Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliKėrkoRegjistrohuidentifikimi


Share | 
 

 Mula pushton “Campoamor” me tingujt shqiptarė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 1579
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

MesazhTitulli: Mula pushton “Campoamor” me tingujt shqiptarė   Tue Feb 16, 2010 9:05 pm

Sopranoja e njohur shqiptare rikthehet nė skenėn e teatrit
“Campoamor” tė Asturias. Koncerti i saj recital mė 27 janar ėshtė
pritur me entuziazėm nga publiku dhe mediat spanjolle.




Sopranoja Inva Mula kishte zgjedhur qė nė kėtė recital tė
shumėpritur pėr dashamirėsit e saj nė Spanjė tė shoqėrohej nga njė
tjetėr shqiptar, pianisti Genc Tukiēi.

Mungesa e Mulės nė stafin e interpretėve tė “La Bohčme”-ės sė
Puccini-t nė sezonin e kaluar artistik nė operėn e Oviedos, mediat
spanjolle e quajtėn si borxh qė ajo i kishte publikut asturian.

Prezenca e shqiptares nė rolin e Mimisė nė kėtė opera, garantonte
sukses tė plotė tė pjesės. Dhe tė mėrkurėn, kur ajo i ‘lau borxhin’ qė
i kishte Oviedos, u demonstrua pėrse prania e saj do tė thotė sukses.
Dy ariet qė i pėrkasin kėsaj opere e qė ishin nė pjesėn e parė tė
programit tė recitalit tė saj, e bėnė pėr vete publikun i cili kishte
mbushur vendet e sallės.
Me sfond tė sė kaluarės sė “Campoamor” dhe kostum tė zi, Mula e hapi
programin e recitalit me “Tri sonetet e Petrarch”, qė mbajnė firmėn e
Franz Liszt. Nė repertorin e kėngėve ndėr tė tjera kishte zgjedhur dhe
“Pace non trovo”, “Benedetto sia’l giorno”, “I’vidi in terra angelici
costumi”. “D’onde lieta usci”, aria qendrore e Mimit nė aktin e tretė
tė “La Bohčme”, mbylli pjesės sė parė tė koncertit. Pas pushimit,
pianisti shqiptar Genc Tukiēi luajti disa “Variacione mbi njė temė
shqiptare”, duke paralajmėruar kėshtu muzikėn popullore, me tė cilėn
Mula, tashmė e veshur me rroba ngjyrė bezhė, habiti, surprizoi dhe bėri
pėr vete audiencėn.

Pesė kėngėt me tė cilat sopranoja jonė pėrshkroi nė Asturias
folklorin e vendit tonė, i paraprinė “Variacioneve me temė spanjolle”,
pėrsėri tė luajtura nga Genc Tukiēi. Pas muzikės popullore Mula iu
rikthye edhe njėherė klasikes, duke interpretuar pesė kėngė tė tilla
tashmė nė spanjisht. Ky ėshtė koncerti i fundit recital nė Operan e
Oviedos, nė pritje tė sezonit tė ardhshėm tė Inva Mulės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 1579
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

MesazhTitulli: Re: Mula pushton “Campoamor” me tingujt shqiptarė   Sat Oct 30, 2010 12:09 pm





Ka qenė njė muaj i tėrė pushimesh qė sopranoja e njohur Inva Mula ka vendosur kėtė vit t’i kalojė nė jug tė Shqipėrisė sė bashku me Et’hem Ramadanin, biznesmenin kosovar, pėr lidhjen me tė cilin u pėrfol qė para divorcit nga Pirro Ēako. Pėrpara turit pėr nė Himarė apo Sarandė, sopranoja Inva Mula dhe partneri i saj kanė qenė mė parė nė Orikum (Vlorė), pikėrisht nė portin e jahteve ku janė realizuar dhe kėto foto paparaci qė po publikojmė. Ata kanė preferuar tė rrinė vetėm nė intimitetin e njėri-tjetrit, por dhe nė shoqėrinė e miqve dhe tė afėrmve tė tyre nga Kosova dhe Tirana. Bashkė me ta pushoi dhe motra e Invės, e cila ka qenė e pranishme me ēiftin mė shumė se tė tjerėt. Siē e shihni dhe nga kėto foto tė realizuara nė njė pozicion pak larg, vihet re Inva, me flokėt e mbledhura me elegancė, syzet e errėta dhe trupin nė formė. Ajo i shėrbente pothuaj pėrditė kafen me tabaka Et’hemit dhe miqve tė pranishėm, ndėrsa vihej re zhdėrvjelltėsia e sopranos 47-vjeēare. Gjatė qėndrimit aty, vihej re qė lėvizte shpesh nga kati i parė i jahtit luksoz, nė tė dytin ndėrsa bisedonte me tone tė larta dhe gazmore. Inva me pushime natyrshėm s’ishte Inva me fustane tė rėndė dhe tė errėt rolesh skenike. Ajo ėshtė parė me fustane tė shkurtėr dhe transparentė plazhi dhe me lėkurė shumė tė bardhė, ku duket se nuk ėshtė shumė e afeksionuar pas rrezeve tė diellit dhe lėkurės bronx. Gjatė gjithė kohės i qėndronte shumė pranė partnerit tė saj filantrop dhe tė mirėsjellshėm, i cili ato ditė e kishte ende tė dukshėm problemin nė kėmbė, pas ndėrhyrjes kirurgjikale qė ka kryer nė Dubai. Ēifti mund ta kalonte gjithė ditėn aty nė jaht, nė qetėsinė e mrekullueshme tė portit, dhe herė pas here nė shoqėrinė e motrės sė Invės dhe miqve tė ngushtė. Gjatė gjithė kohės nė jahtin ku ata pushonin dėgjoheshin tinguj tė muzikės klasike qė buēisnin nga brenda jahtit. Ata shiheshin tė dy bashkė jo vetėm gjatė ditės, por edhe nė mbrėmje ndėrsa shkėmbenin pėrqafime intime. Nė ditėn e fundit tė pushimeve nė Orikum, ata i vizituan edhe miqtė e tyre ēifti Timo Flloko dhe Vera Grabocka, tė cilėt shquhen nė njė nga fotot spontane nė katin e dytė tė jahtit. Tė gjithė sė bashku u nisėn drejt bregdetit jugor shqiptar, pėr t’u rikthyer sėrish pas disa ditėsh. Padyshim qė gjatė qėndrimit tė tyre nė jahtin luksoz, ka qenė i pranishėm dhe djali i sopranos Anthony, i cili kėtė vit pushimet i ka ndarė me tė dy prindėrit tashmė tė divorcuar. Shumė prej ditėve tė nxehta ai i ka kaluar nė pishina mė tė jatin, Pirron. Ndėrkohė qė pas pushimeve Inva, ka vazhduar tė qėndrojė nė Tiranė pėr projektin e saj artistik “Pėrrallat e Hoffmanit”, premiera e sė cilės hapi sezonin artistik tė Teatrit tė Operas dhe Baletit, tė premten nė mbrėmje nė Tiranė.
Inva dhe Et’hemi
ngrejnė fondacionin e tyre pėr artistė

Inva dhe Et’hemi do tė organizojnė sot nė orėn 20:00 nė katin 21 tė kullės ABA, njė ceremoni pėr pėrurimin e “HI Classic”. Sė bashku me sipėrmarrėsin dhe humanistin shqiptar Et’hem Ramadani, Inva krijoi fondacionin kulturor shqiptar “HI CLASSIC”. Fondacioni ka pėr mision krijimin dhe mbėshtetjen e nismave kulturore mbarėkombėtare duke krijuar traditė nė to, si edhe zbulimin dhe promovimin e talenteve shqiptare nė fusha tė ndryshme te artit. Deri tani ky fondacion ka ndihmuar artistė tė ndryshėm shqiptare nė projektet e tyre, ka pajisur me veprėn e plotė tė Kadaresė biblioteka nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni dhe Mal tė Zi, ka mbėshtetur revistėn letrare “Mehr Licht”, Festivalin Ndėrkombėtar tė Poezisė “Poeteka”, etj. Njė nga projektet madhore tė “Hi Classic” ėshtė krijimi i Qendrave tė Meditimit nė trevat shqiptare, nėn moton: “Qetėsia dhe shėndeti i mendjes, fundi i tė kėqijave pėr shqiptarėt”.



____________________
''Kam Lindur Duke Qar'' Kur Tė Gjith Qeshnin ''Do Vdes Duke Qeshur'' Kur Tė Gjith Do Tė Qajn!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Mula pushton “Campoamor” me tingujt shqiptarė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Show Biz-
Kėrce tek: