Nė njė intervistė pėr Top Channel nga Londra ish-kryetari socialist, Fatos Nano konfirmon dėshirėn e tij pėr tu zgjedhur President i Shqipėrisė. Ai thotė se po kėrkon partnerė nga tė dyja krahėt politikė, si dhe do normalitet me Partinė Socialiste. IshKryetari i PS, komentoi mė tej edhe zhvillimet politike nė Shqipėri. Ai flet pėr mos marjen e statusit tė vendit kandidat nė Bashkimin Europian, rolin e qeverisė dhe opozitės nė kėtė proces, si dhe pėr marrėdhėniet e tij me PS. Zoti Nano ndodhet nė Londėr me ftesė tė Institutit Evropian tė Shkollės Ekonomike tė Londrės, ku ka folur pėr Shqipėrinė.
Top Channel: Z.Nano mirėsevini sėrish eksluzivisht pas disa vitesh nė Top Channel dhe kam pėrshtypjen se kohėt e fundit jeni disi i tėrhequr nga politika aktive. Ėshtė e vėrtetė kjo apo ėshtė thjesht njė parapėrgatitje pėr ndoshta njė hap tjetėr mė tė madh?
Fatos Nano: Mirė se ju gjej dhe besoj se ka njė domethėnie tė njohur edhe pėr publikun qė Top-Channel dhe z.Nano takohen nė Londėr. Mė lejoni tė them qė ėshtė e lehtė tė jesh i pranishėm nė konfliktet e politikės shqiptare. Ėshtė e vėshtirė tė tėrhiqesh nė distancėn e duhur pėr tė nxitur palėt nė konflikt, qė tė qetėsohen, tė gjejnė dhe rivendosin urat e komunikimit. Unė jam nė Londėr me ftesė tė Instituitit Evropian tė Shkollės Ekonomike tė Londrės (London School of Economics, LSE) pėr tė folur pėr Shqipėrinė, pėr tė paraqitur vendin tim. Ėshtė e dobishme qė tė gjithė, tė tėrhequr ose jo, ta ndihmojnė Shqipėrinė tė prezantohet, tė njihet, tė bėhet tėrheqėse dhe tė gjejė sa mė shumė partnerė nė njė moment kyc tė rrugės sė saj drejt Evropės sė Bashkuar, kur edhe Evropa ka problemet e saj.
Top Channel: Z.Nano, kam pėrshtypjen se kohėt e fundit keni njė fjalor disi tė kujdesshėm, shumė asnjanės, si njė president nė pritje. A e keni vendosur, do tė kandidoni pėr postin e Presidentit nė zgjedhjet e vitit tė ardhshėm?
Fatos Nano: Unė dhe oferta qė ju e shprehet nė mėnyrėn tuaj profesionale jemi aty, me angazhimin dobiprurės pėr mė shumė inciativa dhe hapėsirė bipartizane ose jopartizane, nė politikėn shqiptare dhe nė komunikimin e saj me familjen evropiane, pėr tė bėrė tė kundėrtėn e asaj qė ka ndodhur pėr fat tė keq, dy vitet e fundit, kur dhe kampet e majta dhe tė djathta tė Parlamentit Evropian, nisen tė mbrojnė lojtarėt respektivė, anėtarėt pėrkatės tė familjeve nė debatin dhe konfliktin qė solli ngėrcin e njohur, qė bllokoi dy herė rresht kėrkesėn e Shqipėrisė, pėr tu futur nė rrugėn e antarėsimit tė plotė. Dhe jam shumė i vėmendshėm, pėr tė gjetur partnerėt, nė tė dy kampet, qė mė nė fund do ta bėnin tė qėndrueshėm prirjen qė po shfaqet muajt e fundit, pėr tė konkuruar me njėri-tjetrin, pa shkatėrruar axhendėn kombėtare tė integrimit.
Top Channel: Z. Nano, Shqipėria sėrish edhe nė samitin e fundit nė Bruksel, nuk pati ndonjė zhvillim nė kuadrin e integrimit nė Bashkimin Evropian. Kryeministri Berisha thotė se fajin e ka opozita. Ju jeni nė tė njėjtėn gjatėsi vale me atė qė thotė z.Berisha se fajin mė shumė e ka opozita?
Fatos Nano: Unė besoj se jemi shumė vonė pėr tė gjetur fajin. Unė besoj se secila palė e di pėrgjegjėsinė e saj, dhe unė jam i bindur qė asnjėra nga palėt, nuk mund ta kryejė vetėm detyrėn kombėtare tė integrimit.
Top Channel: Kush ka mė shumė faj nga tė dyja palėt z. Nano?
Fatos Nano: Ky nuk mund tė jetė njė terren konkurimi negativ. Pra, tė dyja palėt kanė potencialet, eksperiencėn, pėrfaqėsuesit e duhur dhe tė pazėvendėsueshėm. Kėtė e tregojnė edhe rezultatet e zgjedhjeve nė Shqipėri. Pak a shumė, elektorati ėshtė i ndarė pėrgjysėm, dhe Shqipėria nuk mund tė hyjė me gjysma, as pėr shkak apo pėr faj tė gjysmės sė saj nė Europė. Duhet tė gjithė tė vendosin duart, nė formėn qė edhe fėmijėt mbajnė njėri-tjetrin, qė Shqipėria tė mos humbė, nė mjedisin e ngarkuar mė shumė probleme qė edhe ka edhe Bashkimi Evropian sot.
Top Channel: Z. Nano, si i keni marrėdheniet me gjysmėn tuaj politike, me Partinė Socialiste dhe me z. Rama, tė pėrkeqėsuara, inegzistente apo irelevante?
Fatos Nano: Kjo ėshtė njohur. Unė nuk mund ti shtoj ndonjė gjė tė vecantė. Nuk bėhet fjalė pėr njė reagim personal, ndaj njė investimi shumėvjecar qė ėshtė i pranishėm nė reformimin dhe nė sjelljen e sė majtės nė qeverisjen me rekordet pėrkatėse dhe nė aftėsitė konkuruese, qė ajo ka shfaqur nė politikėn shqiptare. Besoj se ėshtė e mundur qė tė rivendosen tė gjitha marrėdhėniet qė bėjnė tė mundur, jo vetėm riaktivizimin e vlerave konkuruese tė sė majtės nė Shqipėri, por edhe kontributete e saj kombėtare nė bashkėpunim me faktorė tė tjerė tė moderuar tė politikės shqiptare, qė do tė pėrshpejtonin procesin e integrimit.
Top Channel: Z.Nano ka shumė shikues tė cilėt mund ta shikojnė kėtė intervistė dhe qė thonė pėrsėri klasa e vjetėr politike do tė na drejtojė ne, edhe pas 20 vjet e ca pluralizėm. Ju si do u pėrgjigjeshit kėtyre njerėzve qė e kanė kėtė lloj shqetėsimi, pasi kam pėrshtypjen dhe ju ndoshta mund tė mė ndihmoni, se besoj se nuk ka ndonjė vend nė Evropėn Lindore, qė ata drejtues qė e filluan procesin e demokracisė tė vazhdojnė tė jenė sot e kėsaj dite nė pushtet ose tė aspirojnė sic po aspironi edhe ju?
Fatos Nano: Nuk besoj se kjo mund tė trajtohet nė mėnyrė kinematografike. Madje edhe nė produksionet e Hollivudit, vlerėsohen mė shumė aktorėt me eksperiencė, tė cilėt vėrtet tėrheqin publikun. Besoj se kėtė e vendos vota, e vendos njė publik i informuar dhe i vėmendshėm ndaj eksperiencės dhe ideve qė cojnė vendin pėrpara. Dhe sidoqoftė le ta konsiderojmė si njė shenjė vitaliteti, qė Shqipėria vazhdon tė pėrtėrihet, duke siguruar njė komunikim jo tė keq midis brezave.