Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Gjeografia e Kosoves

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AnGeL_DrEamS
SuperAdmin
SuperAdmin
AnGeL_DrEamS


Male
Postime : 403
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : BeRaT
Emploi : AlbSpace Community
Loisirs : AlbSpace™
Anėtarėsuar : 06/01/2010

Gjeografia e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Gjeografia e Kosoves   Gjeografia e Kosoves Icon_minitimeMon Dec 05, 2011 3:42 pm

Komunat e Kosoves.


Komuna e Artanės
Komuna e Dardanės
Komuna e Deēanit
Komuna e Dragashit
Komuna e Drenasit
Komuna e Ferizajit
Komuna e Fushė Kosovės
Komuna e Gjakovės
Komuna e Gjilanit
Komuna e Graēanicės
Komune e Hani Elezit
Komuna e Istogut
Komuna e Junikut
Komuna e Kaēanikut
Komuna e Klinės
Komuna e Leposaviqit
Komuna e Lipjanit
Komuna e Malishevės
Komuna e Mamushes
Komuna e Mitrovicės
Komuna e Obiliqit
Komuna e Parteshit
Komuna e Pejės
Komuna e Podujevės
Komuna e Prishtinės
Komuna e Prizrenit
Komuna e Rahovecit
Komuna e Shtėrpces
Komuna e Shtimes
Komuna e Skėnderajt
Komuna e Suharekės
Komuna e Vitisė
Komuna e Vushtrisė
Komuna e Zubin Potokut
Komuna e Zveēanit
```````````````````````````````````

Ndarja gjeografike: Fushė-Kosova dhe Rrafshi i
Dukagjinit

Fusha e Kosovės pėrfshin gjysmėn e sipėrfaqes sė vendit nė lartėsinė
500-600 m. Fushė-Kosova e mirėfilltė ėshtė 80 km e gjatė dhe 7-19km e
gjerė me sipėrfaqe rreth 950 km².

Rrafshi i Dukagjinit ka njė lartėsi mesatare 300-500m dhe rrethohet nga
male me lartėsi 2000-2500m. Klima e Bjeshkėve tė Namuna ėshtė alpine ,
me dimėr tė gjatė , tė ashpėr , me reshje tė mėdha bore e ngrica tė
thekshme dhe verė tė shkurtėr , tė freskėt dhe relativisht tė lagėsht.
Drini i Bardhė (deri sa del nė rrafsh) dhe degėt e tij Bistrica e Pejės,
Bistrica e Deēanit dhe Ereniku, kanė rezerva tė mėdha hidroenergjetike.
Nė Gjeravicė gjendet njė grup i madh liqenesh akullnajorė, midis tė
cilėve mė i bukuri ėshtė Hridi nė lartėsinė 1970m dhe me thellėsi 6m. Nė
Bjeshkėt e Namuna jetojnė shumė kafshė tė egra (ariu i murmė, ujku,
riqebulli, shqarthi i artė, shqarthi i bardhė, derri i egėr, dhia e
egėr, kaprolli, pula dhe gjeli i egėr, thėllėza e malit).

Bjeshkėt e Namuna quhen sot "Alpet shqiptare" (pėr herė tė parė nga Sami
Frashėri mė 1888). Natyra tepėr e ashpėr, reliefi i thyer dhe i
pakalueshėm, mungesa e theksuar e ujėrave sipėrfaqėsore i ka dhėnė emrin
"Bjeshkėt e Namuna" qė sllavėt e pėrkthyen "Prokletie" (Male tė
mallkuara). Nė eposin tonė tė kreshnikėve pėrdoren edhe emra tė tjerė si
"Bjeshkėt e thata" ,"Bjeshkėt e Zeza"

Malėsia e Hasit ndahet nė Hasin e butė , nė Kosovė me 60 fshatra dhe
Hasin e thatė nė Shqipėri me 24 fshatra. Pashtriku me lartėsi 1989m,
Kunora 1573m , Zani 1113m janė disa male tė tij.

Malet e Sharrit (emri antik Skard-Skardus) shtrihen nė 80km gjatėsi dhe
25-30km gjerėsi nga mali i Korabit nė Shqipėri deri te Gryka e
Kaēanikut, nga lugina e Pologut (Vardari i Sipėrm) nė rrafshin e
Dukagjinit (gropat e Opojės, Sreckės dhe Siriniqit). Koritniku 2006 m,
Cvijileni 1381m , Oshlaku 2212m , Jezerci 2090 m dhe Nerodimja 1721m
janė disa maja. Klima e Sharrit ėshtė alpine. Dimri ėshtė i ftohtė, me
ngrica e borė qė formon shtresė tė qėndrueshme e tė pėrjetshme (mbi
2300m), kurse vera e shkurtėr e freskėt dhe e lagėsht.

Malėsia e Drenicės ndahet nė Drenicėn e Sipėrme ( e Kuqe) dhe Drenicėn e
Poshtme (e Pashės) . Ēiēavica 1091m , Carraleva 1177m , Gradina 1057m ,
Breshanici 1046m, Drenica 1024m , Goleshi 1019m janė disa male.
--------------------------------------------------------------------------------------------
Lumenjtė dhe liqenet

Nga territori i Kosovės shkon mesatarisht nė det (Detin e Zi, Egje dhe
Adriatik) 3.6 miliardė metra kub ujė nė vit me njė modul 10.5l
ujė/sek/km², pra mė shumė se i Moravės (6.Cool dhe i Vardarit (7.Cool Drini i
Bardhė ka prurje 30 metra kub nė sekondė. Ka njė ujėvarė 30m tė lartė.
Lumi i Drenicės ka prurje 2metra kub nė sekondė.

Ibri ka prurje mesatare nga 10.5 nė 36.5 metra kub nė sekondė. Sitnica
ėshtė lumi kryesor nė Fushėn e Kosovės. Ka prurje 15 metra kub nė
sekondė. Llapi me prurje maksimale 10 metra kub nė sekondė. Bistrica e
Pejės njihet edhe me emrin Lumėbardhi i Pejės. Bistrica e Deēanit ose
Lumėbardhi i Deēanit shtrihet gjithashtu tėrėsisht nė territorin e
Kosovės. Ereniku ka prurje mesatare 12-14 metra kub nė sekondė, Bistrica
e Prizrenit 0.7 metra kub nė sek. Lumenj tė tjerė janė Mirusha,
Toplluha , Klina, Istogu, Pllava, Morava e Bincit , Lepenci, Nerodimja.

Liqene natyrore janė ai i Livadicės , 2173m mbi nivelin e detit, liqeni i
madh i Janxhikut nė lartėsinė 2140 dhe liqeni i vogėl i Janxhikut nė
lartėsinė 2200 m. Liqeni i Gornjesellės nė lartėsinė 2380 m me gjatėsi
100 dhe gjerėsi 53m . Ka edhe liqene tė tjerė si ai i Jaranikolicės,
Liqeni i Madh ( nė lartėsinė 2320m ), Liqeni i Vogėl (nė lartėsinė
2360m) , liqenet e Gjeravicės , liqeni i Hidrit ( nė lartėsinė 1970 m),
liqeni i Opojės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Http://WwW.ShqpitiLir.Com
AnGeL_DrEamS
SuperAdmin
SuperAdmin
AnGeL_DrEamS


Male
Postime : 403
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : BeRaT
Emploi : AlbSpace Community
Loisirs : AlbSpace™
Anėtarėsuar : 06/01/2010

Gjeografia e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Re: Gjeografia e Kosoves   Gjeografia e Kosoves Icon_minitimeMon Dec 05, 2011 3:42 pm

Ekonomia

Gjatė periudhės 1913-1998 Kosova ka qenė rajoni mė i prapambetur i ish
Jugosllavisė. Kjo sepse investimet nė tė kanė qenė jo mė shumė se 50% e
nivelit mesatar tė investimeve nė Jugosllavi.

Industria mė 1989 jepte 39 % tė vlerės sė produktit shoqėror tė
pėrgjithshėm. Rreth 1733 ndėrmarrje shoqėrore dhe shtetėrore vepronin
gjithsej.

Energjitika zė vendin kryesor. Dy grupet kryesore tė rezervave tė saj
janė linjiti dhe ujėrat. Nė fund tė viteve 80 u nxorėn 7 milionė tonė
qymyr. Fuqia e vendosur nė termocentralet nė Obiliq arriti 790 Mė
"Kosova A" dhe 678 Mė "Kosova B" duke dhėnė njė prodhim vjetor prej 6.1
miliardė Kw/h

Hidrocentralet japin vetėm 1.5 % tė energjisė , ndonėse potenciali
hidrografik i hapėsirės sė Kosovės ėshtė i konsiderueshėm (10.5 l/s/km²
ose gjithsej 114 m³/s ).

Pas energjitikės ( qė u mbėshtet nė shfrytėzimin e pellgjeve tė pasura
qymyrgurore nė Obiliq, Bellaēevc etj ) zhvillim tė dukshėm pati xehtaria
me ngjyra qė shfrytėzonte pasuritė e begata nėntokėsore tė polimetaleve
me bazė plumbin dhe zinkun.

Qysh nė fillim tė viteve 80, prodhimi vjetor i xehes sė plumb-zinkut
kishte arritur nė rreth 2 milionė tonė. Mbi kėtė bazė , Kombinati
Xehtar-Metalurgjik-Kimik me qendėr nė Zveēan pranė Mitrovicės , ka
prodhuar dhjetėra mijėra tonė plumb tė rafinuar, zink elektrolitik,
argjend i rafinuar, ar, bismut elektrolitik, klorid zinku, koncentrat
piriti, kadmium, akumulatorė plumbi etj.
----------------------------------------------------------------------------
Bujqėsia

Gruri zė njė tė katėrtėn e sipėrfaqes sė mbjellė. Mbillet edhe misėr dhe
thekėr. Ndėr bimėt industriale janė panxhari i sheqerit, lulja e
diellit, duhani. Kultivohen mollėt, kumbullat, dardhat , qershitė dhe
rrushi.. Perimet zėnė 30 000 ha.

Blegtoria

Vendin kryesor e zė gjedhi, numri i krerėve arrin 400 000. Dhėntė janė
pakėsuar (mė 1950 kishte 650 000).

Arsimi

Nė universitetin e Prishtinės janė diplomuar rreth 60 000 studentė nga
tė cilėt 38 000 shqiptarė. Janė mbrojtur mbi 430 disertacione. Por
arsimi ėshtė sulmuar dhe goditur keqas nga regjimi serb, ashtu sikurse
shėndetėsia, shkenca, shtypi, botimet media etj.

Komunikacioni

Rrjeti i pėrgjithshėm i transportit automobilistik arrin nė 4997km nga
tė cilat 1950km janė rrugė tė kategorisė sė parė. Rrjeti hekurudhor nisi
mė 1872, sot arrin nė 333km me 60 stacione kryesore, pėrgjithėsisht jo i
nivelit modern. Sistemi i shėrbimit telefonik-telegrafik ėshtė
relativisht i shtrirė gjerėsisht. Njė aeroport ėshtė nė Sllatinė, 17km
afėr Prishtinės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Http://WwW.ShqpitiLir.Com
AnGeL_DrEamS
SuperAdmin
SuperAdmin
AnGeL_DrEamS


Male
Postime : 403
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : BeRaT
Emploi : AlbSpace Community
Loisirs : AlbSpace™
Anėtarėsuar : 06/01/2010

Gjeografia e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Re: Gjeografia e Kosoves   Gjeografia e Kosoves Icon_minitimeMon Dec 05, 2011 3:57 pm

Monumentet e kulturės

Kėshtjellat mė tė rėndėsishme janė: nė Zveēan, Lipjan, Novobėrdė,
Vishegrad, Pejė, Prishtinė, Trepēė, Bėrnjac, Boraē.

Nė Prizren kemi njė ansambėl arkitektonik tė ruajtur mirė. Nė qendėr
ėshtė pazari i vjetėr-Ēarshia, ku vazhdojnė traditat e artizanatit nė
punimin e bakrit, arit dhe argjendit, nė qepjen e kostumeve popullore
etj. Lagja nė anėn e majtė tė rrjedhės sė Bistricės, jashtė kalasė, me
rrugica tė shtruara me kalldrėm, pėrbėn ende njė kompleks arkitektonik
karakteristik. Ura e gurit e shek. XVII lidh Ēarshinė me pjesėn tjetėr
tė qytetit. Nė qendėr tė qytetit ndodhen banjat turke, hamami i Gazi
Mehmet Pashės, ndėrtuar nga mesi i shek.XVI, i shquar nė Ballkan. Njė
hamam tjetėr ndodhet pranė Kullės sė Sahatit, ndėrtuar nė shek.XVIII.
Mbi qytet ngrihen muret e Kalasė sė Prizrenit, ndėrtim ky mesjetar, mbi
themele tė periudhės antike.

Gjakova shquhet pėr urat e mėdha prej guri. Ura e Tabakėve mbi Erenik e
shek.XVIII 127m e gjatė me 14 harqe afėr Ēarshisė sė madhe, ura e
Taliqit shek.XVIII, nė lagjen Varosh dhe ura e Terziut, mė e gjata rreth
200 m me 11 harqe shek XVIII, 7 km nė tė dalė tė Gjakovės. Ēarshia e
Madhe ėshtė njė kompleks artizanal tregtie, ku vijojnė tė punojnė
argjendarėt, terzinjtė etj.

Nė Vushtri ėshtė ura mė e vjetėr shek XIV; Ura e Budisavcit rreth 18km
larg Pejės mbi lumin Istog janė gjithashtu me interes.

Banja mė e vjetėr nė Vushtri Hamami i Gazi Ali Beut shek XV, ndrequr nė
shek XVII shquhet nė tėrė Ballkanin. Po ashtu hamami i Mitrovicės i shek
XIX.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Http://WwW.ShqpitiLir.Com
AnGeL_DrEamS
SuperAdmin
SuperAdmin
AnGeL_DrEamS


Male
Postime : 403
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : BeRaT
Emploi : AlbSpace Community
Loisirs : AlbSpace™
Anėtarėsuar : 06/01/2010

Gjeografia e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Re: Gjeografia e Kosoves   Gjeografia e Kosoves Icon_minitimeMon Dec 05, 2011 3:57 pm

Republika e Kosovės nėn "sytė" e CIA-s

Nė faqen zyrtare tė internetit tė shėrbimit sekret mė tė fuqishėm nė
botė janė shtuar dhe tė dhėnat pėr shtetin mė tė ri. Qendra e CIA-s ka
hedhur sė fundi gjithė informacionin qė disponon pėr shtetin e Kosovės.
Njė informacion qė jo vetėm njeh shtetin e dytė tė shqiptarėve nė
Ballkan, por shėrben dhe si pikė referimi pėr tė gjitha agjencitė
ndėrkombėtare. Tė gjitha tė dhėnat janė klasifikuar sipas informacioneve
mė tė sakta, duke nisur nga historia e vendit, tė dhėnat gjeografike,
popullsia, etnitė qė banojnė, ekonomia, burimet natyrore, besimet
fetare, pėrdorimi i gjuhėve zyrtare e deri te niveli i arsimit dhe
kushtet sociale tė Kosovės.
Popullsia
Tashmė jo vetėm ne, por edhe CIA thekson se popullsia e Kosovės ėshtė
autoktone shqiptare. Sipas tė dhėnave tė kėsaj agjencie, 88 pėr qind e
popullsisė sė Kosovės janė shqiptarė dhe vetėm 7 pėr qind janė serbė.
Ndėrsa pakicat e tjera pėrbėjnė vetėm 5 pėr qind. Emri zyrtar i njėsisė
administrative tė Kosovės pothuajse gjatė gjithė periudhės sė Titos ka
qenė "Kosova dhe Metohia", shpesh e shkurtuar nė njė fjalė tė vetme si
"Kosmet". Ndėrsa tani Kosova nė arenėn ndėrkombėtare njihet me emrin
Republic of Kosovo, kurse nė gjuhėn shqipe Republika e Kosovės ose
shkurt Kosova. Sipas CIA-s, 2 126 708 banorė ėshtė numri i popullsisė sė
Republikės sė Kosovės. Kurse prodhimi i brendshėm bruto (GDB) ėshtė 4
miliardė dollarė. Por, sipas CIA-s, rreth 43 pėr qind e popullsisė sė
Kosovės ėshtė e papunė dhe 37 % e kosovarėve janė tė varfėr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Http://WwW.ShqpitiLir.Com
AnGeL_DrEamS
SuperAdmin
SuperAdmin
AnGeL_DrEamS


Male
Postime : 403
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : BeRaT
Emploi : AlbSpace Community
Loisirs : AlbSpace™
Anėtarėsuar : 06/01/2010

Gjeografia e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Re: Gjeografia e Kosoves   Gjeografia e Kosoves Icon_minitimeMon Dec 05, 2011 3:57 pm

Pozita e Kosovės

Vija kufitare me Shqipėrinė, nė tėrėsinė e saj ndan shqiptarėt me
shqiptarėt. E gjithė vija kufitare e Kosovės ėshtė 700.7 km. Vendet
kufitare janė: Shqipėria 111.8 km, Maqedonia 158.7 km, Mali i Zi 78.6 km
dhe Serbia 351.6 km. Ndonėse e rrethuar nga male deri 2000 m lartėsi,
Kosova ka dalje rrugore
pėr nė gjithė Ballkanin. Kosova ka 1,925 km rrugė automobilistike dhe ka
430 km hekurudha.

Gjeografia

Gjeografia dhe gjeologjia na japin arsye thelbėsore pėr tė kuptuar
rėndėsinė historike dhe vazhdimėsinė e Kosovės veēanėrisht pėr gjysmėn
lindore tė saj. Ajo pėrmban pėrqendrim tė madh tė mineraleve sa e gjithė
Evropa Jug-Lindore. CIA vlerėson se pasuritė mė tė mėdha natyrore tė
Kosovės janė nikeli, plumbi, zinku, magnezi, kromi dhe shumė minerale tė
tjera.

Burimet

Kosova pėrcaktohet si njė shtet me burime natyrore mjaft tė pasura.
Burimet kryesore janė: Nikeli, plumbi, zinku, magnezi, kromi, etj. Prej
vitit '90 burimet nuk janė shfrytėzuar

Grupet etnike

Kosova ka njė popullsi autoktone shqiptare dhe shumicėn e tė cilės e
pėrbėjnė po shqiptarėt. Pasi 88 % e popullsisė ėshtė shqiptare, vetėm 7%
serbe dhe pakicat e tjera janė 5 %

Gjuhėt

Kosova ka dy gjuhė zyrtare, tė cilat janė gjuha shqipe dhe ajo serbe.
Gjuhėt e tjera jozyrtare janė boshnjake, turqishtja dhe ajo rome.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Http://WwW.ShqpitiLir.Com
Sponsored content





Gjeografia e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Re: Gjeografia e Kosoves   Gjeografia e Kosoves Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Gjeografia e Kosoves
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Shkencat Natyrore :: Gjeografia & Gjeologjia-
Kėrce tek: