Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Befasi vlonjate, Vllaznisė s’i bėn derman as Josa

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
ONUFRI


Male
Postime : 1579
Age : 40
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

Befasi vlonjate, Vllaznisė s’i bėn derman as Josa Empty
MesazhTitulli: Befasi vlonjate, Vllaznisė s’i bėn derman as Josa   Befasi vlonjate, Vllaznisė s’i bėn derman as Josa Icon_minitimeSun Oct 31, 2010 3:36 pm

Befasi vlonjate, Vllaznisė s’i bėn derman as Josa Vllazniaflamurtari13vlo


Flamurtari ka marrė njė fitore tepėr tė vyer nė Shkodėr, teksa e mban nė krye tė renditjes

Vllaznia Flamurtari 1 3
Shėnues: Jovanoviē 28′ (11 m), Sakaj 38′ (11 m), Liēaj 50′, Xhafaj 77′
Vllaznia: Vujadinoviē, Smajli, Rajoviē, Kukaj, Belisha, Gocaj (Hasani 73′), Sykaj (Nallbani 46′), Vajushi, Kaēi (Shtubina 58′), Jovanoviē, Sinani. Trajner: M.Josa.
Flamurtari: Spaho, Brahja, Progni, Liēaj (Begaj 80′), Veliu, Devolli (Kuqi 84′), Lena, Bajevski (Grami 60′), D.Xhafaj, Ahmataj, Sakaj. Trajner: G.Magani.
Gjyqtarė: B.Pashaj (Tiranė), E.Miho, F. Elezi (Durrės)
Kartonė tė verdhė: Jovanoviē, Rajoviē, Sinani, Liēaj, Ahmataj

Komenti
Vlonjatėt kanė ngritur “flamurin” dje nė Shkodėr ndaj njė Vllaznie qė dha pėrshtypjet e njė skuadre nė ndryshim nė pjesėn e parė, por nė tė dytėn la shumė pėr tė dėshiruar. Flamurtari ka fituar nė “Loro Boriēi” 3 1 dhe konfirmohet edhe njė herė tjetėr si njė nga skuadrat pretendente tė kėtij sezoni, ndėrkohė qė problemet tek skuadra shkodrane vazhdojnė tė jenė tė mėdha, ndonėse janė ndryshuar trajnerėt nė radhėt e saj. Flamurtari e ka nisur ndeshjen nė sulm.
Qė nė minutėn e parė tė ndeshjes lojtarėt e saj kėrkojnė golin, madje afrohen shumė afėr pas goditjes sė traversė nga Progni nė minutėn e 7 tė. Vllaznia nga ana e saj, zgjodhet pas 10 minutave tė para dhe hidhet nė sulm. Bėn njė futboll tė hapur dhe vėrehet njė dėshirė e madhe pėr tė zhbllokuar sa mė parė rezultatin. Fillon tė krijojė raste dhe do tė mbėrrinim te goli i avantazhit. Sinani merr bukur njė 11 metėrsh, qė shndėrrohet nė gol nga kolegu i tij i sulmit Jovanoviē. Kur dukej se ky gol do t’u jepte atyre qetėsinė e administrimit tė lojės dhe rezultatit, ndodh e kundėrta.
Bėjnė disa gabime nė pasimet e topave dhe nga njė gabim i tillė, Daniel Xhafaj i vjedh bukur njė 11 metėrsh mbrojtėsit Rajoviē. Edhe Sakaj ėshtė i saktė nga pika e bardhė dhe gjithēka baraspeshohet. Pas kėtij goli ėshtė sėrish Vllaznia qė kėrkon tė shėnojė, ndėrkohė qė Vajushi tregon se ka ende punė me golin. Ka dy mundėsi tė mira dhe nuk arrin tė shėnjestrojė siē duhet. Pjesa e parė mbyllet kėsisoj nė barazim 1 1. E dyta pritej tė niste me tė njėjtin ritėm pėr vendasit, por nuk ndodh kėshtu.
Janė lojtarėt e Flamurtarit qė pėrfitojnė nga njė vendosje e gabuar e mbrojtjes vendase dhe kalojnė nė avantazh me anė tė Liēajt. Pėsimi i kėtij goli do t’i ēorientonte tėrėsisht vendasit, tė cilėt hidhen nė sulm pėr tė kėrkuar golin e barazimit, por janė tėrėsisht tė paqartė. Gabojnė shumė nė pasime, nuk kanė rrezikshmėri, madje janė miqtė ata qė kanė mundėsi tė tjera pėr tė shėnuar sėrish. Trajneri Josa kryen edhe dy zėvendėsime tė tjera, duke futur nė lojė edhe Shtubinėn e Hasanin, por asgjė nuk ndryshon.
Pėrkundrazi, mesfusha lė shumė pėr tė dėshiruar dhe, si rrjedhojė, vjen edhe goli i tretė i miqve. Njė humbje tepėr dėshpėruese pėr shkodranėt, tė cilėt duket se po kalojnė njė krizė tė thellė nė kėto momente. Duhet pritur ndoshta java qė vjen qė Josa tė marrė fitoren e parė, teksa Vllaznia do tė presė Elbasanin. Ndėrsa Flamurtari nė krye do tė presė Skėnderbeun, qė ėshtė me pikė tė barabarta me vlonjatėt.
Deklarojnė…
Mirel Josa, trajner i Vllaznisė: “Nuk ishte e thėnė qė te Vllaznia tė ndėrroheshin trajnerėt dhe tė vinte fitorja. E kisha thėnė kėtė gjė edhe para ndeshjes. Problemi i kėsaj skuadre nuk qėndron te sulmi, por te mesfusha dhe te mungesa e agresivitetit nė lojė. Pa lėnė mėnjanė meritat e Flamurtarit, megjithatė, unė them se fitoren ia bėmė mė tė lehtė ne me gabimet tona. Edhe zėvendėsimet qė bėra nė pjesėn e dytė nuk sollėn atė qė prisja, pėrkundrazi, rendimenti lojės ra. Pavarėsisht kėsaj, besoj se gjendja e skuadrės do tė ndryshojė.”
Gugash Magani, trajner i Flamurtarit: “Fituam pėrballė njė kundėrshtari tė fortė. Mė pėlqeu kėmbėngulja e futbollistėve tė mi, tė cilėt, ndonėse u gjendėn nė disavantazh, arritėn tė pėrmbysin rezultatin. Nė pjesėn e parė nuk luajtėm mirė, por gjėrat ndryshuan. Lojtarėt e kuptuan se duhej tė tregonin vlerat e tyre edhe nė transfertė. Eshtė akoma shpejt pėr tė thėnė se tashmė janė veēuar skuadrat pretendente, sepse njė gabim kushton shumė. Do tė shohim punėn tonė dhe mendoj se jemi nė rrugėn e duhur.”
Tė veēanta
- Nė tribunėn VIP tė “Loro Boriēit”, krahas presidentėve Fushaj e Gjika, ka rėnė nė sy edhe ish ministri i sporteve, Bujar Leskaj, figurat e njohura tė futbollit shkodran Zmijani e Jera dhe tė tjerė.
- Tifozėt nė fillim tė ndeshjes thirrėn “Josa, Josa”, por nė fund tė takimit ishin tepėr tė dėshpėruar dhe e kishin tė qartė se problemi i skuadrės sė tyre nuk qėndron te trajneri.
- Nė Shkodėr vazhdojnė tė mendojnė se luajtja e ndeshjeve tė Vllaznisė me projektorė ėshtė ters dhe kėshtu nė fakt ndodhi edhe mbrėmė, kur sėrish ka humbur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Befasi vlonjate, Vllaznisė s’i bėn derman as Josa
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Sport-
Kėrce tek: