Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Fundi me fat pėr Skėnderbeun, qė merr kreun

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
ONUFRI


Male
Postime : 1579
Age : 40
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

Fundi me fat pėr Skėnderbeun, qė merr kreun Empty
MesazhTitulli: Fundi me fat pėr Skėnderbeun, qė merr kreun   Fundi me fat pėr Skėnderbeun, qė merr kreun Icon_minitimeSun Oct 31, 2010 3:46 pm

Fundi me fat pėr Skėnderbeun, qė merr kreun Laciskenderbeu10fagu

Kėsaj radhe ka qenė Vishaj deciziv, ndėrsa nuk ka munguar tensioni gjatė dhe pas takimit
Laēi - Skėnderbeu 0-1
Shėnues: Vishaj 86′
Laēi: Vashaku, Doku, Buljan, Kaja, Kastrati (Karaxhiē 75′), Ēavriē, Mustafaraj, Vucaj, Marashi (Mile 46′), Hysa, Selimi. Trajner: S.Nica.
Skėnderbeu: Shehu, Dragusha, Vrapi, Bici, Ristovski, Fagu, Shkėmbi (Vishaj 69′), Biskup, Soza (Asllani 89′), Joliē (Markoviē 61′), Bėrkiē: Trajner: Sh.Muēa.
Gjyqtarė: L.Jemini, E.Biēaku (Tiranė), A.Guēe (Lushnjė)
Kartonė tė verdhė: Doku, Selimi, Biskup, Bicaj, Kaja
Komenti
Ka marrė tri pikė tė arta Skėnderbeu nė Laē, aty ku nuk fitonte prej njė viti asnje ekip, pikėrisht atėherė kur Shkėlqim Muēa drejtonte Dinamon, ndėrsa dje udhėhoqi drejt fitores korēarėt. Ndoshta rastėsi, por ja Muēa ėshtė i vetmi qė fiton dy herė rresht nė Laē me ekipe tė ndryshme. Tani Skėnderbeu e sheh veten nė vend tė parė nė renditje sė bashku me Dinamon dhe Flamurtarin, qė janė me pikė tė barabarta, por blutė kanė njė ndeshje mė pak dhe nesėr korēarėt do tė bėjnė tifozllėk pėr krutanėt.
Ajo qė duhet thėnė ėshtė qė ndeshja ka qenė shumė luftarake, me ritėm tė kėnaqshėm, me tension brenda, madje nuk kanė munguar edhe acarimet e tifozėve, qė pėr pak nuk kanė degjeneruar nė gjuajtje me sende tė forta, edhe pse ndonjė ėshtė hedhur sporadikisht. Loja nis me sulme nga tė dyja krahėt, por laēianėt me kalimin e minutave bėhen mė kėrkues dhe pėr disa momente bėjnė presion nė portėn e Shehut. Menjėherė fillojnė tė organizohen korēarėt dhe kundėrsulmi fillon tė funksionojė dhe rastin mė tė mirė e kanė miqtė, qė madje shėnojnė, por goli anulohet, pasi Bicaj, sipas gjyqtarit, ka bėrė faull mė parė se lojtari tjetėr i Skėnderbeut tė shtynte topin nė rrjetė. Loja fillon e bėhet mė burrėrore, mė duele tė ashpra dhe me goditje nė portat respektive, por pa sjellė rrezik konkret pėr tė dy portierėt. Kėshtu pėrfundon pjesa e parė, pa gola.
E dyta nis me njė ritėm akoma mė tė kėnaqshėm. Vendėsit bėhen mė kėrkues, e dinė se mund tė fitojnė dhe fillojnė njėri pas tjetrit rastet, ku nė disa prej tyre portieri Shehi ėshtė me fat qė nuk pėson. Pėr tė ardhur te momenti i acarimit tė tifozėve dhe lojtarėve kurbinas. Shehi, teksa pret njė top nė vijėn fundore, njė lojtar i Laēit ndėrhyn duke bėrė faull, topi i shpėton portierit dhe pėrfundon nė rrjetė pas njė shtyrje tjetėr tė topit. Gjyqtari e anulon dhe vendėsit fillojnė tė protestojnė. Gjithsesi, loja vazhdon, por 5 minuta para se tė mbaronte takimi, kur ndeshja po pėrfundonte nė barazim, miqtė shėnojnė. Laēianėt pėrpiqen minutat e fundit tė paktėn tė barazojnė, kur kujtojmė qė u dhanė edhe 5 minuta shtesė. Kėshtu mbyllen takimi dhe korēarėt e gdhijnė tė parėt nė renditje sot.
Por Skėnderbeu do tė ketė njė tjetėr transfertė tė vėshtirė, atė nė Vlorė ndaj Flamurtarit, njė rival nė kuotė tė barabartė pikėsh. Njė duel pėr tė mos u humbur. Ndėrsa Laēi do ta ketė sėrish pisk, teksa do tė ndeshet me kampionėt nė transfertė.
Deklarojnė…
Stavri Nica, trajner i Laēit: Nuk u prononcua pas takimit.
Shkėlqim Muēa, trajner i Skėnderbeut: “Ishte njė ndeshje shumė e vėshtirė. E kishim parashikuar se Laēi ėshtė shumė i fortė nė fushėn e tij dhe pėr kėtė ishim pėrgatitur. Mėnyra si u zhvillua ndeshja ishin tė pranishėm tė tri rezultatet deri nė fund tė 90 minutave. Ne u munduam tė shfrytėzonim rastet e krijuara, ku nė tri raste qė krijuam, arritėm qė nė njė tė shėnojmė. Ekipi i Laēit, me lojėn qė zhvilloi, tregoi qė ėshtė njė ekip shumė i fortė dhe i vėshtirė pėr ta mundur.”

Korēarėt: Laska goditi Ristovskin
Pas pėrfundimit tė ndeshjes sė djeshme nė Laē, nga korēarėt pretendohet se presidenti i Laēit, Pashk Laska, ka goditur maqedonasin e Skėnderbeut, Borēe Ristovski, duke ushtruar dhunė mbi tė dhe duke e goditur barbarisht nė fytyrė. Pas kėtij momenti, presidenti laēian nuk ngopet me kaq dhe lėshon fjalėt mė banale dhe ofendon trajnerin Shkėlqim Muēa. Gjėja mė e shėmtuar ka tė bėjė me uniformat blu, pasi kanė qėndruar spektatorė, ndėrkohė qė mė pas futbollisti Ristovski ėshtė ēuar nė njė klinikė pėr t’u mjekuar.
Futbollistėt e Skėnderbeut kanė qėndruar mė shumė se 1 orė tė bllokuar dhe vetėm pasi ėshtė qetėsuar disi situata tė gjithė kanė dalė dhe i janė drejtuar autobusit, qė duhet pranuar, mė pas ėshtė shoqėruar nga policia deri nė Vorė. “Nė Laē gjithēka shkoi mirė pėr sa i pėrket ndeshjes, por duhet thėnė se fundi ka qenė i turpshėm, pasi presidenti Laska ka goditur barbarisht futbollistin tonė Ristovski dhe ka pėrdorur njė fjalor mė shumė se banal ndaj trajnerit Muēa. Klubi “Skėnderbeu” i dėnon kėto akte tė turpshme qė ndodhėn sot (dje) nė Laē dhe kėrkon nga FSHF-ja tė dėnojė sa mė parė veprime tė tilla tė turpshme qė po ndodhin nė futbollin shqiptar,” - thotė drejtori teknik i Skėnderbeut, Ilirjan Pėrmeti.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Fundi me fat pėr Skėnderbeun, qė merr kreun
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lindsay Lohan po e merr veten
» Beyonce merr pushim nga muzika
» Ndahet nga Miloti, merr fund bashkejetesa disa vjecare e ken

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Sport-
Kėrce tek: