Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Maradona, kurrė mė si gjeniu perfekt i futbollit botėror!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
ONUFRI


Male
Postime : 1579
Age : 40
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

Maradona, kurrė mė si gjeniu perfekt i futbollit botėror! Empty
MesazhTitulli: Maradona, kurrė mė si gjeniu perfekt i futbollit botėror!   Maradona, kurrė mė si gjeniu perfekt i futbollit botėror! Icon_minitimeSun Oct 31, 2010 3:54 pm

Maradona, kurrė mė si gjeniu perfekt i futbollit botėror! Maradonafoto


Nėse do tė na duhet qė tė rishikojmė se kush janė 10 futbollistėt mė tė mirė tė tė gjitha kohėrave, pa dyshim qė nė krye tė tyre mbetet argjentinasi Diego Armando Maradona, i cili, sipas sondazheve tė zhvilluara nga gazeta prestigjioze, ndėr tė cilat edhe “The Times”, lė pas vetes edhe lojtarė tė kalibrit si braziliani Pele. Sidoqoftė, mes tij dhe Peles vijon dualizmi pėr “tė parin” e vendit, enigmė tė cilėn s’e ka zgjidhur dot askush nė mėnyrė zyrtare. Njė “gjeni perfekt” i lojės sė futbollit, jo pėr golin qė i shėnoi Anglisė, por pėr mėnyrėn se si luante, pėr aftėsinė e tij pėr tė lėvizur nė fushė, pėr dimensionin e pamatė, i aftė tė “rrėzonte” yjet botėrore dhe tė ndryshonte fatin e takimit krejt i vetėm dhe vetėm nė njė moment. Ylli argjentinas ka luajtur mė shumė ndeshje, por ka shėnuar mė pak se braziliani Pele, i cili, nė njė nga debatet e shumta “plot helm” dhe nė distancė me Maradonėn, kishte thėnė: “Unė kam lindur pėr futboll, ashtu si Bethoveni kishte lindur pėr muzikė”.
Diego Armando Maradona lindi me 30 tetor tė vitit 1960 nė Villa Fiorito, sot Partido Lomas de Zamora, krahina e Buenos Airesit, Argjentinė. Ishte njė futbollist i famshėm argjentinas. I njohur edhe si “El Pibe de Oro” (fėmija i artė), ai ėshtė pėrmendur rregullisht si futbollisti mė i madh i tė gjitha kohėrave. Ai ėshtė zgjedhur lojtari mė i mirė i shekullit nga FIFA, gjatė njė votimi ndėrkombėtar nė internet. Maradona ėshtė i martuar dhe ka dy vajza, Dalma Nerea dhe Giannina, tė lindura nga martesa e tij me Claudia Villafanes, si dhe njė djalė tė lindur nga njė lidhje jashtėmartesore, Diego Armando Junior.
Karriera profesionale
Maradona e filloi karrierėn e tij futbollistike nė Kampionatin e Argjentinės, me klubin “Argentinos Juniors”, nga viti 1976 nė vitin 1981, ku fitoi shumė suksese, ndėr tė cilėt edhe “Topin e Artė” argjentinas, nė vitin 1978, dhe titullin e Kampionit tė Botės pėr tė rinj nė vitin 1978. Mė pas ai luajti nė Boca Juniors gjatė viteve 1981-1982, para se tė blihej nga klubi i futbollit tė Barcelonės. Me katalanasit ai fitoi njė Kupė Mbreti qė nė vitin e parė tė karrierės sė tij futbollistike, nė vitin 1983. Me Barcelonėn, nė atė kohė me president Nunez, ai ka luajtur sy sezone, qė nuk realizuan atė qė prisnin tifozėt, sė pari pėr shkak tė njė hepatiti dhe mė pas pėr njė fatkeqėsi tė madhe qė i shkaktoi humbjen e 30 pėr qind tė lėvizjes sė kaviljes. Raportet me Barcelonėn dhe presidentin e saj, Nunez, u prishėn tashmė dhe Maradona, pasi e kishte marrė veten nga incidenti, e ndjente veten sėrish gati pėr tė luajtur, por tashmė me njė tjetėr ekip. Ai u ble nga Napoli pėr shifrėn e 12 miliardėve e gjysmė lira. Kontrata u firmos nė kohėn kur Napoli nuk i dispononte ende kėto para pėr tė blerė lojtarin, por qė vetėm njė moment mjaftoi dhe kėto para u derdhėn nga Banka e Napolit. Mė 5 korrik tė vitit 1984, Maradona u paraqit nė “San Paolo” dhe u prit nga shtatė mijė persona. Mjaftoi njė pasim dhe njė gjuajtje drejt portės dhe entuziazmi u shndėrrua nė njė jehonė tė vėrtetė, dukej tashmė njė bast i fituar. Me fanellėn e kaltėr, Maradona arriti kulmin e karrierės dhe famės sė tij, duke e ēuar Napolin nė radhėt mė tė larta tė futbollit italian dhe atij europian. Falė njė skuadre tė mrekullueshme dhe drejtimit tė tij, Napoli korr fitoren e parė nė kampionatin italian tė vitit 1986-1987 (trajner Ottavio Bianchi), sezon qė mbetet nė kujtesė, sepse pas 32 vjetėsh Napoli arrin tė mundė sėrish Juventusin nė stadiumin “Comunale” tė Torinos. Nė tė njėjtin vit ai fitoi Kupėn e Italisė, ngjarje historike pėr Napolin. Maradona fitoi Kupėn UEFA nė vitin 1989 dhe njė Superkupė tė Italisė nė vitin 1990. Aventura e tij profesionale nė Itali pėrfundoi mė 17 mars tė vitit 1991, pas njė kontrolli pėr drogė, tė kryer nė pėrfundim tė ndeshjes Bari-Napoli, ku rezultoi pozitiv ndaj pėrdorimit tė kokainės. Fanella e tij numėr dhjetė u tėrhoq nga Napoli, nė nder tė karrierės sė tij tė jashtėzakonshme. Ai e braktisi Napolin dhe karriera e tij vazhdoi mė pas nė mėnyrė tė ndėrprerė me Seviljen dhe Boca Juniors, deri nė fund tė kampionatit botėror tė vitit 1994, ku nė fazėn fillestare “El Pibe” u bė protagonist i lojėrave tė luajtura dhe realizoi njė gol tė shkėlqyer kundėr Greqisė, por edhe njė herė pėrdorimi i drogės e ndali karrierėn e tij. Maradona rezultoi sėrish pozitiv ndaj efedrinės, substancė stimuluese e ndaluar. Nė vitin 1995, vit i rikthimit nė tė preferuarin e tij Boca Juniors, i akordohet titulli Topi i Artė i karrierės. Nė fund tė vitit 1999, nė bazė tė tė dhėnave tė njė sondazhi tė ndjekur nga FIFA nė internet, Maradona u zgjodh lojtari mė i mirė i shekullit. Pas tėrheqjes sė tij nga fusha e blertė Maradona filloi tė ketė probleme, qė rridhnin si pasojė e pėrdorimit tė kokainės, si dhe shumė shqetėsime tė tjera. Vetėm aplikimi i njė “by-pass”-i gastrik bėri qė ai tė humbasė shumė nė peshė.
Maradona dhe ekipi kombėtar
Nė ekipin Kombėtar tė Argjentinės, ku numėron 91 seleksionime dhe 34 gola, ai fitoi Kupėn e Botės nė vitin 1986, duke fituar kundėr Republikės Federale tė Gjermanisė nė finale me rezultatin 3-2. Nė ēerekfinalen kundėr anglezėve, ai realizoi njė ndėr golat mė tė bukur tė historisė sė Kupės sė Botės, duke u nisur nga fusha e tij dhe duke i kaluar para syve tė gjithė mbrojtjes angleze, para se tė ēonte topin nė rrjetė. Kjo ishte ėndrra e ēdo futbollisti dhe ky gol i papėrsėritshėm qėndroi gjatė nė mendjen e tifozėve. Paraqitja e tij ishte magjike. Piruetet e tij, pasazhet e shkėlqyera dhe shumė magji e bėnė atė njė kampion tė papėrsėritshėm. Ky shpėrthim u shkaktua nga goli i parė i shėnuar nga Maradona gjatė kėsaj ndeshjeje, topi shkoi nė rrjetė falė ndihmės sė dorės «Dorės sė Zotit », kėshtu e komentoi Maradona kėtė fakt. Konteksti politik i kėsaj fitoreje, qė u kurorėzua me rezultatin 2-1 pėrballė Anglisė, ishte i veēantė pėr shkak tė tensioneve ndėrmjet kėtyre dy vendeve. Maradona drejtoi gjithashtu ekipin e Argjentinės nė finalen e Kupės sė Botės nė vitin 1990, sėrish kundėr Gjermanisė, por kėtė radhė duke pėsuar humbje me rezultatin 1-0, me anė tė njė penalltie gjatė kohės sė rregullt tė lojės. Nė gjysmėfinale Maradona e ēoi Argjentinėn nė klasifikim pėrballė Italisė, nė stadiumin e Napolit, ku ai luajti gjatė sezonit tė rregullt. Pėr shkak tė kėsaj ndeshjeje, Italia, vendi mikpritės i kėtij aktiviteti, u bė mbėshtetės i Gjermanisė.
Vitet e arta tė Maradonės
Duke parė fizikun jo shumė tė zhvilluar pėr njė sportist dhe gjatėsinė jo shumė optimale pėr shkak tė shtatit tė shkurtėr, Maradona ka personifikuar esencėn e futbollit, duke fshehur nė atė fizik tė pakėt njė talent tė pazėvendėsueshėm, lidhur me fantazinė e tij, me vizionin e lojės dhe duke bėrė mrekullia shpesh tė paimagjinuara pėr fushėn e blertė. Vitet 1984 nė 1991 janė pėr tė gjithė tifozėt e Napolit vitet mė tė paharruar. Nė ato vite Napoli u bė njė skuadėr qė nuk mund tė mundej. Diego Maradona, klasi i tij i lartė, stili i tij i rrallė, ishin tė gjithė pėrbėrėsit pėr njė skuadėr tė madhe. Ardhja e Diegos nė Napoli ishte shumė e vėshtirė dhe tratativat me Barcelonėn zgjatėn disa muaj, gjatė verės sė vitit 1984. Tė gjithė nė Napoli ndiqnin me shumė vėmendje vėshtirėsitė e hasura nga Napoli pėr tė blerė Diegon. Por mė nė fund Napoli ia doli mbanė ta blinte dhe mė shumė se 60 000 persona shkuan nė stadiumin “San Paolo” vetėm pėr tė parė prezantimin e asit argjentinas. Dy sezonet e para (1984-1985 dhe 1985-1986) ishin shumė tė mira, por jo thelbėsore dhe njerėzit nė Napoli prisnin fitoren e kampionatit. Viti pasardhės 1986-1987, ishte viti i fitores sė parė. Njė kampionat, nė tė cilin Napoli dominoi nga dita e parė nė tė fundit, duke qenė pothuajse gjithmonė nė qendėr tė klasifikimit. Ky ishte njė sezon i paharruar pėr tė gjithė tifozėt napolitanė, nė fakt ata fituan edhe Kupėn e Italisė, duke mundur nė finale Atalantėn. Diego Maradona, Bruno Giordano, Salvatore Bagni, Moreno Ferrario, Claudio Garella, Andrea Carnevale janė tė gjithė nė zemėr tė tifozėve tė Napolit. Nė Napoli njerėzit pėlqejnė shumė futbollin dhe bėjnė tifozllėk si pak tė tjerė nė botė, atė ditė ishte njė festė e madhe dhe u festua shumė bukur. Nėpėr rrugė, nėpėr shtėpi, tė gjithė netėt dhe ditėt pasardhėse, qyteti ishte nė festė. Njė vit mė pas, 1987-1988, ishte sezoni qė tė gjithė tifozėt e Napolit duan ta harrojnė, pasi Napoli shkoi deri nė ditėt e fundit tė kampionatit, por mė pas nė mėnyrė tė pakuptuar dėshtoi, ndoshta pėr shkak tė disa problemeve, duke humbur disa vende nė klasifikim nė krahasim me Milanin e Gullit, Van Basten e Rijkaard, qė luajtėn njė ndeshje shumė tė bukur nė Napoli, duke fituar 3-2, dy javė para pėrfundimit tė Kampionatit. Njė kupė e fituar falė Diego Maradonės, Antonio Carecas, sulmuesit tė madh brazilian, Ricardo Alemao. Viti1989-1990 ishte njė sezon tjetėr qė nuk harrohet, fitorja e dytė. Napoli fitoi edhe njė herė kampionatin Italian, duke grumbulluar gjithsej 33 pikė nga 34 (16 fitore, 1 barazim, 0 humbje) dhe pėrballja kokė me kokė me Milanin deri nė ditėn e fundit ishte e paharruar. Dy ditė para pėrfundimit, Napoli dhe Milani kishin tė njėjtėt pikė nė klasifikim dhe Napoli arriti tė fitonte me rezultatin 4-2 nė Bolonja, ditėn nė tė cilėn Milani humbi me rezultatin 2-1 kundėr Veronės, nė njė ndeshje tė paharruar. Ditėn e fundit Napoli fitoi pa shumė mundim, me rezultatin 1-0, kundėr Lacios, falė njė goditjeje me kokė tė mbrojtėsit Marco Baroni, qė shėnoi edhe golin e fitores. Por vitet e arta pėrfunduan nė Moskė, vitin pasardhės, kur u eliminuan gjatė turit tė dytė tė Kupės sė Kampioneve, pasi kishin mundur hungarezėt e Ujpest Dozsa gjatė turit tė parė (3-0, 2-0).
Maradona, “fėmija i artė ”
Nėse ka njė futbollist qė ėshtė simboli i Napolit, ky pa dyshim qė ėshtė Diego Armando Maradona, futbollisti mė i madh i tė gjitha kohėrave. Qė prej ardhjes sė tij te Napoli tė gjithė filluan ta donin dhe ta pėlqenin si tė ishte biri i tyre, pasi ishte nė gjendje t’i jepte Napolit njė famė ndėrkombėtare, duke udhėhequr skuadrėn nė elitėn e futbollit botėror. Sezoni i tij i parė, mė saktėsisht nė vitin 1984-1985, nuk ishte ashtu si mund tė prisnin tė gjithė, por gjatė sezonit tė dytė tė kampionatit filloi tė tregojė klasin e tij, duke realizuar njė performancė tė pabesueshme kundėr Lacios, kur Napoli fitoi me rezultatin 4-0. Diego shėnoi njė gol nga kėndi dhe njė tjetėr mė njė goditje shumė tė bukur nga larg. Nė sezonin pasardhės, nė vitin 1985-1986, Diego shėnoi golin qė i dha Napolit fitoren e parė kundėr Juventusit, pas shumė vitesh. Ndėrsa njė vit mė pas, 1986-1987, Maradona arriti tė ēojė Napolin nė fitore, duke u treguar tė gjithėve se ishte numri njė (dy gola tė paharruar janė ata kundėr Sampdorias, me njė goditje me kokė, dhe njė tjetėr kundėr Milanit, kur arriti tė kalojė gjithė mbrojtjen kundėrshtare, duke i dhėnė Napolit golin e fitores, qė pėrfundoi me rezultatin 2-1). Nė atė kohė sapo ishte kthyer nga Kampionati Botėror i Meksikės, ku kishte drejtuar vetėm Argjentinėn nė fitore, duke shėnuar golin e famshėm me dorė kundėr Anglisė, por edhe nė tė njėjtėn ndeshje golin mė tė bukur tė historisė futbollistike. Diego ēoi Napolin nė fitoren e trofeut tė parė ndėrkombėtar, siē ishte Kupa UEFA nė vitin 1988-1989 dhe njė vit mė pas, nė 1989-1990, falė golave tė tij fantastikė, skuadra e Napolit fitoi sėrish. Ai gjithmonė ishte fatsjellės pėr skuadrėn napolitane.
Maradona dhe Napoli
Ėshtė praktikisht e vėshtirė tė shpjegosh me fjalė atė qė Diego ka qenė pėr Napolin e viteve ’80. Dhe nėse dikush nuk e ka vizituar qytetin e Napolit nė ato vite, nuk do arrijė kurrė ta kuptojė domethėnien qė kishte Diego Maradona pėr tė gjithė napolitanėt. Diego kishte edhe njė rėndėsi sociale: ai u bė idhulli i njerėzve, shumė persona qė jetonin nė kushte tė kėqija ekonomike gjenin tek ai njė mėnyrė pėr tė mos menduar gjithmonė pėr realitetin e hidhur nė tė cilin jetonin. Siē ėshtė edhe tipar i napolitanėve, ata janė tė famshėm pėr spontanitetin dhe pėr optimizmin. Nė Napoli njerėzit ēmendeshin pėr Diegon. Nėse nė tė ardhmen njė arkeolog do tė gjejė objekte “antikė” tė Maradonės, ka shumė mundėsi qė tė mendojė qė ka qenė njė specie idhulli, diēka pėr tė cilėn ia vlente tė jetoje dhe vuaje. Maradona ishte i pranishėm pothuajse kudo nė Napoli, nga fotot dhe vizatimet nėpėr rrugėt e qytetit, tek fishekzjarrėt e quajtur “Topi i Maradonės”, nga ēdo lloj suveniri pėr torta me Maradonėn, nga poezitė pėr tė e deri tė statujat. Ishte kudo. Asnjė napolitan nuk mund ta urrente, ishte njė hero pėr tė gjithė. Ka shumė njerėz qė kur mendojnė pėr Napolin, mendojnė menjėherė pėr Maradonėn. Edhe sot, pas kaq vitesh, po t’i thuash dikujt “jam tifoz i Napolit”, pėrgjigjia e menjėhershme ėshtė “Napoli, Maradona”. Tė mundesh tė thuash “Unė kam parė Maradonėn duke luajtur” ose “unė isha nė stadium kur ka luajtur ai” ėshtė njė motiv pėr t’u ndjerė krenar pėr kėdo tė apasionuar tė futbollit, tifoz tė Napolit apo dashamirės tė tij.
Pas karrierės
Qė prej pėrfundimit tė karrierės, Maradona has probleme shėndetėsore pėr shkak tė abuzimit me drogėn. Nė prill tė vitit 2004, ai ishte viktimė e njė sėmundje kardiake, e cila e ēoi nė prag tė vdekjes. Mė pas ai vendosi nė kėtė organ njė unazė gastrike qė bėri qė tė humbte 40 kile dhe bėri njė kurė dezintoksikimi. Sėrish nė shėndet tė mirė, Maradona realizon njė emision varietesh, qė mundi tė gjithė rekordet e audiencės nė televizionin argjentinas. Ai drejtonte njė emision televiziv shumė tė ndjekur nė Argjentinė, tė titulluar “La Noche del 10″. Mė 4 nėntor tė vitit 2005, pranė presidentit venezuelian Hugo Chavez, ai shpreh publikisht kundėrshtimin e madh ndaj presidentit amerikan George Ė. Bush me rastin e hapjes sė samitit tė katėrt tė shteteve tė Amerikės. Mė 9 qershor tė vitit 2005, me rastin e dhėnies sė lamtumirės nga Ciro Ferrara nė Napoli, Maradona, pas katėrmbėdhjetė vjet mungese, u rikthye nė qytetin ku u bė i famshėm dhe publiku i “San Paolos”, edhe pse kishin kaluar shumė vjet, u tregua shumė i afėrt me “Mbretin” e vet. Nė nėntor tė vitit 2006, Boca Juniors nderoi Maradonėn me njė statujė tė vendosur nė brendėsi tė stadiumit Bombonera. Gjatė zhvillimit tė Kampionatit tė Futbollit Gjermani 2006, ai kreu detyrėn e komentatorit sportiv pėr stacionin televiziv Espagnole Cuatro (ex-Canal + espagne), pėrveē ditėve tė ndeshjes sė Argjentinės, sepse kėrkoi tė mos punonte ditėt kur ndeshej ekipi i tij kombėtar.
Si cilėsohet Maradona
”Kampioni mė i madh qė kam parė tė luajė ėshtė Diego Armando Maradona. Mė beso, biri im, nuk do tė ekzistojė kurrė mė, nė shekuj tė shekujve, njė tjetėr si ai. Ai atė qė kishte mungesė pėrkryerje e ka bėrė tė pėrkryer. I vogėl, i mbushur, por tepėr i shkathėt dhe konciz, viktimė e miqve falsė dhe e vullnetit pėr tė vepruar jashtė ēdo rregulli, Maradona ka transformuar njė top tė thjeshtė lėkure nė njė imazh tė bukurisė.”. Kėtė e ka shkruar Daruin Pastorin, nė librin e titulluar “Letėr pėr tim bir, mbi futbollin”.
Maradona: Nė koma fola me Zotin!
Ylli argjentinas ka prezantuar njė film rreth jetės sė tij nė Kanė, me regji tė Emir Kusturicas.
Ku ka thėnė: “Isha i vdekur, por ai (Zoti) mė tha se duhej tė luftoja deri nė fund”.
Eshtė njė film i cili tregon qartė jetėn e Diego Armando Maradonės, njė film me regji tė serbit Emir Kusturica. Bėhet fjalė pėr njė nga legjendat e futbollit botėror, i cili ka treguar historinė e tij, histori tė cilėn regjizori i mirėnjohur serb e ka kthyer nė njė film. Titullohet “Maradona sipas Kosturicas” dhe tregon qartė historinė e famshme tė futbollistit argjentinas, por edhe bėmat dhe gabimet e tij nė jetė. Nė kėtė film tregohen vėshtirėsitė qė Maradona ka hasur nė jetėn e tij dhe lidhjet e tij me Zotin, sidomos kur i ka shpėtuar vdekjes nga droga, “mallkimi” mė i madh nė jetėn e tij, ashtu siē e ka quajtur vetė edhe legjenda e Argjentinės. “Tashmė edhe vetė e ndiej qė nuk kam vdekur. Isha i vdekur, por ai atje lart (Zoti) nuk mė la tė vdisja. Kur isha nė koma, flisja me Zotin, i cili mė thoshte: “Lufto, ti nuk do tė vdesėsh. Isha nė koma, por ai mė thoshte: “Akoma jo. Jo tani”. Dhe unė e dija fare mirė se kisha ende pėr tė dhėnė. Ishte njė sensacion shumė i frikshėm, por qė mė bėri tė hapja sytė dhe tė jetoja njė rini tė dytė”. Kėto janė fjalėt e Diego Armando Maradonės, i cili tregon edhe nė film historinė e tij tė dhimbshme, por edhe shumė tė bukur pasi i shpėtoi vdekjes.

Do prisja dorėn pėr Xhulia Roberts
Ndėr shumė temash tė tjerash, Diego Armando Maradona ka folur edhe pėr jetėn e tij jashtė futbollit dhe drogės. Ka komentuar pėr shumė gjėra tė tij tė preferuara dhe ndėr to ka qenė edhe aktorja Xhulia Roberts: “Do tė bėjė gjithēka pėr ta parė. Pėr tė do tė prisja edhe dorėn”, - ishte deklarata e argjentinasit, i cili mė pas shtoi: “Edhe vajza ime ėshtė aktore dhe do doja qė njė ditė mė bėhej po aq e famshme dhe e mirė si Xhulia. Mė pėlqen shumė mėnyra se si aktron dhe fiziku i saj. Eshtė njė protaggoniste shumė e mirė, sidomos nė filmin “Pretty Uoman”.
“Mund tė isha bėrė mė i mirė se Pele!”
Gjatė prezantimit tė filmit tė tij nė Kanė, Maradona ka dhėnė njė konferencė pėr shtyp, ku gazetarėt e kanė pyetur pėr shumė tema tė ndryshme. Njė ndėr to ishte edhe marrėdhėnia e tij me Pelen dhe pikėpyetja e madhe: cili prej tė dyve ėshtė futbollisti mė i madh nė botė nė tė gjitha kohėrat. Dhe Maradona ėshtė pėrgjigjur: “Nėse nuk do tė kisha bėrė gabimet qė kam bėrė nė jetė, atėherė Pele nuk do tė ishte as i dyti”. Kjo pėrgjigje e argjentinasit vinte pas kritikave qė Pele i kishte bėrė disa muaj mė parė nė njė intervistė: “Maradona ka qenė njė futbollist i madh, por nuk gjuante dot me kėmbėn e djathtė dhe ishte i dobėt nė goditjet me kokė. Nuk ishte njė futbollist i kompletuar. Pėr mė tepėr, kam edhe njė pyetje: Pse tė gjithė lojtarėt olimpikė i humbasin medaljet e tyre kur marrin doping dhe ai jo?”. Ky ishte ngacmimi i parė i Peles, por edhe Maradona nuk mund tė rrinte pa u pėrgjigjur: “Vajzat e mia mė ka thėnė tė mos flas pėr Pelen, por nuk kam ēfarė tė bėj, nuk rri dot pa e pėrmendur emrin e tij. Pele nuk ka dinjitet pėr tė folur me mua. Ai duhet tė shohė atė qė ka dhe mė pas tė pėrmendė emrin tim”.
“Droga, mėkati im nė jetė!”
Sigurisht, Maradona nuk mund tė linte pa pėrmendur edhe lidhjet e tij tė ngushta me drogėn, e cila e afroi shumė afėr vdekjes. “A e dini se ēfarė lojtari mund tė kisha qenė nėse nuk do tė kisha konsumuar kokainė?. Edhe vetė jam kurioz pėr ta mėsuar njė gjė tė tillė. Eshtė e vėrtet qė kam patur lidhje tė ngushta me drogėn, e cila pėr pak mė kushtoi edhe jetėn. Kam kaluar njė tmerr tė vėrtetė dhe askush nuk mund ta imagjinojė. Kam gabuar vėrtet shumė, por falė Zotit e kam kuptuar shumė shpejt. Droga ka qenė mėkati im mė i madh nė jetė, por falenderoj doktorėt, familjen time, vajzėn dhe shumė miq tė cilėt mė kanė ndihmuar. Falė tyre, unė jam tashmė mirė dhe midis jush”.
Argjentina ėshtė Maradona, Maradona ėshtė Argjentinė
Ja 50 faktet kryesore nė 50-vjetorin e lindjes sė Maradonės
1. Maradona u lind mė 30 tetor 1960 nė rrethinat e Buenos Aires.
2. Maradona pati 91 paraqitje (ndeshje) pėr Argjentinėn, duke shėnuar 34 gola.
3. Ai ka luajtur nė katėr turne tė Kupės sė Botės pėr vendin e tij.
4. Ai e ndihmoi Boca Juniors tė fitonte titullin nė kampionatin argjentinas, mė 1982, pėrpara se ta bėnte njė veprim tė tillė edhe me Barcelonėn. Por nė vitin 1984 ai do tė transferohej nė Napoli dhe ta ndihmonte skuadrėn italiane tė fitonte tė vetmit deri mė sot, dy tituj tė Seria A, pikėrisht nė vitet 1987 dhe 1990.
5. Maradona mban rekordin, pėr numrin mė tė madh tė ndeshjeve si kapiten i ndonjė vendi nė Kupėn e Botės. Ai regjistroi 16 ndeshje me shiritin e kapitenit tė Argjentinės nė finale Botėrorėsh.
6. Nė total, megjithatė, ai pati 21 ndeshje nė turnetė e Kupave tė Botės.
7. Maradona ishte 15-vjeēar, kur bėri debutimin e tij profesional, mė 20 tetor 1976, pėr tė rinjtė e Argjentinės.
8. Maradona ishte pjesė e skuadrės sė tė rinjve tė Argjentinės, e cila fitoi Kupėn e Botės pėr “junior”, mė 1979, nė Japoni.
9. Mė 27 shkurt 1977, Maradona, nė moshėn 16-vjeēare, bėri debutimin e tij ndėrkombėtar me Argjentinėn, nė njė ndeshje kundėr Hungarisė, nė stadiumin “Bombonera” tė Buenos Buenas.
10. Ai ka njė tatuazh tė Che Guevara nė krahun e tij.
11. Maradona mban rekordin pėr numrin mė tė madh tė faulleve tė shkaktuar ndaj tij, nė njė Kupė Bote. Plot 53 faulla janė bėrė ndaj tij gjatė Kupės sė Botės 1986, nė Meksikė.
12. Ai, gjithashtu, mban rekordin pėr numrin mė tė madh tė faulleve tė shkaktuar ndaj tij gjatė njė ndeshjeje finale nė Kupė Bote. Italia do tė regjistronte plot 23 ndėrhyrje tė ndaluara ndaj tij, gjatė edicionit tė vitit 1982.
13. Maradona shkėlqeu si njė kapiten i lavdishėm pėr Argjentinėn, vecanėrisht nė Kupėn e Botės tė vitit 1986, duke mposhtur me rezultatin 3-2 Gjermaninė Perėndimore, nė finale.
14. Diego, gjithashtu, fitoi “Topin e Artė”, si lojtar i shquar i turneut, nė Botėrorin e vitit 1986.
15. Diego shėnoi duke pėrdorur dorėn e tij nė ēerekfinalen e Kupės sė Botės 1986, kundėr Anglisė. Kur u pyet pėr kėtė gjė, ai tha: “Qėllimi ishte tė shėnoja. Pak nga dora e Perėndisė, pak nga krahu i Maradonės, kjo gjė u arrit.” Ky rast ka hyrė nė histori me pėrcaktimin “Dora e Zotit”, edhe pėr faktin se Maradona, pothuajse i vetėm, fitoi Kupėn e Botės pėr Argjentinėn, mė 1986.
16. Ai fitoi dy tituj nė Seria A, me Napolin, nė vitin 1987 dhe 1990. Ai, gjithashtu, fitoi Kupėn UEFA me Napolin, nė vitin 1989.
17. Nė Kupėn e Botės 1994, nė SHBA, Maradona ka luajtur vetėm dy ndeshje, ku shėnoi njė gol, kundėr Greqisė, pasi rezultoi se kishte pėrdorur doping, ndaj u dėrgua nė shtėpi, pas testit pėrkatės.
18. Maradona ėshtė martuar me Claudia Villafane, mė 7 nėntor 1989, nė Buenos Aires, por ėshtė divorcuar me tė nė vitin 2004.
19. Nė vitin 2005, Maradona filloi mbajtjen e njė “talk shoė” nė televizionin argjentinas. Pele ishte mysafiri kryesor nė shfaqjen (emisionin) e tij tė parė.
20. Ai u emėrua si menaxher i Argjentinės nė tetor 2008.
21. Gjatė drejtimit tė tij si menaxher, Argjentina pėsoi humbjen e vet mė tė keqe (mė tė thellė), tė regjistruar ndonjėherė, me rezultatin 6-1, nė Bolivi, nė eliminatoret e Kupės sė Botės. Kjo e ēoi Maradonėn para njė lumi tė madh kritikash. Dhe kur skuadra e tij u kualifikua pėr finalet e kėtij turneu (Afrika e Jugut 2010), Maradona u shpreh: “Pėr ata qė nuk besuan.” Mė tej vijoi me fjalė fyese ndaj gazetarėve, ndėrkohė qė nuk munguan as falėnderimet pėr disa tė tjerė: “Unė jam mirėnjohės pėr lojtarėt e mi dhe pėr popullin argjentinas.” FIFA e pezulloi atė pėr dy muaj, pas atij shpėrthimi frenetik me ofendime tė rėnda ndaj gazetarėve.
22. Maradona debutoi si trajner i Argjentinės mė 19 nėntor 2008. Atė ditė mundi me rezultatin 1-0 Skocinė, nė “Hampden Park”.
23. Mė 22 qershor 2010, Maradona ka thėnė pėr topin Jabulani, me tė cilin u luajt faza finale e Botėrorit tė kėtij viti: “Unė kėrkoj nga tė gjithė drejtuesit e FIFA-s qė tė mos flasin aq shumė pėr mua, por tė punojnė pėr futbollin e duhur. Ky top ėshtė i kotė. Ėshtė e pamundur pėr tė luajtur me tė, pėr ta kontrolluar portierėt…”
24. Nė njė konferencė pėr shtyp pėrpara raundit tė parė tė suksesshėm nė Kupėn e Botės 2010, Maradona kėrceu mbi pengesat pėr tė pėrqafuar ish-shokun e ekipit te Napoli, Salvatore Bagni, njė ish-futbollist, i kthyer tashmė nė ekspert. Pas pėrqafimit tė ngrohtė, Bagni tha: “Siē ka bėrė nė tė gjitha kėto vite, Diego rezervon gjithmonė tė papritura!”
25. Maradona me forcė mbrojti performancėn pa gola tė Lionel Mesit nė Botėrorin 2010, teksa mė 2 korrik 2010 tha: “Ēdokush, qė thotė se Mesi nuk kishte njė paraqitje tė madhe nė kėtė Kupė Bote, ėshtė idiot”.
26. Ish-shoku i ekipit, Jorge Valdano, tha pėr ė nė vitin 2006: “Ai ėshtė njė personazh i tillė, qė shumė njerėz duan ta imitojnė, njė figurė e diskutueshme, e dashur, e urryer, i cili nxit trazira tė mėdha, sidomos nė Argjentinė. Maradona nuk i ka shokėt e vet vetėm brenda fushės sė blertė, por e ka kthyer jetėn e tij nė njė shfaqje. Tani ėshtė duke jetuar njė provė tė rėndė personale (me drogėn), qė nuk duhet tė imitohet nga askush.”
27. Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) ka dėrguar njė kėrkesė nė FIFA, qė tė dalė “nė pension” fanella me numrin nr.10 e kombėtares sė tyre, nė nder tė Maradonės, por kėrkesa ėshtė refuzuar.
28. Njė stadium nė Argjentinė mban emrin “Diego Armando Maradona”.
29. Maradona, pasi mundi Anglinė nė ēerekfinalen e Kupės sė Botės 1986, tha: “Ishte sikur tė kishim pushtuar njė vend, mė shumė se tė kishim mundur vetėm njė ekip futbolli.”
30. Maradona deklaroi nė vitin 1996: “Unė isha, jam dhe do tė jem gjithmonė nėn varėsinė e drogės. Njė person i pėrfshirė nė efektet e saj, por kam pėr ta luftuar atė ēdo ditė.”
31. Nė vitin 2000, FIFA vendosi tė organizojė njė cmim “Lojtari i Shekullit” pėr mijėvjeēarin e ri. Pas mbėrritjes nė pėrfundimin se Pele dhe Maradona duhej ta ndanin kėtė ēmim, braziliani tha: “Nėse Maradona mendon se ėshtė lojtari mė i mirė i shekullit, ky ėshtė problemi i tij.”
32. I pyetur njė herė pėr 11-shen mė tė mirė tė kombėtares sė Argjentinės, nga vitit 1990 e kėtej, trajneri Carlos Bilardo tha: “Maradona dhe dhjetė tė tjerė.”
33. Maradona u emėrua zėvendėspresident sportiv i Boca Juniors nė vitin 2005. Ai e la kėtė detyrė njė vit mė vonė.

34. Regjisori serb, Emir Kusturica, ka bėrė njė dokumentar pėr Maradonėn, i cili u shfaq nė Festivalin e Filmit nė Kanė, nė vitin 2008.
35. Nė vitin 1986, ish-menaxheri i Anglisė, Sir Bobby Robson, tha: “Me Maradonėn, Arsenali mund tė kishte fituar Kupėn e Botės.”
36. Ish-mbrojtėsi i Anglisė, Phil Neal, tha pėr Maradonėn 18-vjeēar nė vitin 1978: “Njė fėmijė, ėshtė vėrtet e pabesueshme, por Maradona ėshtė mė i miri qė kam parė ndonjėherė.”
37. Tifozėt kanė themeluar tė ashtuquajturėn “Kisha e Maradonės” nė Buenos Aires, nė vitin 1998.
38. Goli i dytė i Maradonės kundėr Anglisė, i cili erdhi vetėm katėr minuta pas “Dorės sė Zotit”, nė ēerekfinale tė Kupės sė Botės nė vitin 1986, qė mė nė fund mundi Peter Shilton, pėr ta bėrė rezultatin 2-0, ėshtė quajtur nga FIFA si “goli i shekullit”.
39. Maradona ka njė kukull lookalike, tė shfaqjeve franceze “Les guignols de l’info”.
40. Ai ėshtė mik i mirė me udhėheqėsin kuban Fidel Kastro.
41. Maradonės iu desh tė largohej nga Napoli, nė vitin 1991, pas dėshtimit nė njė test droge pėr kokainė.
42. Argjentinasi nuk pranoi tė shkojė nė ceremoninė e hapjes tė finaleve tė Kupės sė Botės 2006 nė Gjermani.
43. Nė njė luftė fjalėsh mes tyre, pėr mbretėrimin e Maradonės si trajner i ekipit kombėtar, Pele tha: “Ky nuk ėshtė faji i Maradonės. Eshtė faji i atyre qė e futėn nė kėtė valle.” Legjenda argjentinase iu pėrgjigj me tė njėjtėn monedhė, duke thėnė: “Pele duhet tė kthehet nė muze dhe tė qėndrojė atje.”
44. Zyrtarėt italianė zbuluan vitin e kaluar se Maradona i ka borxh shtetit italian 37.000.000 euro. Mė tepėr se gjysma e kėsaj shume ėshtė interesi i borxhit origjinal.
45. Maradona ka realizuar mesatarisht 0,526 gola-pėr ndeshje nė garat e klubit vendas.
46. Ai ėshtė golashėnuesi mė i lartė, i treti, pėr golat e shėnuar pėr Argjentinėn, pas Gabriel Batistutės dhe Hernan Crespos.
47. Ushtria Tartane ka njė himn qė lavdėron Maradonėn pėr dėrgimin e fqinjėve tė tyre nga Kupa e Botės 1986.
48. Maradona ka thėnė nė “World Cup ‘98”: “Lojtarėt janė si “Robocops”, ata kanė nevojė pėr mė shumė lubrifikant se sa masazh. Unė nuk besoj se turneu do tė jetė mė keq. ”
49. IIMSAM (Institucionet Ndėrqeveritare pėr Pėrdorimin e Mikro-algave Spirulina kundėr Kequshqyerjes) e ka emėruar Maradonėn si Ambasador tė mirėsisė tė saj, nė 2006.
50. Nė njė libėr mbi Maradonėn, botuar mė 1997, psikologu dhe autor argjentinas Gustavo Bernstein vuri nė dukje: “Maradona ėshtė termi maksimal i referencės sonė si popull. Askush nuk e mishėron thelbin tonė mė mirė. Askush nuk e mban emblemėn tonė mė fisnikėrisht. Si ai nuk ka tė tjerė, nė njėzet vitet e fundit na ka ofruar aq shumė pasion. Argjentina ėshtė Maradona, Maradona ėshtė Argjentinė. ”

50 frazat mė tė famshme tė “El Pibe de Oro”
Karriera fantastike e lojtarit nga Argjentina shpeshherė ėshtė “eklipsuar” nga ngjarjet e jetės sė tij private. Por, gjithsesi, “El Pibe de Oro” kujtohet me golat dhe ikjet fantastike qė bėnte nė fushė. Kėshtu sot do t’ju paraqesim 50 frazat mė tė famshme tė djaloshit qė lindi nėn “shenjėn” e futbollit.
Qershor 1978 - Buenos Aires: – “Kam dy ėndrra: sė pari, dua tė luaj nė Botėror dhe, sė dyti, dua ta fitoj atė”. Maradona, 18 vjeē, nė atė kohė luante pėr Argentinos Juniors. Kėto fjalė i tha nė intervistėn e parė nė publik.
6 qershor 1984 – Barcelona: “Po mė vrasin, nuk mund tė mė mbajnė ‘pezull’ gjatė tė gjithė kohės. Barcelona duhet qė tė vendosė sa mė parė tė jetė e mundur, nėse do tė mė mbajė apo jo. Tani pėr tani mendoj se gjithēka ka mbaruar. Oferta e Napolit ėshtė njė ofertė e mirė”. Maradona po i tregonte Botės dėshirėn qė kishte pėr tė shkuar tek Napoli.
5 korrik 1984 - Napoli: “Dua qė tė bėhem idhulli i djemve tė varfėr tė Napolit, pasi ata janė si unė nė kohėn kur jetoja nė Buenos Aires”. Kėshtu tha Maradona gjatė prezantimit zyrtar nė stadiumin “San Paolo” (pėrballė 70000 spektatorėve).
24 nėntor 1984 - Milano: “Diēka nuk shkon, unė jam i pafajshėm. Asnjėherė mė parė nuk jam dėnuar me kraton tė kuq pėr diēka tė tillė. Nuk di ē’tė them. Pėr mua topi ėshtė gjithēka, jam shumė i mėrzitur”. Kėshtu u mundua tė bindte Diego Maradona Komisionin e Disiplinės, qė mė pas ia hoqi dėnimin, pas kartonit tė kuq (i pari qė merrte nė Itali) qė mori nė takimin ndaj Askolit.
26 shkurt 1985 – Napoli: “El puvlico de Napoli me buole vene” (Publiku i Napolit mė do shumė). Diego Maradona, pas tregolėshit qė realizoi ndaj Lacios ( Napoli fitoi 4-0), nuk fliste ende mirė italisht.

9 nėntor 1985 – Romė: “Po ėshtė e vėrtetė, u grinda me Papėn. Debatova shumė me tė, pasi isha nė Vatikan dhe pashtė tavanet prej ari. Dhe mė pas, kur dėgjova teksa mė thoshte se Kisha ishte e preokupuar pėr fėmijėt e varfėr, atėherė i thashė: Mik (“Amigo”) shit tavanet, bėj diēka!”. Diego Maradona pak ditė pasi kishte asistuar nė Meshėn e mbajtur nga Papa Gjon Pali nė Vatikan.
22 qershor 1986 – Nju-Meksiko: “Nė fushė nuk ‘luftohet’ me armė, por me top. Unė nuk di tė flas anglisht. Megjithatė, edhe po tė dija, nuk do tė flisja asnjė fjalė”. Maradona pak orė para takimit midis Argjentinės dhe Anglisė.
24 qershor 1986 – Nju-Meksiko: “Goli i parė? Un poco con la cabeza de Maradona y un otro poco con la mano de Dios (E realizova me kokėn e Maradonės dhe dorėn e Zotit). Goli i dytė i mrekullueshėm? Ju lutem, e vetmja mrekulli qė njoh ėshtė Raquel Welch”. Diego Armando Maradona pas dygolėshit fantastik tė realizuar ndaj Anglisė (pra siē e njohin tė gjithė, goli me dorė dhe goli mė i bukur nė historinė e futbollit).
1 gusht 1986 - Romė: “Zoti ėshtė i drejtė, kėshtu qė kundrejt Napolit nuk do tė merret asnjė masė. Pėr procesin e basteve nuk dua as t’i dėgjoj emrin. Tani dua tė fokusohem nė sezonin e ardhshėm. Ne mund tė luftojmė pėr skudeton, por tifozėt nuk duhet tė ėndėrrojnė. Ne nuk duhet tė bėhemi mendjemėdhenj. Ne duhet tė luajmė me kėmbė nė tokė, pasi i dimė limitet tona, ashtu siē i dinte dhe Argjentina nė Meksikė”. Maradona bėn “profetin”. Napoli fitoi kampionatin mė 1987.
30 korrik 1987 - Havanė: “Qė sot e tutje do tė kujtoj pėrgjithmonė momentet e bukura qė kam kaluar kėtu. Do tė mė pėlqente shumė qė unė tė bėhem ‘kumbari’ i futbollit kuban. Diego Maradona, pasi vizitoi Fidel Kastron.
1 maj 1988 - Napoli: “Nuk dua tė shoh nė shtėpinė time flamuj kuqezi”. “El Pibe” para takimit deēiziv me Milanin (nė San Paolo, Milani mundi Napolin 3-2).
10 tetor 1988 - Napoli: “Hiqeni atė pikėpyetje, atė top e preka me dorė. Kėsaj radhe do tė ketė qėnė dora e Shėn Xhenaros, mė shumė se sa ajo e Zotit”. Diego Maradona teksa fliste pėr gazetarėt pas ndeshjes Napoli-Atalanta (pėrfundoi 1-0 pėr Napolin; nė minutėn e 90′ realizoi Giaēhetta pas njė episodi tė dyshimtė tė Maradonės.
15 shkurt 1989 - Napoli: “Unė jetoj nė rrugėn “Scipione Capece”, gazetarėt le tė vijnė nė shtėpinė time, ata nuk duhet tė fshihen pas penės. Pėr Dalma-n, pėr Claudia-n (vajzat), pėr gratė e mia, unė do tė lija futbollin. Njė gjė tė tillė nuk do ta bėja kurrė pas thashethemeve tė gazetarėve pėr jetėn time private. Nėse ndonjė pederast flet pėrsėri, unė do t’ia …”, - tha Maradona, me gishtin e mesit tė ngritur lart, teksa po kėrcėnonte gazetarėt nė njė lokal nė Napoli.
17 maj 1989 - Napoli: “Trofeu im mė i bukur? Ėshtė i fundit, pasi nuk kam shumė qė e kam fituar”. Maradona, teksa po hynte nė San Paolo me Kupėn UEFA nė dorė.
31 gusht 1989 - Buenos Aires: “Me Napolin tashmė ka mbaruar gjithēka. Unė kam raporte tė mira me Moxhin, por me presidentin Ferlaino jo. Prandaj nuk kthehem. Moxhi ėshtė njė person shumė i mirė, Ferlaino jo”. Maradona lėshoi sinjalet e para qė paralajmėronin largimin.
10 shtator 1989 - Napoli: “U ktheva pėr qytetin dhe tifozėt”. Diego u rikthye nė Itali pas tre muajve tė verės qė i kishte kaluar duke u grindur me presidentin.
9 dhjetor 1989 - Roma: “Gjithēka ėshtė trukuar vetėm pėr tė favorizuar Italinė dhe kėshtu pėr tė dėmtuar Argjentinėn”. Maradona komentoi kėshtu shortin e Botėrorit qė u zhvillua nė Itali. Mė pas argjentinasi u gjobit rėndė nga FIFA pėr kėto fjalė.
8 mars 1990 - Napoli: “Bigon tha se kishte nevojė pėr 11 lojtarė qė vrapojnė. Atėherė unė e zbrita me kėmbė nė tokė dhe i thashė se nuk duhet tė mbėshtetej tek unė, pasi asnjėherė nuk kam vrapuar nė jetėn time”. Maradona para takimit Leēe-Napoli shpjegon pėrjashtimin nga skuadra.
24 qershor 1990 - Torino: “Ishte e diel (mėngjes) dhe pashė se mė kishte mbaruar pasrroja. Nė atė moment dola nga hoteli dhe takova disa persona. U habita shumė, pasi nuk po ndodhte asgjė. Askush nuk mė ndalonte nė rrugė, askush nuk mė kėrkonte autograf. Tė gjithė mė lanė tė qetė. Hyra nė njė dyqan duhani dhe aty nuk ndodhi asgjė: “Faleminderit, mirupafshim”. Pėr herė tė parė ndjeva tė tjerėt larg meje. Tė gjithė mė respektuan nė maksimum. Nė Napoli dhe nė Itali kjo gjė nuk mė kishte ndodhur kurrė. Asnjėherė nuk mė kishin konsideruar si njė person normal”. Diego, pak para se tė fillonte njė ndeshje Botėrori me Argjentinėn e tij, tregoi episodin qė i kishte ndodhur nė Torino.
3 korrik 1990 - Napoli: “Napoletanėt dinė se pėr cilin tė bėjnė tifo”. Maradona “nxit” “San Paolo” qė tė bėjė tifo pėr Argjentinėn (para gjysmėfinales qė do tė luante ekipi i tij me Italinė).
4 dhjetor 1990 - Madrid: “Fundi ėshtė shumė pranė, tashmė kam vendosur, dua tė tėrhiqem. Luaj futboll prej 15 vjetėsh. Tanimė kam nevojė tė bėj njė jetė tė qetė. Jam i lodhur qė tė luftoj i vetėm kundėr tė gjithėve. Them kėshtu, pasi po luftoj edhe kundėr gazetarėve e drejtuesve tė klubeve. Dua tė kthehem e tė shijoj Argjentinėn time”. Diego nuk ka mė fuqi tė ‘luftojė’ nė Itali.
15 gusht 1991 - Buenos Aires: “Sė pari, e di qė i kam bėrė keq vetes sime. Kėshtu kam dėmtuar familjen time, vajzat e mia. Besoj se nė tė ardhmen do tė mėsoj ta dua mė shumė veten time. Por nga ana tjetėr, ju them se nuk mė vjen turp. Nuk i kam bėrė keq askujt pėrveē vetes sime dhe tė afėrmve tė mi. Mė vjen keq. Tani pėr tani, ndiej shumė keqardhje, vetėm kaq (…) Nuk dua mė qė tė mė detyrojnė tė luaj, edhe kur nuk jam i zoti. Nuk dua qė tė mė mbushin me kortizone vetėm qė tė jem gati pėr ndeshjet, qė kėshtu tė abonohen sa mė shumė persona. Tė afrohen sa mė shumė persona nė fushė. Nuk dua tė rrezikoj jetėn time, duke luftuar pėr kampionatin apo edhe pėr tė shpėtuar nga rėnia nga kategoria. Psikologėt mua po mundohen qė tė mė largojnė nga kokaina dhe jo nga jeta”. Kėshtu u “shfry” Maradona pas lajmit qė tregoi se ai merrte kokainė.
16 korrik 1992 - Napoli: “Nėse Napoli nuk mė lė tė lirė, atėherė unė do tė kthehem nė njė kadavėr futbolli”. Maradona mbylli pėrfundimisht aventurėn nė Itali.
12 dhjetor 1992 - Sevilje: “Dua tė luaj, edhe pse e kam meniskun copė–copė. Kush matet shumė, asnjėherė nuk ka pėr tė mbėrritur i pari. Unė dua tė luaj dhe tė fitoj. Ėshtė njė ēmenduri? Unė do tė luaj rolin e budallait pėr tėrė jetėn”. I pėrhershmi Maradona.
10 shkurt 1994 - Buenos Aires: “Kam qėlluar, ėshtė e vėrtetė. Do tė paguaj pėr gabimin qė bėra”. Diego Maradona sapo pranoi qė ka qenė ai qė ka plagosur 6 gazetarėt qė qėndronin nė oborrin e shtėpisė sė tij nė fshat. “El Pibe de Oro” plagosi kėta tė fundit me pushkė qė nxirrnin topa me presion.
13 mars 1994 - Napoli: “Pugliese deliron, ai ėshtė njė nga personat qė ėshtė bėrė popullor mbi shpatullat e mia”. Maradona i pėrgjigjet kėshtu “tė penduarit” Pugliese, qė deklaroi nė gjyq se Napoli humbi skudeton e sezonit 1987-88 me urdhėr tė Kamorras.
2 korrik 1994 - Boston: “Mė vranė teksa doja t’u tregoja vajzave tė mia se mund tė ‘luftoja’ me 20-vjeēarėt. Nė shtetin e demokracisė nuk mė lanė tė flisja dhe nuk mė lejuan tė thosha atė qė mendoja. Nė momentin qė unė dola nga Botėrori, atėherė doli i gjithė shteti im. Dolėn tė gjithė atė qė mė donin”. Diego shprehu tė gjithė mėrinė e tij pas rezultatatve tė antidopingut dhe dėnimit nga FIFA.
4 shtator 1994 - Buenos Aires: “Thashė se FIFA mė preu kėmbėt. Tani ata sapo mė prenė tė tėrė trupin. Mė vranė”. Diego Maradona theu heshjen pėr shtyp pas pezullimit 15 muaj larg futbollit, qė i dha FIFA pėr rastin e dopingut tė Botėrorit.
5 janar 1995 - Paris: “Nuk do tė luaj mė. Nuk dua qė t’u jap mundėsi njerėzve si Havelanzh e Blatter qė tė mė ‘plagosin’ dhe tė mė bėjnė keq”. Diego foli pėr presidentėt e FIFA-s, pas i dorėzuan “Topin e Artė” Xhorxh Ueasė.
2 shkurt 1995 - Buenos Aires: “Arbitrat tanė do tė ishin shumė tė zotė nė stadiumet pa publik. Por ata sapo shohin 50.000 spektatorė dhe TV-tė duan qė tė transformohen nė yje spektakli”. Diego Maradona i bėri thirrje shoqatės sė arbitrave dhe teknikėve qė tė frenojnė “aktrimin” e arbitrave.
10 janar 1996 - Buenos Aires: “Dola pozitiv nė testin e kokainės me dashje. Doja qė tė largohesha nga Napoli”. Ky ishte rrėfimi “i fundit” i Diego Maradonės, qė u kujtoi tė gjithėve sė ēėshtja e dopingut, pas ndeshjes me Barin nė mars ‘91, i kushtoi dy vjet pezullim.
8 tetor 1996 - Paris: “Do t’u duhet qė tė na dėgjojnė dhe tė na respektojnė. Ne jemi protagonistėt e futbollit. Nė kėtė Botė, ku rėndėsi kanė vetėm paratė, aferat dhe fabrikat, duhet tė mendojmė edhe pėr njeriun. Duhet ta vendosim atė nė qendėr tė gjithēkaje. Ne nuk duhet t’i lejomė gjėrat qė tė shkojnė ndryshe. Tani dua qė tė ngremė kėtė dolli. Ju pėrqafoj tė gjithėve”. Diego, midis drogės dhe versionit tė ri qė e shihte si njė “sindikalist” anti-FIFA.
3 shtator 1997 - Buenos Aires: “Janė tė shumtė ata qė duan tė mė japin njė pistoletė qė tė vras veten. Heshtni”. Diego deklaroi se kishte pushuar sė luftuari nė njė tv argjentinas.
17 qershor 1998 - Buenos Aires: “Dua qė tė jetoj si njė njeri normal. Nuk dua qė tė presin nė asnjė lloj mėnyre. Unė as nuk dua qė tė varem nga dikush. Gjithashtu, nuk dua qė t’i jap llogari askujt, aq mė shumė atij tė korruptuari qė quhet Blatter: ai ėshtė njė qė fiton 50 milionė nė muaj dhe tani bėn edhe si president… Ju lutem, mos mė bėni tė qesh. Njė ditė mė parė e dėgjova teksa fliste dhe m’u duk si njė aktor telenovele pėr fėmijė”. Diego, edhe njė herė kundėr Blatter-it nė vigjilje tė Botėrorit Francė 1998.
19 janar 2000 – Havanė: “Erdha kėtu pėr tė kuruar zemrėn, kam besim tek mjekėt kubanė. Fideli mė dha oksigjenin pėr tė mbijetuar. Ai ka zemrėn mė tė madhe se tė gjithė ne”. Diego foli teksa zbriste i shushatur nga shkallėt e aeroplanit. Ai zbriti nė Havanė me mbipeshė dhe me shpresė qė tė kurohej.
23 nėntor 2000 - Buenos Aires: “Ėshtė ėndrra ime. Mė pas nuk do tė bezdis njeri”. Diego kėrkoi qė tė pėrshėndeste futbollin pėr tė fundit herė nė njė ndeshje Argjentinė-Brazil.
24 janar 2001 - Romė: “Unė kam bėrė njė zgjedhje, edhe pse tė keqe, por ja qė e kam bėrė. askush nuk mė drejtoi pistoletėn nė kokė. Por unė nuk valėvis flamurin e drogės: Rroftė droga! Jo!. Droga ėshtė gjėja mė e keqe nė Botė”. Diego “u rrėfye” nė njė intervistė tė dhėnė njė televizioni italian.
29 qershor 2002 - Jokohama: “As qė mė shkonte ndėr mend qė japonezėt do tė mund tė mė mohonin vizėn. Unė s’kam vrarė ndokėnd! Ata nuk mund tė mė trajtonin si tė isha kriminel. Ata nuk mund tė mė bėnin diēka tė tillė pas asaj qė bėnė. Ata lejuan qė Amerika tė luante nė Kupėn e Botės edhe amerikanėt i hodhėn bombėn atomike nė Hiroshimė”. Diego foli pak minuta para se tė fillonte finalja e vogėl e Botėrorit 2002 qė u zhvillua nė Kore tė Jugut dhe Japoni.
27 maj 2005 - Milano: “As Brazili qė fitoi Kupėn e Botės mė 1970, nuk do tė mund tė kthente rezultatin pasi tė pėsonte tre gola”. Diego Maradona foli pas finales qė fitoi Liverpuli ndaj Milanit (kuqezinjtė mbyllėn pjesėn e parė nė avantazhin e tre golave, mė pas humbėn nga pika e bardhė e penalltive).
28 dhjetor 2005 - Buenos Aires: “Jam 45 vjeē dhe nuk mendoj se do tė luaj mė. Nuk kam ndėrmend qė tė humb respektin e topit”. Kėshtu iu pėrgjigj Diego Maradona njė klubi argjentinas tė Serisė C.
1 shkurt 2008 - Londėr: “Nėse mund tė kthehesha prapa, do tė doja qė tė fshija atė gjest. Por ju lutem, mos mė kėrkoni qė tė fshij fitoren e madhe tė merituar tė Argjentinės”. Mardona foli 22 vjet pas ‘mano de Dios’. Atė ditė Diego Maradona u kėrkoi falje anglezėve pėr golin qė u shėnoi me dorė gjatė Botėrorit ‘86.
31 tetor 2008 - Buenos Aires: “Do tė luajmė kundėr Skocisė, prandaj duhet tė pėrgatitemi mirė. Do tė shkoj nė njė shtet ku mė adhurojnė: mė dashurojnė pasi i kam shėnuar njė gol Anglisė. Dihet qė skocezėt dhe anglezėt nuk shkojnė mirė”. Deklaratat e para tė Maradonės si trajner i Argjentinės.
6 mars 2009 - Buenos Aires: “M’u desh qė tė rindėrtoja edhe njė herė nga e para jetėn time. M’u desh qė edhe njė herė tė rikthehesha tė ‘luftoja’. Tashmė shpeshherė ngrihem nė katėr tė mėngjesit dhe filloj dhe bėj formacionin. Pėrgatis skemat e ekipit. Jam shumė entuziast qė kam filluar tė stėrvis Argjentinėn”. Diego hapi zemrėn pėr njė televizion argjentinas.
27 mars 2009 - Buenos Aires: “Shih kush flet, ai qė ka humbur virgjėrinė me njė burrė”. Diego i pėrgjigjet Pelés, qė tha se argjentinasi nuk ėshtė njė shembull i mirė pėr tė rinjtė.
14 tetor 2009 - Montevideo: “Para los que no creyeron, con el perdņn de las damas, que la chupen, y que la sigan chupando”. Pas fitores me Uruguai, qė i dha biletėn Argjentinės pėr nė Botėrorin e 2010-ės, Maradona ftoi tė gjithė kritikėt qė t’ia ….
3 mars 2010 - Monako: “Nuk bėj asnjėherė konferenca kur pranė meje ulen lojtarė. Jam mėsuar tė rri i vetėm nė skenė”. Diego nuk deshi qė “tė ndajė” skenėn me sulmuesin e Gjermanisė, Thomas Muller. Ky i fundit mė pas e bėri tė qajė Maradonėn nė takimin e vlefshėm pėr ēerekfinalet e Botėrorit tė 2010-ės (Gjermania shkatėrroi Argjentinėn 4-0, e gjeni kush bėri golin e parė?)
23 mars 2010 - Buenos Aires: “Tė shohėsh teksa luan Messi ėshtė 100 herė mė mirė se sa tė bėsh dashuri”. Diego foli pėr pasardhėsin e tij tek Barēa.
24 qershor 2010 - Palermo: “Javier Pastore ėshtė i pasjellshėm me futbollin. Ai ėshtė njė i ēmendur qė luan futbollin mė tė bukur nė Botė”. Maradona foli kėshtu pas ndeshjes sė parė sė Pastores me kombėtaren e Argjentinės ( bardhekaltrit luajtėn me Greqinė).
2 korrik 2010 – Kejp Taun: “Largoi nga loja pa asnjė motiv njė lojtar portugez si dhe i quajti si tė rregullt njė gol Vilės qė ishte jashtė loje: vijėrojtėsi mė duket si Andrea Boēeli”. Maradona iu referua arbitrit Baldassi. Ky i fundit u akuzua se favorizoi Spanjėn kundėr Portugalisė nė ēerekfinalet e Botėrorit qė u mbajt nė Afrikėn e Jugut.
24 shtator 2010 - Buenos Aires: “Po vdes nga dėshira qė tė rikthehem edhe njė herė nė krye tė pankinės sė Argjentinės. Po pres njė telefonatė, jam i dėshpėruar, jam gati tė jap njė dorė vetėm qė tė marr pėrsėri vendin tim nė krye tė pėrfaqėsueses sė vendit tim. Argjentina e sotme ėshtė skuadra ime. E ndiej ajo ėshtė imja. Mendoj se kam ende shanse qė tė rikthehem komisar teknik i Argjentinės. Pas Botėrorit isha nė zi, pasi mė vdiq njė ėndėrr. Unė doja kupėn, por ne ramė menjėherė sapo ndėrtuam njė skuadėr tė fortė. Ne duhet tė luanim finalen me Spanjėn. Maradona, qė pas eliminimit nga Botėrori, nuk kishte dhėnė asnjė deklaratė pėr shtyp. Ai tashmė vazhdon tė hedhė “shigjeta” dashurie drejt Argjentinės. Mbase ky mund tė jetė fillimi i njė nisjeje tė dytė?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Maradona, kurrė mė si gjeniu perfekt i futbollit botėror!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Sport-
Kėrce tek: