Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Prostituta luksi....Jeta e dyfishte e nje studenteje!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
ONUFRI


Male
Postime : 1579
Age : 40
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

Prostituta luksi....Jeta e dyfishte e nje studenteje! Empty
MesazhTitulli: Prostituta luksi....Jeta e dyfishte e nje studenteje!   Prostituta luksi....Jeta e dyfishte e nje studenteje! Icon_minitimeWed Dec 30, 2009 2:15 pm

Jeta e dyfishtė e njė studenteje. "Kjo ėshtė zgjedhja ime e lirė"

Prostituta luksi Tiranė, "Filloj me 100 euro"



TIRANE


Tiranėn e natės mund tė ndodhė gjithēka. Nė Tiranėn e natės mund tė
gjesh gjithēka. Mjafton tė kesh mundėsi pėr tė paguar dhe tė gjesh
njerėzit e duhur". Personi qė i thotė kėto fjalė ėshtė njė sipėrmarrės
i mesėm italian. Si njė mesdhetar i mirė ka pasion veshjet e bukura dhe
gratė. Ai ka njė aktivitet tė pėrbashkėt me njė ortak shqiptar dhe
thotė se nė Tiranė ka gjetur njė parajsė qė nuk e imagjinonte dot mė
parė. "Dielli kėtu i bėn vajzat mė tė bukura. Janė tė ngrohta dhe tė
dėgjueshme. Dhe mbi tė gjithė njė e dashur shqiptare kushton mė pak",
thotė ai. Ky ishte njeriu qė mė ftoi tė vizitoja Tiranėn duke mė thėnė
se ėshtė njė vend i ēudive dhe pėr njė gazetar si unė do tė ishte
gjithmonė interesant. Nė tė vėrtetė u nisa si turist, pėr pak ditė, por
rishtaz bėra zanatin e gazetarit.

Bosi i ri
Rinasi ėshtė
aeroporti i vetėm i kryeqytetit shqiptar. I vogėl dhe i paorganizuar,
ngjan si njė aeroport province. Tashmė ėshtė dhėnė me koncesion me
shpresėn se do tė bėhet njė aeroport vėrtet modern. Nė aeroport na
presin me njė mercedes akull tė ri - makina dy nė tre makina nė
Shqipėri - dhe shofer ėshtė njė djalosh i ri qė thotė me bindje se
paratė nuk i mungojnė kurrė. Nė fakt kjo do tė ishte gjatė tre ditėve
tė qėndrimit tonė nė Tiranė kryefjala e tė gjitha bisedave tė tij.
Kishte mbaruar vetėm studimet e larta pėr jurisprudencė, por nuk kishte
punuar asnjė ditė mė profesionin e tij.kishte provuar emigracionin nė
Itali pėr tre vjet. "Vuajtja vetėm nė fillim, pastaj dita tė shfrytėzoj
shansin tim. E bėra se kam vetėm njė jetė dhe atė nuk dua ta jetoj si
babai im", thotė ai. Nė mbrėmje, nė njė nga klubet mė luksoze nė
Tiranė, njė shartim mes njė pub-i dhe diskoje, tė arreduar me shije,
pikėrisht nė qendėr tė Tiranės, nė zonėn e quajtur Bllok, ai la
kuptohej se cili kishte qenė shansi qė i kishte dhėnė njė jetė tė
ndryshme nga e tė jatit, njė zyrtar i mesėm nė rregjimin komunist. Aty
takova dhe mikun italian qė mė kishte ftuar. Pėrshėndeti pothuaj
gjysmėn e lokalit. Me djemtė shtrėngonte fort dorėn, kurse vajzat i
pėrqafonte. Ishte njė fytyrė e njohur nė atė lokal.

Oferta
"Bosit"
nuk i bėri pėrshtypje kur i thashė se jam gazetar. Qetėsisht mė
shpjegoi se dhe njerėzit e zanatit tonė kanė nevojė tė argėtohen. Mė
pyeti sesa doja tė shpenzoja pėr njė natė seksi. "Nėse do njė femėr
cilėsore, nuk gjen mė pak se 100 euro. Natėn e gdhijnė nė pub-e, ditėn
shkojnė nė universitet. Pėrgjithėsisht janė vajza tė ardhura nga
rrethet, por nuk mungojnė dhe kryeqytetaset. Jeta kėtu ėshtė e
shtrenjtė dhe pėr tė jetuar siē do tė donin, seksi ėshtė shansi i tyre.
Por ēmimi nuk ka tavan. Ka tė tjera qė pasanikėt tanė tė martuar i
mbajnė si dashnore, u paguajnė gjithēka, u blejnė makinė, ndodh edhe
shtėpi", mė shpjegon me njė italishte perfekte. Dy celularėt qė mban nė
tavolinė bien herė pas here. Pėrgjigjet shkurt dhe duket i qetė dhe i
sigurt nė vete. Shpjegon se nė Shqipėri nuk ka prostitucion nė rrugė.
"Janė vetėm disa cigane qė dallohesh nga larg se ēfarė janė dhe qė
kushtojnė edhe tre-katėr euro. Gocat e mira - ai nuk e pėrdor asnjėherė
fjalėn prostitutė - kanė klas", thotė ai. Nė vetėm dy minuta ai mbyll
njė pazar me njė vajzė tė mirė nė telefon. Nga gjuha e tij kuptova
vetėm se bėhej fjalė pėr njė italian. Nė italisht mė shpjegoi se ajo
nuk shkonte asnjėherė me shqiptarė. "Tė huajt preferohen sepse paguajnė
mė mirė, bėjnė dhurata dhe nuk "tė bėhen rrodhe" madje ndodh edhe qė
historia e nisur me para mund tė pėrfundojė me martesė sepse tė gjitha
gocat kėtu ende e kanė me shumė qejf martesėn.Dhe vetėm pesė minuta mė
vonė "goca e mirė" hyri nė lokalin tonė. Ishte vėrtet njė bukuri
mesdhetare. Ndonėse tiparet e mprehta tė njė bruneje tė lindur,
zbuteshin nga flokėt e bėra bjonde.

Goca e mirė
Ne qėndruam
tė katėrt sė bashku pėr njė gjysėm ore. Ajo ishte studente. Mė tha se
kishte ėndėrr televizionin dhe tė vazhdonte studimet jashtė. Dhe se i
pėlqente tė vallėzonte. Dolėm jashtė nga lokali dhe mė tha se banesa
ishte fare pranė. Nė zonėn mė tė shtrenjtė tė Tiranės, ku ēmimi pėr
metėr katror i banesave ėshtė gati nė tė njėjtin nivel me Perėndimin.
Ai ishte njė apartament me mė shumė se 150 metra katrorė dhe ishte njė
nga katėr tė tillėt nė pronėsi "bosit" qė kisha njohur. Me njė lehtėsi
tė habitshme mė shpjegoi se ishin tre vajza qė e bėnin kėtė punė pėr
bosin. Nuk kishin sherre dhe paratė i ndanin nė mėnyrė demokratike,
sigurisht mbasi hiqnin paratė pėr "qerane". "Eshtė xhentil dhe nuk bėn
kurrė sherr pėr qindarka. Por mbasi tė mbledh disa para do tė punoj
vetėm pėr veten time. Kėshtu kanė bėrė disa shoqe tė miat. Kėshtu do tė
bėj dhe unė", mė tha duke shtuar se ndiqte kurse private vallėzimi me
shpresėn qė tė merrte pjesė nė ndonjė prej spektakleve tė shumtė qė
zhvilloheshin nė Tiranė. "Ai ėshtė kulmi. Po tė tė shohin nė televizor,
bėhesh VIP dhe paratė rrjedhin lumė dhe unė nuk jam e vetmja. Si unė ka
shumė", mė tha.

Paragjykimi
Nė Tiranė prostitucioni nuk ėshtė
legal. Njė nga sharjet mė tė rėnda qė mund t'i bėhet njė femre ėshtė ta
quash atė prostitutė. Por nė tė vėrtetė, nė Tiranė ky ėshtė njė fenomen
qė ekziston si njė realitet qė tė gjithė e dinė, por nuk duan ta
pranojnė. Policia duket e pafuqishme ta ndalojė dhe godet herė pas here
vajzat e rėndomta tė rrugės. Kurse "gocave tė mira" e ka tė pamundur
t'u afrohet. Shkuam sėrish nė njė tjetėr klub. I mbushur plot me tė
rinj qė argėtoheshin shkujdesur. Pothuaj tė gjitha vajzat pinin duhan.
Ngjanin mė sė shumti me ikona televizive. "Ēmimet e kėtij klubi janė
shumė tė larta dhe kjo bėn qė kėtu tė vimė vetėm ne, klientela e
zgjedhur", mė tha ajo. Kur u ndamė mė dha numrin e saj tė telefonit.
Taksinė e thirri vetė dhe hipi nė tė pa problem. Pėr t'u kthyer sėrish
nė apartamentin e saj. Sė bashku me bindjen se nuk kishte bėrė asgjė tė
gabuar. "Prindėrit e mi nuk dinė se ēfarė bėj. Kur shohin notat e mia
nė universitet mendojnė se e gdhij mbi libra. Sepse unė mund t'i blej
ato me para. Sa do zgjasė jeta qė bėj? Eh, nuk di e di, por kam vetėm
njė jetė dhe dua ta jetoj siē duhet mė thotė". Kėshtu ndodh nė Tiranė,
ku gjithēka e ka njė ēmim. Ku tė gjithė dinė se ēfarė ndodh, por nuk
kanė qejf t'ju flasėsh pėr tė.

_________________
Para se te vije ti, jeta ime ishte nje nate pa hene.
Shume e erret, por me disa yje. Pike dritash e racionaliteti.
Me pas ke mbikaluar qiellin si nje meteorit e
papritur dhe cdo gje ka marre zjarr. Kishte drite, kishte bukuri.
E kur u largove, meteorita humbi pas horizontit
dhe erresira u rikthye. Nuk kishte ndryshuar asgje,
por syte e mi kishin mbetur te verbuar.
Nuk shihja me yjet. Asgje nuk kishte me kuptim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Prostituta luksi....Jeta e dyfishte e nje studenteje!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» jeta ime ....
» Jeta dhe Vdekja
» Qesht Jeta
» Jeta e Albert Einstein

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Tema Shoqerore :: Humor-
Kėrce tek: