Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Londėr2012, pengesat pėr Kosovėn

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
ONUFRI


Male
Postime : 1579
Age : 40
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

Londėr2012, pengesat pėr Kosovėn Empty
MesazhTitulli: Londėr2012, pengesat pėr Kosovėn   Londėr2012, pengesat pėr Kosovėn Icon_minitimeSat May 19, 2012 9:56 pm


“Financial Times” shkruan se njė nga nga yjet mė tė mėdhenj nė botė nė sportin e xhudos ėshtė duke bėrė tė pamundurėn pėr tė pėrfaqėsuar Kosovėn nė Olimpiadėn e Londrės.

Fjala ėshtė pėr Majlinda Kelmendin e cila sipas gazetės britanike, ėshtė e gjashta nė botė nė peshėn poshtė 52 kg, sipas Federatės Ndėrkombėtare tė Xhudos, cka nėnkupton se ajo e ka tė garantuar njė vend nė Lojėrat Olimpike Londėr 2012.

Tetorin e kaluar sportistja nga Kosova mori medalje ari nė Kupėn e Botės nė Itali dhe Bjellorusi dhe nė Abu Dhabi Grand Prix. Gazeta thekson se atletėt nga Kosova nuk mund tė pėrfaqėsojnė vendin e tyre nė Lojėrat Olimpike dhe javėn e ardhshme Komiteti Ndėrkombetar Olimpik do tė vendosė se nėn cilin flamur do tė konkurojė Majlinda Kelmendi gjatė kėsaj vere.

“Unė kam punuar shumė pėr kėtė ditė dhe kam pasur ėndėrr tė pėrfaqėsoj vendin tim nė Olimpiadė dhe nuk dua qė askush tė mė thotė se ėshtė e pamundur tė pėrfaqėsoj Kosovėn nė Londėr. Nuk e kuptoj se pėrse gjithcka duhet lidhur me politikėn”, thotė sportistja kosovare nė intervistėn dhėnė “Financial Times” tė Londrės.

Lobimi serb e ka mbajtur Kosovėn jashtė Komitetit Ndėrkombėtar dhe shumicės sė Federatave Sportive Ndėrkombetare, sipas Ministrit kosovar tė Sporteve, Memli Krasniqi. Pashaporta e dytė e Kelmendit, ajo shqiptare i mundėsoi asaj tė konkurojė nė Itali dhe Bjellorusi vjeshtėn e kaluar dhe ishte himni shqiptar qė u luajt kur ajo u bė Kampione e Europes pėr tė Rejat nė 2009 dhe 2010. Ishte presidenti i Federatės Ndėrkombėtare tė Xhudos, Marius Vizer qė e lejoi Majlinda Kelmendin tė pėrfaqėsojė Federatėn si atlete e pavarur, pėrfshi dhe Kampionatin Botėror tė Parisit ku ajo mori medaljen e artė.

Por kur Serbia ėshtė e vendosur tė pengojė Kosovėn nga aspirata pėr shtetin e vet dhe kur vende si Rusia, Kina dhe Spanja janė tė gatshme pėr ta kufizuar atė pėr shkak tė lėvizjeve separatiste qė ziejnė nė vendet e tyre, shkruan “Financial Times”, Komiteti Ndėrkombėtar Olimpik nuk ka gjasa t’i lejojė Kelmendit tė pėrfaqėsojė Kosovėn nė Londėr.

Njė kompromis, qė do i lejonte asaj tė konkuronte e pavarur nėn flamurin olimpik, sic bėnė atletėt nga ish-Jugosllavia nė Barcelonė nė vitin 1992, ėshtė duke u marrė nė konsideratė si mundėsi, shkruan gazeta britanike.

“Cfarėdo qė tė ndodhė nė mbledhjen e javės sė ardhshme tė Komitetit Ndėrkombėtar Olimpik, unė jam shumė shumė krenare qė do tė konkuroj pėr popullin tim nė Lojėrat Olimpike tė Londrės”, thotė Majlinda Kelmendi, atletja kosovare, pėr “Financial Times”.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Londėr2012, pengesat pėr Kosovėn
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Sport-
Kėrce tek: