhe mė 25.3.1948 nė New
Mexico. Atėherė, nėn udhėheqjen e dr. Vanevar Bushit, u themelua
organizata e fshehtė "MJ-12", e cila kishte pėr qėllim qė t'i hulumtojė
kėto pjata fluturuese dhe kufomat e jashtėtokėsorėve. Edhepse kėto
hulumtime janė kryer nė fshehtėsinė mė tė madhe, dy anti ortodoksė,
Berlitz dhe Moore, e mė vonė edhe fizicienti nuklear Stanton Friedmann
(pėrndryshe tash ky udhėheq njė kompani telefonike pėr pėrgjigjje nė
pyetjet mbi UFO-t. Duket se s'ka mundur si tė fitojė mė herėt, kėshtu
qė njeriu provoi udhė tė reja), me hulumtimet e veta, i nxorrėn nė
shesh punimet e grupit "MJ-12". Pastaj kjo teori (viteve tė 90-ta) u
shfaq nė fokusin e interesimit tė ufologut francez Jimmy Giueu.

Heshtjen
e qeverisė sė SHBA-sė njerėzit e merrnin si dėshmi pėr kėtė teori,
megjithėse qeveria kėtė ndoshta e pranonte si prestigj nė luftėn e
ftohtė me Rusinė.

Kėtu thamė se ekzistenca e UFO-ve ėshtė fakt
i kudnėrshtueshėm deri sa ende nuk konkluduam pėrfundimisht se ē'janė
ato. Padyshim jemi kundėr pohimit se UFO-t nė vete kanė qeniet
inteligjente pėr shkak tė shumė arsyeve. Sjellja e UFO-ve nė kuadėr tė
kėsaj teorie na duket mjaft e ēuditshme. Nė tė vėrtetė, pse ato nuk
ontaktojnė me neve, por gjithmonė janė njė hap para nesh dhe "ndjehen
si tė jenė nė shtėpitė e veta"? Ende nuk na ėshtė e kuptueshme se si
kanė mundur ta thejnė barrierėn e udhėtimeve ndėryjore.

Sipas
meje, teorinė mė tė bindshme, tani pėr tani, pėr shpjegimin e
prejardhjes dhe karakteristikave tė UFO-ve, e dha John Keel nė librin e
vet "The Mothman Prophesies" (Profecia e ***), ndėrsa e popullarizoi
Colin Wilson nė "Mysteries".

Formula tejet e shkurtėr e kėsaj teorie ėshtė: UFO-t janė tulpa!

ē'ėshtė
tulpa? Edhepse kjo nuk e ka vendin kėtu, duhet tė dijmė se ē'janė
tulpat qė ta kuptojmė kėtė teori. Tulpa ėshtė njė termin pak a shumė i
njohur nė literaturėn okulte, qė mund tė definohet si kreacion psikik i
projektuar nė realitetin tredimensional. Teoria e tulpave, edhepse
paraqet njė aspekt tė shpekulimit okult, e ka bazėn e vet nė rastet
speciale tė shėnuara nė literatura dhe nė teoritė e mekanikės kuantike
dhe supozimeve tė psikologjisė.

Alexandra DAvid Neel, nė
librin e vet "With Mystics and Magicians in Tibet", jep njė shpjegim tė
gjerė mbi tulpat. Pėrndryshe kjo nė Tibet, me meditim special qė zgjati
me vite, arriti ta krijojė njė tulpė nė formėn e lamės (prift tibetas).
Edhepse ky pohim i etnologes sė famshme mund tė tingėllojė si absurd,
ka njerėz qė e kanė takuar atė lamė (sepse kjo e mori atė me vete nė
Evropė). Poashtu edhe prof. Ducasse nė librin "A Philosophical of
Religion" e shpjegon kėtė takim dhe e pėrshkruan lamėn si shėrbėtor
besnik tė Neelit, i cili linte pėrshtypjen e njeriut tė vėrtetė. Pastaj
Neeli me meditimin gjashtėmujor arriti ta shkatėrrojė lamėn e krijuar.

Madje
edhe Dion Fortune e krijoi njė tulpė nė formėn e ujkut. Por ky ujk,
sikur edhe lama e Neelit, pas njė kohe deshi ta krijojė egon e vet.

Njė
dukuri krejtėsisht tjetėr, pėrbindėshi nga Loch Nessi, e detyroi
natyralistin F.V.Holidey tė thotė se kėtu bėhet fjalė pėr tulpė. Shumė
fakte na sygjerojnė nė vėrtetėsinė e kėsaj teorie. Holidey vėrejti se
edhe nė liqenet La Fada dhe La Nahuin janė parė pėrbindėshat, ndėrsa
kėto liqene janė tepėr tė vogla qė ta shpejgojnė ekosistemin me
pėrbindėshat. Poashtu, pėr tė gjithė ėshtė i njohur rasti se
pėrbindėshi nga Loch Nessi gjithmonė ėshtė nė gjendje qė pa u hetuar tė
shfaqet si dhe tė zhduket.

F.V.Holiday, duke i analizuar
deklaratat e dėshmitarėve, erdhi nė pėrfundim se kėtu bėhet fjalė pėr
"tullimonstrum gregarium", njė lloj kėrmilli lakuriq gjigant.
Pėrndryshe, nė mitologjitė angleze ky tregohet si shembėlltyrė e sė
keqes, dhe me njė hulumtim tė kujdesshėm ky natyralist konstatoi se
edhe ėprbindėshi i Loch Nessit e ka po kėtė rol. Ekipi i tij fitoi
sindromin e neuralgjisė gjatė gjurmimeve nė kėtė teren, qė sygjeron nė
"mallkimin" e atij vendi. Holiday pranė liqenit e pati njė fanitje, ose
vizion, tė njė njeriu me tė zeza i cili mbante maskė, dorėza dhe
helmetė. nė takimin me tė Holiday ndjeu njė bezdisje psiko-fizike tė
pėrcjellur me vullnet tė errėt. Pėrndryshe ky shkencėtar vitin e
ardhshėm pėrjtoi infarkt nė vendin ku e pat takuar atė "hije". Kėto
dėshmi i shtruam vetėm qė ta tėrheqim vėmendjen nė atė se rrethina e
liqenit Loch Ness e paraqet njė vend pėr magjitė rituale tė britanezėve
tė vjetėr. Hulumtuesi i njohur i dukurisė Loch Ness, dr. Robert Rines,
mė 1976, me ndihmėn e sonarit, nė liqen, nė thellėsinė prej 20 m, i
zbuloi njė numėr tė konsiderueshėm tė gurėve megalitė tė renditura nė
rreth. Kėshtu padyshim vijmė nė pėrfundimin se liqeni Loch Ness pėrpara
ka qenė njė vend i shenjtė magjizezė i keltėve, tė cilėt i kryenin
ritualet e veta, dhe kėshtu, me njė "vetėdije kolektive", erdhėn nė
gjendjen e tillė qė ta krijojnė pėrbindėshin e vet tė adhuruar, i cili
edhe sot e kėsaj dite endet jashtė kohės sė vet.

Edhepse nuk
janė tė bindshme, ekzistojnė indicie se edhe nė ritualet e Aleister
Crowleyt, shtėpia i tė cilit gjendej pranė liqenit, vinte deri te
shfaqja e pėrbindėshave. Njė magu tjetėr, i cili i kryente ritualet e
veta afėr liqenit, i erdhi, pos pėrbindėshit, edhe njė mysafir tjetėr i
paftuar - UFO-ja.

Megjithatė, kėto pohime nė shumėēka janė ose
tė rrejshme ose tė zmadhuara. Ne kėtu mundohemi tė tregojmė se krijimi
i realitetit pėrmes psikės nuk takon nė fantazitė imagjinare. Kėtė e
pėrpoqėm ta dėshmojmė me dukurinė e Loch Nessit. Disa do tė pyeten se a
ekzistojnė rastet konkrete ku mund tė shihet qartė krijimi i tulpave.
Nė kėtė pyetje mund tė pėrgjigjemi pozitivisht. Parapsikologu dr.
Kenneth Batcheldor, duke e gjurmuar dukurinė e levitimit, erdhi nė
pėrfundim se nė eksperimentet nė grup, suksesi varet nga gjendja
psikike dhe nga bindja e subjektėve. Ky ėprfundim e nxiti dr. George
Owenain dhe gruan e tij Irisėn qė me njė grup njerėzish ta kryejnė njė
eksperiment tė madh; qė varėsisht nga gjendja psikike dhe nga bindjet e
tyre pėr ta ndėrruar realitetin, sikur nė eksperimentet e Batcheldorit,
tė pėrpiqen ta krijojnė njė personalitet tė imagjinuar - njė fantazmė!
Kėshtu ata vendosėn qė me meditim ta krijojnė njė dashamir me emrin
"Philip", i cili kishte jetuar nė kohėn e Cromwellit. Pas disa
orvatjeve tė pasuksesme memeditim, ata Filipin e krijuan ashtu qė
filluan ta trajtojnė si njė njeri tė vėrtetė. Kėshtu Filipi u krijua
nga fantazia e grupit, i cili pastaj i shprehte ca karakteristika
jashtė kornizave qė ia kishte caktuar grupi.

Padyshim se
shpjegimi i dukurisė sė tulpave paraqet vėshtirėsi nė dėshmimin e tyre.
Tulpa i then tė gjitha kuptimet tona mbi realitetin. Megjithatė,
ekzistojnė ca paralajmėrime nė botėn mekanike-kuantike, tė cilat na
sygjerojnė nė lidhjen mes vetėdijes sė njeriut dhe dukurive natyrore
(gjegjėsisht materies). Viteve tė 50-ta fizicienti David Bohm shtroi
teorinė, me tė cilėn ndėrlidhet faktori i vetėdijes nė ligjet e botės
subatomike. Poashtu nuk na ėshtė e qartė se si ta shpejgojmė paradoskin
e "maēokut tė Schrodinger"-it pa praninė e faktorit tė vetėdijes, dhe
nėse kėtė paradoks e aplikojmė te njerėzit, atėherė na bjen se edhe
vetėdija jonė luan rolin vendosės nė botėn tonė. Edhe njėri nga
krijuesit e bombės hidrogjenike, Eugene Wigner, ėshtė i po kėtij
mendimi. Pa hyrje tė thellė nė kėtė problematikė (sepse nuk e ka vendin
kėtu) mund tė themi se mekanika kuantike e lejon teorinė "mind over
matter".

Sinkroniciteti i Carl Gustav Jungut ėshtė nocioni mė
i afėrt i tulpave. Edhepse nuk ka njėjtėsi logjike, me njė analizė
deduktive mund tė vijmė gjer te ky pėrfundim. Jungu dekurinė e
sinkronicitetit e shpejgonte me tė njėjtat lidhje-edhepse jo kazuale -
mes objekteve mė tė ndryshme tė cialt mund tė gjenden nė masat
hapėsinore-kohore, e qė janė tepėr larg njėra tjetrės. Lidhja nė tė
cilėn bėhet sinroniciteti ėshtė "kuptimi" ose nocioni analog i "Tao"-s.


Ėshtė interesante se Jungu shtroi fakte nė tė cilat shihet
marrėdhėnie reciproke mes sinkronicitetit dhe arketipit (shfaqjet
arkaike tė mosdijes kolektive). Kjo i shkon pėr dore edhe teorisė sė
UFO-ve, pasi qė veē e pamė se ēfarė simbolike kanė ato. Vetė Jungu e
shkroi njė libėr kushtuar vetėm UFO-ve, ku pohonte se kėta paraqesin
nusproduktin e kreativitetit psikik tė njeriut, tė shkaktuar me nevojat
e atėhershme psiko-sociale. Pohimi se ky shpjegim paraqet njė zmadhim
konfuz, ne e popullarizuam teorinė e tulpave pėr shkak tė ngushtėsisė
sė shpejgimit psikologjik. Kjo teori nuk ėshtė nė gjendje t'i shpjegojė
takimet dhe vetitė e ēuditshme tė UFO-ve, pos nėse pohojmė se
dėshmitarėt kanė qenė mashtrues ose tė mashtruar me ndonjė dukuri
natyrore. Si dukuri e shfaqjeve masovike tė tulpave, shpesh thuhet edhe
pėr shfaqjen e vampirėve nė Transilvani mes v.1700-1740. Kjo mund t'i
pėrshkruhet edhe historisė masovike tė nxitur nga efektet psiko-sociale
qė mbrtėronin nė mosdijen menjelehtė tė popullit. Siē dihet, nė atė koh
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 1579
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

MesazhTitulli: Re: A JEMI TE VETEM NE GJITHESI!   Sat Feb 13, 2010 12:28 am

Prandaj edhe iu referova teorise se kaosit...

Sepse kaosi,
crregulli eshte thjesht nje rregull ne shkalle me te gjere, por qe kur
e sheh nga afer, duket i crregullt. Me kete parim ne mendje, njerezimi
eshte nje perjashtim brenda sistemit tone diellor, ose fundja edhe
brenda galaktikes sone. Nese marrim rastin me te keq, qe brenda
galaktikes ne jemi te vetem, domethene s'ka forma te tjera jete te
bazuara mbi karbonin (sepse ne quajme jete cdo qenje te bazuar
kryesisht mbi reaksionet qe ndodhin me perberjet e karbonit), atehere
mendoni vetem sa galaktika te tjera ka? Ne perceptimin tone minimal te
gjithesise, do te thoja pafund. Dhe vertet mendoni qe ne kete pafundesi
(relative) te jemi te vetem?

Ohh, dhe foshja dy javeshe qe di
zero per mekaniken kuantike dihet, por ka edhe dicka tjeter. Keto 20
vjetet e fundit, me zhvillimet mbi relativitetin e pergjithshem si dhe
mekaniken kuantike, jemi rritur, dhe kemi vajtur nja 7-8 vjec. Dhe disa
nga ne femijet, edhe lexojne me shume se cfare i japin te tjeret...

Sa
per kontaktet me jeten jashtetokesore, atehere po, mund te themi se
eshte e papohueshme qe te kemi pasur kontakte (por prape mundesia
ekziston, vetem se eshte aq e paket sa mund te shperfillet). Por per ekzistencen e jetes ne forma te tjera, ose fundja edhe ne formen tone... Ajo eshte 100% e sigurte qe eshte.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: A JEMI TE VETEM NE GJITHESI!   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
A JEMI TE VETEM NE GJITHESI!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Teknologji-
Kėrce tek: