Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Imunologjia-gjithecka rreth kesaj dege te Biologjise!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
SmiLey
antar i ri
antar i ri
SmiLey


Female
Postime : 24
Age : 34
Vendodhja Vendodhja : Climbing the Ladder of Success
Anėtarėsuar : 24/06/2010

Imunologjia-gjithecka rreth kesaj dege te Biologjise! Empty
MesazhTitulli: Imunologjia-gjithecka rreth kesaj dege te Biologjise!   Imunologjia-gjithecka rreth kesaj dege te Biologjise! Icon_minitimeWed May 23, 2012 8:17 pm

Nė kėtė njėsi Ju do te mesoni:
Rrugėt e ndryshme tė fitimit tė imunitetit
Mėnyrat dhe situatat e ndryshme tė imunizimit
Pėrparėsitė dhe mangėsitė e rrugėve tė ndryshme tė imunizimit
Arsyeshmėrinė pėr dizajnimin e vaksinimit
Rrezikun dhe dobitė e vaksinimit



Imunizimi ėshtė formė e mbrojtjes specifike ndaj mikroorganizmave mė tė shpeshtė patogjen. Imuniteti specifik mund tė arrihet pėrmes dy rrugėve: me imunizim pasiv dhe aktiv. Kėto rrugė tė imunizimit mund tė realizohen nė mėnyrė natyrore dhe artificiale .

Imuniteti pasiv
Ėshtė formė me tė cilėn fitohet imuniteti, pa ndikuar fare antigjeni nga jashtė nė sistemin imun. Ky lloj I imunitetit realizohet pėrmes bartjes sė gamaglobulineve ose tė serumit nga njė dhurues imun nė njė pranues tė paimunizuar mė parė. Si alternativė, pėr bartjen e imunitetit nga njė person nė njė tjetėr mund tė pėrdoren edhe limfocitet e njė individi tė imunizuar. Imuniteti pasiv mund tė arrihet nė mėnyrė artificiale apo natyrore

Imuniteti pasiv natyror
Imuniteti bartet prej nėnės tek foshnja pėrmes transferit placentar tė IgG ose transferit kollostral tė IgA.

Imuniteti pasiv artificial
Ky lloj imuniteti shpesh bartet nė mėnyrė artificiale pėrmes injektimit tė gamaglobulineve nga individėt tjerė qė janė imunė ose nga kafshėt e imunizuara. Kjo metodė e imunitetit zbatohet te disa raste dhe infeksione akute (difteria, tetanusi, fruthi, rabiesi etj.); te helmimet nga insektet, reptilėt, botilizmi, etj. dhe si masė profilaktike (hipogamglobulinemia). Te kėto raste, preferohet tė jepen gamaglobulinat me origjinė humane, edhepse nė disa raste edhe ato mė origjinė shtazore mund tė jenė efikase (helmimet, difteria, tetanusi, gangrene gazore, botulizmi). Pėrparėsi e kėsaj metode ėshtė sigurimi i imunitetit tė menjėhershėm, kurse mangėsitė kryesore janė se gamaglobulinet heterologe janė efikase vetėm pėr njė kohė tė shkurtėr dhe shpesh mund tė japin ndėrlikime patologjike (sėmundja e serumit) dhe anafilaksė. Nė anėn tjetėr, serumet homologe e bartin rrezikun e pėrhapjes sė hepatitit dhe HIV-it.

Nė disa raste mund tė arrihet edhe transferi pasiv i imunitetit qelizor (neoplazitė, imunodeficiencat). Megjithėkėtė, ėshtė vėshtirė tė gjinden dhurues histokompatibilė dhe ekziston rreziku i sėmundjes grafti kundėr strehuesit.

Imuniteti aktiv
Ky ėshtė imunitet i prodhuar nga vetė organizmi dhe realizohet pas ekspozimit ndaj antigjenėve qė kanė shkaktuara sėmundje.
Imuniteti aktiv natyror
Ekspozimi ndaj mikrobeve tė ndryshme patogjene qon nė infeksione subklinike apo klinike qė rezultojnė nė pėrgjigjen imunitare mbrojtėse tė strehuesit kundėr kėtyre patogjenėve.
Imuniteti aktiv artificial
Ky lloj imunizimi arrihet pėrmes inokulimit tė mikroorganizmave patogjenė tė gjallė apo tė vdekur ose tė ndonjė pjese pėrbėrėse tė tyre. Vaksinat qė pėrdoren pėr imunizimin aktiv pėrbėhen nga mikrobet e gjalla tė dobėsuara, nga mikroorganizmat e vdekur, pjesėt pėrbėrėse tė tyre ose toksinave tė sekretuara tė detoksikuara.
Vaksina e parė e gjallė u pėrdor nga Eduard Xheneri kundėr lisė ( shiko seksionin e vaksinimit); edhepse teknika e variolizimit apo inokulimit tė qelbit nga pacientėt me raste tė moderuara tė lisė tek individėt e tjerė ėshtė zbatuar mijėra vite mė parė

Vaksinat e gjalla pėrdoren kundėr njė numri tė madh tė infeksioneve virale (polio, fruthi, rubella, variēella, hepatiti A, ethet e verdha, etj. figura 3). Shembulli i vetėm i vaksinave tė gjalla te bakteret ėshtė vaksina kundėr tuberkulozit (Mycobacterium bovis:BCG). Vaksinat e gjalla japin njė numėr shumė tė kufizuar tė manifestimeve klinike dhe imunitet pauses. Mirėpo, te personat me imunitet tė komprometuar ato mund tė bartin rrezikun e sėmundjeve tė rėnda. Vaksinat e vdekura virale pėrfitohen me aplikimin e nxehtėsisė, substancave tė ndryshme kimike apo rrezatimin UV (vaksinat kundėr polios-Sallku, gripit, tėrbimit, etj.). Ndėrkaq, shumica e vaksinave bakterore janė tė vdekura (vaksinat kundėr tifos, kolerės, murtajės, pertusis etj.)(figura 4). Vaksinat tjera bakterore mbėshteten nė komponentat e murit qelizor tė baktereve (hemofilus, pertusis, meningokoku, pneumonkoku, etj).Disa vaksina tjera virale (hepatiti B, tėrbimi) pėrbėhen nga antigjenet proteinike tė klonuara nė vektorė tė pėrshtatshėm (p.sh. nė mykrra). Nėse nė patogjenezėn e sėmundjeve element kryesor ėsht prodhimi i toksinave, atėherė pėr pėrfitimin e vaksinės pėrdoret forma e modifikuar e toksinės (toksoidi), si p.sh. vaksinat kundėr difterisė, tetanusit, kolerės etj.- figura 6). Kėto nėnnjėsi vaksinore janė tė dizajnuara pėr redukimin e problemeve tė toksiiteteit. Secila vaksinė posedon pėrparėsitė dhe mangėsitė e veta .

Nė hulumtim e sipėr janė edhe antitrupat anti-idiopatikė. Po ashtu, po hulumtohet edhe nė vaksinat me origjinė nga ADN-ja dhe peptidet imunodominante qė njihen nga molekulat e kompleksit MHC, veēanėsisht nė mbrojtjen nga infeksionet virale.
Imuniteti mbrojtės qė sigurohet nga vaksinat mund tė jetė i pėrjetshėm (fruthi, shytat, rubella, lia, tuberkulozi, ethet e verdha etj.) ose mund tė zgjasė shumė pak (p.sh. te kolera vetėm 6 muaj).

Imunizimi parėsor mund tė jepet nė moshėn 2-3 muajshe (difteria, pertusis, tetanus, polio) ose 13-15 mujshe (shytat, fruthi, rubella). Skemat e rekomanduara janė dhėnė nė tabelėn 1. Njė numėr i vaksinave tė tjera janė licencuar dhe janė nė pėrdorim nė SHBA pėr individėt apo grupete e caktuara tė rrezikuara.

Imunizmi aktiv mund tė shkaktojė ethe, rraskapitje dhe shqetėsim. Disa vaksina, poashtu, mund tė shkaktojnė dhembje nyjesh ose artrit (rubella), konvulzione, nganjėherė fatale (pertusis) ose ēregullime neurologjike (gripi). Alergjia ndaj vezėve mund tė zhvillohet si pasojė e vaksinave virale qė janė prodhura nė vezė ( fruthi, shytat, gripi, ethet e verdha).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Imunologjia-gjithecka rreth kesaj dege te Biologjise!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» te pergjithshme rreth Imunologjise:

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Shkencat Natyrore :: Kimia & Biologjia-
Kėrce tek: