Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Intervista :Me Jehonen

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
ONUFRI


Male
Postime : 1579
Age : 40
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

Intervista :Me Jehonen  Empty
MesazhTitulli: Intervista :Me Jehonen    Intervista :Me Jehonen  Icon_minitimeSat Dec 11, 2010 7:24 pm

Intervista :Me Jehonen  Jehona

Kėngėtarja Jehona Sopi ka arritur tė pushtojė skenėn muzikore me zemrėn e mijėra adhuruesve. Ka filluar tė kėndojė qė e vogėl, e njėkohėsisht ėshtė paraqitur edhe nė spektakle tė ndryshme bukurie. Me zėrin e kėndshėm, sharmin dhe paraqitjen mjaft tėrheqėse skenike, ajo tani radhitet ndėr kėngėtaret mė tė dashura dhe mė tė kėrkuara nė Kosovė, por edhe jashtė saj.

Me artin muzikor ka filluar tė merret qė e vogėl, duke reflektuar talent dhe lindjen e njė ylli nė perspektivė. Pas mbarimit tė shkollimit fillor, mėsimet i vijon nė Shkollėn e Mesme tė Muzikės, nė degėn e solo-kėndimit, ku arrin tė pėrfitojė njohuri tė mjaftueshme pėr kėndim dhe interpretim. Popullaritetin e arrin me kėngėn "Kriza", me tekst tė Aida Barakut, e cila i parapriu albumit tė parė muzikor, tė cilin e ka titulluar "Jam ajo qė jam", edituar nė vjeshtėn e vitit 2003.

Deri mė tash Jehona ka realizuar mė shumė se 30 kėngė, ndėrkaq ka edituar dy albume. Kėngėt e saj, qė i “flenė” nė shpirt janė shumė, ndėrsa veēon disa prej tyre, si kėngėn “Sot mos thuaj jo”, Kriza”, “Jam ajo qė jam”, Emocione”, “Pėrvjetori”, “Fustani i bardhė” “ A do tė plakemi bashkė”...

Paraqitjet e saj janė tė shkėlqyeshme. Nuk i numėron dot paraqitjet e saj tė shumta, por thekson se kėnaqėsinė mė tė madhe e ndjen kur kėndon drejtpėrdrejt. “Me kėnaqėsi kėndoj live, sepse ashtu ndjehem mė afėr publikut, e ndjej atė qė e kėndoj. Play back-u mė nevrikos”.

“Jam shumė e lumtur qė jetoj”, kjo frazė e shoqėruar me buzėqeshje dhe sytė e saj tė ndriēuar na bėn tė kuptojmė se Jehona po kalon njė periudhė tė lumtur dhe tė qetė.


Intervista :Me Jehonen  Jehona1

Na tregoni pak pėr fėmijėrinė tuaj, si ka kaluar ajo, e kishit menduar se njė ditė do tė ishit kaq e famshme?

Kam kaluar njė fėmijėri fantastike, kam qenė fėmijė i entuziazmuar… Sa i pėrket famės kam menduar qė do tė jem edhe shumė mė e famshme...(hahaha) Kur kam qenė e vogėl kam shikuar nė tv tė gjitha ngjarjet botėrore qė i pėrkisnin botės sė artit (ende vazhdoj t’i pėrcjelli) dhe ndonjėherė sė bashku me dy shoqet e mia luanim lojėn e ndarjes sė shpėrblimeve (unė isha protagonistja e lojės...hahah) dhe u mundonim t’i kopjonim nė mėnyrėn tonė gjestet e yjeve botėrore... pėr atė them nuk jam aq e famshme, sa e kam luajtur rolin e lojės nė fėmijėri...(hahhaha)

Kush ju ka vėrejtur pėr herė tė parė se dini tė kėndoni?
Meqė unė si e vogėl e pata dashuri muzikėn, mund tė them se normalisht ishin familja ata qė mė ndihmuan tė merrja hapat mė vonė. Ata janė mbėshtetėsit e mi tė vazhdueshėm nė rrugėn time drejt sukseseve.

Jehona, kush e pėrbėn familjen tuaj tė ngushtė? Me ēfarė merren prindėrit tuaj?

Nėna, babai, dy motrat dhe vėllai janė familja ime e ngushtė, e qė kjo pastaj zgjerohet me dy nipa dhe njė mbesė. Nėna, me profesion ėshtė teknike e dhėmbėve, ndėrsa babai projektues i rrjetave telefonike.

Jeni e lumtur me rrjedhėn e karrierės suaj muzikore?

Karriera ime ėshtė pikėrisht ajo qė kam dashur ta kem, mė ka sfiduar vazhdimisht duke mė sjellė shumė kėnaqėsi, por dhe angazhime me stres ndonjėherė.

Sa jeni vetėkritike?

Unė jam kritik i madh i vetes, dhe asnjėherė e vetėkėnaqur

Cili ėshtė komplimenti mė i mirė qė ju ka bėrė tė ndiheni mirė?

Unė mendoj se kompliment jo tė mirė nuk ka. I pėlqej qė tė gjitha kur kam parasysh se ato janė shumė origjinale dhe njerėzit mė shohin nė mėnyra tė ndryshme. Unė jam pasuruar duke ditur se ēfarė mendojnė tė tjerėt pėr mua.

Ndryshe nga moshataret tuaja, punoni tash sa vite. A ju dhimbset ndonjėherė qė keni lėshuar njė pjesė tė mirė tė fėmijėrisė dhe tė adoleshencės dhe pėrnjėherė keni hyrė nė botėn e tė rriturve?

Pėrvoja tė pjek, ėshtė shumė e vėrtetė. Kam punuar si e re, por kjo ka ardhur shumė natyrshėm nga vullneti dhe ambiciet e mia. Unė s'mund ta mendoj atė periudhė kohore ndryshe, sepse nuk i kam lėnė anash as tekat e atyre kohėve...

Ēfarė ju bėn tė zgjoheni nė mėngjes?
Dėshira pėr tė jetuar.

Ēfarė ėshtė lumturia absolute pėr ju?
Arritja e njė stabiliteti emocional.

Tipari kryesor i karakterit tuaj?
E ndjeshme.

Defekti juaj kryesor?
Analizoj pa nevojė. Gjykuese edhe nė veprimet mė tė thjeshta te vetja ime.

Ndaj cilave gabime jeni mė tolerante?
Gabimet e mia i gjykoj ashpėr, nuk jam aspak tolerante, ēfarėdo qofshin ato, ndėrsa ndaj gabimeve tė tė tjerėve mund tė them se jam tolerante.

Cilin virtyt vlerėsoni mė shumė tek njė burrė?
Burrėrinė.

Tek njė grua?
Aftėsinė e tė qenurit nėnė dhe njėkohėsisht e suksesshme.

Kėnga qė fėrshėlleni kur bėni dush?
Ajo qė mė ngelet nė vesh para se te hyj nė dush.

Shkrimtarėt tuaj mė tė dashur?
Paulo Coelho, Sidney Sheldon etj.

Libri qė ju la mbresė tė pashlyeshme?
“Veronika vendos tė vdesė”, “Zahiri” ( Paulo Coelho)

Filmi qė ju la mbresė tė thellė?
Realizimi i filmit "Parfumi."

Ēfarė ėshtė ajo pėr tė cilėn pendoheni mė shumė?
Nuk ka ndonjė gjė qė jam penduar shumė nė jetėn time, gjithēka qė kam kaluar ka qenė eksperiencė dhe mė ka bėrė qė tė jem kjo qė jam sot dhe shpresoj tė bėhem ashtu si synoj tė jem.

Ēfarė urreni mė shumė nė kėtė botė?
Vetminė.

Nė ēfarė rastesh zgjidhni tė thoni gėnjeshtra?
Nė raste shumė tė veēanta, kur gėnjeshtra ime nuk do tė dėmtonte njeri, por do tė mė ndihmonte tė dilja nga disa situata qė janė tė sikletshme.

Cila ėshtė motoja juaj?
Gjarpri qė nuk mė ha mua le tė jetojė 1000 vjet!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Intervista :Me Jehonen
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Intervista : Zajmina Vasjari: Lidhja me Turin me ka ndryshua

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Show Biz-
Kėrce tek: