Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Eurosong, si u komentua Rona nga mediat evropiane

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Osumi
antar i ri
antar i ri
Osumi


Male
Postime : 4
Anėtarėsuar : 02/11/2007

Eurosong, si u komentua Rona nga mediat evropiane Empty
MesazhTitulli: Eurosong, si u komentua Rona nga mediat evropiane   Eurosong, si u komentua Rona nga mediat evropiane Icon_minitimeMon May 28, 2012 12:42 pm

Eurosong, si u komentua Rona nga mediat evropiane F.0528094826292_m

Kėngėtarja Rona Nishliu, e cila me kėngėn e saj ‘Suus’ i solli Shqipėrisė rezultatin mė tė mirė nė Eurovision, ėshtė vlerėsuar shumė nga kritikėt muzikės.

Kėnga pėrfaqėsuese shqiptare ‘Suus’ nė ‘Eurovision Song Contest 2012′ qė u mbajt tė shtunėn nė Baku tė Azerbajxhanit ishte kėnga mė e komentuar e kėtij edicioni.

Vlerėsimet pėr vokalin dhe interpretimin e Ronės nga profesionistė tė muzikės ishin tė shumta. Kritika pozitive pėr Rona Nishliun kanė ardhur edhe nga Suedia, vendi qė triumfoi ēmimin e parė tė festivalit dhe qė kishte edhe 10 kompozime tjera nė kėtė event.

Telegrafi ka bėrė njė pėrmbledhje nga mediat evropiane rreth kėngės ‘Suus’ dhe kėngėtares Rona Nishliu.

“Kėngėtarja Rona Nishliu e cila ka punuar si radio moderatore nė Prishtinė ėshtė larguar nga vendi i lindjes sė saj gjatė pastrimit etnik nė luftėn e Kosovės. Ndėrsa kompozitorit tė kėngės ‘Suus’ i janė vrarė 17 anėtarė tė familjes gjatė luftės. Mėnyra e kėndimit tė Ronės tė rrėqeth gjithė trupin. Edhe pse kėngėtarja nga Kosova nuk ka tė kryer shkollėn e muzikės, ajo di tė kėndon nga zemra dhe shpirti i saj”, u komentua nga televizioni nacional i Finalandės YLE.

Transmetuesi publik i Spanjės, TVE, e cilėsoi kėngėn ‘Suus’ si balada mė e madhe e Eurovizionit 2012. Kėnga shqiptare ‘Suus’ ėshtė mė shumė sė kėngė pasi qė ajo ėshtė kualitet i pashterur. Pėr vokalin e Ronės, TVE pėrmendi se ajo ka njė shtrirje shumė tė gjerė tė zėrit. U pėrmend edhe pamja origjinale e Ronės.
Gjatė gjysmėfinales sė parė, televizioni rumun TVR pėrmendi rastin e aksidentit tragjik nė Himarė. “Pėrpos vokalit tė mirė qė ka kėngėtarja nga Kosova, Rona ėshtė e angazhuar edhe nė organizata tė ndryshme humanitare”, theksoi televizioni nacional i Rumanisė.
“Pėr ata qė janė tė hapur tė dėgjojnė pjesė tė ndryshme muzikore, le tė dėgjojnė kėngėn pėrfaqėsuese tė Shqipėrisė dhe me siguri se ato do tė ēmenden pas kėsaj kėnge qė sjell kėngėtarja e jazzit”, u tha nė kanalin televiziv TROS tė Holandės. Kanali holandez TROS ka pėrmendur edhe rastin e viktimave tė aksidentit tragjik nė Himarė.

SVT, transmetuesi suedez e cilėsoi interpretimin e Ronės si njė shprehje unike e muzikės. Kėngėtarja shqiptare kėndon jashtėzakonisht mirė dhe fuqishėm, ėshtė thėnė nė fund nga profesionistėt e muzikės nė televizionin e Suedisė. Ky televizion do tė jetė edhe organizatori i Eurovizionit 2013 qė do tė mbahet nė Suedi.

“Jam shumė i impresionuar nga interpretimi i mrekullueshėm dhe vokali I fuqishėm i Ronės”, ka thėnė komentatori norvegjez nė televizionin shtetėror tė Norvegjisė, NRK.

Kėnga pėrfaqėsuese shqiptare nė Eurovizion u vlerėsua shumė edhe nga kritikėt e Ukrainės. Nė kanalin e tyre televiziv u pėrmenden edhe aktivitetet e shumta humanitare tė Ronės.

Kritika tė mira pėr kėngėn shqiptare erdhėn edhe nga transmetuesi publik i Danimarkės, DR. Kėtu u pėrmend edhe prejardhja e Ronės si dhe gara e fortė e festivalit tė kėngės nė RTSH ku Rona triumfoi ēmimin e parė.

Nė kanalin televiziv tė Belgjikės, Eén, kėnga ‘Suus’ u quajt si surpriza artistike e kėtij viti. Kėnga ‘Suus’ ishte kėnga favorite e shumė ekspertėve tė muzikės nė Belgjikė. ‘Suus’ u quajt si njė kryevepėr por ndoshta pak e komplikuar pėr tė fituar ēmimin e parė edhe pse Rona e meritonte ēmimin e madh kėtė vit. Gazeta e pėrditshme belge ‘De Morgen’ shkruan se kėngėtarja e muzikės jazz me zėrin e saj tė fuqishėm ka lėkundur kulmin e arenės. Ndėrsa organizata zyrtare e Eurosongut nė Belgjikė shkruan se Rona mund tė kapė notat e larta muzikore pėr tė cilat kėngėtarja Céline Dion dhe Mariah Carey vetėm ėndėrrojnė.

Nė magazinėn shumė tė popullarizuar gjermane Spiegel kritikat negative ishin pėr veshjen dhe pamjen e Ronės, mirėpo ata kanė pranuar faktin se Rona Nishliu kishte zėrin mė tė mirė nė Eurovizionin 2012.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Eurosong, si u komentua Rona nga mediat evropiane
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Show Biz-
Kėrce tek: