Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 UEFA: Itali-Serbi, 3-0 nė tavolinė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
ONUFRI


Male
Postime : 1579
Age : 40
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

UEFA: Itali-Serbi, 3-0 nė tavolinė Empty
MesazhTitulli: UEFA: Itali-Serbi, 3-0 nė tavolinė   UEFA: Itali-Serbi, 3-0 nė tavolinė Icon_minitimeSun Oct 31, 2010 2:45 pm

UEFA: Itali-Serbi, 3-0 nė tavolinė 33108954


Njė ndeshje pa tifozė pėr serbėt, paralajmėrime dhe gjoba pėr tė dyja federatat
Mė nė fund UEFA ka vendosur: Itali-Serbi 3-0 nė tavolinė. Pėr serbėt njė ndeshje me porta tė mbyllura, plus njė tjetėr me kusht, plus edhe 120 mijė euro gjobė. Pėr Italinė, 100 mijė euro gjobė dhe njė ndeshje me dyer tė mbyllura me kusht. Pra nėse brenda dy viteve nuk do tė ndodhin gjėra tė tilla, ndėshkimi me kusht fshihet. Veē tė tjerave, pėr tė gjitha federatat ėshtė e detyrueshme tė mos u shesin bileta tifozerisė serbe. Ky ėshtė verdikti i njė ēėshtjeje qė, gjithsesi, nuk do tė mbyllet kėtu: pėr apelim ka kohė deri tė hėnėn, ndėrsa arsyet do tė depozitohen brenda 7 ditėve. Dhe pastaj, natyrisht, mbetet mundėsia e dėrgimit tė ēėshtjes nė Tas. Nė mėngjes, mbledhja nė Nion ėshtė mbajtur sipas procedurave normale. I pari qė foli ishte gjyqtari Thomson, qė ka konfirmuar atė qė shkruhej nė raport dhe domosdoshmėrinė e ndėrprerjes sė ndeshjes. Pastaj ishte radha e delegatit tė UEFA-s, i cili nėnvizoi bashkėpunimin e mirė me federatėn italiane gjatė natės xhenoveze. Erdhi radha e delegacionit italian: “Bėmė mė tė mirėn e mundshme pėr tė evituar njė tjetėr Heysel. Serbia nuk kishte informuar pėr rrezikun e ardhjes sė ultrasve nė masė”. Pikėpamje tė kundėrta, natyrisht, nga delegacioni serb, i cili drejtoi gishtin te problemet organizative italiane. Seanca u mbyll pas aktakuzės sė prokurorit dhe ndėrhyrjes sė avokatėve. Pra, pas dy javės e gjysmė UEFA bėn tė ditur verdiktin e saj tė parė. Gjithēka ndodhi mė 12 tetorin e shkuar, nė Marasi, ku ultrasit serbė krijuan njė ferr tė vėrtetė. Gjėrat kishin shkuar keq edhe para hyrjes nė stadium tė tifozėve nga Beogradi (3 tė ndalur dhe 15 tė plagosur serbė nė pėrplasjet me policinė, ishte shkarravitur muri i “Palazzo Ducale”). Plus kėrcėnimit tė Vladimir Stojkoviē, portierit tė kontestuar nė atdhe, sepse kishte kaluar nga Ylli i Kuq te Partizani i Beogradit dhe sepse quhej “fajtor” pėr disa gabime nė humbjen nė shtėpi ndaj Estonisė. Pastaj situata precipitoi brenda impiantit: rreth 1600 ultras, nė sektorin e miqve, “kafazi” i zakonshėm i Ferraris, 10 minuta pas vėrshėllimės tė fillimit tė ndeshjes filluan tė hedhin bomba tymuese drejt sektorit tė veriut, tė mbushur me tifozė italianė. Mė pas hodhėn bomba tymuese nė fushė. Ndėrhyrja e zjarrfikėsve u shoqėrua me shpėrthimin e njė bombe artizanale. Arbitri skocez, Thomson, edhe pse nė anė tė fushės ishin rrethuar policėt, u pėrpoq tė rifillonte ndeshjen. Por mes tymit, tifozėve qė kishin shqyer rrjetėn mbrojtėse (mes tė cilėve trupmadhi Ivan Bogdanov, qė nxiste turmėn me pinca nė dorė dhe kishte djegur mė parė flamurėt shqiptarė dhe kosovarė), shumė shpejt vendosi pezullimin dhe anulimin e takimit. Vetėm 6 minuta lojė dhe mė pas u futėn nė dhomat e zhveshjes. Pėrleshjet vazhduan dhe natėn, gjatė operacionit delikat tė evakuimit tė tifozėve serbė nga stadiumi. Kapoja i ultrasve, Ivan Bogdanov, i kap nė vendin e bagazheve tė autobusit tė fundit: qė nga ai moment, ēėshtjet lidhur me arrestimin dhe procedimin e tij janė bėrė ushqim pėr shtypin italian e serb. Mė pas federatat pėrkatėse nisėn me akuza e kundėrakuza, qė vazhduan deri nė sentencėn e djeshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
UEFA: Itali-Serbi, 3-0 nė tavolinė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Sport-
Kėrce tek: