Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliKėrkoRegjistrohuidentifikimi


Share | 
 

 Intervista : Zajmina Vasjari: Lidhja me Turin me ka ndryshua

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 1579
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

MesazhTitulli: Intervista : Zajmina Vasjari: Lidhja me Turin me ka ndryshua   Sat Dec 11, 2010 7:14 pm




Ndryshe nga gjithė kėngėtarėt, qė periudhėn e stinės sė verės e shohin si mė tė artėn dhe fitimprurėsen, pėr Zajmina Vasjarin, kjo kohė ėshtė kthyer pak nė lodhje. Kjo, pėr arsyen se koncertet i rrėmbejnė asaj kohėn qė ajo dėshiron t’ia kushtojė tė dashurit, Arturit. Megjithatė, ajo ka gjetur njė zgjidhje tė mesme, tė alternojė koncertet me pushimet, pse jo edhe tė refuzojė ndonjė koncert dhe pėr tė mos lėnė asnjė ēast mėnjanė tė dashurin e saj, i cili ėshtė gjithmonė nė krah tė saj. Kėngėtarja simpatike flet ekskluzivisht pėr Gazetėn, duke na rrėfyer pėr lidhjen e saj, pėr koncertet verore, klipin e ri qė del sot nė ekranet shqiptare, apo edhe pėr projekte tė tjera mė afatgjata. Madje, ajo tregon edhe disa situata, nė tė cilat ėshtė ndjerė e fyer nga keqpėrdorimi i emrit tė saj nga disa faqe interneti apo edhe nga shtypi, gazeta.

Lidhja

Arturi ėshtė dashuria e Zajminės, me tė cilin ajo ėshtė lidhur qė prej katėr muajsh. Njė histori kjo qė e ka pikėnisjen nė njė kohė tjetėr, rreth tre vjet mė parė. Dhe qysh nė atė kohė ka ekzistuar njė tėrheqje e madhe mes tė dyve. “Ka qenė njė dashuri me shikim tė parė, qysh atėherė kur jemi parė. Por u desh tė kalojė kohė, qė tė rishiheshim sėrish dhe tė lidheshim kėtu e katėr muaj mė parė. Qė atėherė nuk jemi ndarė asnjė ēast nga njėri-tjetri. Jemi mjaft tė lumtur sė bashku”, - rrėfen Zajmina, ndėrsa gėzimi i lexohet nė sy. Turi ėshtė njeriu qė e ka marrosur Zajminėn, pasi pėr tė, ai ėshtė njė mashkull qė i ka tė gjitha tė mirat, qė nga fiziku e deri tek shikimi. “Me atė shikim mė mori nė qafė”, - tregon ajo, ndėrsa nė karakterin e Turit vlerėson shumė vendosmėrinė, natyrėn e tij me njė karakter vėrtetė tė fortė. Janė kėto cilėsi qė e kanė bėrė pėr vete Zajminėn, e cila nga ana tjetėr ėshtė e bindur se tek ajo, i dashuri i saj i gjen tė gjitha.



Pushimet

Pushimet pėr tė nuk kanė qenė ashtu siē do tė dėshironte. Edhe pse java qė ka kaluar nė Dhėrmi me Turin ka qenė e mrekullueshme. Por ka qenė e kufizuar, pėr shkak tė koncerteve tė saj. “Kėtė vit kam dashur mė shumė pushimet sesa koncertet, pėr t’i qėndruar sa mė pranė familjes dhe tė dashurit tim”, - shprehet ajo. Por, kjo dėshirė ka qenė disi e kondicionuar. Megjithatė, Zajmina pėr kėtė arsye ka vendosur tė refuzojė shumė nga ofertat qė i janė bėrė, nė mėnyrė qė t’u kushtohet dhe njerėzve tė saj tė zemrės. Kėshtu ka vendosur qė me tė mbaruar sezoni veror, tė niset nė njė udhėtim jashtė Shqipėrisė me familjen e saj, nė mėnyrė qė tė ēlodhet nga kjo verė e gjatė, por edhe tė kėnaqet pranė tyre.

Koncertet

Qysh me nisjen e sezonit veror, Zajmina ka qenė prezente nė shumė koncerte, nė Shqipėri e jashtė saj. Ndėrsa bisedojmė sė bashku, ajo sapo ėshtė kthyer nga njė koncert nė qytetin e Sarandės. “Fillimisht, tė gjitha fundjavat i kisha tė zėna me koncerte dhe nuk mė mbetej asnjė pėr tė pushuar. Por tani kam gjetur njė zgjidhje mė tė mirė pėr veten, duke shkuar nė koncerte gjatė ditėve tė javės dhe duke i shijuar fundjavat me tė dashurin tim”, - tregon ajo. Nė fakt kjo verė, si pėr shumė kėngėtarė, do tė mbahet mend mė shumė si njė sezon koncertesh sesa si njė sezon veror. Pasi nė tė gjitha plazhet, mbrėmjet janė organizuar me koncerte. Njė risi kjo qė u fut nė Shqipėri vetėm disa vite mė parė dhe qė tashmė ėshtė kthyer nė njė traditė mjaft tė mirė, jo vetėm pėr qytetet bregdetare por edhe pėr kėngėtarėt, pėr tė cilėt kjo ėshtė periudha mė fitimprurėse e vitit. Dhe Zajmina nė kėtė pikė, si shumė tė tjerė, duket se ėshtė mjaft e kėnaqur. Ka qenė prezente nė mjaft koncerte, dhe pikėrisht sot nė mbrėmje do tė jetė e ftuar nė njė koncert nė Voskopojė. Ndėrkohė qė ka qenė prezente thuajse nė tė gjitha qytetet e vendit, nė Sarandė, Vlorė, Shėngjin etj, apo edhe nė Kosovė, Maqedoni e Tuz tė Malit tė Zi, ku pas koncertit tė parė ėshtė ftuar tė jetė sėrish e pranishme nė njė tjetėr koncert javės tjetėr.

Klipi

Bashkėpunimi i Zajminės me Kastro Zison do tė ishte mjaft produktiv pėr tė dy ata. Kėnga “Ēupa-ēupa”, menjėherė u pėlqye nga publiku dhe mori vlerėsimet e duhura. E duke parė kėrkesat qė ka pasur kjo kėngė, tė dy kėngėtarėt kanė realizuar edhe klipin e kėngės, qė sot do tė nisė transmetimin e saj nė njė nga televizionet shqiptare. Mes koncerteve, Zajmina ka gjetur kohė qė edhe t’i japė jetė kėngės sė saj me Kastro Zison, duke e shoqėruar atė me njė klip. Klipi i kėngės “Ēupa-ēupa” ėshtė realizuar nė Maqedoni, nga i preferuari i gjithė kėngė-tarėve shqiptarė sot, Princi Aleksandėr. “Koha kur kam realizuar klipin ka qenė mė e ngjeshura pėr mua. Pasi, ndėrsa gjatė ditės punoja pėr klipin nė Shkup, nė mbrėmje kisha ēdo ditė koncert nė Tetovė dhe ishin ditė vėrtet tė ngarkuara. Por tani qė ēdo gjė ka dalė mirė, ndihem mjaft e kėnaqur”, - tregon Zajmina.

Projektet

Por edhe pse po kalon njė periudhė tė ngjeshur me punė, Zajmina ka nisur tė mendojė edhe pėr vjeshtėn dhe tė bėjė projektet e duhura. Sė pari do tė jetė pjesėmarrja e saj nė Festivalin “Kėnga Magjike”, pėr tė cilin, ajo qysh tani ka nisur tė mendojė pėr njė kėngė qė do tė tėrheqė menjėherė vėmendjen e njerėzve. Dhe mė pas do tė jetė edhe albumi i Zajminės. “Janė kėto dy projekte qė unė i kam vėrtet pėr zemėr dhe pėr tė cilat kam nisur tė punoj qysh tani. Sė pari ėshtė Festivali “Kėnga Magjike”, qė do tė jetė nė vjeshtė dhe sė dyti dhe shumė i rėndėsishėm, ėshtė albumi im. Ende ėshtė nė proces pune dhe po pėrpiqem qė gjithēka tė jetė e pėrpunuar mirė. Nuk e kam ende njė afat kohor pėr daljen e tij, por mendoj se nė muajin dhjetor, ai do tė jetė pėr tė gjithė nė treg”.


Keqpėrdorimi i emrit

Jo rrallė, emri i Zajminės ėshtė bėrė pre e spekulimeve. Jo pak kohė mė larg, nė njė tė pėrjavshme do tė komentohej veshja e saj. Shkrimi e komentonte Zajminėn si tė veshur vetėm me njė fashė dhe tė shoqėruar me njė mik tė ri nė njė prej pub-eve tė kryeqytetit. Gjė qė sipas Zajminės, nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Ndėrkohė qė ajo ka rėnė pre edhe e manipulimeve tė internetit. Nė njė faqe nė internet, fotos sė saj i ėshtė bėrė njė montazh, ku ajo shfaqet me njė shall ferexheje dhe pėr mė tepėr thuhej se burri i ėndrrave tė saj ishte Allahu. Njė gjė qė e ka mėrzitur kėngėtaren dhe qė nuk ėshtė aspak e vėrtetė.

____________________
''Kam Lindur Duke Qar'' Kur Tė Gjith Qeshnin ''Do Vdes Duke Qeshur'' Kur Tė Gjith Do Tė Qajn!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Intervista : Zajmina Vasjari: Lidhja me Turin me ka ndryshua
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Show Biz-
Kėrce tek: