Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliKėrkoRegjistrohuidentifikimi


Share | 
 

 Shkencėtarėt: Peshku, ilaēi magjik i trurit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 1579
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

MesazhTitulli: Shkencėtarėt: Peshku, ilaēi magjik i trurit   Sat Feb 13, 2010 12:54 am

Tė ushqehesh me peshk tė paktėn njė herė nė javė ngadalėson plakjen e
trurit, ndėrsa dhjamosja nė mesomoshė e dyfishon rrezikun e ēmendurisė.
Kėto janė rezultatet e studimit mė tė fundit tė kryer nga shkencėtarėt
amerikanė. Acidet yndyrore Omega-3 qė gjenden te peshqit kanė treguar
se mund tė gjallėrojnė funksionin e sistemit mendor, tė ulin rrezikun e
ndonjė "dėmtimi" dhe tė ushqehesh me peshk nė mėnyrė tė rregullt duket
se mbron trurin dhe moshėn e tij te njerėzit, sipas studimit
gjashtėvjeēar nė ēikago. "Shkalla e ēmendurisė mendore ka pėsuar rėnie
duke arritur 10 pėr qind, me 13 pėr qind nė vit, ndėrmjet personave qė
kanė konsumuar njė apo mė shumė vakte me peshk nė javė, krahasuar me
ata qė e konsumojnė mė rrallė kėtė ushqim", shkruan Martha Clare Morris
e Universitetit Rush Medical Center nė ēikago. "Shkalla e rėnies ėshtė
e barasvlefshme me tė qenit tre apo katėr vjet mė i ri nė moshė", shtoi
ajo nė njė raport tė publikuar nė revistėn "Archives of Neurology".
Sėmundja e Alzheimerit dhe lloje tė tjera tė ēmendurisė janė probleme
serioze nė botė, veēanėrisht nė vendet e zhvilluara nė popullsinė e
moshuar. Nė studime tė tjera tė publikuara nė tė njėjtėn revistė,
shkencėtarėt suedezė nga instituti "Karolinska" nė Stokholm kanė
arritur nė pėrfundimin se dhjamosja, presioni i lartė i gjakut, dhe
nivelet e larta tė kolesterolit nė mesomoshė, secila prej tyre dyfishon
rrezikun e ēmendurisė nė jetė, kur njeriu plaket. Subjekte qė kanė
vuajtur nga tė tria kėto probleme tė shėndetit nė mesomoshė kanė
shumėfishuar rrezikun e zhvillimit tė ēmendurisė gjashtė herė nė
krahasim me njerėzit qė kanė qenė tė lirė nga kėta faktorė, tha ajo.
Afėrsisht 1 500 subjekte qė kanė qenė pjesė e kėtij studimi qė ka
filluar qė nė vitin 1972 u riekzaminuan. 16 pėr qind e tyre, qė ishin
tė shėndoshė nė mesomoshė ishin nė rrezik tė dyfishtė nga ēmenduria, nė
krahasim me njė tė katėrtėn e atyre me peshė normale nė mesomoshė dhe
gjysma e atyre qė kanė qenė pak nė mbipeshė. "Dhjamosja nė mesomoshė,
presioni i lartė i gjakut dhe sasia e lartė e kolesterolit ishin tė
gjithė domethėnėse pėr rrezikun ndaj ēmendurisė, secili prej tyre e
rriste kėtė rrezik nė rreth dy herė", shkruan autorja e studimit, Miia
Kivipelto. Tė ushqehesh me peshk nė mėnyrė tė rregullt, shkencėrisht
ėshtė e lidhur me uljen e rrezikut tė ēmendurisė dhe sėmundjeve tė
lidhura me tė, dhe disa studime tė kryera te kafshėt kanė treguar se
acidet yndyrore omega-3 tė njohura si ADH (docosahexaenoic acid) luajnė
njė rol tė rėndėsishėm nė memorien e njė njeriu gjatė procesit tė
plakjes. Nė kėtė studim shkencėtarėt kanė gjetur lidhjen ndėrmjet
rėnies sė aftėsive njohėse tė moshės sė vjetėr nė mė shumė se 4 000
pjesėtarė tė moshave 65 vjeē e sipėr nė projektin "Shėndeti nė ēikago
dhe plakja". Shkencėtarėt kanė intervistuar pjesėtarėt ēdo tre vjet dhe
kanė vėzhguar me kujdes funksionin e trurit tė tyre dhe kontrollin mbi
ushqimin. Pas mė shumė se gjashtė vjetėsh ndjekjeje tė kėtij procesi,
shkencėtarėt dolėn nė pėrfundimin se sa mė shumė peshk tė konsumojnė
njerėzit, aq mė ngadalė plaket truri i tyre. Shkencėtarėt kanė arritur
nė pėrfundimin se vlerat mirė-bėrėse tė peshkut rriten edhe pas shtimit
tė elementėve tė tjerė ushqyes si frutat dhe perimet. "Ky studim tregon
se sa mė shumė peshk tė konsumojmė, aq mė mirė e trajtojmė trurin duke
ruajtur rininė e tyre", shkruajnė shkencėtarėt nė gazetė. "Ne premtojmė
studime tė mėtejshme mbi ushqimin me peshk pėr tė kuptuar mė qartė
lidhjen ndėrmjet peshkut dhe trurit tė njeriut".

Zhvillimi i trurit nė fetus

Nėnat shtatzėnė duhet tė ushqehen me peshk gjatė tremujorit tė dytė


Studimet
e fundit kanė treguar se peshku mund tė quhet ndryshe edhe ushqimi i
trurit, tė paktėn ata lloje peshqish qė kanė nivel tė ulėt tė merkurit.
Nė njė studim ku morėn pjesė 135 nėna dhe foshnjat e tyre, shkencėtarėt
nė shkollėn mjekėsore Harvard nė Boston zbuluan se konsumimi i peshkut
nga nėnat gjatė shtatzėnisė ndihmon nė zhvillimin e trurit tė
foshnjave. Sa mė i madh tė jetė konsumi i peshkut nga nėna gjatė
tremujorit tė dytė, aq mė mirė ndodh zhvillimi i trurit te foshnja 6
muajsh, sipas njė testi standard tė zhvillimit tė trurit. Nga ana
tjetėr, kur nėnat kanė qartėsisht nivele tė larta tė merkurit, siē
matet nga kampionet e flokėve, fėmijėt e tyre kanė relativisht mė pak
mundėsi zhvillimi. Ky ndėrlikim, sipas shkencėtarėve, ndodh ngaqė
peshku mund tė jetė njė ushqim i mirė pėr gruan gjatė shtatzėnisė, por
vetėm nėse ajo konsumon llojet e peshkut qė kanė nivele tė ulėta
merkuri. Merkuri ėshtė njė metal qė ndikon nė ambient qoftė nė mėnyrė
natyrale, qoftė si papastėrti nga pėrpunimet industriale. Shumė peshq
kanė nivele normale tė merkurit, por disa kanė shumė, sidomos peshqit
qė jetojnė gjatė, pasi akumulimi i papastėrtive gjatė jetės sė tyre
mund tė ndikojė edhe nė dėmtimin e trurit tė foshnjave qė ushqehen me
tė. "Gratė duhet tė ushqehen vazhdimisht me peshk gjatė shtatzėnisė,
por duhet tė zgjedhin llojet qė nuk janė tė kontaminuar me merkur",
shprehet dr. Emily Oken. Foshnjat fitojnė 4 pikė mė shumė pėr ēdo javė
qė nėna e tyre ushqehet me peshk gjatė tremujorit tė dytė tė
shtatzėnisė. Nė kontrast, nėse nėna merr peshk me merkur, pikėt e
zhvillimit tė trurit te foshnja ulen.

Llojet me omega-3

Peshku,
sidomos llojet e yndyrshme tė tij si, salmoni dhe tuna, janė njė burim
i pasur i acideve yndyrore omega-3, qė janė thelbėsore pėr zhvillimin e
trurit dhe funksionimin normal tė tij. Konsumi i kėtij ushqimi, tė
paktėn njė herė nė javė, eliminon plakjen e trurit nė masėn 13 pėr
qind, duke i dhuruar mendjes njerėzore 3-4 vjet mė shumė rini.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Shkencėtarėt: Peshku, ilaēi magjik i trurit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Teknologji-
Kėrce tek: